Shpretka, anatomia dhe fiziologjia normale; Patologjitë më të shpeshta të shpretkës

Shpretka: anatomia dhe fiziologjia normale e shpretkës

Shpretka anatomikisht dhe fiziologjikisht përbën një filtër për gjakun dhe një vend për reagimet imunitare ndaj antigjeneve të sjellë nga gjaku.

Normalisht, tek i rrituri, shpretka ka një peshë prej 150 gramësh dhe është e kufizuar nga një kapsulë gri e shndritshme prej indi lidhor.

Struktura e shpretkës (Thieme)

Struktura e shpretkës (Thieme)

Në një prejrje tërthore, sipërfaqja e prerjes tregon një palcë të kuqe mjaftë të përhapur me gjurmë (si pika) të vogla gri, që janë shakujt e shpretkës (Malpighianë), të palcës së bardhë.
Këta janë të përbërë nga një arterie me një qafëz jashtëqëndërzore prej lnfocitesh T, e ashtuquajtura veshje linfatike rretharteriolare. Në intervale, kjo veshje zgjerohet për të formuar nyje linfatike të përbbërë kryesisht nga linfocite B, që janë në gjendje të transformohen – në përgjigjje të stimulimit antigjenik – në qendra germinative (burimore?) identike me ato të vëzhguara në linfonyjet e tjera të organizmit.

Palca e kuqe e shpretkës tejkalohet nga një shumësi sinusoidësh vaskularë me mure të hollë, të ndarë nga kordontet e shpretkës, të quajtur edhe kordone të Billroth-it.

Veshja endoteliale e sinusoidëve është jo e vazhdueshme, pra me ndërprerje, dhe u mundëson qelizave hematike të kalojnë mes sinusoidëve dhe kordoneve. Kordonet përmbajnë një labirint makrofagësh të ndërlidhur nëpërmjet procesesh dentritike që krijojnë një filtër fizik dhe funksional.

Nëpër palcën e kuqe të shpretkës, gjaku ndjek dy rrugë për të mbërritur në venat e shpretkës.  Një pjesë rrjedh nëpërmjet kapilarëve të kordoneve të shpretkës, nga ku mëpastaj gradualisht filtron jashtë në sinusoidët që e rrethojnë për të mbërritur tek venat (e shpretkës); ky është i ashtuquajturi qarkullim “i hapur” apo kompartiment i ngadaltë.
Rruga tjetër që ndjek gjaku, është një qark “i mbyllur” në të cilin gjaku kalon me shpejtësi dhe drejtëpërdrejtë nga kapilarët në venat e shpretkës.

Edhe pse një pjesë e vogël e gjakut, që hynë në shpretkë, ndjek rrugën e hapur, në harkun e një dite i gjithë vëllimi hematik kalon përmes shtretërve të filtrimit të kordoneve të shpretkës, ku qelizat hematike (të gjakut) i nënshtrohen inspeksionit nga makrofagët e palcës së kuqe.

Shpretka kryen katër funksione që mund të marrin një rol të rëndësishëm në kushte të ndryshme patologjike; ato janë:

  • Fagocitoza e qelizave hematike dhe e materialit thërrmijor. Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitët) kur kalojnë nëpër kordonet dhe sinusoidët e shpretkës pësojnë një deformim ekstrem. Në kushtet kur elasticiteti eritrocitar është i  zvogëluar, eritrocitët mbeten të ngecur, të bllokuar në kordonet e shpretkës nga ku fagocitohen menjëherë nga makrofagët. Makrofagët e shpretkës janë përgjegjës edhe për “pitting-un” (shpimin) e rruazave të kuqe, proces me anë të cilit largohen inkluzione sikundër trupat e Heinz-it dhe të Howell-Jolly-t, dhe materiali thërrmijor që gjendet në gjak, si bakteret.
  • Prodhim i kundërtrupave. Qelizat dentritike të pranishme në veshjen linfatike rreth-arteriolare kapin (bllokojnë) antigjenet dhe i paraqesin (prezantojnë) tek linfocitet T. Ndërveprimi mes qelizave B dhe T, në skajet e shakujve (folikujve) të palcës sëë bardhë të shpretkës, shpie në prodhimin e plazmaqelizave, që vendosen më së shumti në gjinjtë e palcës së kuqe.
  • (Gjakpërftimi) Hemopojeza. Gjakpërftimi nga shpretka normalisht ndalon përpara lindjes, por mund të riaktivizohet në raste anemish të rënda.
  • Sekuestrimi i qelizave hematike të pjekura. Shpretka normalisht përmban vetëm 30-40 ml eritrocite, por ky vëllim mund të rritet shumë në prani të splenomegalisë (zmadhimit të shpretkës). Shpretka normalisht mban edhe rreth 30-40% të masës së pllakëzave të gjakut (trombocitëve). Në rast zmadhimi të shpretkës (splenomegalie), mund të sekuestrohet, në hapësirat ndërqelizore të palcës së kuqe, deri në 80-90% e masës totale të pllakëzave duke shkaktuar trombocitopeni, pra zvogëlim të trombociteve në gjak. Në mënyrë analoge një shpretkë e zmadhuar mund të sekuestrojë një numër të tillë leukocitesh (qelizash të bardha të gjakut) sa të shkaktojë leukopeni.

