Njerëzit dhe bimët e bananes kanë të përbashkët 50% të ADN-së së tyre.

Njerëzit dhe bimët e bananes kanë të përbashkët 50% të ADN-së së tyre. Duket e çuditshme? Po, nëse vihen në dukje vetëm ndryshimet që janë më se evidente. Duket sikur njerëzit dhe babanet nuk kanë asgjë të përbashkët…

Ndryshimet mund t’i shikojmë të gjithë. Bananet janë bimë që prodhojnë frutin e bananes, ndërsa njerëzit janë kafshë. Si bimët e tjera bananat e përftojnë energjinë e vetë nga fotosinteza ndërsa njerëzit sikundër gjithë kafshët e tjera e përftojnë energjinë duke ngrënë gjallesa të tjera.

Por cilat janë këto të përbashkëta?

Të përbashkëtat mes bananes dhe njeriut, janë po të njëjtat të përbashkëta që lidhin bananen, dhe njeriun, me pjesën tjetër të gjallesave shumë qelizore.

bananeTë gjitha gjallesa shumëqelizore kanë nevojë për energji për të furnizuar dhe bërë të mundur realizimin e proceseve të jetës. Që prej ndarjes qelizore, prodhimit të pjesëve pra organeleve qelizore, mbajtjes së qelizave të ngjitura njëra me tjetrën, kominikimit mes qelizave etj etj. Të gjitha këto, dhe shumë të tjera procese, kanë nevojë për energji. Pra ngjashmëria në metabolizmin qelizor është e para gjë që duhet përmendur.
Të gjitha gjallesat kanë mekanizma që bëjnë të mundur thyerjen e molekulave organike të glukozit në mënyrë që të lëshojnë/përftojnë energji për të qëndruar në jetë. Transferimi i energjisë prej molekulave organike tek proceset e organizmit kërkon procese si glikoliza, ciklin e acidit citrik (pra Ciklin e Krebsit), zinxhirin e transportit të elektroneve, dhe/apo fermentimin. Këto procese bazike të jetës, janë ruajtur shumë mirë në terma evolutivë në të gjitha gjallesat.

Një gjë e rëndësishme që duhet theksuar është se, nga e gjithë ADNja jonë, e njerëzve, dhe nga e gjithë ADNja e bimëve, vetëm një përqindje e vogël e materialit gjenetik është “funksionale”. Pjesa më e madhe e materialit gjenetik të gjallesave duket se nuk ka ndonjë funksion të dukshëm, ndaj me njohuritë që kemi sot është quajtur “jo funksionale” në kuptimin që nuk kodifikon për proteina.
Ndërsa vetëm rreth 1-2% e materialit gjenetik kodifikon për proteina. Pra kur themi se 50% e materialit tonë gjenetik është e ngjashme me të bananeve, apo të ndonjë bime tjetër, i referohemi kësaj pjese të vogël, funksionale, kodifikuese, që nevojitet për të marrë informacionin për prodhimin e proteinave.

Ky fraksion i vogël i materialit gjenetik, pra fraksioni protein-kodifikues është, siç e përmenda më sipër, tejet i konservuar mes specieve, pra shumica e organizmave kanë qeliza që mbështeten mbi të njëjtat procese. Pra mes bimëve dhe njerëzve rreth 50% e sekuencave të ADN-së protein-kodifikuese janë të konservuara, sepse pavarësisht diferencave makroskopike, në nivelin qelizor ne kemi të ngjashme shumë reaksione biokimike dhe komponente qelizore.

Kuriozitet: Njerëzit dhe majmunët kanë të përbashkët 98% të sekuencës së materialit gjenetik protein-kodifikues. Kjo do të thotë se filogjenetikisht njerëzit janë shumë shumë më të afërt me majmunët sesa me bimët.

© Rinstinkt Blog 2018

Reklama

Patenta e gjeneve

Patenta e gjeneve – Gjenet me patentë

gjeneDje, Gjykata e Lartë Amerikane vendosi me unanimitet se gjenet njerëzorë nuk mund të patentohen. Pra, nuk mund të kihet apo kërkohet privilegji mbi gjenet, apo izolmimin e tyre, përjashtuar rastet kur ky material është mjaft i tjetërsuar krahasuar me atë që ekziston në natyrë.

