Kirurgjia e obezitetit (kirurgjia bariatrike)

Kirurgjia e obezitetit (kirurgjia bariatrike)

Obeziteti, që është shkalla më e lartë e të qenit mbipeshë, prek milione individë në mbarë botën. Obeziteti bashkëlidhet me dhe shkakton sëmundje të tjera si diabeti, sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut (hipertensionin), sikundër edhe disa tipe kanceresh, dhe shumë gjendje të tjera që kërkojnë vëmendje mjekësore.
Obeziteti morbid është një term teknik mjekësor që përdoret për të përshkruar obezitetin ekstrem.

Bariatrika është fusha e mjekësisë që specializohet në trajtimin e obezitetit. Ndërsa kirurgjia bariatrike është një nënfushë apo nënspecialitet i kururgjisë që realizon operacione për të trajtuar obezitetin morbid.

Duke qenë se obeziteti është një gjendje mjekësore e vështirë për t’u trajtuar në afat-gjatë, mjekët dhe shkencëtarët kërkojnë vazhdimisht që të gjejnë rrugë për të ndihmuar personat që vuajnë nga kjo sëmundje kronike. Kirurgjia bariatrike mund të jetë një opsion për personat që vuajnë nga obeziteti i rëndë. Kirurgjia bariatrike mund të ofrojë një reduktim të rrezikut për vdekshmëri si dhe të rrezikut për të zhvilluar patologji të tjera të bashkëlidhura me mbipeshën dhe obezitetin. Gjithsesi, duhet theksuar se, e vetme kirurgjia bariatrike (e obezitetit) nuk garanton gjë një shërim automatik përfundimtar, por përfaqëson vetëm një instrument që mbështet pacientin obez për të humbur peshë në afat-gjatë.

 

Përkufizimi i obezitetit

Sot ekziston një mënyrë standarde për të përkufizuar mbipeshën, obezitetin dhe obezitetin morbid. BMIja, pra Body Mass Index, llogaritet duke u nisur nga shtatlartësia dhe nga pesha e individit.
Një BMI më i lartë ose i barabartë me 25 konsiderohet mbipeshë; një MBI prej 30 apo më shumë konsiderohet obez, ndërsa BMI 40 e sipër konsiderohet obez morbid.

 

Si funksionon kirurgjia bariatrike?

Ekzistojnë tipa të ndryshëm operacionesh të përdorur nga kirurgët bariatrikë. Të gjitha këto operacione reduktojnë madhësinë e stomakut duke e bërë atë më të vogël. Një nga ndërhyrjet është bypassi gastrik Roux-en-Y, i emërtuar kështu sipas kirurgut Zviceran Cesar Roux. Sidosi, personat që u nënshtrohen këtyre operacioneve duhet të hanë vetëm porcione të vogla ushqimi sepse stomaku më i vogël që rezuton pas operacionit nuk është në gjendje të mbajë shumë ushqim.

Kirurgjia bariatrike (e obezitetit) mund t’i ofrohet pacientëve që plotësojnë kriteret për obezitetin morbid, pra me një BMI 40 e më shumë, në rastet kur trajtimet mjekësore përfshirë ndryshimet e stilit e jetesës, të ngrënit dhe ushtrimet fizike, nuk kanë qenë të efektshme.

Kirurgjia bariatrike mund edhe të propozohet për pacientë që nuk janë ende obezë morbidë, pra që kanë një BMI nga 35-40, në rastet kur kjo kategori pacientësh ka ndërikime të tjera mjekësore si për shembull diabet apo hipertension arterioz.

Kirurgjia bariatrike është një operacion madhor, dhe si e tillë ka rreziqet dhe benefitet e veta, të cilat duhet të diskutohen rast më rast nga mjeku dhe pacienti.

 

PDF: Kirurgjia bariatrike

Ndryshueshmëria e (vendeve të) fiksimit të gilcave (dellit) të kyçeve dhe ligamenteve në skelet

Ndryshueshmëria e (vendeve të) fiksimit të gilcave (dellit) të kyçeve dhe ligamenteve në skelet

  • Ekziston një ndryshueshmëri e lartë individuale
  • Janë të rëndësishme nga pikëpamja radiologjike
  • Ndryshueshmëria është në relacion edhe me aktivitetin fizik të kryer nga subjekti
  • Ndryshueshmëria është e lidhur edhe me seksin (e subjektit)

Tipi “hipertrofik”: metaplazi kockore e dellit ose ligamentit

Tipi “hipotrofik”: rithithje e kockës sipërfaqësore (së kores)

Sindezmopatitë – vuajtje, kryesisht nga mbipesha (thënë gabimisht stres), e lidhjes kockë-ligament.

Entezopatitë – vuajtje, kryesisht për shkak të mbipeshës (thënë gabimisht stres), e lidhjes kockë- dell.

Etiologjia e entezopative dhe sindezmopative

  • Forma që i detyrohen mbipeshës (stresit, nga autorët në gjuhë angleze), nga puna e rëndë dhe e përsëritur.
  • Forma që nuk i detyrohen mbipeshës, por që rezultojnë nga ndryshueshmëria individuale (edhe seksuale).

(I njëjti probabilitet për të dhënë forma metaplazike apo erozive.)

Patogjeneza e dëmtimeve të asociuara me entezo(sindezmo)patitë

  • Stimuli zakonisht është pesha e tepërt
  • Degjenerim (shkatërrim) i fibrave (të dellit ose të ligamentit) -> metaplazi kockore e dellit ose ligamentit.
  • Aktivitet i periostit (osteoblastët) -> neo-formim kockor subperiostal përreth zonës së fiksimit të dellit apo ligamentit.
  • Aktivizim kockor përreth fibrave të Sharpey-t (osteoklastët) -> rithithje dhe erozion kockor.

Disa aspekte klinike me domethënie:

1-   Janë sëmundje pa shumë interes klinik (për shkak të impaktit të vogël simptomatologjik), dhe, gjithashtu, janë pak të njohura, mbi të gjitha nga pikëpamja anatomo-patologjike.

2-   Janë sëmundje, kryesisht, profesionale ose nga aktiviteti fizik i zgjatur, në të cilat shpesh ka një lidhje, përgjithësisht topografike, midis tipit të mbingarkesës dhe tipit të dëmtimit (interes mjeko-ligjor, interes paleobiologjik).

Metaplazi kockore

Metaplazi kockore, aspekti radiologjik

Metaplazi kockore, aspekti mikrostrukturor

Erozioni kockor, aktivizimi i osteoklastëve

Erozioni kockor, aspekti makroskopik

Erozioni kockor, aspekti radiologjik

Erozioni kockor, aspekti mikroskopik

Çrregullimet mund të jenë asimetrike, duke treguar se janë shkaktuar prej aktivitetesh të veçanta fzike (të zgjatura, të përsëritura dhe të rënda).


Çrregullimet mund të vendosen në stade, në mënyrë që të vlerësohet grada e çrregullimit (në raport me gradën e stresit, mbipeshës).


 © rinstinkt mbi tekstin (atë pak që është!)