Histori e mjekësisë / Elektrokardiografia e parë

Histori e mjekësisë – Lindja e elektrokardiografisë

Doktorët Augustus Waller dhe Symes, Londër, 1884-1903

Doktorët Augustus Waller dhe Symes, Londër, 1884-1903 (Credit © Science Museum / Science & Society Picture Library)

Fotografi e bërë në një dhomë të vjetër të leksioneve të fiziologjisë në St Mary’s Hospital Medical School, Londër.
Mes viteve 1884 dhe 1903, fiziologu Augustus Waller (1856-1922) vazhdonte kërkimet në fushën e kardiologjisë duke publikuar, në vitin 1887, të parin elektrokardiogram njerëzor. Elektrokardiogrami i parë i realizuar mbi njeriun u regjistrua nga Thomas Goswell, një teknik laboratori. Më vonë fiziologu Willem Einthoven (1860-1927) vazhdoi punën e Waller-it duke e përmirësuar dhe zhvilluar edhe më elektrokardiografinë.
Një elektrokardiograf kap dhe regjistron sinjalet e vogla elektrike që janë përgjegjëse për të rrahurat e zemrës. Këto sinjale elektrike mund të kenë çrregullime, të cilat shfaqen në EKG.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————–

Reklama

Tabula rasa

Tabula rasa

Për shkak të disa impenjimeve të jetës personale nuk kam mundur të trajtoj siç duhet disa tema pikante, të cilat përndryshe janë mjaft të rëndësishme, sipas pikëvështrimit tim.

Sibyl with Tabula Rasa - Diego Velázquez (Credit: Wikipedia)

Sibyl with Tabula Rasa – Diego Velázquez (Credit: Wikipedia)

Një nga këto ka të bëjë me mënyrën e konceptimit të mendjes, nga shoqëria njerëzore në përgjithësi, e nga shoqëria shqiptare në veçanti meqë në vijim do të jap nja dy shembuj emblematikë që ilustrojnë këtë tentakulë obskurantiste që tenton gjithnjë e më shumë të zgjerojë fushën e vet të influencës.

Ekziston një nocion humanist i mendjes së njeriut, sikur kjo të ishte njëfarë faqe e bardhë ku mund të shkruhet, fshihet e rishkruhet ex novo gjithë përmbajtja e individit, pra sjellja e individit dhe entiteti individ në terma të kulturës dhe të mësimit (tabula rasa – latinisht).

Por çfarë thotë kjo tezë mbi mendjen njerëzore?

Sipas tezës së tabula rasa-s (parafrazim): qeniet njerëzore janë të ndryshme nga kafshët e tjera, në disa aspekte. Para së gjithash sepse kafshët e transmetojnë të gjithë informacionin mes tyre, apo një pjesë të mirë të informacionit, në mënyrë gjenetike, pra pa praninë e komunikimit simbolik; kështu komunikimi mes kafshëve është në pjesën më të madhe i lindur, gjenetik, ndryshe nga ai njerëzor i cili realizohet nëpërmjet çdo lloj komunikimi simbolik. Për më tepër që, njerëzit – thotë teza tabula rasa – janë të lirë nga çdo llojë ngërçi apo kufizimi natyror.

Kështu, më tej, njerëzit nuk janë asfare të ndikuar nga substrati fizik trunor, i cili trashëgohet në mënyrë gjenetike. Sipas tabula rasas dhe një pjese të mirë të të ashtuquajturve humanistë, përbmajtja e medjes së njeriut rezulton të jetë vetëm e vetëm (!) një produkt i proceseve kulturore apo historike, duke e anashkaluar tërësisht përbërësen fizike të mendjes, pra substratin fizik mbi të cilin kjo zhvillohet (sikundër hardware-i i një kompjuteri), tanimë të gjithënjohur.

Por përse lindi dhe u përhap një tezë e tillë?

