Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Bazofilët janë qelizat e gjakut më pakë të përfaqësuara, pra ato më pak të përhapura, dhe përbëjnë më pak se 1% të të gjithë leukocitëve qarkullues.

Bazofilët kanë thërrmijëza të shumta bazike në citoplazmën etyre dhe ngjajnënga karakteristikat strukturale dhe strukturale me mastocitët e indeve. Në fakt bazofilët janë prekursorët e mastocitëve që gjenden në indet periferie.

Nuk dihet me saktësi jetëgjatësia e bazofilëve.

 

————————————————————————————

Reklama

Mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa e monociteve

Mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa e monociteve

Monocite ngjyrosje giemsa x 1000

Monocite ngjyrosje giemsa x 1000

Janë qelizat leukocitare me përmasat më të mëdha.

Janë shumë të lëvizshëm dhe paraqesin një aktivitet fagocitues intensiv. Janë prekursorët e makrofagëve, që gjenden në indet periferie dhe në organet linfoide.

Forma e bërthamës së monocitëve është e ndryshueshme, por sa më e maturuar të jetë qeliza monocitare aq më shumë bërthama merr formën e një “patkoi kali”  ose ndonjëherë edhe formë të bi-lobuar.

Mikroskopi optike e trombociteve apo pllalëzave të gjakut

Trombocitet apo pllakëzat e gjakut

Mikroskopi optike e trombociteve apo pllalëzave të gjakut

pllakëzat e gjakut giemsa

Trombocitet (pllakëzat e gjakut), mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa

Trombocitet në preparatet histologjike kanë një formë jo lehtësisht të dallueshme. Ndonjëherë gjenden edhe të agreguar me njëri-tjetrin. Citoplasma merr një ngjyrë të purpurt dhe ka një pamje thërrmijore për shkak të përmbajtjes së lartë të organeleve të cilët përqëndrohen në qëndër të pllakëzës. Citoplasma periferie është dobësisht e ngjyrueshme, dhe si pasojë mund të vëzhgohet me shumë vështirësi.

Natyrisht pllakëzat e gjakut duke qenë fragment i një qelize si megakariociti nuk kanë bërthamë…

——————————————————————————————–

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Retikolocitet janë format ende të pamaturuara të eritrociteve, kur këta lirohen në qarkullimin e gjakut nga palca e kockave. Retikolocitet përmbajnë akoma një sasi mitokondrishë, ribozimesh dhe elementësh të aparatit të Golxhit. Maturimi i tyre në eritrocite ndodh në 24-48 orë pas lirimit të qarkullimin e gjakut. Retikolocitet përbëjnë rreth 1% të rruazave të qelizave të kuqe të gjakut në qarkullim.

retikolocite me ngjyrosje blu i ndritshem krezili-eozine

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Retikolocitet mund të dallohen kur gjaku i freskët inkubohet me ngjyrosësin bazik blu brilant krezili, i cili formon një precipitat retikular ngjyrë blu. Ky precipitat krijohet nga bashkëveprimi me rARN-në që gjendet akoma në qelizë.

Retikolocitet janë format ende të pamaturuara të eritrociteve, kur këta lirohen në qarkullimin e gjakut nga palca e kockave. Retikolocitet përmbajnë akoma një sasi mitokondrishë, ribozimesh dhe elementësh të aparatit të Golxhit. Maturimi i tyre në eritrocite ndodh në 24-48 orë pas lirimit të qarkullimin e gjakut. Retikolocitet përbëjnë rreth 1% të rruazave të qelizave të kuqe të gjakut në qarkullim.

Retikolocitet mund të dallohen kur gjaku i freskët inkubohet me ngjyrosësin bazik blu brilant krezili, i cili formon një precipitat retikular ngjyrë blu. Ky precipitat krijohet nga bashkëveprimi me rARN-në që gjendet akoma në qelizë.

 

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————————-

Mikroskopi optike e neutrofileve me ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e neutrofileve me ngjyrosje Giemsa

Preparat histologjik  i gjakut për vëzhgim me mikroskopi optike. Në fushë pamjen e mëposhtëme vihen re dy neutrofile dhe disa eritrocite (rruaza të kuqe gjaku).

neutrofile ngjyrosje giemsa x 1200

Mikroskopi optike e neutrofileve me ngjyrosje Giemsa x1200

Karakteristika më evidente e neutrofilëve është bërthama me shumë lobe (e polilobuar). Neutrofilët e pjekur paraqesin përgjithësisht një bërthamë me pesë lobe të ndërlidhur me filamente materiali nucleik.

Në fotografi paraqiten dy neutrofile në stade të ndryshme zhvillimi.

———————————————————————————————-