Vreri / Sekretimi i vrerit

Vreri

Skemë ilustruese e fshikëzës së tëmblit (prerje tërthore) dhe e duodenumit.

Skemë ilustruese e fshikëzës së tëmblit (prerje tërthore) dhe e duodenumit.

Vreri është një lëng me natyrë alkaline, me ngjyrë jeshile në të kaftë, që prodhohet nga qeliza te mëlçisë, pra nga mëlçia. Vreri së pari ka funksionin e largimit të papastërtive të prodhuara gjatë proceseve metabolike në organin e mëlçisë. Mëlçia anatomikisht gjendet nën diafragmë, pra në zgavrën abdominale, dhe projetktohet në sipërfaqe kryesisht në hipokondriumin e djathtë.

Një funksion tjetër i rëndësishëm i vrerit është ai i ndihmesës në thyerjen e acideve lyrorë në zorrën e hollë duke mundësuar tretjen dhe thithjen e tyre.

Ndër produktet e mbetjes së proceseve metabolike, në vrer, gjenden edhe bilirubina dhe biliverdina, që janë pigmentet që i japin ngjyrën karakteristike lëngut të vrerit. Ndërsa kripërat e vrerit/”kripërat biliare”, janë ato që ndihmojnë në thyerjen dhe thithjen e mëpasshme të lyrave. në vrer gjendet edhe një sasi e caktuar kolesteroli – që duke kaluar një masë të caktuar mund të shkaktojë probleme, si gurët në fshikëzën e tëmthit.

Fshikëza e tëmthit është në fakt organi ku rezervohet vreri pasi është sekretuar nga hepatocitët. Fillimisht kalon në duktet e vrerit, mëpastaj në dukte me diametër gjithnjë e më të madh deri sa kalonë në duktin hepatik të përbashkët i cili më tej duke u bashkaur me duktin cistik formon duktin vreror të përbashkët. Dukti cistik është dukti (tubthi) në të cilin kalon vreri për t’u futur dhe për të dalë nga fshikëza e tëmblit.
Pra funksioni i fshikëzës së tëmblit është ai i rezervimit dhe i përqëndrimit të vrerit, meqë nga ky largohet vazhdimisht ujë.

Pas një vakti tkurrja e fshikëzës së tëmblit bën që vreri të dali prej saj dhe nëpërmjet dukteve të derdhet në duodenum, ku edhe kalon ushqimi. Duodenumi është fragmenti i parë i zorrës së hollë.

Pjesa më e madhe e kripërave të gjendura në vrer rithithen nga zorrët dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë sërisht në mëlçi e mëpastaj sërisht në fshikëzën e tëmblit. Nga ana tjetër pigmetet biliare pjesërisht shkojnë dhe ekskretohen nëpërmjet urinës dhe pjesërisht qëndrojnë në lumenin e zorrëve duke u jashtëqitur së fashku me mbetjet fekale. Në të dyja rastet pigmentet biliare janë ato që u japin edhe ngjyrë këtyre materialeve të ekskretuara.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

 ————————————————————————————

Ateroskleroza; procesi aterosklerotik

Ateroskleroza

Ateroskleroza është një çrregullimi i enëve të gjakut i karakterizuar nga dëmtime intimale (të shtresës intime) të quajtura ateroma, apo pllaka ateromatoze, apo fibroadipoze. Me kalimin e kohës këto pllaka ateromatoze zmadhohen derisa ushtrojnë një fryrje në murin e enës së gjakut e cila zgjatet/ekspozohet në lumenin enëzor.

Ateroma apo pllaka ateromatoze përbëhet nga një bërthamë e qullët (e butë), e verdhemë, prej lipidesh, kryesisht kolesterol dhe estere kolesteroli, e veshur nga një kapuç indi fibroz të fortë, me ngjyrë të bardheme.

Ateroskleroza është shkaku kryesor i IHD, sëmundjes iskemike të zemrës.

Ilustrim i lumenit të enëve të gjakut të ngushtuara për shkak të procesit aterosklerotik. (Netter)

Ilustrim i lumenit të enëve të gjakut të ngushtuara për shkak të procesit aterosklerotik. (Netter)

 

Cilët janë faktorët e rriskut për IHD-në?