Modeli i trumpetuar nga tabula rasa lindi gjatë ‘900-s, kryesisht, si një teori që i kundërvihej njëfarë mënyre të perceptimit të evolucionit; si një tentativë për të kundërshtuar evolucionizmin i cili perceptohej (gabimisht) si i drejtuar për tek H. sapiensi, me njëfarë determinizmi gjenetik kushtetues.

Për më tepër edhe në kundërshtim me konceptimin e shtrembëruar letraresk-filozofik të evolucionit në vitet ‘900, një evolucion jo-darvinian, jo kritik, jo shkencor. Evolucioni ishte i shrembëruar nga fryma letrare-filozifike, e vetëquajtur humaniste, por që në të vërtetë po tjetërsonte një dije të rëndësishme të njerëzimit, duke i dhënë këtij të fundit një tezë të errët, me pasoja obskurantiste, si tabula rasa, mbi të cilën gjatë historisë janë ngritur dhe vazhdojnë të qëndrojnë influente në disa vende, disa pseudoshkenca (të një pseudo-intelektualizmi të pashoq).

Kështu, evolucioni ishte ortogjenetik, apo thënë ndryshe bergsonian, e që përkiste në fund të fundit me mbijetesën e më të përshtatshmit, e kuptuar kjo mbietesë si një përmirësim i vazhdueshëm, i orientuar drejtë një shkalle gjithnjë e më të madhe ndërlikimi. (Në të vërtetë nuk është kështu. “Mbi të qenit Njeri”)

Natyrisht, asokohe kishte edhe nga ata që e njihnin mirë evolucionin dhe implikimet që ky kishte mbi perceptimin e fenomeneve të jetës, por duhet thënë se ishin të paktë, të pa-zë, përballë turmës së të vetquajturve intelektualë letrarë.

Tabula rasa përqafohet menjëherë nga shkencat sociale, nga antropologët shoqërorë dhe kulturorë; bëhet kështu një tezë që shërben si model standard për zhvillimin e këtyre.

Fatkeqësisht, përhapja e këtij modeli të rrejshëm të mendjes njerëzore, implikon ndër të tjera edhe një rezufim foshnjërak – pa mundësi dialogimi – të substratit fiziologjik, funksional, evolutiv të trurit e mëpastaj mendjes si rezultante e aktivitetit elektriko-kimik.

Tabula rasa është sot e diskredituar; përballë avancimeve të biologjisë evolutive, e ngritur mbi një lloj kërkimi shkencor darvinian. Biologjia evolutive zbulonte dhe evidentonte njëra pas tjetrës modele të evolucionit mbi Tokë; zbulonte dhe demarkonte kufijë gjithnjë e më të imtë mes asaj çka është kulturë e çka jo.

Tabula rasa, e lindur nga spekulimet letrare-filozofike të një lloj të caktuar mbi procesin evolutiv, u mbyll në vetvete, e papenetrueshme nga kritikat biologjike e shkencore… duke përfunduar në shterpësi.

Sot, në fund, modeli antropologjik i tabula rasas është thyer, së pari nga gjenetika e popullatave e cila arrin t’i mbajë larg leximet dhe deformimet reciste të të dhënave; mëpastaj nga zbulimet shencore, të psikologjisë zhvillimore, etologjisë konjitive etj.

Tabula rasa është analizuar mirë nga Steven Pinker, i cili ndër të tjera identifikon edhe anët e errëta të këtij deformimi me origjinë letraro-humaniste të natyrës së mendjes, mbi kushtetutën e të cilës, fatmirësisht për të gjithë ne, sot flet vetëm shkenca. (Perifrazim nga Pinker: tabula rasa, me pretendimin e një boshllëku të lënë nga natyra, e mbushi zbrazëtinë me interpretime që i vinin përshtat regjimeve totalitare [pasojat dihen]).

[Përshkrimi i mësipërm e citon Pinkerin vetëm për sa i përket çështjes në fjalë; jo për të tjera koncepte, për të cilat nuk po shprehem aspak.]