Si përfundim, meqënëse shpretka është një njësi më e madhe e sistemit të fagocitëve-mononukleatë, ajo përfshihet në të gjitha infiamacionet sistemike, në sëmundjet e gjeneralizuara të gjakpërftimit dhe në shumë shqetësime metabolike. Në çdonjë prej këtyre gjendjeve, shpretka pëson zmadhim të përmasave të veta, pra splenomegali, që është manifestimi kryesor i patologjive të këtij organi. Shpretka rrallëherë përbën vendin primitiv të një sëmundje.

Sëmundjet që më shpesh prekin shpretkën

Spelnomegalia (zmadhimi i shpretkës)

Nëse shpretka arrin në përmasa mjaftë të mëdha, shkakton, në kuadrantin abdominal të sipërm të majtë, një ndjenjë peshe (sikur diçka peshon); dhe, për shkak të presionit të ushtruar mbi stomak nga zmadhimi i shpretkës një ngacmim pas të ngrënit.

Për më tepër, rritja e përmasave të shpretkës mund të shkaktojë një sindromë të quajtur si hipersplenizëm, e karakterizuar nga anemi, leukopeni, trombocitopeni, veças apo në kombinime të ndryshme.

Shkaku më probabël i citopenive  sëthë rritja e sekuestrimit të këtyre qelizave hematike dhe rritja e mëpasshme e fagocitozës nga ana e makrofagëve të shpretkës.

Shkaqe të splenomegalisë (zmadhimit të shpretkës)

Rritja e vëllimit të shpretkës lind në çdonjë infeksion të shpërhapur me rrugë hematike. Reaksioni splenik jospecifik në këto infeksione shkaktohet si nga agjentët mikrobikë vetë ashtu edhe nga citokinat që lëshohen si pjesë e përgjigjes imunitare.

Bllokimi venoz kronik shkakton një formë të zmadhimit të shpretkës. Bllokimi venoz mund t’i detyrohet patologjive intrahepatike, që vonojnë drenazhin venoz portal, apo  patologjive ekstrahepatike, që ndërhyjnë drejtëpërdrejtë me  venat portë dhe splenike.

Shpretka mund të zmadhohet edhe në rast bllokimi venoz sistemik apo qëndror.

Cirroza hepatike është shkaku kryesor i spelnomegalisë (zmadhimit të shpretkës). Fibroza hepatike shkakton splenomagali. Edhe procesi i shpërhapur i vrajëzimit fibroz që ndodh, apo pason, rastet e cirrozës alkolike dhe të cirrozës hemokromatozike  shkakton një rritje të vëllimit të shpretkës.

Anomalitë e bashkëlindura

Mungesa e plotë e shpretkës është e rrallë dhe përgjithësisht lidhet me anomali të tjera të bashkëlindura, si situs viscerum inversus dhe keqformime kardiake. Hipoplazia haset më shpesh.

Shpretkat aksesore, shtesë, janë të shpeshta, duke qenë se janë të pranishme, të vetme apo të shumëfishta, në 20-30% të ekzaminimeve autoptike.
Shpretkat aksesore janë struktura sferike, histologjikisht dhe funksionalisht identike me shpretkën normale. Mund të gjenden në çdo pjesë të zgavrës abdominale. Shpretkat aksesore janë të një rëndësie të madhe në disa patologji hematologjike, si sferocitoza e trashëgueshme, në të cilat splenektomia (heqja e shpretkës) përdoret si trajtim.

Nëse një shpretkë aksesore injorohet apo nuk identifikohet në momentin e ndërhyrjes splenektomike, benefici terapeutik që vjen nga heqja e shpretkës së vërtetë e të mirëfilltë mund të zvogëlohet apo të zhduhet plotësisht.

Thyerja e shpretkës

Thyerja e shpretkës  përgjithësisht shkaktohet nga trauma të dukshëm, ndonjëherë masivë.

