Përballë Europës së ftohtë

Përballë Europës së Ftohtë

Para pak javësh pash filmin Europa Report. Mund të them me plotë gojën se filmi fantastiko shkencor është rikthyer.

Edhe pse Europa është disi larg nga Toka jonë, duket se teorikisht është e eksplorueshme. Gjithsesi aktualisht NASA nuk është se ka ndonjë qëllim eksplorimi apo investimi, duke konsideruar edhe kohët e vështira për ekonominë. Madje është e paqartë edhe koha kur mendohet se do të dërgojmë sërisht njerëz në Hënë, apo ndonjë trup tjetër që hera herës na vërtitet rrotull.

Kështu të përqëndruarit tek fqinji Mars duket një opsion më realist, meqë së fundmi falë makinerive të dërguara atje po mësojmë shumë mbi fiziologjinë e tij, të dikurshme dhe aktuale, duke mbledhur të dhëna të rëndësishme të cilat me shumë gjasa do të shfrytëzohen një të ardhme për qëllime praktike të eksplorimit njerëzor. [referenca mbi ujin dhe relievin e formësuar nga uji]

Parë kohët e vështira, efektet e të cilës ndihen si më sipër, unë e në përjgithësi të gjithë entuziastët e eksplorimeve hapsinore, mendoj, i marrim dozat stimuluese nga filmat fantastiko-shkencorë. Kuptohet që këto rreshta do të jenë për Europën realiste e njëkohësisht të mrekullueshme e, për shembull jo për Gravity-n me imazhet tërheqëse apo Trek-un e militarizuar në maksimum.

Europa Report

Europa Report

Europa Report është një film i gjatë rreth 90 minuta, që ka dalë në vitin 2013. Filmi është drejtuar nga Sebastian Cordero dhe është prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarjet e përshkuara tek /Europa Report janë në thelp ato që përjeton cilido astrunaut tjetër, qoftë edhe ai që qëndron në stacionin hapsinor ndërkombëtar.

Europa Report është perceptuar në formën e një dokumentari i cili ripërmbledh udhëtimin e një grupi austronautësh që vijnë nga kombe/shtete të ndryshme të Tokës; me një mision të përbashkët: eksplorimin e një prej hënave më të mëdha të planetit Jupiter, Europës. Në film tregohet se misioni eksplorues – të cilët, në terma absolutë e jo vetëm relativë, kushtojnë shumë – financohet nga një kompani private.

Gjatë misionit për në Europë, diçka nuk shkon siç duhet, e me këtë në vetëdije, gjatë filmit, pak e nga pak rindërtojmë atë se çfarë ka ndodhur. Nëpërmjet copëzavve të regjistruara nga kamerat e instaluara nëpër këndet e ndryshme të anijes kozmike…

Një gjë kurioze është se, anija kozmike, apo të paktën ambientet ku banon ekuipazhi, gjenden në një strukturë që vjen rrotull një boshti qëndror, me një frekuencë të caktuar, me qëllim induktimin e një force graviteti artificiale (edhe pse nga sa duket nga filmi frekuenca nuk është teorikisht e mjaftueshme – një “gabim” mbi të cilat mund të mbyllet një sy, padyshim).

Siç ndonjë mund ta dijë, uji konsiderohet, nga ne Tokë-centrikët, si një nga elementët thelpësorë për zhvillimin e jetës. E kështu ajo çka mund ta shtyjë njeriun në eksplorimin e trupave të tjerë të sistemit tonë diellor është gjetja e ujit. Europa është plotë me ujë, të ngrirë. Të paktën në sipërfaqe; sepse nën sipërfaqen e mbuluar me akull gjendet një oqean i vërtetë, në gjendje të lëngët e i mbajtur në këtë gjendje që teorikisht mundëson jetën nga aktiviteti vullkanik. Një ambient pra i ngjashëm, nëmos identik me atë të Tokës primitive, të hershme, ku mendohet se lindi jeta apo të përbërësit e saj themelorë, vetëreplikues.

