Epidemiologji – Masa asociacioni të përdorura në epidemiologji

Masa asociacioni të përdorura në epidemiologji

Me asociacion kuptohet grada e varësisë tratistike mes dy ndryshoreve (variablave). Asociacioni mund të jetë ekzistojë dhe të jetë pozitiv ose negativ ose mund të mos jetë i pfanishëm fare.

Masat me anë të cilave vlerësohet asociacioni mes ndryshoreve janë: Risku Relativ, Risku i Atribuar dhe Odds Ratio.

Risku relativ (RR) – shpreh rëndësisnë e një asociacioni mes ekspozimit dhe sëmundjes, dhe tregon probablitetin për të zhvilluar sëmundjen mes subjekteve të ekspozuar përkundrejt atyre jo të ekspozuar.

Risk Ratio – është raporti mes incidencave kumulative, ose thënë ndryshe raporti mes risqeve. Pra raporti mes incidencës së sëmundjes tek të ekspozuarit dhe incidencës së sëmundjes tek jo të ekspozuarit.
Pamje ekuacioni

Rate Ratio (RR) – raporti mes dendësive të incidencës, apo thënë ndryshe raporti mes normave. Rate ratio ka të bëjë me raportin mes normës së incidencës (I-PY) të sëmundjes së të ekspozuarve me normën e incidencës së sëmundjes mes jo të ekpozuarve.
Pamje ekuacioni

Risku i Atribuar (RA) – është diferenca mes incidencës tek të ekspozuarit dhe incidencës tek jo të ekspozuarit. Risku i atribuar shpreh numrin e rasteveve mes të ekspozuarve që mund të shpëtohet nëse do të eliminohej ekspozimi. (RA=Ie–I0).
Në pjesën më të madhe të studimeve C-C (rast-kontroll) RA nuk mund të llogaritet sepse incidencat e sëmundjes mes të ekspozuarve dhe jo të ekspozuarve nuk janë disponibël.

Odds Ratio (OR) – është i barabartë me raportin mes propabilitetit të ekspozimit mes rasteve (të sëmurët) dhe propabilitetit të ekspozimit mes kontrolleve.
Odds Ratio përdoret në studimet e tipit retrospektivë (rast-kontroll: case-controll) ku nuk është e nevojshme mbledhja e të dhënave në kohë, e kështu kalkulimi është i pavarur nga faktori kohëzgjatje.
në studimet prospektive, për të njëjtin qëllim, përdoret kalkulimi i Riskut Relativ (RR).

Shënim: për vlerësimin e masës së asociacionit:

  • RR apo OR = 1 – nuk ka asociacion.
  • RR apo OR > 1 – asociacion pozitiv.
  • RR apo OR < 1 – asociacion negativ.

© Rinstinkt, mbi tekstin

————————————————————————————————-

Reklama

Epidemiologji – Masat e shpeshtisë (frekuencës)

Masat e shpeshtisë (frekuencës) në epidemiologji

Frekuenca (shpeshtia) dhe nurmi i ngjarjeve/eventeve mund të përshkruhet nëpërmjet modaliteteve të ndryshme. Ndër to janë: nurmi i ngjarjeve, raporti, proporcioni dhe norma.

Numri i ngjarjeve (ndodhive) – është sinonim i frekuencës/shpeshtisë absolute (raste sëmundje; raste vdekje). Kjo masë asociacioni nuk u përgjigjet kërkesave epidemiologjike me qenë se vetëm numri i ndodhive nuk jep të dhëna të veçanta nëse nuk raportohet me përmasat e popullatës së cilës i referohen.

Raporti – është masa bazë e shpeshtisë (frekuencës) që përdoret për të vendosur një lidhje mes numrit të rasteve të sëmundjes, apo një ndodhie tjetër, me popullatën që ka prodhuar këto raste.
Raporti është një marrëdhënie mes dy madhësive të pavarura. Pra, ku numëruesi është i pavarur nga emëruesi (për shembull raporti meshkuj/femra).