Më rrallë thyerja e shpretkës vihet re edhe në mungesë aparente të ngjarjeve traumatike.

Thyerja e shpretkës është një ngjarje dramatike që shpesh precipiton në një emorragji brendaperitoneale, e cila duhet të trajtohet menjëherë me heqjen e shpretkës (splenektomi) për të parandaluar vdekjen nga shoku hemorragjik.

Shpretkat me vëllim të rritur kronik, janë pak të ndjeshme ndaj thyerjes për shkak të fenomeneve të fibrozës raktive që shpien në një trashje e kështu në një fortësim të kapsulës e palcës së shpretkës.

[Të pëlqeu postimi? Atëhere vendos një “Like” tek Faqja e Blogut në Facebook]

Reklama

Ushqimi i bebes me qumësht gjiri dhe kundërtrupat

imunitet natyror, imunitet pasivUshqimi i bebes me qumësht gjiri, dhe kundërtrupat

Dikush mund të ketë hasur slogane të tipit, “qumështi i lopës është ushqimi natyror më prefekt”. Ndonjë mund të ketë shkuar deri aty sa të thotë se, “qumështi i njeriut është ushqimi më perfekt për të porsalindurit”.

Natyrisht qumështi i njeriut është plot me lëndë ushqyese thelpësore për të porsalindurin, pa folur për disponibilitetin e tij (prodhohet nga vet nëna fiziologjikisht pas lindjes, në një kohëzgjatje të formësuar nga evolucioni) dhe për higjenën e tij me qenë se prodhohet në gjëndrën e gjoksit, ndër të tjera pa qenë nevoja për t’i rregulluar temperaturën.

Përvep këtyre benefiteve, qumështi i gjirit, ka edhe një tjetër fakt në favor të vet, benefitin kryesor. Gjatë ushqyerjes me gji, gjoksi shndërrohet në sitin e proliferimit të limfociteve që prodhojnë IgA, që jan kundërtrupa që mbrojnë sipëfaqet mukozale të organizmit nga sulmet lokale të mikroorganizmave, qofshin këto baktere, viruse apo diç tjetër.

kundertrupSekrecioni i parë i gjoksit, pra qumështi i parë i lehonës – kulloshtra – që ka një pamje të verdhemë për shkak të përmbajtjes së lartë të lyrore, është shumë i pasur me kundërtrupa.

Këto kundërtrupa, që gjenden në sasi të mëdha në kulloshtër, krijojnë një veshje mbrojtëse kundër sulmit eventual të mikroorganzimave, në traktin gastointestinal të të porsalindurit. Mikroorganizmat përfshijnë Escherichia coli-n, Salmonella, Polioviruset, Rotaviruset etj.

Mbrojtja e ofruar nga kundërtrupat e kulloshtërës dhe mëpastaj nga ata të qumështit të gjirit, është kritike sepse i porsalinduri nuk e ka krijuar ende një barrierë mbrojëtse që të jetë pjesë e konstitucionit të vet normal. Kështu këto kundërtupa luajnë rolin e një imuniteti të marrë hua, derisa i porsalinduri të krijoit atë të vetin.

Rinstinkt 2013

———————————————————————-

Kundërtrupat

Kundërtrupat

Kundërtrupat si kontrollorë molekularë

Kundërtrupat (antitrupat) janë mbikëqyrësit tanë molekular, që rrinë e presin për viruset, baktere dhe të tjerë vizitorë të padëshiruar. Kundërtrupat qarkullojnë në gjak, duke shqyrtuar me imtësi çdo objekt që hasin.

Kur takojnë ndonjë objekt jofamiljar, një objekt të huaj, ata lidhen fortë në sipërfaqen e tij. Në rastin e viruseve, si për shembull të rhinoviruseve apo polioviruseve, një mbulesë kundërtrupash mund të jetë e mjaftueshme për të ndalur apo bllokuar infeksionin.

Gjithsesi kundërtrupat të vetëm, nuk mjaftojnë për bakteret. Kur kundërtrupat lidhen në sipërfaqen bakterore, ata veprojnë si shënjues që alarmojnë mekanizma të tjerë të fuqishëm të mbrojtjes në sistemin imunitar.