Filmi është interesant, sepse ndër të tjera përshkruan më së miri ndjenjën e vogëlsisë e të parëndësisë që mbivendoset në mendjet e pse jo shpirtrat e individëve, duke e parë Tokën e njëkohësisht veten si një pikë në Sistemin Diellor, e mëpastaj në Univers. Duke qenë “me duar të lidhura” përballë problemeve të vogla të cilat në optikën e milingonës-njeri natyrisht kërkojnë resurse dhe energji të mëdha.

Astronautët përshkruhen siç janë zakonisht: të fortë, kompetentë, individë racionalë, racionalë-emotivë, që dinë të bëjnë zgjedhje të rëndësishme edhe nën presionin e të humburit të jetës së vet, për hir të përparimit të njohurive shkencore. Astrunautët na përshkruhen të gjendur në një peshore, e cila qëndron në balancë mes frikës dhe gëzimit që të jep eksplorimi.

Pjesa më e madhe e filmit zhvillohet brenda anijes kozmike… por nuk mungojnë skenat nga hapsira dhe as ato nga ambientet e mrekulleshme e të akullta të Europës.

Vetë filmin e kam parë në internet, në mënyrë legale, meqë para pak kohësh mu dha rasti të vizitoja një vend Europian ku shkarkimi i filmave është legal, pra.

Për ata që e konsiderojnë veten fansa të vërtetë të fanta-shkencës, do të sugjeroja që ta gjenin filmin në rrjet e ta shikonin. 🙂

Reklama

Astronomi: Asteroidët

Asteroid (planet i vogel). Me këtë emer quhen një mizeri rupash qe vertiten rreth Diellit dippas orbitash te perfshira kryesisht  ndërmjet orbitave te Marsit dhe  te Jupiterit. Quhen gjithashtu edhe planetoidë, por sot kjo fjalë ka marre tjetër kuptim. Janë planete shumë te vegjel. Me i madhi prej tyre, Ceresi, e ka diametrin prej 800 km.

Ne vitin 1772, Johan Bode, duke llogaritur largesine e planeteve te njohur, verejti një farë lidhjeje reciproke  ndërmjet tyre (Rregulli i Bodes) dhe arriti ne përfundimin se  ndërmjet Marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe një planet i  panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Piaci zbuloi një objekt te ngjashem me një yll, qe rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi një planet tjetër te vogle, Pallasin (Palladën). Një vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807 Vesta, dhe pas shumë vje shkeputjeje, me 1845 Astreja, e kështu me radhe. Qe atehere janë zbuluar një numer i madha steroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit 1891, kur u përdor fotografia. Tashmë u janë llogaritur orbitat me shumë se 1700 trupave te tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra mijera, megjithese shumë prej tyre janë teper te vegjel dhe nuk mund te vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit ne orbita qe perfshihen midis atyre te Marsit dhe te Jupiterit. Jashtë qendersia e  mesatare e orbitave te tyre është 0.15, por ka disa perj tyre qe e kalojne mjaft këtë madhesi: kështu asteroidi Albert e ka jashteqendersine 0.54; Hidalgoja 0.65 etj. edhe pjerresia e tyre leviz ne kufij mjaft te gjere, duke filluar nga zeroja e deri ne 43o.

Forca turbullese e Jupiterit ne zonen ku qarkullojne shumica e asteroideve ben edhe ne keta te ndjehet po ai efekt qe ushtron Saturni mbi unazen e vet. Kështu, ne zonen ne fjale verehen breza te zbrazet (intervalet ose dritaret e Kirkvudit, sipas emrit te asronomit qe e zbuloi).