© mbi tekstin Rinstinkt

———————————————————————————-

Prova në mbështetje të evolucionit biologjik

Shumë fusha të shkencës kanë gjetur prova që mbëstesin evolucionin biologjik

Shumë lloje provash kanë kontribuar në të kuptuarit shkencor të evolucionit biologjik dhe pasojave të tij. Disa nga këto prova, si fosilet e kafshëve që kanë një kohë të gjatë që janë zhdukur (të gjendshme nëpër shkëmbinjtë sedimentarë) dhe shpërndarja gjeografike e specieve – ishin të njohura për shkenctarët e shekullit të 19-të dhe më parë. Të tjera lloje provash, si krahasimi i sekuencave të ADN-së, mundën të përdoreshin vetëm në shekullin e 20-të dhe të 21-të, me avancimin e njohurive mbi acidet nukleike dhe njohuritë teknike.

Provat për evolucionin nuk vijnë vetëm nga shkencat biologjike por edhe nga kërkimet historike dhe moderne në antropologji, astrofizikë, kimi, gjeologji, fizikë, matematikë dhe disiplina të tjera shkencore, ku përfshihen edhe shkencat e sjelljes dhe shkencat shoqërore.

Astrofizika dhe gjeologjia kanë treguar se Toka, planeti ynë, është mjaftueshëm e vjetër që evolucioni biologjik të mund të ketë rezultuar në speciet që shihen sot. Fizika dhe kimia kanë sjellë metoda datimi që kanë përcaktuar kohën (kohëzgjatjen) e ngjarjeve evolutive kyçe, thelpësore. Studime në specie të tjera, kanë treguar jo vetëm vazhdimësi fizike por edhe ngjashmëri të sjelljes midis specieve të ndryshme. Antropologjia ka siguruar prova të reja mbi origjinën e njeriut dhe ndërveprimin midis biologjisë dhe faktorëve kulturorë në formësimin e sjelljeve njerëzore dhe sistemeve sociale.

Si në çdo fushë aktive të shkencës, shumë pyetje kërkojnë ende përgjigjje. Biologët vazhdojnë të studiojnë marëdhëniet evolutive midis organizmave, ndryshimet gjenetike që prekin formën dhe funksionin e organizmave, efektet e organizmave në ambientin fizik të Tokës, evolucionin e inteligjencës dhe të sjelljeve shoqërore, dhe shumë e shumë çështje të tjera interesante. Por në çdo rast bëhen pyetje për të mësuar më shumë mbi si, dhe jo kur; evolucioni ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh. Shkencëtarët po hetojnë më tej mbi mekanizmat që prodhojnë ndryshime evolutive dhe pasojat e këtyre ndryshimeve. Gjithsesi nuk duhet thenë se evolucion do të thotë progres; kjo nuk është e vërtetë.

Evolucioni biologjik është pjesë e një narrative historike që kërkon vëmendje, që kërkon shpjegim, dhe për të cilën shkencëtarët kanë mësuar mjaft gjëra të reja këto pak shekujt e fundit. Narracioni fillon me formimin e universit, sistemit diellor, dhe të Tokës, e cila rezultoi me  kushtet e nevojshme që jeta, sipas konceptimit tonë antropo-centrik, të mund të lindte dhe zhvillohetj…

Ndërsa  shumë pyetje mbeten ende mbi origjinën e jetës në Tokë, shfaqja e jetës vuri në lëvizje një proces biologjik që vazhdon edhe më sot. Sot, kapituj të rinj të këtij narracioni po zbulohen nëpërmjet studimit të proceseve gjenetike,  përgjegjëse për ndryshimet evolutive.

 

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Historia e informatikës…

Histori e shkences: Historia e informatikes

Elementete informatikes

 
Emri vjen nga frengjishtja, informatique, bashkimi i informacion automatik. Termi u formua nga inxhenjerifrancez Philippe Dreyfus.
 
Informatika është një disipline qe ndihmonne zgjidhjen e problemeve nepermjet teknikave dhe metodave për paraqitjen,perpunimin, konservimin dhe transmetimin e informacionit.
Kompjuteri është një mjet për te realizuarobjektivat e mesiperm.

