Italia për shkencën

Italia për shkencën 

Studentë universitarë dhe kërkues shkencorë organizuan sot, me paralajmërim disa javor (Faqja që sinjalizonte aktivitetin), një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të Italisë (mbi 15) për “një informim korrekt shkencor”.

Flash mob, shpërndarje informacioni, konferenca dhe debate mbi tema pikante, mbi të cilat prej kohësh qarkullojnë shumë fushata diz-informuese.

Tema si, eksperimentimi me kafshët, studimet mbi OMG (Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht), qelizat staminale (burimore), vaksinat dhe risku apo parashikueshmëria e aktivitetit sizmik.


Fotografitë më sipër, nga studentë dhe kërkues shkencorë në “Piazza di Spagna” në Romë – klikoni për t’i zmadhuar.

(Credit photo: La Repubblica.it)

——————————————–

Kostoja e ambientit

Kostoja e ndotjes – Kostoja e ambientit

Nga të dhënat e fundit të bëra publike nga Eurostati (Environmental taxes account for 6.2% of all revenues from taxes and social contributions in the EU-27), taksat ambientale të paguara nga vendet e Bashkimit Europian, kanë mbërritur në 292 miliard euro, rreth 2,4 % të Produktit të Brendshëm Bruto të komunitetit.

Peshën më të madhe e kanë taksat mbi energjinë, me rreth 75% të totalit, të ndjekura nga ato mbi transportin (21%) dhe nga taksat mbi ndotjen dhe përdorimin e resurseve  (4%).

Ndër vendet europiane që paguajnë më shumë taksa janë, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Franca. Taksimi ambiental në raport me PBB-në e vendeve përkatëse luhatat mes 2 dhe 3%. Më i lartë është në Danimarkë, Vendet e Ulëta dhe në Slloveni ku taksat mbi ambientin shkojnë nga 3,6-4% të Produktit të Brendshëm Bruto.

 

Rinstinkt 2013

—————————————————————————————