Thënë ndryshe: raporti është një thyesë në të cilën numëruesi nuk përfshihet në emërues (A/B)

Proporcioni – proporcioni është sinonim i frekuencës/shpeshtisë relative. Proporcioni është një raport në të cilin numëruesi është i përfshirë tek emëruesi. Rezultati i proporcionit merr vlera nga 0 tek 1 (0-100%). (Për shembull, proporcioni individë të infektuar/popullata totale.)

Proporcioni përdoret për të përcaktuar shpeshtinë relative të një fenomeni shëndetësor (% e individëve të prekur nga hipertensioni në një popullatë). Apo për të vlerësuar shpeshtinë në popullatë të subjekteve që zotërojnë një karakterstikë të caktuar (% e meshkujve apo femrave).

Thënë ndryshe: proporcioni është një thyesë në të cilën numëruesi përfshihet në emërues A/A+B

Norma – është një masë shpeshtie (frekuence) që fut ndryshoren “kohë”, si një ndër karakteristikat thelbësore të studimeve epidemiologjike. Pra norma i referohet ngjarjeve (eventeve) që zhvillohen në popullatën në studim gjatë një periudhe kohore të përcaktuar (t0-t1).
Pra, përsëris, nuk është një proporcioni i thjeshtë si: individë të sëmurë/popullata totale.
Në rastin e normës, për të thjeshtuar llogaritjet dhe nxjerrjen e përfundimeve në emërues përdoret e njëjta njësi popullate. (Për shembull: nr rastesh të reja/100.000/vit.)

Thënë ndryshe: norma është një matje dinamike. Norma përfaqëson variacionin e një madhësie në raport me variacionin unitar të një madhësie tjetër (koha) A/(A+B)*kohë

Rinstinkt, mbi tekstin

—————————————————————————————

Koncepte epidemiologjie – Pak histori mbi epidemiologjinë

Koncepte epidemiologjie – Pak histori mbi epidemiologjinë

“While the individual man is an insoluble puzzle, in the aggregate he becomes a mathematical certainty.
You can, for example, never foretell what any one man will do, but you can say with precision what an average number will be up to.”

A. Conan Doyle, Sherlock Holmes: The Sign of Four

Pak histori

Termi epidemiologji vjen nga bashkimi i tre gjalëve të gjuhës greke: Epi, demos dhe logos. Kur flitet për epidemiologjinë në shumicën e njerzve sillet ndër mend pamja e epidemive nga agjentë infektivë. Kjo gjë i detyrohet kontekstit në të cilën u zhvillua disiplina, në Anglinë e shekullit të 19-të.

Gjithsesi sot epidemiologjia edhe pse merret ende me sëmundjet infektive e ka shtrirë fushën e vet të interesit në studimin e fenomeneve shëndet-sëmundje në popullatë.

Në lashtësi masat e shëndetit publik merreshin vetëm mbi bazën e vëzhgimeve të shpeshtisë së sëmundjeve të caktuara në grupe të caktuar individësh. Kujtoj izolimin e lebrozëve, ndalimin e ngrënies së mishit të derrit, dhe ligjet kundër martesës mes individëve të të njëjtit gjak.

Në shekullin e 18 D.C. Lind përshkruan sëmundjen e skorbutit, dhe zhviillimin e tij në raport me kushtet ambientale dhe ushqimore, duke demonstruar se si ishte e mundur të parandalohej duke i shtuar dietës portokalle dhe limona (i pari trial).

Është e famshme edhe puna e Snow-t, në shekullin e 19, i cili realizoi studime mbi përhapjen e infeksionit të kolerës, duke hipotizuar se ishte uji i ndotur shkaku i epidemive.

Si vazhdim të këtij postimi fillestar mbi “disa koncepte epidemiologjie” do të këshilloja këto dy shkrime, të botuara kohë më parë (kliko përsipër):

Rinstinkt

—————————————————————————————