Agjentët kimik për kontrollin mikrobik

Agjentët kimik për kontrollin mikrobik klasifikohen në bazë të gjendjes së tyre fizike dhe natyrës kimike.

Agjentët kimikë mund të jenë mikrobicidë ose mikrobistatikë. Ata klasifikohen si të nivelit të lartë,të mesëm apo të ulët të mikrobiciditetit.

Faktorët që përcaktojnë efektshmërinë e një agjenti kimik përfshijnë tipin dhe numrin e mikrobeve të përfshirë, materialin e përfshirë, fuqinë e agjentit dhe kohën e eksopzimit.

Halogjenët janë agjentë kimik të efektshëm, që veprojnë si mikrobicidë dhe mikrobistatikë. Përbërjet e klorit dizinfektojnë ujin, ushqimin dhe pajisjet industriale. Jodi  përdoret  për të dizinfektuar ujin dhe pajisjet. Jodi përdoret edhe si agjent antiseptik.

Fenolët janë mikrobicidë të fuqishëm që përdoren për dizinfektim të përgjithshëm.

Alkoolet shpërbëjnë lipidet e membranës dhe shkatërrojnë proteinat qelizore. Aksioni i tyre varet nga përqëndrimi, por zakonisht janë vetëm mikrobistatikë.

Peroksidi i hidrogjenit është një mikrobicid që mund të përdoret edhe si antiseptik për plagët dhe dizinfektues për mjetet e punës. Me përqëndrime të larta vepron edhe si aporicid.

Aldeidet janë agjentë dizinfektues të fuqishëm që shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme enzimat mikrobike.

Oksidi i etilenit është një sterilizues i gaztë që punon (vepron) duke alkilizuar proteinat dhe ADN-në.

Produktet që përmbajnë metale të rëndë si argjendi dhe mërkuri kanë aplikacione të kufizuara si antiseptikë dhe prezervativë.

Reklama

Kontrolli mikrobik – agjentët fizikë në kontrollin mikrobik

Kontrolli mikrobik – agjentët fizikë

Metodat fizike të kontrollit mikrobik përfshijnë nxehtësinë, ftohjen, radiacionet, tharjen dhe filtrimin.

Nxehtësia është metoda më e përdorur për kontrollin mikrobik. Përdoret në kombinim me ujin ose si nxehtësi e thatë.

Thermal death time (TDT), koha e vdekjes termike, është koha më e shkurtër që kërkohet për të vrarë të gjitha mikrobet në një temperaturë specifike. TDT-ja është më e gjatë për trajtimin e baktereve spore-formues dhe për disa viruse.

Pika e vdekjes termike, thermal death point (TDP), është temperatura më e ulët në të cilën të gjitha mikrobet vdesin në një interval të caktuar kohor (10 minuta).

Autoklava apo sterilizimi me anë të avujve, është procesi sipas të cilit avulli nxehet nën presion për të sterilizuar në sërë materialesh në një interval kohor relativisht të shkurtër. Është një metodë e efektshme për shumicën e materialeve, përjashtuar substancat që rezistojnë ndaj ujit si vajrat apo rrëshirat.

Zjerja e ujit dhe pastorizimi i pijeve  dizinfektojnë por nuk i sterilizojnë materialet.

Djegia është mikrobicide. Përdoret për shkatërrimin total të mikrobeve dhe materialeve.

Ngrirja dhe tharja janë metoda mikrobistatike por jo mikrobicide. Nuk konsiderohen si metoda dizinfektimi duke qenë se nuk janë konsistente në efektshmërinë e tyre.

Kontrolli mikrobik në kohët e lashta

Kontrolli mikrobik në kohët e lashta

Asnjë nuk e di me siguri se kur filluan njerëzit që të aplikonin metoda për kontrollin e mikroorganizmave, por ndoshta zbulimi dhe përdorimi i zjarrit në kohët prehistorike ishte pika e fillimit.

Tani, jemi në dijeni të të dhënave që përshkruajnë metoda të thjeshta të kontrollit të sëmundjeve të ushtruara nga qytetërime (civilizime) që kanë jetuar disa mijëra vite më parë. Dimë gjithashtu se njerëzit e lashtë nuk kishin as idenë më minimale rreth mikrobeve që shkaktonin sëmundje, por kishin një sërë besimesh; kishin aftësi në vëzhgimin e fenomeneve natyrore dhe ndonjëherë edhe pak fat. Ky kombinim bëri që njerëzit e lashtë të krijonin metoda të thjeshta dhe shpesh të rrezikshme që dhanë ndihmesën e tyre në kontrollin e mikroorganizmave.

Ilustrim i veshjes mbrojtëse të përdorur nga doktorët e 1700-ës për të shmangur ekspozimin ndaj viktimave të murtajës. Pjesa sqep-ngjashme e kapuçit përmbante parfume për të dhënë njëfarë mbrojtjeje nga erërat e kqija dhe nga thithja e “ajrit të keq”.

Kriposja, tymosja, regjia në uthull, tharja e ushqimeve dhe ekspozimi i tyre dhe i veshjeve ndaj dritës së diellt ishin praktika mjaft të përhapura në kohët e lashta.

Egjiptianët tregojnë një sofistikim të veçantë dhe të kuptuar të dekompozimit (prishjes), saqë arritën të krijonin metoda si balsamimi apo mumifikimi i trupave. Egjiptianët kryenin edhe filtrimin e veës dhe ujit.

Grekët e lashtë dhe Romakët, digjnin veshjet dhe trupat gjatë epidemive, dhe ujin e mbanin në enë bakri apo argjendi.

Ushtria e Aleksandrit të Madh zjente ujin që pinte dhe digjnin mbetjet. Djegia e squfurit për të tymosur shtëpitë dhe lyerja e trupit me squfur datojnë, edhe këto, në këtë periudhë.

Gjatë epidemisë së madhe të Murtajës në Mesjetë, ishte e zakonshme djegia e trupave në gropa masive, djegia e veshjeve të viktimave të murtajës dhe ndezja e drurëve aromatikë në shtëpitë e të sëmurëve me besimin se  tymrat do të luftonin sëmundjen.

Në kërkimin e dëshpëruar për njëfarësoj mbrojtjeje, të mbijetuarit vishnin roba të veçanta dhe i lyenin trupat e tyre me barëra, parfume dhe uthull.

Këto përpjekje duken arkaike (të lashtuara), por sot duket se ndonjë efekt e kanë patur. Djegia e drurëve lëshon formaldeid i cili mund të ketë vepruar si disinfektant; barërat, parfumet dhe uthulla përmbajnë substanca antimikrobike. Pra çdonjëra nga këto metoda të hershme, edhe pse të papërpunuara, shpuri në ndërtimin e themeleve të kontrollit mikrobik që ekziston (edhe) sot.

© Rinstinkt, 2012

—————————————————————————————-