Klerokineza – një lloj i ri ndarje qelizore

Klerokineza

klerokinezaNë laboratorët e Universitetit të Wisconsin-it është bërë një zbulim i rëndësishëm në fushën e biologjisë. Mark Burkard & kollegë, vëzhguan një lloj ndarjeje qelizore (ose më mirë të them, një stad të ndarjes qelizore) të paparë më përpara; i pahasur më parë.

Zbulimi u bë publik më 17 dhjetor (2012) me rastin e kongresit vjetor të American Society of Cell Biology (Shoqata Amerikane e Biologjisë Qelizore).

Zbulimi u bë nga një grup onkologësh që ishin në kërkim të metodave për luftimin e një tipi kanceri që indukton ndarjen jonormale të qelizave të veta, një gjendje e njohur si poliploidi. Kjo gjëndje haset në rreth 14% të tumoreve (kancereve) të gjoksit dhe në rreth 35% të tumorevepankreasit.

Zbulimi ishte i rastësishëm. Ndodhi në tentativë për të përftuar eksperimentalisht qeliza njerëzore me kromozome të mbinumërt (me më shumë se një komplet kromozomik). Qëllimi ishte ai i riprodhimit të një “kanceri” artificial, mbi të cilin të kryheshin eksperimente të tjera për të kërkuar terapi të reja.

Disa qeliza epiteliale të retinës (rrjetëzës), u detyruan të ndërmerrnin rrugëtimin e ndarjes mitotike (ndarja qelizore më banale, e zakonshme), por duke inhibuar procesin e kariokinezës, që normalisht mundëson ndarjen e dy qelizave bija; pra ndarjen e citoplazmave të tyre.

Kështu qelizat e përftuara përmbanin secila nga dy bërthama, pra me dyfishim të numrit të të gjithë kromozomeve (set të dyfishtë të kromozomeve).

Tani vjen pjesa interesante, sepse Burkard & kolegë mendonin se kishin përftuar qeliza jonormale, me pjesën më të madhe të funksioneve biologjike të korruptuara dhe paaftësi për të vazhduar drejt një ndarjeje normale qelizore: pra njëfarë grupi qelizash tumorale. Pra, sikundër parashikon(te) teoria e Theodor Boveri-së.

Por, papritmas, disa qeliza filluan të sillen ndryshe nga sa pritej, duke i lënë shkencëtarët me gisht në gojë. Një e treta e qelizave filloi të ndahej në qeliza bija, pa nevojën (pa praninë) e proteinave që normalisht janë të nevojshme për ndarjen e membranës plazmatike së qelizës mëmë, gjatë citokinezës.

U desh pak kohë për t’u bindur për atë ç’ka po shihnim, sepse nuk ishte përshkruar në asnjë tekst – deklaroi Burkard – dhe në fund konkluduam se po vëzhgonim një tip të ti ndarjeje qelizore”.

Hipoteza është se, qelizat e përdorin këtë mekanizëm si strategji natyrore “back-up-i” që parandalon formimin e tumoreve në rast të keqfunksionimit mitotik. Kërkuesit i dhanë këtij procesi emrin “klerokinezë” (klerokineza).

Klerokineza është një mekanizëm primitiv ndarjeje qelizore që duket se është ruajtur (konservuar) edhe tek njeriu, duke qenë se të tilla ndarje qelizore ishin vëzhguar, deri më sot, vetëm tek disa organizma primitivë.

Këtu gjendet një video e procesit – SPOONFUL OF MEDICINE.

Shpresa është që zbulimi të mos shërbejë vetëm për rishkrimin e teksteve të biologjisë por të ndihmojë edhe në të kuptuarit se si mund të parandalohen tumoret në të ardhmen.

 

Rinstinkt 2012

———————————————————————————-

Reklama

Imazheri: Radiografia

Radiografia

Procedura: një tufe e vetme me rreze-x kalon nëpër trup, duke prodhuar një pamje te strukturave te brendshme ne një film te ndjeshem ndaj rrezeve-x. Pamja dypermasore qe rezulton është një radiografi, e quajtur edhe rreze-x.

 

Pamje ballore e një radiografie të kraharorit

Radiografite janë relativisht te lira, te shpejta, dhe te thjeshtapër t’u bërë; zakonisht japin majftueshem informacion për diagnoze. Rrezet xnuk kalojne me aq thjeshtesi nëpër strukturat me dendesi te lartë, kështuqë kockatduken e bardha. Strukturat zgavrore, boshe, sikundër mushkëritë shfaqen teerreta, te zeza. Strukturat me dendesi te ndermjetme, si lekura, dhjami dhe muskujt, shfaqen ne nuanca te gri-së.

Rrezet x perdoren ne doza me te vogla kur ekzaminohen inde tebute, si gjoksi (mamografia) dhe kur duhet te percaktohet dendesia e kockave (densiometrie kockave).

Mamografi e gjoksit të femrës, që tregon një tumor malinj.

Densiometri kockore e shtyllës kurrizore

Është e nevojshme qe te perdoret një substance qe jep kontrast, për te bërë strukturat zgavrore ose te mbushura me leng te dukshme ne radiografi. Rrezet X  i bejne strukturat qe permbajne subsancen qe ofron kontrast te shfaqen te bardha. Substanca mund te futet me injektim, nga goja, ose nga rektusi, ne varesi te strukturave qe duhen pare.

