Çfarë duan femrat nga/tek meshkujt, në afatgjatë?

Çfarë duan femrat nga/tek meshkujt, në afatgjatë?

Një pjesë e mirë e njerëzve mburren dhe ndonjëherë duket se janë krenarë sepse mendojnë se ne jemi një specie shumë shumë e evoluar, aq sa magjikisht ndoshta jemi shkëputur prej motorit biologjik/evolutiv që na ka formësuar deri edhe në bërthamën më të thellë të psikologjisë tonë. Por kjo natyrisht nuk ka se si të jetë e vërtetë. Jeni jo në një apo disa, por në të gjitha aspektet më të rëndësishtme, akoma majmunë – sado që kemi disa tipare që na veçojnë – në të tjerat ngjasojmë fort me kafshët e tjera.

Për shembull femra e palloit preferon pallonjë meshkuj me bisht më të zhvilluar, apo femrat e shimpanzeve preferojnë meshkuj të cilët zotërojnë një dominancë shoqërore më të lartë. Në përgjithësi pra, meshkujt dhe femrat e pjesës së stërmadhe të specieve shfaqin përshtatje dhe preferenca të ndryshme në zgjedhjen e partnerëve – të influencuara këto përshtatje dhe preferenca nga presionet selektive natyrore dhe seksuale (ndër-seksuale dhe brenda-seksuale).

Psikologët evolutivë, pra ata që e shikojnë psikologjinë njerëzore nga një perspektivë evolucionare, kanë qenë ndër të parët që kanë propozuar, hetuar dhe konfirmuar se të tilla preferenca (që shpesh janë të ndryshme mes dy sekseve) ekzistojnë edhe tek njerëzit.

Psikologët evolucionistë kanë hipotizuar dhe mëpastaj konfirmuar se femrat e species tonë zotërojnë preferenca specifikisht të dizenjuara nga forcat evolutive për zgjedhjen e partnerëve në afatgjatë; preferenca që i bëjnë femrat të hetojnë për sinjale rreth aftësisë dhe dëshirës apo vullnetit të mashkullit për të kushtuar resurset e tija për femrën dhe pasardhësit e tyre. i ii iii

Kur kërkojnë për një partner afatgjatë femrat shikojnë për sinjale që përfshijnë statusin që ka mashkulli, prestigjin e tij në kulturën lokale, sikundër edhe ambicionin e tij, etikën e punës, inteligjencën, dominancën shoqërore, dhe një moshë më të madhe se të sajën.

Këto shenja apo sinjale përfshijnë statusin që ka mashkulli, prestigjin e tij në kulturën lokale, sikundër edhe ambicionin e tij, etikën e punës, inteligjencën, dominancën shoqërore, maturitetin dhe një moshë më të madhe. iv v

David Buss dhe M. Barnes ishin të parët që bënë studime për të vlerësuar nëse femrat preferonin sinjalet mashkullore që tregojnë për aftësinë dhe vullnetin e tij për t’ia kushtuar resurset femrës dhe pasardhësve . Ata gjetën se femrat preferojnë më fort partnerë afatgjatë që kanë një aftësi të mirë për të fituar para, që kanë një diplomë universitare (kolegji), dhe që zotërojnë inteligjencë. vi

Në vitin 1992 studiuesi Feingold në një review meta-analitike të leteraturës së deriatëhershme, gjeti se femrat më shumë dëshirojnë tek partneri afatgjatë tipare si statusi shoqëror-ekonomik, ambicioni dhe inteligjenca. vii

Që prej asokohe, studime të tjera të shumta i kanë konfirmuar këto gjetje mbi prefernacat femërore për partnerët e tyre afatgjatë përsëri e përsëri. viii ix x xi xii xiii xiv xv

Një gjë interesante që duhet theksuar këtu, është se kjo dëshirë apo prirje e femrave për meshkuj me resurse, nuk duket se ka të bëjë thjeshtë e vetëm me të qenit e mashkullit “i pasur”. Jo; It’s not all about the Benjamins. Në një studim të realizuar me femrat që frekuentonin universitetin, doli se ato preferonin meshkuj që e kishin fituar paranë (krahasuar me burime të tjera), çka tregon se femrat vlerësojnë cilësitë përmendura më përpara (ambicionin, etikën e punës, dhe inteligjencën) dhe jo paranë në vetvete. xvi