Faktorët e rriskut ndahen në faktorë kushtetues të individit, e që janë të patjetërsueshëm apo më mirë të them të pamodifikueshëm, dhe faktorë rrisku të ndryshueshëm/modifikueshëm.

Tek faktorët e rriskut kushtetues bëjnë pjesë mosha, seksi i individit dhe faktorë gjenetikë, që me përkufizim janë të natyrës familjare, pra të trashëgueshëm.

Tek faktorët e rriskut të modifikueshëm bëjnë pjesë: 1) hiperlipid’hemia, hiperkolesterolhemia 2) hipertensioni: i cili i vetëm e rrit rrezikun për IHD me rreth 60% 3) tymi i cigareve 4) diabeti mellit: shkakton hiperkolesterolhemi. Incidenca e IHD-së tek subjektet me diabet është dy herë më e lartë nga ajo e subjekteve jo diabetikë.

Infiamacioni – infiamacioni është i pranishëm në të gjitha fazat e procesit aterosklerotik dhe është ngushtësisht i lidhur me formimin dhe prishjen e mëpasshme të pllakës aterosklerotike.

Hiperhomocisteinhemia – është demonstruar një lidhje e fortë mes niveleve totale të homocisteinës në serum dhe arteriopatisë koronare, arteriopative periferike, iktusit dhe trombozës venoze.

 

Patogjeneza e aterosklerozës

Për të shpjeguar procesin patogjenetik të aterisklerozës është ndërtuar hipoteza e reaksionit ndaj dëmtimit. Ateroskleroza konsiderohet si një përgjigjje infiamatore kronike dhe riparuese e murit arterioz, së bashku me një dëmtim mbi endotelin enëzor (qelizat endoteliale).
Progresioni i dëmtimit të murit enëzor arterioz ndodh nëpërmejt ndërveprimeve të vazhdueshme mes lipoproteinave të modifikuara, makrofagëve me prejardhje nga monocitët qarkullues, linfociteve T dhe përbërsve normalë të murit arterioz.

 

Eventet patologjike të aterosklerozës

  • Dëmi endotelial – rritje e përshkueshmërisë vaskulare; rritje e adezivitetit mes leukociteve dhe qelizave endoteliale, trombozë.
  • Grumbullim lipoproteinash në murin enëzor – LDL dhe forma të oksiduara lipidesh.
  • Adezioni i monocitëve në murin enëzor – transformimi i monocitëve në qeliza shkumëzore (marrin këtë emër sepse makrofagët duke gëlltitur lipide marrin një aspakt prej shkume).
  • Adezion piastrinash (pllakëzash të gjakut)
  • Lirim i faktorësh të ndryshëm – nga pllakëzat e aktivizuara, nga makorfagët. Ndjek reklutimi i qelizave muskulore të lëmuara.
  • Proliferim i qelizave muskulore të lëmuara – prodhim i matriksit ekstra qelizor ECM (extra cellular matrix).
  • Akumulim i lipideve – në brendësi që qelizave të ndryshme dhe në hapësirën jashtë qelizore.

 

Dëmi endotelial

Dëmi endotelial përfaqëson thelpin e hipotezës të reaksionit ndaj dëmtimit endotelial.

Disfunksioni endotelial qëndron në bazë të aterosklerozës njerëzore. Ndodh një rritje e përshkueshmërisë së qelizës endoteliale, një rritje e adezionit leukocitar, dhe gjithashtu ndryshime në shprehjen e gjeneve.

Alteracionet hemodinamike – pllakat aterosklerotike kanë tendencën që të zhvillohen, para së gjithash, në përkatësi të ngushtesave të enëve të gjakut, në rajonet e degëzimit dhe gjatë murit tëpasëm të aortës abdominale ku ekzistojnë kushte të tjetërsuara të fluksit.

