Membrana qelizore (plazmatike)

Membrana qelizore

Çdo qelizë kufizohet nga një membranë qelizore e quajtur edhe membrana plazmatike. Ajo është rreth 7-10 nanometra e trashë. Një nga funksionet kryesore të membranës qelizore është që të ruajë ambientin e brendshëm të ndarë nga ai i jashtmi. Membrana plazmatike rregullon hyrjen e meterialeve ushqyese dhe daljen e materialeve mbetje të metabolizmit qelizor.

Membrana plazmatike përbëhet nga lipide, proteina dhe karbohidrate. Më specifikisht, ajo përbëhet nga një shtresë e dyfishtë fosfolipidesh me proteina të përfshira në të, me funksione nga më të ndryshmet. Disa proteina janë transportues; të tjera janë proteina strukturore, ndërsa të tjera janë hormone. Gjithashtu, disa proteina janë receptorë që lidhen me molekula të veçanta, disa janë enzima që katalizojnë reaksione biokimike.

Brendësia e membranës përmban edhe kolesterol, i cili jep një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e membranës. Karbohidratet janë kryesisht oligosakaride të lidhur me proteinat dhe lipidet, për të formuar glikoproteina dhe glikolipide.

Përderisa membranat qelizore janë membrana që ndajnë ambientin e jashtëm nga ai i brendshëm, në njëferë mënyre ato duhet të lejojnë edhe kalimin e meterialeve ushqyese dhe atyre të mbetjes së metabolizmit.

Membranat plazmatike janë mjaft të përshkueshme; me fjalë të tjera ato lejojnë kalimin e substancave që mund të lëvizin nga jashtë-brenda dhe anasjelltas. Kalimi i substancave mund të ndodh me ose pa përdorimin e energjisë që furnizohet nga ATP-ja.

Kalimi i substancave nëpër membranë mund të jetë aktiv ose pasiv.
Transporti pasiv ndodh për molokula të thjeshta, dhe përfaqësohet nga difuzioni dhe osmoza.
Difuzioni është kalimi i vetvetishëm i substancave nëpër membranë, të cilat lëvizin nga një gradient përqëndrimi më i lartë drejt një më të vogli.
Osmoza është një tip i veçantë difuzioni ku substanca që lëviz është uji (molekula e ujit); uji kalon nga një ambient hipotonik (ku ka më shumë ujë dhe më pak substancë) drejtë një ambienti hipertonik (ku ka më pak ujë dhe më shumë substancë).
Një tjetër tip difuzioni është transporti i lehtësuar (transporti i thjeshtë), ku proteina transporti të veçanta kontribuojnë në kalimin e substancave drejt një ambienti ku përqëndrimi i tyre është më i vogël.

Transporti aktiv është lëvizja e substancave dhe molekulave nga një ambient ku përqëndrimi i tyre është më i ulët drejt një ambienti ku përqëndrimi i tyre është më i lartë. Transporti aktiv, që të mund të relalizohet, kërkon disa  pompa të veçanta që përdorin energjinë e dhënë nga ATP-ja (më saktë, nga shkatërrimi i ATP-së).

Transporti i substancave apo molekulave të mësha kryhet me anë të citozës. Citoza mund të jetë endocitozë ose ekzocitozë. Endocitoza mund të ndahet, më tej, në pinocitozë kur janë të përfshira molekula apo materiale të tretura, dhe fagocitozë kur janë të përfshira materiale të ngrutë.

 

Rinstinkt 2012 

—————————————————————————————-

Reklama

Lyrat dhe trupi

Çfarë bëjnë lyrat në trupin tonë


Te gjithe e dime se nje sasie madhe kolesteroli te ben dem. Gjithashtu dime se edhe konsumimi i nje sasie te madhe lyrash mund te sjell shqetesime per shendetin tone. Te kesh nje diete te shendetshme do te thote qe ne te jemi te kujdesshem me sasine e ushqmieve te yndyrshme qe konsumojme. Gjithsesi, trupat tane kane nevoje per nje sasi te caktuar dhjami qe te funksionojne – dhe menyra e vetme per ta marre është nga ushqimet qe hame.

Trigliceridet, kolesteroli dhe te tjera acide lyrore te rendesishme rezervojne energji, izolojne trupin (psh. termikisht) dhe mbrojne organet jetesore. Ata veprojne si mesazhere duke ndihmuar proteinat ne punen etyre. Ata, gjithashtu, fillojne reaksione kimike qe ndihmojne ne kontrollin e rritjes, ne funksionin imunitar, ne riprodhim dhe ne fusha te tjera te metabolizmit baze.

Cikli i ndertimit, thyerjes, rezervimit dhe mobilizimit te lyrave qedron ne baze te menyres se si njerezit dhe te gjitha kafshet rregullojne (apo racionalizojne) energjine e vet. Çbalancimi i nje prej ketyre hapave mund te rezultoje ne nje semundje, perfshire semundjet e zemres dhe diabetin. Per shembull, nje sasi e larte trigliceridesh ne gjak, rrit mundesine (riskun)  e bllokimit te arterieve, qe çojne me tej ne atakun e zemres dhe infarktin.

Dhjami (lyrat) ndihmojne trupin ne rezervimin e disa lendeve ushqyese. Vitaminat e quajtura “te tretshme ne lyra” – A, D, E dhe K – rezervohen ne mëlçi dhe ne indin dhjamor.


Kolesteroli dhe membrana qelizore


Membranat qelizore kufizojne qelizen dhe organelet qe gjenden brenda saj. Lyrat, dhe me specifikisht kolesteroli, kane nje rol te madh ne keto membrana. Bishtat lyrore (hidrofobikë) te molekulave membranore (acidet lyrore) qendrojne larg ujit qe gjendet jashte dhe brenda qelizes, ndersa kokat (hidrofikile) te acideve lyrore qendrojne ne kontakt me ujin, ose rreth tij. 

Molekulat e acideve lyrorë, organizohen ne vije te drejte per te formuar nje membrane gjysme te pershkueshme (semi permeable). Rezultati i ketij organizimi është nje bariere e lakueshme qe lejon kalimin e molekulave te caktuara ne momente te caktuar te aktivitetit qelizor.



© Rinstinkt

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————–

Mikroskopi elektronike e membranës plazmatike

MET e membranes plazmatike se nje eritrociti (rruaze te kuqe gjaku).

Membrana plazmatike ndan citosolin (pjesen e erret) nga ambienti i jashtem (zona me e zbardhur).Kokat hidrofilike te fosfolipideve jane dy linjat e zeza paralele, ndersa bishtat hidrofobike gjenden ne zonen me te ndritshme midis dy linjave.