Këto gjetje, sërisht, janë konfirmuar edhe në mostra përfaqësuese të gjithë popullatës amerikane, dhe rezultati ka qenë se femrat më shumë se meshkujt, i jepnin vlerë një partneri afatgjatë që ka një punë të qëndrueshme, që fitonte më shumë para se sa ato, që ishte fortësisht i edukuar, dhe që ishte pesë (5) vite më i vjetër se ato. xvii

Këto preferneca femërore vihen re si në femrat me moshë të re si në femrat në moshë më të avancuar. xviii xix xx

Në një tjetër studim nga Kenrick et al. femrat kërkonin që kapaciteti i meshkujve për të fituar para të ishte mbi 70 përqindëshin (pra në 30 përqindëshin e sipërm) për t’u martuar me ata; ndërsa meshkujt kërkonin që femrat të ishin në 40 përqindëshin (pra në 60% e sipërm).xxi Pra femrat kanë kërkesa më strikte se meshkujt për aftësinë që partneri ka për të fituar para.

Këtu mund të lindi një kundërshti e që i interpreton faktet e mësipërme në një mënyrë të tillë: femrat preferojnë meshkujt që kanë dhe që janë të aftë të sigurojnë resurse/para për shkak se ato nuk kanë vetë akses tek resurset. Pra – sipas kundërshtisë – femrat nëse do të kishin vetë një status të lartë, pra do të kishin një aftësi të mirë për të fituar para/resurse, atëherë ato nuk do të preferonin gjë medoemos meshkuj me status të lartë.

Ok, le ta përgënjeshtrojmë këtë kundërshti ndaj fakteve… me fakte të tjera (çka në fakt është testuar si hipotezë alternative që mund të shpjegojë këto faktet e paraqitura deri më tani.).

Townsend et al. në studimet e kryera prej tyre gjetën se femrat në shkollë mjekësie (doktore),xxii apo në shkollë ligji (juriste) xxiii janë më shumë selektive – dhe jo më pak – rreth statusit financiar të partnerit të tyre të ardhshëm.

Një tjetër studiues ka gjetur se vlera e femrave si partnere rritet, ashtu rritet edhe këmbëngulja e tyre për statusin më të lartë dhe resurset e mashkullit. xxiv Me fjalë të tjera, femrat më tërheqëse “want it all”. xxv Pra studimet tregojnë se të paturit e një statusi personal më të lartë duket se nuk e zbeh preferencën e femrave për të zgjedhur meshkuj që shfaqin shenjë aftësie dhe dëshire për të kushtuar resurse. Në të kundërt arritja e një statusi më të lartë personal tek femrat duket se i bën preferencat e tyre për meshkuj me status të lartë edhe më të forta.

Këto diferenca ndër seksuale në preferencën për atribute që kanë të bëjnë me statusin e partnerit në afatgjatë prevalojnë në nivel ndër-kulturore, pra janë vëzhguar në shumë kultura të ndryshme. xxvi xxvii xxviii xxix

Tepër tepër interesante janë rezultatet e disa studimeve të tjera, të cilat demonstrojnë se femrat që martohen me meshkuj me status më të lartë priren të kenë më shumë fëmijë, dhe po ashtu që fëmijët të mbijetojnë deri në moshë të vonë. Në një studim në Finlandën para-industriale (që prej 1700s), femrat e martuara me meshkuj të pasur, me mirëqenie, kishin më shumë fëmijë dhe vdekje foshnjore të zvogëluar. xxx Një studim tjetër tregon se të martuarit me një mashkull katër (4) vite më të madh ishte e bashkëlidhur me nivele maksimale të pjellorisë mes femrave. xxxi Dy kërues të tjerë shkencorë zhvilluan një studim mbi 1.800 Hungarezë me mbi 34 vjeç dhe gjetën se femrat që martoheshin me meshkuj më të vjetër dhe më të edukuar kishin më shumë fëmijë. Këto gjetje demonstrojnë se preferencat femërore për partnerë afatgjatë me status të lartë shpjenë në një sukses riprodhues, dhe janë formësuar të tilla preferenca si një adaptim (apo adaptime) ndaj kushteve dhe presioneve të ndryshme selektive që specia jonë ka hasur gjatë historisë evolutive. xxxii xxxiii

Kjo rritje në potencialin e pjellorisë për femrat që martohen me meshkuj me status më të lartë nuk është e vërtetë për situatën e anasjelltë. Në fakt, femrat moderne që kanë të ardhura personale të larta priren të kenë më pak fëmijë. xxxiv

