Pjer Simon Laplas

Laplas (Laplace), Pjer Simon (1749-1827) – astronom, matematikan dhe fizikan francez. Në vitin 1790 Laplasi u emërtua president i Pallatit të Masave dhe Peshave; ai udhëhoqi punën për futjen e sistemit të ri metrik të masave.

universi i laplasitTrashëgimi shkencor i Laplasit lidhet kryesisht me fushën e mekanikës qiellore. Atij i takojnë gjithashtu mjaft punime që lidhen me disa fusha të matematikës dhe fizikës matematike.

Laplasi zhvilloi metodat e mekanikës qiellore dhe përfundoi të gjitha ato që nuk kishin bërë paraardhësit e tij për sqarimin e lëvizjes së trupave të sistemit diellor, në bazë të ligjit të gravitacionit univesal të Njutonit.

Ai vërtetoi se ligji igravitacionit universal e shpjegon plotësisht lëvizjen e planetëve, në qoftë se bashkëvveprimet reciproke (trazirat) paraqiten në formën e serive matematike. Ai vërtetoi gjithashtu se trazirat kanë karakter periodik.

Në vitin 1780 ai propozoi një metodë të re për llogaritjen e orbitave të trupave qiellorë. Studimet e Laplasit vërtetuan qëndrueshmërinë e sistemit diellor për një kohë shumë të gjatë. Më vonë Laplasi arriti në përfundimn se unaza e Saturnit nk mund të jetë e plotë, mbasi në këtë rast ajo do të ishte e paqëndrueshme dhe parashikoi zbulimin e shtypjes së Saturnit në polet.

Në vitin 1789 Laplasi shqyrtoi teorinë e lëvizjes së satelitëve të Jupiterit nën veprimin e trazirave reciproke dhe të tërheqjes së ushtruar nga Dielli. Ai arriti një përputhje të plotë të teorisë me vrojtimet dhe përcaktoi një sërë ligjesh të këtyre lëvizjeve. Një prej sukseseve kryesore të Laplasit është zbulimi i shkakut të nxitimit në lëvizjen e Hënës. Në vitin 1787 ai tregoi se shpejtësia e lëvizjes së Hënës varet nga jashtëqëndërsia e orbitës tokësore, ndërsa ko e fundit ndryshon nën veprimin e tërheqjes së plenetëve. Ai vërtetoi se kjo trazirë nuk është shekullore, por me periodicitet të gjatë dhe se, në vonë, Hëna do të rrotullohet më ngadalë. Duke u nisur nga çrregullimet në lëvizjen e Hënls, Laplasi përcaktoi madhësinë e shtypjes së Tokës në polet. Atij i takon gjithashtu përpunimi i teorisë dinamike të baticave.

Mekanika qiellore u detyrohet shumë punimeve të Laplasit, të cilat janë përgjithësuar prej tij në veprën klasike “Traktat mbi mekanikën qiellore” (1798-1825).

Hipoteza kozmogonike e Laplasit pati një rëndësi të madhe filozofike; ajo u paraqit prej tij si një shtesë në librin “Paraqitja e sistemit të botës” (1796).

Qysh në vitin 1755 Kanti, në hipotezën e tij mbi formimin e trupave qiellorë nga mjegullnajat, e paraqiti sistemin diellor të formuar si rezultat i zhvillimit natyral të materies. Megjithatë, Kanti supozonte gabimisht se nga një lëvizje kaotike mund të lindë nnjë lëvizje rrotulluese e grimcave në të njëjtën vend. Në hipoteën e vet Laplasi heq dorë nga kjo – nga ekzistenca e masës së gatshme (mjegullnajës), që gjendet e përhapur tej kufijve të sistemit diellor që do të lindë më vonë prej saj, si dhe nga aftësia rrotulluese e saj. Në “Dialektikën e natyrës” Engelsi shkruante se “vepra e Kantit mbeti pa ndonjë rezultat të drejtëpërdrejtë derisa pas shumë vitesh, Laplasi dhe Herdhelli e zhvilluan përmbajtjen e saj dhe e argumentuan më me hollësi, duke pregatitur kështu dalëngadalë pranimin e “hipotezës nebulare”. Zbulimet e mëvonshme i sollën më në fund fitoren”.

Argumentimi matematik i hipotezës së Laplasit u bë vetëm në shekullin XIX, por shpejt u vunë re fenomene që nuk shpjegoheshin nga kjo hipotezë. Hipoteza e Laplasit, progresive atë kohë, në fillim të shekullit të 20 u bë e paqëndrueshme.

Për nga pikëpamjet filozofike, Laplasi, bashkohej me materialistët francezë të shek. XVIII. Pyetjes për vendin e zotit në sistemin e tij, ai iu përgjigj me krenari: “Nuk pata nevojë për të”. Materializmi i tij mekanicist duket nga fakti se ai mundohej të përdorte ligjet e mekanikës për shpjegimin e të gjitha fenomeneve të natyrës, ku ekzistojnë ligje më të ndërlikuara. Ai mundohej të shpjegonte në mënyrë mekaniciste fenomenet fiziologjike bile edhe problemet shoqërore.