 

Hiperkolesterol’hemia

Lipidet – procesi aterosklerotik shoqërohet nga një rritje e niveleve të lipideve në gjak, në veçannti e kolesterolit LDL, e bashkëshoqëruuar me zvogëlim të niveleve të kolesterolit HDL. Lipoproteinat grumbullohen në brendësi të shtresës intime. Më pas lipidet oksidihen nga aksioni i radikalëve të lirë të oksigjenit (ROS) të prodhuar nga makrofagët dhe qelizat endoteliale në nivel lokal.

LDL-të e oksiduara gëlltiten nga makrofagët mëpërmjet receptorëve scavenger, që janë të ndryshëm nga receptorët për LDL-të. Kështu duke gëlltitur sasi të mëdha të lipideve makrofagët shndërrohen në qeliza shkumëzore.

 

Infiamacioni

Në fazat e para të aterosklerozës qelizat endoteliale arterioze që kanë një çrregullim të aktivitetit të vet shprehin molekula adezioni që favorizojnë pikërisht adezionin/ngjitjen e leukociteve (qelizave të bardha të gjakut) nëpërmjet VCAM-1.

Më pas, leukocitet migrojnë në shtresën intime nën influencën e kemokinave të prodhuara ne nivel lokal.

Ndërkohë monocitet transformohen ne makrofage, siç e përshkruam më sipër, dhe transformohen ne qeliza shkomëzore. Makrofagët prodhojnë edhe ROS pë përkeqësojnë oksidimin e LDL-ve, e gjithashtu prodhojnë edhe faktorë rritje që kontribuojnë në proliferimin e qelizave muskulore të lëmuara.

Linfocitet T, apo qelizat imunitare T, të aktivizuara dhe që gjenden në vendin e dëmtimit intimal prodhojnë citokina infiamatore, si IFN-gamma, të cilat mund të stimulojnë makrofagët, qelizat endoteliale dhe qelizat muskulore të lëmuara.

 

Proliferimi i qelizave muskulore të lëmuara

Gjatë procesit aterosklerotik kronik ndodh edhe një rritje e qelizave muskulore të lëmuara të murit të enës së gjakut. Tek proliferimi i këtyre qelizave muskulore ndikojnë faktorë rritjeje si PDGF, FGF, TGF-alfa.

Qelizat muskulore të lëmuara sintetizojnë matriks jashtë qelizor, mbi të gjitha kolagjen që stabilizon pllakën aterosklerotike duke e bërë atë të qëndrueshme. Nga ana tjetër, qelizat infiamatore shkaktojnë apo mund të shkaktojnë një metabolizim të matriksit jashtë qelizor -ECM- duke e bërë pllakën aterosklerotike të pa qëndrueshme.

 

© Rinstinkt, mbi tekstin, 2014

————————————————————————–

Mbi sekretimin e vrerit

Sekretimi i vrerit dhe rezervimi i tij në fshikëzën e tëmthit

Hepatocitët – qelizat e mëlçisë – sekretojnë vazhdimisht lëng tëmthi. Prodhimi dhe sekretimi i tij nëpër kanalet e Heringut vartet nga nevojat e organizmit.

Përbërësit e lëngut të tëmthit janë: kriprat biliare, kolesteroli, fosfolipide, pigmente, jone dhe ujë. Lëngu i tëmthit rrjedh nëpër rrugët e tij të transportit ndër parenkimën hepatike dhe falë dukteve përfundon në fshikëzën (qeskën) e vrerit, ku rezervohet. Fshikëza e vrerit është e vendosur në pjesën e poshtëme të organit të mëlçisë.

fshikeza e temthit dhe duodenumiFshika e vrerit përveçse funksion rezervues ka edhe një funksion absorbues, duke thithur një pjesë të mirë të ujit dhe joneve dhe duke përqëndruar kripërat tëmthore.

Kur kimusi mbërrin në zorrën e hollë, sekretohet CCK, pra kolecistokinina. CCK kryen mbi sistemin tëmthor dy veprime të ndryshme por të koordinuara. Stimulon tkurrjen e fshikës së tëmthit dhe relaksimin e muskulaturës së sfinkterit të Oddit, duke shkaktuar rrjedhjen e vrerit të rezervuar në fshikë nga kjo drejtë lumenit të duodenumit (pjesa e parë e zorrës së hollë). Në zorrën e hollë kriprat tëmthore emulsifikojnë dhe tresin lipidet e marra me anë të dietës, në mënyrë që të lehtësojnë aktivitetin enzimatik mbi to.

