Acetilkolina

Acetilkolina

Acetilkolina është një lloj mjaft i përhapur neurootransmetuesi. (Neurotransmetuesi është një substancë kimike që transmeton mesazhe mes qelizave nervore dhe mes qelizës nervore dhe asaj muskulore.)
Veprimi i acetilkolinës quhet veprim kolinergjik, dhe mund të bllokohet/kundërshtohet nga drogërat antikolinergjike.

Reklama

Materiali më i lehtë në botë – aeroxheli

Materiali më i lehtë në botë

Në Kinë është shpikur materiali më i lehtë në botë. Aq i lehtë saqë mund të mbështetet mbi një fije bari apo mbi bishin e një luleje.

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore :)

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore 🙂

Bëhet fjalë për një aeroxhel, që paraqitet në formën e fletëve të trashësisë së një atomi karboni, të modelueshme në formë dhe përmasa. Fletët e materialit, aeroxhelit, kanë aftësi që të thithin substanca të lëngëta, një sasi deri në 900 herë pesha e vet materialit.

Është një zbulim i rëndësishëm, sepse materiali (më i lehtë në botë) mund të gjej aplikim të shpejtë në fushën ekologjike, për të thithhur ndotësit ambientalë si karburantet.

Shkencëtarët kinezë janë treguar më të aftë se ata të NASA-s; kjo e fundit kishte arritur të prodhonte polimerë shumë të lehtë me një densitet pre 0,24 g/cm^3, ndërsa fletët e karbonit kanë një dëndësi prej 0,16 g/cm^3.

  • Sun, H., Xu, Z., & Gao, C. (2013). Multifunctional, Ultra-Flyweight, Synergistically Assembled Carbon Aerogels Advanced Materials, 25 (18), 2554-2560 DOI:10.1002/adma.201204576

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–

Sjellja anormale e ujit

Pjesa më e madhe e substancave fryhet (bymehet) pak a shumë në mënyrë uniforme me rritjen e temperaturës; kjo deri sa nuk ndodh një kalim gjendeje (faze).

Uji, aq i rëndësishëm për jetën në Tokë, nuk e ndjek këtë sjellje të përbashkët të shumë substancave: nëse uji në temperaturën 0oC ngrohet, ai reduktohet në vëllim deri sa mbërrin në tempereturën 4oC. Sipër temperaturës 4oC uji sillet normalisht, sikundër pjesa më e madhe e substancave, dhe zgjeron vëllimin e vet me rritjen e temperaturës. Uji e ka dendësinë më të madhe pra në temperaturën 4oC.

Kjo sjellje anormale (anomale) e ujit ka një rëndësi të madhe për mbijetesën e specieve/llojeve të gjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë, kur temperaturat rrotullohet rreth dhe nën zero (gradë Celsius).

Dendësia e ujit në varësi të temperaturës

Dendësia e ujit në varësi të temperaturës

Kur uji i një liqeni apo lumi gjendet mbi temperaturën e 4oC dhe fillon të ftohet pas kontaktit me ajrin e ftohtë, uji i sipërfaqes fundoset për shkak të dendësisë më të madhe – sepse siç thashë, në temperaturën 4oC uji ka dendësinë e vet më të madhe – dhe zëvendësohet nga uji që më parë gjendej më në thellësii dhe me temperaturë më të lartë (më i ngrohtë). Kjo përzierje e ujit të sipërfaqes me atë të thellësisë vazhdon deri sa temperatura kompleksive ka mbërritur në 4oC. Kur uji i sipërfaqes ftohet edhe më, mbetet në sipërfaqe sepse ka dendësi më të vogël se uji që gjendet nën të në temperaturën 4oC.

Kështu, uji ngurtësoeht më parë në sipërfaqe, dhe akulli qëndron në sipërfaqe sepse është më pak i dendur se uji në gjenden e lëngët.
Uji i thellë qëndron në temperaturën 4oC derisa i gjithë vëllimi ujor ka ngrirë.