Është e rëndësishme të theksohet sërisht se prefernecat femërore në botën moderne duket se nuk janë të kaliburuara tek paratë në vetvete. Në të kundërt, femrat me gjasa i shikojnë paratë si një shenjë apo sinjal të afërt për disa cilësi mashkullore, cilësi për të cilat femrat kanë evoluar një ndjeshmëri apo sensiblitet. Këto cilësi janë statusi, prestigji, dominanca shoqërore, ambicioni, etika e punës, dhe jo me më pak rëndësi inteligjenca. xxxv

 

Nja dy fjalë për “Çfarë duan femrat në afatshkurtër?”, temë që shpresoj ta publikoj si postim më vete në të ardhmen… Disa studime tregojnë se femrat në strategjinë e tyre seksuale, riprodhuese afatshkurtër preferojnë meshkuj që shfaqin shenja të “gjeneve të mirë”, si për shembull simetri fizike, fytyrë mashkullore, zë mashkullor dhe po ashtu edhe indikatorë të tjerë që kanë të bëjnë me imunokompetencën dhe nivelet e testosteronit. xxxvi xxxvii xxxviii

Preferencat femërore për partnerët e tyre, afatgjatë apo afatshkurtër, ndryshojnë në ditë të ndryshme të ciklit menstual të femrës; femrat shprehin më shumë përshtatje për çiftëzim afatshkurtër kur i afrohen ditës së ovulimit/ovulacionit. xxxix xl

 

*  *  * 

 

 

i Buss, D.M., & Barnes, M.L. (1986). Preferences in human mate selection. Journal of Personality and Social Psychology, 50, 559–570.

ii Ellis, B.J. (1992). The evolution of sexual attraction: evaluative mechanisms in women. In The adapted mind, J. H. Barkow, L. Cosmides, and J. Tooby (eds). New York: Oxford University Press, pp. 267–288.

iii Cashdan, E. (1996). Women’s mating strategies. Evolutionary Anthropology: Issues News and Reviews, 5, 134-143.

iv Miller, G.F. (2000). The mating mind: How sexual choice shaped the evolution of human nature. New York: Doubleday.

v Sugiyama, L. S. (2005). Physical attractiveness in adaptationist perspective. In D. M. Buss (Ed.), The handbook of evolutionary psychology (pp. 292-343). Hoboken, NJ: John Wiley & Sons.

vi Buss, D. M., & Barnes, M. L. (1986). Preferences in human mate selection. Journal of Personality and Social Psychology, 50, 559–570.

vii Feingold, A. (1992). Gender differences in mate selection preferences: A test of the parental investment model. Psychological Bulletin, 112, 125–139.

viii Buss, D.M. & Schmitt, D.P. (1993). Sexual strategies theory: an evolutionary perspective on human mating. Psychological Review, 100, 204–232.

ix Buunk, B.P., Dijkstra, P., Fetchenhauer, D., & Kenrick, D.T. (2002). Age and gender differences in mate selection criteria for various involvement levels. Personal Relationships, 9,271-278.

x Eastwick, P.W., Luchies, L.B., Finkel, E.J., & Hunt, L.L. (2013, April 15). The predictive validity of ideal partner preferences: A review and meta-analysis. Psychological Bulletin. Advance online publication. doi: 10.1037/a0032432.

xi Gangestad, S. W., & Simpson, J. A. (2000). The evolution of human mating: Trade-offs and strategic pluralism. Behavioral and Brain Sciences, 23, 573–644.

xii Kenrick, D.T., Sadalla, E.K., Groth, G., & Trost, M.R. (1990). Evolution, traits, and the stages of human courtship: Qualifying the parental investment model. Journal of Personality, 58, 97–116.

xiii Kenrick, D.T., Neuberg, S.L., Zierk, K.L., & Krones, J.M. (1994). Evolution and social cognition: Contrast effects as a function of sex, dominance, and physical attractiveness. Personality and Social Psychology Bulletin, 20, 210-217.

xiv Regan, P. C. (1998). What if you can’t get what you want? Willingness to compromise ideal mate selection standards as a function of sex, mate value, and relationship context. Personality and Social Psychology Bulletin, 24, 1294–1303.

xv Regan, P. C., & Berscheid, E. (1997). Gender differences in characteristics desired in a potential sexual and marriage partner. Journal of Psychology and Human Sexuality, 9, 25–37.