Mbërthyerja e kundërtrupave

Kundërtrupat, dhe shumë nga molekulat e tjera që përdoren në sistemin imunitar, hanë forma të dallueshme. Zakonisht janë të përbërë nga një sërë krahësh të përthyeshme, me vende për të lidhur molekula të tjera në fundin e tyre (binding site). Që do të thotë se: ka plotësisht kuptim, përderisa kundërtrupat nuk e dinë që më parë se cilët sulmues do të luftojnë, duke i lënë vetvetes mundësi të shumta veprimi. Këto krahë të përthyeshme lejojnë që vendet e lidhjes (binding sites) të punojnë së bashku, duke u kapur me të dy krahët tek shënjestrat me forma të përgjithshme të ndryshme.

kundërtrup 1 - rinstinkt blogKundërtrupi i treguar në figurë ka dy vende lidhjeje, në majat e dy krahëve që shtrihen majtas e djathtas lartë. Të shënuara me të verdhë. Vini re zinxhirët e hollë që lidhin këto krahë me domeinin qëndror. Disa kundërtrupa kanë zinxhirë lidhës më të gjatë dhe më të përthyeshëm që bëjnë të mundur një hapje krahësh më të madh, me më shumë probabilitet për t’u kapur në sipërfaqe të ndryshme agjentësh të huaj.

Fuqia tek numrat

Gjaku i njeriut përmban mbi 100,000,000 tipa të ndryshëm kundërtrupash. Çdo tip lidhet me një molekulë shenjestrë të ndryshme. Të gjithë këta kundërtrupa krijohen para se trupi të takohet me një virus apo bakter. Pra, nuk është se trupi (juaj) ndërton një kundërtrup special kur një agjent i huaj mësyn organizmin. Në të kundërt, të gjithë kundërtrupat tuaj janë të para-fabrikuar, duke qëndruar në pritje deri sa një virus një bakter apo çfarëdo agjenti tjetër i huaj të sulmojë. Ka kaq shumë kundërtrupa të para-fabrikuar saqë me probabilitet një ose dy prej tyre janë (ose dalin se janë) të duhurit për të luftuar infeksionin.

Kjo “rezervë” e madhe me kundërtrupa krijohet falë rikombinimit të gjeneve në limfocite, qelizat e gjakut që janë përgjegjëse për prodhimin e kundërtrupave. Çdo limfocit krijon një tip të ndryshëm kundërtrupi, bazuar në mënyrën se si rikombinohen gjenet (e tij) që kodifikojnë mbi prodhimin e kundërtrupave.

Kur një kundërtrup takohet me një virus apo bakter, limfociti përkatës do të shumëfishohet, duke e “mbushur” qarkullimin e gjakut me kundërtrupa të veçantë të nevojshëm për të luftuar sulmuesin. Këto limfocite mund edhe të bëjnë ndryshime të vogla të kundërtrupave që prodhojnë, duke i modeluar (“dizenjuar”) kundërtrupat që të lidhen më saktësisht dhe më specifikisht.

Struktura e kundërtrupit

Kundërtrupat janë të përbërë nga katër zinxhirë apo vargje; dy zinxhirë të gjatë, të rëndë dhe dy zinxhirë më të shkurtër, të lehtë. Vendi specifik i lidhjes gjendet në majën e dy krahëve, në një xhep të formuar mes zinxhirit të rëndë dhe të lehtë.

Vendi i lidhjes është i përbërë nga  kthesa (leqe) të ndryshme të vargut proteinik, që kanë gjatësi  dhe përbërja amino acidesh të ndryshme. Diferencat në këto leqe me ndryshueshmëri të madhe, formojnë tipat e ndryshëm të xhepave në kundërtrupa të ndryshëm, çdonjëri nga të cilët lidhet specifikisht me një shënjestër të ndryshme.

Pjesa tjetër e kundërtrupit – pjesa tjetër e krahëve dhe domeini konstant që lidh dy krahët bashkë – është relativisht me strukturë të  njëtrajtshme, duke dhënë kështu një bisht (dorezë) të nevojshëm me anë të të cilit kundërtrupat ndërveprojnë me pjesë n tjetër të sistemit imunitar.

Sulm nga krahë të ndryshme

Kur një molekulë e huaj gjendet në organizëm, tek ajo lidhen disa kundërtrupa të ndryshëm, duke e sulmuar nga anë të ndryshme.

kundërtrupa, proteina lizozimë - rinstinkt blogNë pamje tregohen tre kundërtrupa të ndryshme që lidhen me proteinën lizozimë (me jeshile në qëndër). Vini re se kundërtrupat zënë vende të ndryshme lidhjesh në sipërfaqen e molekulës së lizozimës.

Kundërtrupa katalitikë

Kërkuesit shkencorë e kanë përdorur diversitetin e larmishëm funksional të sistemit imunitar në një mënyrë të zgjuar: për të dizenjuar enzima të reja.