Nëse uji do të sillej si pjesa më e madhe e substancave, që dendësohen kur ftohen(!), uji i thellësisë do të ngrinte më parë e liqenet dhe vëllimet ujore do të ngurtësoheshin më shpejtë, duke qenë se konvecioni do të çonte ujë të ngrohtë në sipërfaqe dhe kjo do të ftohej nga masat e ajrit që qarkullojnë sipër ujit.

Ngrirja e plotë e vëllimit të një liqeni do të shkaktonte një dëm të madh për bimët dhe kafshët e ekosistemit ujor.
Falë sjelljes jo të zakonshme të ujit nën 4oC, sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallë ngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe nga shtresa  e akullit që vepron si izolant për të reduktuar fluksin e ngrohtësisë të ujit drejt ajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtë veçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne mund të mos jetë (ishte) e mundur.

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

—————————————————-

Enzimat si leva biokimike

Enzimat si leva biokimike

Popla dhe energjia e aktivizimit

Një analogji do të më lejoji që të ravijëzoj marrëdhënien mes enzimave dhe energjisë së aktivizimit. Një popël e madhe që qëndron në paqëndrueshmëri buzë një gremine (në zgrip) përmban goxha energji potenciale, por nuk ka për të rënë poshtë duke lëshuar energjinë e vet derisa diçka ta ngacmojë. Mund të ngacmohet vetvetisht ndërsa shkëmbi nën të gërryhet, por kjo mund të ndodh në një kohë mjaftë të gjatë. Lëvizja e poplës me anë të një qysqie do ta rrëzonte atë poshtë, përgjat faqes së greminës, e drejtuar nga momenti i vet.

Nëse e lidhim këtë analogji me kimikatet, substancat reaguese (reaktantët) janë popla në majë të greminës, energjia e aktivizimit është energjia e nevojshme për të lëvizur poplën, enzima është leva (qysqia, llozi), dhe produkti i reaksionit është popla në rrëzë (bazë) të greminës.

Sikundër leva (qysqia), enzima bën të mundur që një reaksion i caktuar të ndodh më shpejtë duke kaluar sipër “pengesës” energjetike. Edhe pse kjo analogji e ilustron konkretësisht konceptin e energjisë së aktivizimit, është në fund të fundit me një cen (të metë); në atë që enzima ndryshe nga njeriu që përdor qysqinë, duke shtuar energji në sistem, nuk shton asnjë lloj energjie në sistem.

Ky fenomen mund të përfaqësohet me anë të një grafiku, nëpërmjet enegjisë së reaksionit dhe drejtimit të reaksionit. Lakoreja e reaksionit tregohet në grafik.

grafik energjia e aktivizimit

Grafik mbi energjinë e aktivizimit të një reaksioni model

Reaktantët (reaguesit) duhet të mbikalojnë energjinë e aktivizimit (Eact) që reaksioni të mund të vazhdojë. Kur është i pranishëm një katalizator, ai zvogëlon energjinë e aktivizimit (Eact). Këtë e bën duke u dhënë reaktantëve një rrugëkalim të ndryshëm, alternativ, që kërkon më pak energji, për të mbërritur në gjendej përfundimtare. Vini re se produktet përfundimtare kanë (apo mbërrijnë), në fund, të njëjtën gjendje energjitike, pavarësisht përdorimit ose jo të enzimës.

 

© Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————–

Elementët dyatomik

Elementët dyatomik

Vihet re se hidrogjeni, oksigjeni, azoti, klori dhe jodi shënohen zakonisht me një 2, të poshtëshënuar – H2 apo O2. Këta elementë janë dyatomik (dy atome), që do të thotë se janë elementë në gjendje të pastër, ekzistojnë në çifte sikundër edhe si atome të thjeshtë. Në çdo rast këta elementë janë më të qëndrueshëm kur janë dyatomik sesa kur janë atome të vetëm. Kjo sepse atomet janë të lidhur me lidhje kovalente. Arsyeja se pse ndodh kjo lidhje kovalente shpjegohet me anë të valencës. Elektronet e jashtme janë në konfiguracion për të mbushur plotësisht shtresën e jashtme të të dy atomeve kur lidhen me njëri-tjetrin.