Frederick Sanger – 2 çmime Nobel në Kimi

Biokimisti Frederick Sanger

Frederick Sanger (1918-2013), ishte një biokimist britanik. Ai ka qenë një nga katër shkencëtarët që ka fituar dy (2) çmime Nobel, që të dy në fushën e kimisë.

Sangeri e fitoi çmimin eparë në vitin 1958 për punën e tij në përcaktimin e njëpasnjëshmërisë (sekuencës) së aminoacidëve që përbëjnë proteinën e insulinës. Puna e tij mbi insulinën mundësoi të kuptonim mënyrën se si ADNja kodon për bërjen e proteinave, duke treguar se çdo proteinë ka një sekuencë unike aminoacidesh.

Çmimin e dytë Nobel në fushën e kimisë ai e fitoi në vitin 1980 për punën e tij të mëvonëshme mbi sekuencimin e ADNsë. Ekipi i Sangerit sekuencoi ADNnë mitokondriale njërëzore (një set prej 37 gjenesh që gjenden në mitokondri – të trashëguara vetëm nga nëna).

Histori e shkurtër e Eukariotëve

Histori e shkurtër e Eukariotëve

Prova nga paleontologjia tregojnë se qelizat e para eukariote u shfaqën në Tokë rreth 2 miliardë vite më parë. Disa qeliza të fosilizuara, që duken si alga të kohëve moderne apo protozoarë, janë gjetur në sedimente rreshpore në Kinë, Rusi dhe Australi dhe datojnë nga 850 milion në 950 milion vite më parë.

Biologët kanë zbuluar prova bindëse që sugjerojnë se qelizat eukariote kanë evoluar nga organizma prokariotë me anë të një simbioze brendaqelizore. Qelizat e para eukariote ishin rezultati i takimit të sy qelizave prokariote që shkrihen me njëra-tjetrën. Kjo ngjarje mund të ketë ndodhur kur një qelizë prokariote më e madhe ka gëlltitur një qelizë prokariote më të vogël duke e mbajtur atë të gjallë, pra duke mos e vrarë. Pas miliona vitesh, ky kombinim evoluoi në një partneritet që u sillte të mira të dyja njësive. Disa nga qelizat e vogla prokariote ngecën brenda këtyre qelizave në evoluim e sipër dh eu shndërruan në organele qelizore, karakteristikë e qelizave eukariote. Shembulli klasik është ai i mitokondrive.

Ndoshta, eukariotët e parë primitivë ishin mikroorganizma njëqelizorë, që me kalimin e kohës filluan të jetonin në grupime të përhershme duke formuar koloni. Me evoluimin e mëtejshëm disa nga këto qeliza u specializuan, duke u përshtatur për të kryer një funksion të veçantë që sillte avantazhe për të tërë koloninë, si lokomocioni, ushqyerja apo riprodhimi. Organizmat shumëqelizorë kompleks evoluan  kur qelizat e kolonisë e humbën aftësinë për të jetuar të veçuara nga njëra-tjetra, pra mënjanë kolonisë. Edhe pse një organizëm shumëqelizor është i përbërë nga shumë qeliza, ai nuk është thjesht një grumbull qelizash si ato të kolonisë.  Në të kundërt, përbëhet nga grupime të ndryshme qelizore, që nuk mund të jetojnë të pavaruara nga pjesa e mbetur e organizmit. Grupimet qelizore në organizmat shumëqelizorë që kanë funksione specifike quhen inde, dhe grupet e indeve formojnë organet.

Organele qelizore: Mitokondritë

Mitokondritë janë sistemet energji-prodhuese të qelizës, ku nëpërmejt fosforilimit oksidativ formohen molekula të ATP-së. Mitokondritë janë të rrethuara nga një membranë e jashtme dhe nga një membranë e brendshme;kjo e fundit organizohet në disa palosje apo përthyerje karakteristike.
Midis dy membranave ekziston një hapësirë karakteristike, ku gjenden disa molekula dhe enzima me rëndësi të veçantë për jetesën qelizore.
Hapësira e brendshme e mitokondrive është e ndarë në disa kompartimente apo reparte. Brenda mitokondrive ka enzima, koenezima, ujë, fosfate dhe molekula të tjera që janë të nevojshme për frymëmarrjen qelizore.
Mendohet se origjina evolutive e mitokondrive vjen nga disa baktere të lashta të cilat duke infektuar vazhdimisht entitet e para protoqelizore u shkrinë me këto, duke u kthyer në organele brendaqelizore. Aktualisht mendohet se këto baktere antikë ishin mjaftë të ngjashme me bakteret që sot futen tek Ricketsia.