Disa asteroide levizin sipas orbitash qe dalin jashtë kufijve ku shtrihen orbitat e pjeses me te madhe te tyre. Kështu, grupi i Trojanëve leviz ne një orbite qe perputhet me ate te Jupiterit. Orbitat e disa te tjereve, dhkojne akoma me larg. Për shembull, Hidalgoja ka një orbite qe i afrohet Diellit gati sa ç’i afrohet orbita e Marsit, dhe qe largohet pastaj deri ne zonat ku kalon orbita e Saturnit. Asteroide te tjerë futen ne zonat e brendshme te sistemit diellor, duk iu afruar Diellit (ne perihel) me shumë bile se Merkuri (Ikari).

Asteroidet qe u zbuluan te paret u emertuan me amra te marre nga  miologjia si Cerea, Pallada, Vesta, Psikea, Talia etj. Me vone filluan t’u vihen emra te shpikur, edhe  jomitologjike, por gjithmone femërorë, bile edhe kur emri  origjinal ishte mashkullor, atij i ngjitej mbarese femërore.  Asteroidet qe janë e shquar ne ndonjë aspekt, mbajne emra mashkullorel te tille janë Trojanet, Ikari, Hidalgoja (për nder te heroit meksikan Manuel Hidalgo), Eros, Amur e e tjerë. Shumë asteroide emertohen vetëm me numer.

Ne grupin e asteroideve dallohen Ceresi, i cili është me i madhi, me një diametër rreth 770 km. Pas tij vijne Pallasi me rreth 490 km, Vesta me rreth 380 km; rreth 70 asteroide i kanë diametrat mbi 100 km,  ndërsa te tjeret janë me te vegjel. Me te vegjlit qe njihen e kanë diametrin rreth 1 km. Me i ndritshmi nga  të gjithë është Vesta, qe ka një albedo mjaft te lartë dhe mund te arrije (kur ndodhet ne pozicionin me te pershtatshem perkundrejt Dielli dhe Tokes) madhesine e gjashte, pra mund te shihet edhe me sy te lire. Masa e  të gjithë asteroideve te marre se bashku nuk e kalon 1% te mases se Tokës, prandaj, kuptohet vetiu se as me i madhi prej tyre, Ceresi, nuk mund te mbaje rreth vetes kurrfare atmosfere.

Nder asteroidet dallohen disa, orbitat e te cileve futen mjaftt me brendesi te orbites se Marsit dhe i afrohen Tokës ne mënyrë te dukshme.me i famshmi nga keta është Erosi, i zbuluar nga Viti me 1898; ky është një trup në formë te crregullt, si dardhe, me permasa 32 km me 6 km. Ne vitin 1931 ai iu afrua Tokës gjer ne largesine 23 milion km. I njejti afrim ndodhi perseri ne vitin 1957. Ne këtë grup asteroidesh, qe njihen edhe me emrin “Tokëgërryesat”, bejne pjesë edhe: Alberti, qe ka një diametër prej 5 km dhe i afrohet Tokës gjer me 35 milion km. Apoloni, me diametër 35 km dhe afrim maksimal 3 milion km; Adonisi, me diametër 2 km dhe afrim maksimal 1.5 milion km dhe Hermesi, me diametër 1 km dhe afrim maksimal 600 mije km. Afrimi me i madh i Hermesit është ai i vitit 1937, por qe atehere ai nuk është pare me. Pergjithesisht shumë asteroide humbasin, sepse nuk arrihet qe te llogaritet saktë orbita. Kështu ka ndodhur me rreth 8000 asteroide. Duhet thënë se probabiliteti i perplasjes se një aseroidi me token edhe kur ai afrohet mjaft është i paperfillshem.

Për origjinen e asteroideve ka dy hipoteza. Sipas asaj te Olbersit, keta janë formuar nga shkaterrimi i një planeti te madhe qe vertitej rreth Diellit, diku  ndërmjet orbites se Marsit dhe asaj te Jupiterit. Një hipoteze tjetër i nxjerr asteroidet si mbeturina te lendes se pase nga e cila është formuar sistemi yne diellor.