xvi Jonason, P. K., Li, N. P., & Madson, L. (2012). It is not all about the Benjamins: Understanding preferences for mates with resources. Personality and Individual Differences, 52, 306-310.

xvii Sprecher, S., Sullivan, Q., & Hatfield, E. (1994). Mate selection preferences: Gender differences examined in a national sample. Journal of Personality and Social Psychology, 66, 1074–1080.

xviii Alterovitz, S. S. R., & Mendelsohn, G. A. (2009). Partner preferences across the life span: Online dating by older adults. Psychology and Aging, 24, 513-517.

xix McIntosh, W. D., Locker, L., Briley, K., Ryan, R., & Scott, A. J. (2011). What do older adults seek in their potential romantic partners? Evidence from online personal ads. The International Journal of Aging and Human Development, 72, 67-82.

xx Schwarz, S., & Hassebrauck, M. (2012). Sex and age differences in mate-selection preferences. Human Nature, 23, 447-466.

xxi Kenrick, D.T., Sadalla, E.K., Groth, G., & Trost, M.R. (1990). Evolution, traits, and the stages of human courtship: Qualifying the parental investment model. Journal of Personality, 58, 97–116.

xxii Townsend, J. M. (1989). Mate selection criteria: A pilot study. Ethology & Sociobiology, 10, 241-253.

xxiii Townsend, J. M., & Roberts, L. W. (1993). Gender differences in mate preference among law students: Divergence and convergence of criteria. The Journal of Psychology, 127, 507-528.

xxiv Regan, P. C. (1998). What if you can’t get what you want? Willingness to compromise ideal mate selection standards as a function of sex, mate value, and relationship context. Personality and Social Psychology Bulletin, 24, 1294–1303.

xxv Buss, D.M., & Shackelford. T.K. (2008). Attractive women want it all: Good genes, economic investment, parenting proclivities, and emotional commitment. Evolutionary Psychology, 6, 134-146.

xxvi Buss, D.M. (1989). Sex differences in human mate preferences: evolutionary hypotheses tested in 37 cultures. Behavioral and Brain Sciences, 12, 1–49

xxvii Buss, D.M., Abbott, M., Angleitner, A., Asherian, A. et al. (1990). International preferences in selecting mates: A study of 37 cultures. Journal of Cross-Cultural Psychology, 21, 5-47.

xxviii Hatfield, E., & Sprecher, S. (1995). Men’s and women’s preferences in marital partners in the United States, Russia, and Japan. Journal of Cross-Cultural Psychology, 26, 728-750.

xxix Lippa, R.A. (2007). The preferred traits of mates in a cross-national study of heterosexual and homosexual men and women: An examination of biological and cultural influences.Archives of Sexual Behavior, 36, 193-208.

xxx Pettay, J.E., Helle S., Jokela, J. & Lummaa, V. (2007). Wealth class-specific natural selection on female life-history traits in historical human populations. PLOS ONE. 2, e606.

xxxi Fieder, M., & Huber, S. (2007). The effects of sex and childlessness on the association between status and reproductive output in modern society. Evolution and Human Behavior, 28, 392-398.

xxxii Pawlowski, B., Dunbar, R.I.M., & Lipowicz, A. (2000). Tall men have more reproductive success. Nature, 403, 156.

xxxiii Schmitt, D.P. (2014). Evaluating evidence of mate preference adaptations: How do we really know what Homo sapiens sapiens really want? In Weekes-Shackelford, V.A., & Shackelford, T.K. (Eds.), Evolutionary perspectives on human sexual psychology and behavior (pp. 3-39). New York: Springer.

xxxiv Hopcroft, R.L. (2015). Sex differences in the relationship between status and number of offspring in the contemporary US. Evolution and Human Behavior, 36, 146–151.

xxxv Jonason, P. K., Li, N. P., & Madson, L. (2012). It is not all about the Benjamins: Understanding preferences for mates with resources. Personality and Individual Differences, 52, 306-310.

xxxvi Puts, D. A. (2006). Cyclic variation in women’s preferences for masculine traits: Potential hormonal causes. Human Nature, 17, 114–127.

xxxvii Thornhill, R., & Gangestad, S.W. (2008). The evolutionary biology of human female sexuality. New York: Oxford University Press.