——-

Reklama

Xhordano Bruno

Xhordano Bruno (1548-1600) – mendimtar italian, materialist dhe ateist, kundershtar i hapur i skolaktikes dhe luftetar kundër katolicizmit. F.Engelsi e ve Brunon midis atyre “titaneve për forcen e mendimit, pasionin dhe karakterin, për shumeanshmerine dhe diturine”, te cilet u ngriten ne lufte kundër feudalizmit ne epoken e Rilindjes.

Botekuptimi i Brunos u formua nen ndikimin e drejteperdrejte te shkencave progresive te natyres, ne lufte kundër botekuptimit teologjik dhe feudal. Brunoja lindi ne qytetin Nola afer Napolit. Ne vitin 1572 u be prift ne qytetin Kompanje. I paditur si heretik, ne vitin 1575 ai braktisi urdhrin e dominikaneve dhe shkoi ne Rome. Pas procesit qe filloi inkuizicioni kundër tij, u shperngul ne veri te Italise dhe me vone ne Zvicer dhe ne France, ku lexoi leksione për astronomine dhe filozofine. Ne vitin 1583 Brunoja shperngulet ne Angli. Ne universitetin e Oksfordit ai doli kundër kozmologjise se Aristotelit e Ptolemeut, qe mbrohej nga kisha, dhe beri disa dispute te ashpra publike me skolastet dhe teologet oksfordas. Pas konfliktit me profesoret e Oksfordit, Brunoja u rikthye ne Londer, ku botoi ne gjuhen italiane shumë vepra te tij, midis tyre vepren kryesore filozofike – dialogun “Mbi shkakun, fillimin dhe unitetin” (1584) dhe veprat qe u kushtohen pikepamjeve kozmologjike “Gosti ne hi”(1584) dhe “Mbi pafundesine, gjithesine dhe boterat”(1584). Ne vitin 1585 Brunoja u largua nga Londra dhe, pas një qendrimi te shkurtër ne Paris ku beri (ne Sorbone) një disput te mash me skolastet, u kthye ne Gjermani. Ne vitin 1590, Brunoja u vendos ne Frankfurt mbi Majn, ku u muar me botimin e veprave te tij. Ne këtë kohe ai shkruajti dhe botoi veprat: “Mbi tre llojet, me te voglin dhe masen”(1591). “Mbi monaden, numrin dhe figuren”(1591). Ne vitin 1592 Brunoja iu dorezua tradhetisht inkuizicionit. Gjatë qendrimit prej tetë vjetesh ne burg, i akuzuar nga inkuizicioni i Romes si heretik, Brunoja me guxim dhe burreri bindjet e veta. Torturat e inkuizitoreve për ta detyruar te hiqte dore nga mesimet e tij nuk e perkulen. Brunoja u denua me vdekje dhe u dogj ne Sheshin e Luleve (Piazza dei Fiori) ne Rome.

Brunoja ka hyre ne historine shkences, para se gjithash, si shprehes i pikepamjeve te reja kozmologjike, qe zgjeronin perfytyrimet mbi boten, te paraqitura ne vepren madheshtore te Kopernikut “Mbi rrotullimin e sferave qiellore”(1543). Brunoja u be partizan i flakte i mesimeve te Kopernikut dhe parashtroi një sere tezash qe nuk kuptoheshin ne epoken e tij, por qe u vertetuan vetëm nga zbulimet astronomike te mevonshme. Duke zhvilluar doktrinen e Kopernikut, Brunoja me një mendjeprehtesi te jashtezakonshme, me pasion dhe bindje shtroi idene për pafundesine e gjithesise, për botet e panumerta. Ai e quante Diellin si një yll te zakonshem dhe thoshte se ekziston një numer i pafund trupash te ngjashem me Diellin tonë, prej te cilave asnjeri nuk ndodhet ne qëndër te gjithesise, ose se “Gjithesia nuk ka kufi dhe fund, por është e pamatshme dhe e pakufijshme”. Brunoja parashikoi zbulimin e planeteve, qe nuk njiheshin ne kohen e tij, ne kufijte e sistemit tonë diellor. Ne vepren “Mbi te pamatshmen dhe te pallogarishmen” ai shfaqi supozimin për rrotullimin e Diellit dhe te yjeve rreth vetes. Ne kozmologjine e tij Brunoja hidhte poshtë pikepamjet absurde mbi kundervenien midis Tokës dhe qiellit, te cilat ishin shenjteruar nga traditat shumeshekullore dhe qe mbroheshin me xhelozi nga autoritetet kishtare. Te njejtat ligje, thoshte ai, zoterojne ne te gjitha pjesët e gjithesise, ekzistenca dhe levizja e sendeve u nenshtrohen kudo po atyre rregullave. Ligjet e Tokës janë edhe ligjet e yjeve. Toka dhe qielli kanë te drejta te barabarta si pjesë te se njejtes gjithësi.

Brunoja shfaqi mendimin për mundesin e jetës ne botera te tjera, duke i dhene një goditje te ashper antropocentrizmit. Materializmi dhe ateizmi filozofik i Brunos u bene një arme e fuqishme e luftes kundër skolastikes dhe fesë dhe paten një ndikim te madh ne zhvillimin e metejshem te filozofise dhe te shkencave te natyres.