Rreth 40% e gjeneve të mia, dhe tuaja (rreth 4000 gjene), janë tashmë të patentuara nga shoqëri të ndryshme private amerikane.

Në çështjen gjyqësore në fjalë u përballën, nga njëra anë Watson dhe American Civil Liberty Union, që ishin të idesë se patentat (për “shpikjen”) mbi gjenet janë një pengesë ndaj kërkimit shkencor, dhe nga ana tjetër kompania bioteknologjike dhe farmaceutike (Myriad Genetics) që mbështeste idenë se pa patenta, pra pa privilegjin e “zbulimit”, izolimit, (firmat) nuk kanë asnjë motiv për të investuar në kërkimin shkencor gjenetik, sepse nuk kanë përfitime.

Në rastin specifik Myriad Genetics, në vitet ’90 ka patentuar dy  gjene mjaftë të famshëm, BRCA1 dhe BRCA2, të kancerit të gjirit; kjo pasi ka zbuluar se disa mutacione në këta gjene krijonin predispozicion për kancerin e gjirit dhe të vezoreve.
Më pas Myriad Genetics patentoi edhe një metodë diagnostike për të gjetur këto mutacione. Myriad Genetics ka monopolin mbi këtë test, që kushton “vetëm” 3000$. Përtej kësaj, patentimi i gjeneve bën që kërkimi shkencor në këtë fushë, të mos avancoj, le të themi, pa “lejen” e firmës në fjalë.

Një situatë absurde, sepse gjenet janë objekte jo të shpikura, por ekzistuese në natyrë dhe mbi to nuk mund të aplikohet asnjë lloj patente.

Gjykata pati si motivacion të vendimit të marrë, faktin se, materiali gjenetik i izoluar nuk mund të patentohej sepse nuk është një produkt i njeirut apo firmës bioteknologjike në fjalë, por një produkt natyror. Fenomenet natyrore nuk mund të patentohen. Si të thuash, janë të të gjithëve dhe shërbejnë si bazë për punën shkencore kërkimore, bioteknologjike etj.

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane ka vlerë të jashtëzakonshme sepse mund të përdoret si precedent për çështje të tjera, ndaj firmave të tjera, që kanë apo kërkojnë petenta mbi gjenet.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————–

60 vjetori i zbulimit të helikës së dyfishtë të ADN-së

Sot është 60 vjetori i zbulimit të helikës së dyfishtë të ADN-së.

James Watson (majtas) dhe Francis Crick (djathtas) në punë me modelin e tyre të ADN-së

James Watson (majtas) dhe Francis Crick (djathtas) në punë me modelin e tyre të ADN-së

Në 25 prill të vitit 1953, ekzaktësisht 60 vite më parë, u publikuan rezultatet e studimit (të pasuar nga të tjerë studime) që përcaktonin për herën e parë strukturën trepërmasore të ADN-së (Acidi dezoksiribo nukleik).

ADN-ja është makromolekula në të cilën ruhet informacioni gjenetik i gjallesave (edhe pse ka viruse – të cilët, kujtoj, se nuk konsiderohen qenie të gjalla – që si material gjentik përdorin ARN-në).

helika e adnAdn-ja ka një strukturë prej heliksi të dyfishtë, djathtacake (!), të përbërë nga dy filamente antiparalelë përplotësues (komplementarë). Nga ana e vet, çdonjë prej filamenteve antiparalelë që përbëjnë heliklën e dyfishtë të ADN-së është i përbërë nga një njëpasnjëshmëri monomerësh, nukleotidesh, që i japin fillesë një sekuence si shkronjat e alfabetit. Nukleotidet e ADN-së janë katër: adenina, timina, guanina dhe citozina.

ADN-ja është një shembull biologjik i shkëlqyer që tregon për marrëdhënien mes strukturës dhe funksionit…

Këtu gjendet studimi i botuar plot 60 vite më parë: “A Structure for Deoxyribose Nucleic Acid” nga James Watson e Francis Crick.

Rinstinkt, prill 2013

————————————————————————————————-