Enzimat punojnë duke lehtësuar kalimin e molekulave në një stad kimik të vështirë. Enzimat punojnë (edhe) duke stabilizuar ndërmjetësin e reaksionit, duke lëmuar rrugëtimin nga starti në finish.

Për të kthyer një kundërtrup në një enzimë duhet që të gjendet një kundërtrup i tillë që të stabilizojë gjendjen e ndërmjetme të tranzicionit. Kërkuesit shkencorë kanë gjetur kundërtrupa që lidhen me një molekulë që mimon (imiton) gjendjen e tranzicionit. Këta enzima-kundërtrupa quhen kundërtrupa katalitikë.

Eksplorimi i strukturave të kundërtrupave

kundërtrupa 3 - rinstinkt blogKundërtrupat janë mjaft të përthyeshëm, duke krijuar vështirësi në studimin e një kundërtrupi të paprekur, të plotë. Shumica e qindra strukturave të kundërtrupave të studiuar janë fragmente kundërtrupash, zakonisht krahë Fab (antigen-binding fragment) me xhepin specifik të lidhjes.

Vini re në pamjen në krah aftësinë e kundërtrupave për t’u rrotulluar e përdredhur në forma të ndryshme.

Rinstinkt, përkthyer nga PDB

Këshilla për një kundërsulm të mirë mbi gripin

Këshilla për një kundërsulm të mirë mbi gripin.

Erdhi vjeshta, gjetet e rena, shiu dhe ulja e temperaturave. Por erdhi edhe sezoni i gripit. Qe te shmangni sadopak ilaçet e shumta mundohuni te ndiqni keshillat e meposhteme:

  • Nese eshte e mundur, ekspozohuni ndaj diellit per disa minuta ne dite(nje shetitje eshte e mjaftueshme).
  • Hidratohuni – uji eshte substanca qe hidraton me mire se cdo gje tjeter. Pini shume uje dhe konsumoni fruta me shumice.
  • Lani shpesh duart dhe shmangni ambjentet e mbipopulluara.
  • Nese beni pjese ne ndonje nga kategorite ne rrezik* keshillohet vaksinimi; gripi i ketij viti eshte i njejti i sezonit te kaluar.
  • Simptomat e gripit te ardhshem do te shfaqen kryesisht mbi rruget e frymemarrjes (pra teshtitje, dhimbje koke, irritim te syve, temerature, kollë, dhimbje/skuqje fyti).
Ne rast se ju kap gripi eshte e nevojshme:

  • Çlodhja. Menyra me e mire dhe e shpejte per t’u sheruar, jane disa dite pushim.
  • Hidratimi.
  • Nese keni temperature te larte (pra mbi 38oC) merrni nje antipirretik ose nje antinflamator.
  • Nese shfaqen nderlikime (kolle e rende, veshtiresi ne frymemarrje, perkeqesim te simptomave) keshillohuni me mjekun e familjes.
  • Mos merrni antibiotike, nese nuk keshillohen nga mjeku.
  • Ne pergjithesi, pas 3-4 ditesh simptomat permiresohen ndjeshem, ne rast te kundert keshillohuni me mjekun.

* Kategorite ne rrezik:

  1. Subjektet me moshe mbi 65 vjeç.
  2. Subjektet me moshe nga 6 muajsh deri ne 65 vjeç te prekur nga:
  • Semundje kronike te aparatit respirator/frymemarres (perfshire astma e rende, displasia bronkopolmonare, fibroze cistike…)
  • Semundje te te aparatit kardio-vaskular, perfshire kardiopatite e trasheguara dhe te fituara.
  • Dibet dhe semundje te tjera metabolike (perfshire obezet me BMI-body mass index > 30)
  • Hematopati kronike.
  • Pamjaftueshmeri kronike te veshkave.
  • Semundje te organeve hemopoietike dhe hemoglobinopatite.
  • Tumoret.
  • Semundje te trasheguara apo te fituara qe shkaktojne nje prodhim te zvogeluar te kundertrupave.
  • Patologji per te cilat jane programuar nderhyrje te rendesishme kirurgjikale.
  • Aktiviteti profesional i konsideruar ne rrezik (si: sanitaret, siguria publike, te punesuarit publike, mesuesit…)
—–
Shënim: keto jane disa keshilla te pergjithshme te cilat kane thjesht qellim informativ; per informacione me te sakta keshillohuni me mjekun tuaj. Autori/autoret nuk mbajne pergjegjesi per ndonje ndodhi (te padeshiruar) qe mund te lindi si pasoje e ndjekjes se keshillave te mesiperme apo e keqkuptimit te tyre.