Interferoni

Interferoni

Interferon alfa, Interferon beta, Interferon gama - (BDP)

Interferon alfa, Interferon beta, Interferon gama – (BDP)

Qelizat tona kanë disa mbrojtje kundër viruseve. Kur qelizat infektohen ato ndërtojnë enzima që ngadalësojnë sintezën e proteinave, dhe kështu ngadalësojnë rritjen virale. Gjithashtu qelizat e infektuara ndërtojnë proteina (enzima) që  presin ARN-në dy-vargëshe, e cila gjendet kryesisht tek viruset.

Gjithashtu, qelizat e infektuara alarmojnë sistemin imunitar duke sekspozuar pjesë të virusit në sipërfaqen e tyre.

Në rastet më të kqija, qelizat bëjnë një sakrificë të fundit duke shkatërruar veteveten me anë të procesit të apoptozës.

Kuptohet, qelizat tona nuk i bëjnë këto gjera në gjendje normale – këto masa drakonike duhet të fillojnë vetëm kur një qelizë është në rrezik.

Interferoni është një mënyrë me anë të cilës qelizat sinjalizojnë se është koha për të kaluar në gjendjen virus-luftuese.

Alarmi viral

Interferonët sekretohen (tahiten) nga qelizat e infektuara për të lajmëruar fqinjët e tyre, dhe pas stimulimit, edhe qelizat e sistemit imunitar sekretojnë interferon si pjesë të punës së tyre imunitet-mbrojtëse.

Interferonët janë proteina të vogla që lidhen me receptorët mbi sipërfaqen qelizore. Ky sinjal transmetohet mbrenda qelizës (pra në citoplazmë) dhe shpiie në formimin/prodhimin e qindra proteinave të përfshira në mbrojtjen virale.

Nga qelizat tona prodhohen tipe të ndryshëm intereferoni. Interferon alfa dhe interferon beta, shiko figurën, janë tipet më të përhapura, dhe prodhohen nga pjesa më e madhe e llojeve të qelizave, veçanërisht nga ato të sistemit imunitar.

Ata dërgojnë një sinjal të thjeshtë (bazik) për të ndalur rritjen dhe për t’u fokusuar mbi mbrojtjen. Interferon gama, sekretohet kryesisht nga qelizat T, dhe dërgon sinjale që rregullojnë përgjigjen e sistemit imunitar.

Terapi interferoni

Kur u zbulua për herë të parë, interferoni, dukej se do të ishte trajtimi perfekt për infeksionte virale. Duke qenë se ngadalësonte rritjen qelizore, dukej se do të shërbente edhe për të ngadalësuar rritjen e shpejtë të qelizave tumorale (kancerogjene).

Interferonët janë shumë specifikë dhe vetëm interferoni nga qelizat njerëzore apo të primatëve të tjerë është i efektshëm në trajtim.

Kështu, përdorimi i gjerë i tij duhet të priste deri në vitin 1980të, kur metodat e inxhenierisë gjenetike patën progres të mjaftueshëm sa për të mundësuar prodhimin e einterferonit rikombinant.

Sot, interferoni rikombinant, përdoret për të trajtuar hepetitin dhe sëmundje të tjera virale, sklerozën e shumëfishtë, dhe pak tipe kanceri. Gjithsesi, efekti i tij i madh mbi qeliza shkakton efekte anësore të rënda,dhe aktualisht përdoret vetëm në raste specifike.

 

Viruset kundërpërgjigjen

Viruset janë dinakë dhe siç mund të pritet ata kanë evoluar disa mënyra për të luftuar mbrojtjen e realizuar nga trupi me anë të interferonëve.

Viruse të ndryshëm bllokojnë veprimin e interferonëve të ndryshëm, në rrugën ndërmjet fiksimit tek receptorët qelizorë, tek njëpasnjëshmëria e sinjaleve që pasojnë në citoplazmën qelizore, e deri tek mbërritje përfundimtare në bërthamë.

Rinstinkt, përkthyer (përshtatur) nga PDB

——————————————————–

Reklama

Virusi Varicella-zoster (VZV)

Virusi Varicella-zoster (VZV) – Virusi i Lisë

Morfologjia

Virus me mbështjellje, me kapsid ikozahedrik, me diametër 150 deri 200 nm.

Identifikimi

Mjafton vëzhgimi i kuadrit klinik.

Habitati

Njerëzit janë rezervuari i vetëm natyror për virusin që shkakton sëmundjen e lisë.

Faktorët e virulencës

Qëndrimi i fshehtë, veçanërisht në nyje.

Infektimi/sëmundja

Infektimi fillestar me VZV rezulton në sëmundjen e lisë (likardhë apo linë e bardhë), e cila karakterizohet nga dëmtime të shumta e të vogla që mbulohen dhe bien vetë. Rishfaqja e VZV-së pas një periudhe të gjatë fshehtësie – zakonisht disa dekada – rezulton në zoster (herpes zoster), shpërthim i lëkurës i kokalizuar dhe mjaft i dhimbshëm, që zgjat disa muaj.

Kontrolli dhe trajtimi

Me anë të vaksinimit që është i rekomanduar në fëmijëri. Gjithsesi një numër i vogël i fëmijëve të vaksinuar e marrin gjithsesi linë; sëmundja (infektimi) kalon në mënyrë të butë. Për personat mbi 60 vjeç  rekomandohet vaksina (Zostavax) për zosterin. Në raste të rrallapër të luftuar drejtëpërsëdrejti virusin mund të përdoret acikloviri, famicikloviri apo doza të larta interferoni.

 

© mbi tekstin, Rinstinkt 2012