Kompjuteri

Është një makine elektronike eprogramueshme, e strukturuar rreth një mikroprocesori, qe është i afte tekryeje llogari me shpejtesi shumë te madhe.
Aplikacionet e kompjuterit janë te pafunda,por nga një pikepamje objektive, kompjuteri është i nevojshem dhe i aplikueshemne ato raste/situata kur egzistojne probleme qe mund te perkthehen ne formualamatematikore.

Lindja e kompjuterit

Paskalina është njëinstrument llogaritjeje, qe i paraprin makines llogaritese moderne. U shpik nevitin 1642 nga filozofi dhe matematicieni francez Blaise Pascal; është një makine qe lejon mbledhjen dhe zbritjenduke patur parasysh edhe mbetjen.
Paskalina

Paskalina

Ne 1833 matematicieni anglez Charles Babbage, realizoi një makinellogaritese analoge te afte për kryer llogaritje matematikore edhe me numrashumë te medhenj. Programi dhe te dhenat ishin te memorizuara ne skeda te vrimezuara (me bira, vrima).

Midis 1937 dhe 1941 inxhenjeri gjerman Konrad Zuse realizoi disa  makina llogaritese mekanike te bazuara mbirele dhe mbi sistemin e numerimit binar. Qe prej atehere te gjithë kompjuteratjanë dixhital, domethene e kodifikojne informacionin nepermjet kodit dixhital binar.

Konrad Zuse dhe shpikje e tij (ne te majte)

Konrad Zuse njihet si shpikesi i kompjuterit te pare te programueshem “funksionues” ne histori.

Ne vitin 1944 IBM-ja realizoi llogaritësene pare aritmetike universale, MARK1, dhe me pas i ndjekur nga MARK2 (Colossus), qe kishte mbi 3000 rele.

MARK1 (IBM)

 Ne 1946 ne universitetin e Pensilvanisë(Pennsylvania) u ndertua ENIAC-u, kompjuteri i pare qe perdorte valvula termojonike (rreth 18000). Peshonte mbi 30 ton.

ENIAC

 Ne 1953, Von Neumanni realizon EDVAC-un,kompjuterin e pare te afte qe te regjistroje ne memorje njekohesisht, te dhenatdhe udhëzimet qe duhet te ndiqte.

EDVAC (Von Neumann)

Von Neumann – amarikan, me origjinehungareze. Se bashku me J.H.Bigelov, J.R.Oppenheimer, H.H.Goldstine, zhvillonteorine e automëve (automatëve). Ne 1944 bëhet keshilltar ne Universitetin ePensilvanisë, ne grupin për zhvillimin e kompjuterit te pare elektronik, ENIAC-un.
Termi Personal Computer vjen nga një marke fabrike. Ishte viti 1981 kur IBM-ja hodhi netreg (ne te vertete me shumë pak bindje) një model te ri kompjuteri e quajtur“IBM PC”. Ne te kundërt te kompjuterave te prodhuar deri atehere (qe ishin temenduar për kerkimin shkencor dhe kompanite e medha) ai (IBM PC) ishte menduarpër  firmat e vogla dhe perdoruesitprivatë: pra njefarë kompjuteri shtepijak.
Duhet thene se ne ate kohe asnjë nuk dintec’te bente me një kompjuter ne shtepi; hidheshin ide nga me te ndryshmet si përshembull katalogimi i recetave te guzhines apo mbajtja e kontabilitetit familjar. Nder te tjera IBM PC kushtonte shumë (rreth 8000 euro te sotme), dhekishte një fuqi te paperfillshme krahasuar me standardet aktuale. IBM-jabesonte shumë pak ne këtë projekt (makine), aq sa nuk u mundua as ti krijontenjë sistem te ri operativ ketij kompjuteri, por përdori një te gatshem: MS-DOS, i prodhuar nga një shoqeri evogel softueresh e quajtur Microsoft.

© Rinstinkt 2012

– – –

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————————————