Valët sizmike

Valët sizmike

Gjatë tërmeteve prodhohen valë trasversale (të tërthorta) dhe gjatësore. Valët sizmike të tërthorta që udhëtojnë nëpër Tokë quhen valë S (nga anglishtja, “shear”, prerje) ndërsa valët sizmike gjatësore quhen valë P (nga Presion).

Si valët gjatësore edhe ato të tërthorta mund të kalojnë nëpër trupa të ngurtë, ngaqë atomet dhe molekulat mund të luhaten në të gjitha drejtimet rreth pozicionit të tyre të ekuilibrit.

Në një trup të lëngët, fluid, në të kundërt vetëm valët gjatësore mund të përhapen, meqënëse çdo lëvizje e tërthortë nuk mund të shfrytëzojë forca rikthimi, meqë fluidi rrjedh… e kështu këto valë shuhen, meqë energjia e tyre thithet.

Ky fenomen i përhapjes së valëve në trupa të ndryshëm, është përdorur nga gjeofizikantët për të deduktuar se pjesa më e brendshme e planetit tonë, Toka, nuk është e ngurtë, por është e përbërë nga magmë e shkrirë. Valët gjatësore mund të perceptohen diametralisht nëpërmjet Tokës, ndërsa ato të tërthorta jo, çka tregon se ekziston një ambient fluid që nuk i lë valët e tërthorta të përhapen; por i shuan. Kështu shpjegimi që pranohet sot është ai se bërthama e brendshme e Tokës duhet të jetë e lëngët.

Rinstinkt

Sjellja anormale e ujit

Pjesa më e madhe e substancave fryhet (bymehet) pak a shumë në mënyrë uniforme me rritjen e temperaturës; kjo deri sa nuk ndodh një kalim gjendeje (faze).

Uji, aq i rëndësishëm për jetën në Tokë, nuk e ndjek këtë sjellje të përbashkët të shumë substancave: nëse uji në temperaturën 0oC ngrohet, ai reduktohet në vëllim deri sa mbërrin në tempereturën 4oC. Sipër temperaturës 4oC uji sillet normalisht, sikundër pjesa më e madhe e substancave, dhe zgjeron vëllimin e vet me rritjen e temperaturës. Uji e ka dendësinë më të madhe pra në temperaturën 4oC.

Kjo sjellje anormale (anomale) e ujit ka një rëndësi të madhe për mbijetesën e specieve/llojeve të gjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë, kur temperaturat rrotullohet rreth dhe nën zero (gradë Celsius).

Dendësia e ujit në varësi të temperaturës

Dendësia e ujit në varësi të temperaturës

Kur uji i një liqeni apo lumi gjendet mbi temperaturën e 4oC dhe fillon të ftohet pas kontaktit me ajrin e ftohtë, uji i sipërfaqes fundoset për shkak të dendësisë më të madhe – sepse siç thashë, në temperaturën 4oC uji ka dendësinë e vet më të madhe – dhe zëvendësohet nga uji që më parë gjendej më në thellësii dhe me temperaturë më të lartë (më i ngrohtë). Kjo përzierje e ujit të sipërfaqes me atë të thellësisë vazhdon deri sa temperatura kompleksive ka mbërritur në 4oC. Kur uji i sipërfaqes ftohet edhe më, mbetet në sipërfaqe sepse ka dendësi më të vogël se uji që gjendet nën të në temperaturën 4oC.

Kështu, uji ngurtësoeht më parë në sipërfaqe, dhe akulli qëndron në sipërfaqe sepse është më pak i dendur se uji në gjenden e lëngët.
Uji i thellë qëndron në temperaturën 4oC derisa i gjithë vëllimi ujor ka ngrirë.

Nëse uji do të sillej si pjesa më e madhe e substancave, që dendësohen kur ftohen(!), uji i thellësisë do të ngrinte më parë e liqenet dhe vëllimet ujore do të ngurtësoheshin më shpejtë, duke qenë se konvecioni do të çonte ujë të ngrohtë në sipërfaqe dhe kjo do të ftohej nga masat e ajrit që qarkullojnë sipër ujit.

Ngrirja e plotë e vëllimit të një liqeni do të shkaktonte një dëm të madh për bimët dhe kafshët e ekosistemit ujor.
Falë sjelljes jo të zakonshme të ujit nën 4oC, sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallë ngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe nga shtresa  e akullit që vepron si izolant për të reduktuar fluksin e ngrohtësisë të ujit drejt ajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtë veçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne mund të mos jetë (ishte) e mundur.

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

—————————————————-