Veshi dhe dëgjimi

Veshi dhe dëgjimi

Tingulli udhëton me anë të valëve të padukshme nëpër ajër. Madhësia e një vale tingulli (zëri, zhurme) matet me decibel (dB). Tingulli më i qetë (më i ulët) që mund të dëgjojë (perceptojë) veshi i njeriut është rreth 10 dB, i fortë sa frymëmarrja e një personi. Tingujt (zhurmat) me nivel mbi 100dB, siç janë goditjet e çekiçit pneumatik apo muzika e fortë, mund të dëmtojnë strukturat e brishta që gjenden në veshët tanë.

Si është i mundur dëgjimi?

Valët e tingullit hyjnë në vesh nëpërmjet vrimës së veshit. Tingulli kalon nëpër kanalin e veshit të jashtëm. Valët e tingullit arrijnë tek daullja dhe bëjnë që ajo të dridhet (të vibrojë). Daullja e veshit i kalon dridhjet (vibraciionet) tek tre kocka të vogla, çekiçi kudhra dhe yzengjia. Tingulli (në formë dridhjeje, vibracioni) hyn në kërmillin sipral të mbushur me lëng. Qime të vogla, mikroskopike, që lëvizin brenda kërmillit të veshit si pasojë e lëvizjes së lëngut, e dërgojnë sinjalin (tanimë elektrik) në tru, nëpërmjet nervit dëgjimor.

Fakte të balancës (ekuilibrit)

Kanale gjysmëqarkore

Brenda veshit tuaj gjenden tre kanale gjysmëqarkore që kontrollojnë ndjenjën e balancës.këto qarqe lëng-mbushura janë të vendosura ndaj njëra-tjetrës sipas një këndi të caktuar. Ndërsa koka juaj lëviz, lëngu brenda kaneleve gjysmërethore lëviz duke ngacmuar disa qime të holla, të vogla, mikroskopike. Sinjale të lindura nga ngacmimi i këtyre qimeve, shkojnë në tru nëpërmjet nervit të ekuilibrit, dhe i tregojnë atij se në çilën mënyrë e keni të pozicionuar kokën, apo se në cilin drejtim po lëvizni.

Reklama