Kur tretja dhe thithja e lipideve përfundon, kriprat tëmthore riqarkullojnë, pra rikthehen drejtë mëlçisë, nëpërmjet qarkullimit enterohepatik (venës portë). Pra kriprat e vrerit të tëmthit thithen nga zorra e hollë, kalojnë në qarkullimin portal, shkojnë drejtë mëlçisë, dhe ri-kapen nga hepatocitët.

Riqarkullimi i kriprave të tëmthit nëpërmjet qarkullimit enterohepatik, ul kërkesën për sintetizim të kriprave të reja nga ana e hepatocitëve. Kështu mëlçia zëvendëson vetëm një përqindje të vogël të kriprave të lëngut të tëmthit, atë që është ekskretuar me anë të fekaleve.

Rinstinkt 2013

Mëlçia; fiziologjia e mëlçisë

Mëlçia; fiziologjia e mëlçisë

Mëlçia luan një rol thelbësor në metabolizimin e  shumë substancave; kryen, gjithashtu, funksione të rëndësishme biosintetike.

Pamje nga para dhe nga pas e mëlçisë

Pamje nga para dhe nga pas e mëlçisë

Në realizimin e këtyre funksioneve mëlçia favorizohet nga vendndodhja anatomike. Mëlçia është organi i parë që merr nëpërmjet qarkullimit portal, gjakun e pasuruar me elementë ushqyes – kryesisht amoniacide, monosakaride dhe acide lyrorë me varg të shkurtër ose të mesëm. Këto lëndë janë thithur nga tubi tretës dhe transportohen pikërisht drejt mëlçisë nëpërmjet venës portë.

Në mëlçi elementët ushqyes kapen nga hepatocitet dhe mund të metabolizohen, të akumulohen apo të rishpërndahen drejt pjesëve të tjera të trupit – sipas nevojave të organizmit.

Mëlçia ka një qarkullim të brendshëm gjaku karakteristik, kur gjaku venoz i ardhur, siç thamë,nga vena portë, përzihet me gjakun e pasur me oksigjen që transportohet nga arteria hepatike. Gjaku venoz dhe ai arterioz konvergojnë tek njëri-tjetri në shtratin e kapilarëve hepatikë të mëlçisë, ose siç quhen ndryshe sinusoidët.

Tradicionalisht parankima hepatike (e mëlçisë) përshkruhet sikur është e përbërë nga një tërësi njësish poliedrike me seksion ekzagonal, të quajtura lobtha.

Në qendër të çdo lobthi gjendet vena hepatike terminale, ndërsa në periferi të ekzagonit gjendet triadat portale, çdonjëra e përbërë nga vena portale terminale, dhe një ose më shumë komplekse të përbëra nga dukti i vrerit (i tëmblit) dhe arteria hepatike terminale.

Nga sistemi vaskular periferik i lobthit lindin sinusoidet, që duke kaluar përmes hepatocitëve mbërrijnë (derdhen) në venën qëndërlobthore.

Detyra (fisiologjike evolutive) kryesore e mëlçisë është ajo e të furnizuarit të organeve të tjera të turpit në çdo moment me materialin energjitik optimal.

Aftësia e mëlçisë për të akumuluar lëndë ushyese dhe për të moduluar biodisponibilitetin sistemik të tyre rregullohet nga shumë faktorë lokalë dhe nga kërkesat energjitike të organeve të tjera trupore.

Funksioni metabolik hepatik i nënshtrohet një kontrolli të imët kryesisht endokrin (hormonet pankreatike, të mbiveshkores dhe të tiroides).

