Çfarë është hemoglobina e glukozuar/glikuar HbA1c?

Çfarë është hemoglobina e glukozuar/glikuar HbA1c dhe për çfarë përdoret?

Hemoglobina e glukozuar nuk është gjë jetër veçse një formë e hemoglobinës tek e cila janë lidhur, nëpërmjetë një reaksioni jo-enzimatik, disa molekula glukozi (sheqeri).

Kjo llojë hemoglobine përdoret kryesisht në analizat e laboratorit për pacientët që vuajnë nga diabeti për të identifikuar përqëndrimin plazmatik mesatar të glukozit (sheqerit) në një periudhë kohore afat mesme, si psh në një hark disa mujor.

hemoglobina-e-glikuarËshtë e rëndësishme të theksohet se reaksioni është jo-enzimatik, që do të thotë se shtimi i molekulave të glukozit tek ato të hemoglobinës nuk varet nga enzima. Nëse ky reaksion do qe enzimatik vlerat e HbA1c-së do të ndikoheshin fortësisht nga niveli i enzimës, dhe kjo do ta bënte një matës jo të mirë të nivelit të sheqerit në gjak (meqë do të ishte një parametër që varet nga një ndryshore tjetër – enzima).

Tek individët që statistikisht konsiderohen të shëndetshëm vlerat e hemoglobinës së glikuar/glukozuar shkojnë nga 4% deri në 6%. Nga 6 deri në 7% tentohen të mbahen vlerat e pacientëve që vuajnë nga diabeti.
American Diabetes Association që prej vitit 2010 ka shtuar vlerën e HbA1c ≥ 6.5% si një kriter shtesë për të bërë diagnozën klinike të diabetit mellit.

Hemoglobina e glikuar/glikozuar matet për të diagnostikuar, kontrolluar dhe monitoruar pacientët që dyshohen apo dihet që vuajnë nga diabeti. Përdoret edhe për të bërë njëfarë prognose të sëmundjes diabetike.

Reklama