xxxviii Roney, J. R., Hanson, K. N., Durante, K. M., & Maestripieri, D. (2006). Reading men’s faces: women’s mate attractiveness judgments track men’s testosterone and interest in infants.Proceedings of the Royal Society B: Biological Sciences, 273(1598), 2169-2175.

xxxix Gildersleeve, K., Haselton, M. G., & Fales, M. R. (2014a). Do women’s mate preferences change across the ovulatory cycle? A meta-analytic review. Psychological Bulletin, 140, 1205-1259.

xl Gildersleeve, K., Haselton, M. G., & Fales, M. R. (2014b). Meta-analysis and p-curves support robust cycle shifts in women’s mate preferences: Reply to Wood and Carden (2014) and Harris, Pashler, and Mickes (2014). Psychological Bulletin, 140, 1272–1280.

Advertisements

A është inteligjenca e trashëgueshme?

A është inteligjenca e trashëgueshme?

 

Përshtatur prej përgjigjes që Robert Plomin drejtor i MRC Social, Genetic & Developmental Psychiatry Center në King’s College London, i ka dhënë lexuesve të Scientific American Mind – link.

 

Shkencëtarët e kanë hetuar këtë pyetje për më shumë se një shekull dhe përgjigja është e qartë: diferencat mes njerëzve në testet e inteligjencës janë substancialisht rezultat i dallimeve/diferencave gjenetike.

Por le ta shtjellojmë këtë fjali më tej. Këtu po flitet për diferencat mesatare mes njerëzve dhe jo për individët. Inteligjenca e çdonjë personi mund të largohet prej potencalit të vet gjenetik, për shembull, në rast të një sëmundje në fëmijëri.

Një pjesë e mirë e inteligjencës, apo më saktë e potencialit gjenetik të individit është e përcaktuar gjenetikisht. Pjesa tjetër varet nga faktorët rrethanorë/mjedisorë.

Me gjenetike kuptohen diferencat që kalohen nga një brez në tjetrin nëpërmjet ADN-së. Por të gjithë ne kemi të përbashkët 99.5% të tre bilionë çifteve të bazave të azotuara të ADN-së, kështu që ajo që na dallon gjenetikisht njëri nga tjetri janë vetëm 15 milionë diferenca ADN-je. Duhet theksuar gjithashtu se testet e inteligjencës përfshijnë ekzaminime të ndryshme të aftësive konjitive dhe aftësive të mësuara në shkollë.

Inteligjenca, apo më saktë aftësia konjitive e përgjithshme, reflekton performancën e një individi përmes një game të gjerë testesh të ndryshme. Gjenet bëjnë një diferencë thelpësore, por ata nuk janë gjithëçka. Gjenet janë përgjegjës për pothuaj gjysmën e të gjitha diferencave në inteligjencë mes njerëzve, kështu që gjysma e diferencës në inteligjencë nuk i detyrohet dallimeve gjenetike, çka jep një mbështetje të fortë edhe për rëndësinë e faktorëve mjedisorë (rrethanorë).

Ky vlerësim prej 50% reflekton rezultatet e studimeve mbi binjakët, mbi fëmijët e adoptuar dhe mbi ADN-në. Prej këtyre studimeve ne dimë, për shembull, se vonë në jetë, fëmijët e adoptuar që prej lindjes larg prindërve të vetë biologjikë (pra që janë rritur me prindërit adoptues) janë po aq të ngjashëm me prindërit biologjikë sa janë fëmijët që janë rritur me prindërit e vetë biologjikë.

Po ashtu, ne dimë se prindërit adoptues dhe fëmijët e tyre të adoptuar zakonisht nuk i ngjajnë njëri-tjetrit në inteligjencë (në nivelet e inteligjencës).

Kërkuesit shkencorë janë aktualisht duke kërkuar për gjenet që ndikojnë dhe japin kontribute në nivelin e inteligjencës. Në këto pak vitet e fundit ne kemi mësuuar se janë të përfshirë shumë, ndoshta mijëra gjene, secili me efekt të vogël. Studimet e fundit me qindra mijëra individë kanë gjetur gjene që shpjegojnë rreth 5% të diferencave në inteligjencë mes njerëzve. Ky është një fillim i mbarë, por ende një rrugë e gjatë prej 50 përqindëshit.

Një tjetër gjetje veçanërisht interesante është ajo se influenca gjentike mbi inteligjencën e matur duket se rritet me kalimin e kohës, prej rreth 20% në foshnjëri, në 40% në fëmijëri dhe deri në 60% në moshën e rritur. Një shpjegim i mundshëm është se fëmijët kërkojnë për eksperienca që bashkëlidhen me predispozitat/prirjet e veta gjenetike, dhe kështu i zhvillojnë këto plotësisht ndërsa rriten.