Mëlçia, duktet intrahepatike, fshikëza e vrerit (tëmblit), stomaku, fillimi i duodenumit dhe pankreasi

Mëlçia, duktet intrahepatike, fshikëza e vrerit (tëmblit), stomaku, fillimi i duodenumit dhe pankreasi

Mëlçia kryen një rol fiziologjik metabolik të rëndësishëm në detoksifikimin dhe ekskretimin e xenobiotikëve, që mund të mbërrijnë në mëlçi nëpërmjet venës portë apo arteries hepatike. Quhen xenobiotikë ato substanca kimike të huaja për organizmin njerëzor dhe për historinë e tij evolutive (si ilaçet, pesticidet, ngjyruesit dhe konservuesit).

Mëlçia siguron sintezën e shumë proteinave plazmatike, dhe nëpërmejt prodhimit të vrerit, lëngut të fshikëzës së tëmblit, ekskretimin e shumë substancave si pigmentet biliare, kolesteroli, ilaçet apo xenobiotikë të tjerë.

Mëlçia, së fundi, luan edhe një funksion endorkin dhe gjatë jetës fetale edhe rol gjakpërftues (hemopoietik).

Rinstinkt 2013

————————————————————————————

Sistemet koordinuese te kafshet dhe njeriu


MESAZHERËT MOLEKULARË – term i përdorur per here te pare me 1902
Hormone– substanca qe sintetizohen ne nje ind te caktuar (sekretohen nga gjendratendokrine) dhe percjellin nje informacion te caktuar; veprojne vetem mbi qelizat shenjë.

Hormone
Nga proteinat (prejardhje nga aminoacidet, polipeptidet, proteinat)
Nga steroidet (Kolesteroli)

Hormonet veprojne:
Ne zhvillimin fizik, mendor dhe seksual
Marrin pjese neprosecet fiziologjike te trupit (sipas nevojave te organizmit)
Kane funksion homeostatik

Mekanizmi i veprimit te hormoneve
Sintezë, sekretim,lirim (ne gjak)
Receptorë specifik qelizorë, që mund te jene receptorë membranorë ose të brendshëm.

Hormone me natyre proteinike
Prohormon (transformim, ndryshim) -> Prehormon (ndryshime) -> Hormon (që lirohet në gjak në sasi të vogël)
Transportimi
I lirë (veprim mbiqelizat shenjë)
Hormon i lidhur me proteinat e plazmës së gjakut


Veshka dhe Mëlçia
Inaktivizojnë hormonet (prishin strukturën e tyre duke i ndarë në nën-pjesë)

Mekanizmi i veprimit te hormoneve
HORMON + qeliza shenjë (me receptorë membranorë ose të brendshëm) ->përgjigje specifike (tejçim informacioni)
Hormon + receptor membranor (proteinë specifike) -> AMPc (adenozinë monofosfat ciklike), që është njëmolekulë e ndërmjetme, pra mesazher dytësor.
AMPcndikon në:
Proceset metabolike ku fuen enzimat, ne aktivizimin ose inaktivizimin e tyre
Aparatin gjenetik (ARN) te vet qelizes shenje duke sjell nje ndryshin te proteines se prodhuar
Ne shpejtesine e transportit membranor (transporti aktiv).


Lajmëtarë të tjerë kimikë

  • Prostaglandinat –sintetizohen duke perdorur si lende e pare lyrat. Derdhen ne lengun nderqelizordhe veprojne lokalisht. Nxisin muskujt e mitrës gjatë lindjes; marrin pjesë nëmekanizmat mbrojtëse të kafshve rruazore; veprojnë mbi muskulaturën e enëve të gjakut.
  • Neurotransmetuesit – lendë që prodhohen në mbaresat nervore; derdhen në hapësirat sinaptike dhe lidhen me receporët membranorë të qelizës tjetërnervore/muskulore duke shkaktuar lindjen e një potenciali të ri veprimi.
  • Oksidi i Azotit (NO) – vepron vetëm për një kohë të shkurtër; vepron si neurotransmetues; prodhohet nga qelizat endoteliale, në këtë rast ndikon në lëshimin e muskujve të lëmuar të enëve të gjakut duke i zgjeruar.
  • Faktorët e rritjes (NGF) – prodhohen nga inde të ndryshme.
  • Ferhomonet