Homeopatia: metoda Korsakov

Homeopatia: mit dhe legjendë (2)

Delir, asgjë tjetër: metoda Korsakov

Në homeopati ekziston një metodë, e quajtur Korsakovite, apo Korsakoviane (Korsakovi ishte një nxënës i Hanhemannit, mesa duket po aq dinak!) sipas së cilës mund të përftohet hollimi i tretësirës duke e zbrazur plotësisht ampulën në çdo hap të procedurës, dhe duke e mbushur më pas me ujë të distiluar. Lëngu që mbetet (më mirë të themi, molekulat që mbeten) është memorja e tretësirës së mëparshme. Është plotësisht e vërtetë, nuk tallem aspak! Përdoret shpesh, edhe sot e kësaj dite. Imagjinojini këta “doktorë” (në çfarë viti jemi?) që marrin ujë, e vendosin në një flakon, e tundin për disa minuta dhe pastaj e hedhin përmbajtjen e flakonit tutje, duke e mbushur sërisht dhe kështu me radhë për dhjetra e qindra herë. Ekziston edhe një dozë që përbëhet (çfarë përbërjeje thuaj!) nga njëmijë hollime të njëpasnjëshme!

Mendoni se është një metodë që nuk përdoret më?

Absolutisht jo! Për shembull, “ilaçi” homeopatik kundër-grip (anti-influencal) Oscillococcinum është një nga më të shiturit në botë. Jep fitime prej 15 milionë dollarësh në vit, në SHBA. Oscillococcinumi përbëhet nga 200 hollime të Korsakovit. Ç’të thuash!!

Doktorët dhe farmacitë pro-homeopatisë

Reklama

Hahnemann dhe origjina e homeopatisë.

Homeopatia: mit dhe legjendë (1)

Hahnemann dhe origjina e homeopatisë.

Homeopatia lindi në një periudhë (fillimi i viteve 1800) kur marrja e gjakut nga trupi, futja e lëngjeve nga rektusi për pastrimin e zorrëve dhe shushunjat përdoreshin gjerësisht për të kuruar pacientët. Pastëri dhe kimia ishin ende shumë larg dhe mund të kuptohet fare mirë se si homeopatia e kishte të lehtë të merrte udhën drej famës në atë (këtë) botë plot me injorantë, mungesë teorish shkencore dhe  kurash të sigurta për sëmundjet e shumta të kohës së atëhershme.

Nga Gjermania e asaj kohe, Samuel Hahnemann, i zhgënjyer nga dështimet e mjekësisë zyrtare dhe pa njohjen e kimisë që do të vinte vetëm 50 vite më vonë, i dha fillesën metodës homeopatike.

Procedimi i tij tipik konsistonte në marrjen e përzierjes fillestare (një miks ujë-akool dhe substance “kuruese”), vendosjen e një pjese në 100 pjesë ujë (pra, në raportin 1 me 100),  tundja dy herë dhe… kështu përftohej tretësia e parë në njëqind pjesë ujë (1CH). Nga kjo tretësirë (me një pjesë të vetme “përbërjeje” në njëqind pjesë ujë), merret përsëri një pjesë, për ta thjeshtuar le të themi se merret një pikë, dhe hollohet (apo tretet) në 99 pika (pjesë) ujë (më pas duke e “tundur” të gjithë tretësirën), duke përftuar tretjen e dyte në raportin 1:100 (2CH); dhe kështu me radhë e me radhë deri në tretëjen (hollimin) e dhjetë, të njëzetë, dhe të tridhjetë, hollim që përdoret shumë edhe sot.

Numri i herëve që duhet të “tundet” (por jo shkundej!!) ampula, më pas, u standardizua në 100 herë.

Me kalimin e kohës (shekujve) legjenda ka bindur shumë njerëz se “tundjet” (por jo shkundjet!) banale, janë në realitet njëfarë “dinamizimi” i ilaçit, se janë “fuqizime” të tretësirës, me fuqinë magjike të gdhendjes në ujë të fuqisë kuruese të homeopatisë. Është pak a shumë siç ndodh edhe me fetë, disa zakone të rëndomta kthehen shpejt në dogma dhe të vërteta absolute që duhen ndjekur nga besimtarët. Në fakt pas 200 vitesh mund të lexohen ende libra në të cilët flitet hollësisht mbi mënyrën sesi duhen “tundur” (dhe jo shkundur) këto ampula të bekuara, për sa kohë dhe për sa herë, në mënyrë që të përftohen tretësira vërtet “efikase”.

Realiteti i fakteve, natyrisht, ishte (është) i ndryshëm, dhe u zbulua pas 150 vitesh (nga dalja në qarkullim e homeopatisë) nga një italian.

Mbërrin kimia: Avogadroja