Kontrasti me rreze x perdoret për te marre pamje nga enet e gjakut (angjiografi), te sistemit urinar (urografi intravenoze),  dhe te traktit gastrointestinal (kontrast rrezesh x me Barium).

Angjiogram i një arterie koronare (të zemrës)

 

 

——————————————————————–

 

 

Kanceri i gjoksit

Kanceri i gjoksit

Kancerii gjoksit është tipi i kancerit qe prek me shumë femrat. Është një nga shkaqet kryesore te vdekjes se grave (nga kanceri), menjehere pas kancerit të mushkërive. Me shumë se 40000 gra vdesin çdo vit nga kanceri i gjoksit vetëm ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Faktorët e riskut  për kancerin e gjoksit janë: mbipesha (veçanërisht pas menopauzes), përdorimi i alkoolit (me shumë se dy pije ne dite), dhe mungesa e ushtrimit fizik.

Disa studime tregojne se, edhe pirja e duhanit është një faktor risku për kancerin e gjoksit. Femrat me histori familjare te afert me kancerin e gjoksit, pra ato që kanë patur të afërm me këtë lloj tumori, jane ne risk me te lartë. 10% i rasteve te kancerit te gjoksit ka prejardhje familjare (apo gjenetike), dhe rreth gjysma e ketyre pacienteve kanë mutacione ne një gjen supresor tumoral, BRCA1 ose BRCA2. Kur produkti proteinik normal i gjenit BRCA1 fosforilohet nga një proteinë-kinazë specifike, ai ndervepron me produktin proteinik normal te gjenit BRCA2 dhe disa përbërës te tjere për te riparuar demtimet e ADN-së.

Rreth 50% e kancereve e gjoksit e kanë zanafillen ne kuadrantin e sipërm, te jashtem te gjoksit. Ndersa tumori malinj rritet, ai mund te aderojë ne indin e thelle (tekafazit) te kraharorit. Ndonjehere ai, tumori, zjgerohet deri ne lekure duke krijuar nje gungë ose depresion (thellim).

Zakonisht,kanceri perhapet deri ne sistemin limfatik. Rreth dy të tretat e kancereve te gjoksit, ne kohen qe diagnostikohen për herë te pare, kanë metastazizuar (pra, janë perhapur), tashmë, ne nyjet limfatike.

Kur diagnoza dhe trajtimi fillojnë heret, 86% e pacienteve mbijetojne për (mbi) 5vjet, dhe 65% mbijetojne për (mbi) 20 vjet e me shumë. Pacientet e patrajtuar kanënjë shkalle mbijetese 5 vjetore prej vetëm 20%.

Mastektomia (heqja kirukgjikale e gjoksit) dhe trajtimi me radiacione janë metodat me teperhapura (“te zakonshme”) për trajtimin e kancerit te gjoksit. Lumpektomia (heqja kirurgjikale vetëm e pjeses se prekur nga kanceri) ne koniuksion me  trajtimin me radiacion duket se janë po aq efikase sa edhe mastektomia, ne disa raste.

Kemioterapia është e nevojshme ne parandalimin e metastazave, veçanërisht ne pacientet premenopauzale (qe s’e kanë kaluar ende). Një zhvillim i koheve te fundit netrajtimin e kancerit te gjoksit është përdorimi i modifikuesve te pergjigjeve biologjike, te cilet perfshijne interleukinat dhe kundërtrupat monoklonalë.

Rreth një te tretat e kancereve te gjoksit janë te varur nga estrogjeni; qe do te thotëse, rritja e tyre varet nga estrogjeni qarkullues. Heqja e vezoreve tek pacientet me këtë tumor lehteson simptomat dhe mund te shkaktoje zhdukjen e “semundjes”ne muaj ose edhe vite.

Një perqasje e rëndësishme ka qene ajo e zhvillimit te agjentëve farmakologjikë qe antagonizojnë aksionin e receptorëve te estrogjenit. Një sfide ka qene ajo e inhibimit te estrogjenit ne gjoks (pra, mos qarkullimin e tij ne indet egjoksit), ndersa ne te njëjtën kohe përftimin e beneficeve prej tij ne pjesë te tjera te trupit.

Vetë-egzaminimi, është një nga menyrat me te thjeshta për te bërë një kontroll te gjoksit, dhe vazhdimisht behen fushata për te nxitur dhe edukuar femrat ne kryerjen e këtij kontrolli personal; kryerja e këtij kontrolli dhe kapja sa me pare e kancerit te gjoksiti rrit shumë shancet e kurimit dhe mbijeteses.

Mamografia, qe është njëfare studimi radiografik i indit te butë te gjoksit, është e një ndihmete madhe ne percaktimin e dëmtimeve te vogla qe mund te mos jene të identifikueshme me egzaminimin normal (apo vetë-egzaminimin). Ne mamografi, “dëmtimet” shfaqen ne filmin e rrezeve X si zona me densitet te lartë (shiko figurën).

———————————————————————-