Si të parandalojmë gripin…

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin që po vjen…

  • Higjenë e mirë e duarve; larje me ujë të rrjedhshëm dhe sapun, duke fërkuar!
  • Rritja e konsumit të fruta perimeve në dietë.
  • Ekpozimi ndaj diellit.
  • Hidratimi, duhen pirë lëngje, ujë etj.
  • Ajrosja e ambienteve në të cilat jetohet, shtëpia, ambientet e punës etj.

Një stil jetese i shëndetshëm e parandalon gripin. Nuk ekziston asnjë ilaç që ta kurojë.

Kur të tështini, mo stështini duke mbuluar gojën me duar! Është më mirë të tështihet në brendësi të krahut, pjesa e brendshme e bërrylit. Janë zakone që kur mësohen nuk kushtojnë asgjë, po ashtu nuk pasurojnë asnjë firmë farmaceutike😉 , veçse rrisin shëndetin.

Bajamet

Bajamet shfaqen kur pezmatohen gjëndrat e bajameve, gjë që përgjithësisht shkaktohet nga bakteret apo viruset. Agjenti më i zakonshëm shkrehës është Streptokoku, megjithatë, ky mikroorganizëm nuk është shkaktar i shpeshtë i Faringitit tek foshnjat, pasi në këtë grupmoshë shkaktarët më të zakonshëm janë (përfshijnë)viruset. Pezmatimi i faringut shkaktohet nga bakteret dhe viruset së bashku, si dhe nga faktorë të tjerë, si ftohja dhe produktet irrituese. Mund te kete lidhje edhe me sëmundje të tjera në traktin e sipërm të frymëmarrjesdhe tek fëmijët mund të përdoret si një shenjë treguese për diagnozë. Streptokoku i grupit A – hemolitik i shpërndarë në ajër, hyn përmes hundës dhe qëndron në grykë, ku shumohet dhe prodhon toksinë, duke pushtuar indet. Faringu skuqet dhe ënjtet intensivisht, duke mbuluar bajamet me nje leng te bardhe te bute.  Vazhdoni leximin