Aftësia për të parashikuar potencialin konjitiv prej ADN-së mund të demonstrohet një diçka shumë e dobishme. Shkencëtarët mund të përdorin ADN-në në përpjekje për të bërë një hartë të rrugëve zhvillimore që lidhin gjenet, inteligjencën, trurin dhe mendjen.

Në terma të implikimeve praktike ne prej dekadash jemi në dijeni të qindra çrregullimeve gjenike individuale dhe kromozimike, si për shembull sindroma e Down-it që rezultojnë në paaftësi intelektuale. Gjetja e gjeneve të tjera shtesë që kontribuojnë tek paaftësia intelektuale mund të na ndihmojë që ndoshta të parandalojmë apo të paktën të përmirësojmë këto probleme konjtive.

 

© mbi përkthimin, Rinstinkt Blog.

 

Gjenet dhe Ambienti

Gjenet nderveprojne me ambientin për teformesuar fenotipin

Gjatë zhvillimit te një organizmi, si gjenotipi ashtu edhe faktorët ambientale ndikojne ne fenotip;  individe te njejte gjenetikisht mund te zhvillohen ne menyra te ndryshme ne ambiente te ndryshme.

 

Një shembull i ndikimit te ambientit ne shprehjen e gjeneve janë lepujt HimalajanëFenotipi i ketyre lepujve është i bardhë, pervec njollave te zeza ne veshë dhe hundë. Temperatura lokale (zonale) ne veshet dhe hunden e lepujve Himalajanë është e ulet kur ata jane ne ambientin e tyre natyror, dhe kjo temperature (e ulet) shkakton prodhimin e qimeve te errëta (te zeza).

Nese ju i rrisni lepujt Himalajanë ne një temperature rreth 30OC (te vakët), lepujt janë plotesisht te bardhe, pa njolla te zeza ne hunde apo veshe. Nese i ju rrisni lepujt Himalajanë ne një temperature rreth 20OC, ata do te zhvillojne njollat e zeza karakteristike. Keshtu, gjenet mund te funksionojne ndryshe ne ambiente te ndryshme (ne rastin e lepujve Himalajane, ne temperatura te ndryshme).

 

Le te ekzaminojme një shembull te njeriu – gjatesine; ne kontekstin e gjeneve dhe te ambientit. Trashëgimia e gjatësisë tek njeriu është poligjenike dhe perfshin alele qe perfaqesojne 10 ose me shumë loke (nga anglishtja- loci). Për shkak se për gjatesine kodifikojne shumë gjene dhe për shkak se ndikojne shumë faktorë ambientale, si dieta dhe shendeti i pergjithshem, gjatesia e shumicës së individeve te rritur luhatet nga 1.25 m deri ne 2.15 m. Gjenet qe janë pergjegjes për gjatesine, vendosin limite për fenotipin, por ambienti formeson fenotipin brenda kufijve (limiteve) te percaktuara nga gjenotipi.

 

Edhe pse nderveprimi midis gjenotipit dhe ambientit ndikon ne fenotipin e shumë karakteristikave, është shumë e veshtire te percaktohen kontributet e sakta te gjeneve dhe te ambientit ne një fenotip te dhene. Ne disa raste ambienti rregullon aktivitein e disa gjeneve, duke “i ndezur” (aktivizuar) ne disa kushte ambientale dhe duke “i fikur” (ç’aktivizuar) ne kushte te tjera.

 

Dihet se, edhe inteligjenca ka një përbërës gjenetik, por ambienti ka një ndikim, gjithashtu te madh. Për te testuar (provuar) efektet e gjeneve dhe te ambientit tek inteligjenca, do te duhej qe te ndanim dhe te risnim, ne ambiente tendryshme, fëmijë te njejte gjenetikisht. Por teste te tilla, janë etikisht dhe moralisht te papranueshme, dhe nuk mund te kryhen (mbi njerezit!).

 

Ne mund te themi, me siguri, së gjenet e çdo individi sigurojne/ofrojne një potencial (mundesi) për zhvillimin e një fenotipi te vecante por qe edhe ambienti ndikon formesimin e fenotipit.

 

 

Rinstinkt 2012

———————————————————————————————–