Histori e mjekësisë / Elektrokardiografia e parë

Histori e mjekësisë – Lindja e elektrokardiografisë

Doktorët Augustus Waller dhe Symes, Londër, 1884-1903

Doktorët Augustus Waller dhe Symes, Londër, 1884-1903 (Credit © Science Museum / Science & Society Picture Library)

Fotografi e bërë në një dhomë të vjetër të leksioneve të fiziologjisë në St Mary’s Hospital Medical School, Londër.
Mes viteve 1884 dhe 1903, fiziologu Augustus Waller (1856-1922) vazhdonte kërkimet në fushën e kardiologjisë duke publikuar, në vitin 1887, të parin elektrokardiogram njerëzor. Elektrokardiogrami i parë i realizuar mbi njeriun u regjistrua nga Thomas Goswell, një teknik laboratori. Më vonë fiziologu Willem Einthoven (1860-1927) vazhdoi punën e Waller-it duke e përmirësuar dhe zhvilluar edhe më elektrokardiografinë.
Një elektrokardiograf kap dhe regjistron sinjalet e vogla elektrike që janë përgjegjëse për të rrahurat e zemrës. Këto sinjale elektrike mund të kenë çrregullime, të cilat shfaqen në EKG.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————–

Koncepte epidemiologjie – Pak histori mbi epidemiologjinë

Koncepte epidemiologjie – Pak histori mbi epidemiologjinë

“While the individual man is an insoluble puzzle, in the aggregate he becomes a mathematical certainty.
You can, for example, never foretell what any one man will do, but you can say with precision what an average number will be up to.”

A. Conan Doyle, Sherlock Holmes: The Sign of Four

Pak histori

Termi epidemiologji vjen nga bashkimi i tre gjalëve të gjuhës greke: Epi, demos dhe logos. Kur flitet për epidemiologjinë në shumicën e njerzve sillet ndër mend pamja e epidemive nga agjentë infektivë. Kjo gjë i detyrohet kontekstit në të cilën u zhvillua disiplina, në Anglinë e shekullit të 19-të.

Gjithsesi sot epidemiologjia edhe pse merret ende me sëmundjet infektive e ka shtrirë fushën e vet të interesit në studimin e fenomeneve shëndet-sëmundje në popullatë.

Në lashtësi masat e shëndetit publik merreshin vetëm mbi bazën e vëzhgimeve të shpeshtisë së sëmundjeve të caktuara në grupe të caktuar individësh. Kujtoj izolimin e lebrozëve, ndalimin e ngrënies së mishit të derrit, dhe ligjet kundër martesës mes individëve të të njëjtit gjak.

Në shekullin e 18 D.C. Lind përshkruan sëmundjen e skorbutit, dhe zhviillimin e tij në raport me kushtet ambientale dhe ushqimore, duke demonstruar se si ishte e mundur të parandalohej duke i shtuar dietës portokalle dhe limona (i pari trial).

Është e famshme edhe puna e Snow-t, në shekullin e 19, i cili realizoi studime mbi përhapjen e infeksionit të kolerës, duke hipotizuar se ishte uji i ndotur shkaku i epidemive.

Si vazhdim të këtij postimi fillestar mbi “disa koncepte epidemiologjie” do të këshilloja këto dy shkrime, të botuara kohë më parë (kliko përsipër):

Rinstinkt

—————————————————————————————

AIDS dhe Murtaja

HIV AIDS  dhe Murtaja (Black death)

Numri i vdekjeve i shkaktuar nga këto dy epidemi është pothuajse ekuivalent, me AIDS-in që shkakton ende viktima të panumërta.

Këto janë dy ndër epidemitë më të famshme që kanë prekur njerëzimin.

Ndërsa murtaja e zezë e pati pikun e vet në shekullin e katërmbëdhjetë, problemi i HIV-AIDS është mjaft aktual.

Të dyja epidemitë zhgjerohen (zgjeroheshin) kryesisht për shkak të stilit të jetesës së popullatave/individëve të prekur. Murtaja e zezë për shkak të higjenës së dobët të ambienteve dhe dritshkurtësisë së autoriteteve kishtare, ndërsa AIDS-i për shkak të sjelljes seksuale dhe dritshkurtësisë në mospërdorimin e prezervativëve.

Vlerësohet se ka në të gjithë botën mbi 65 milion persona të infektuar nga HIV-i, nga të cilët mbi 25 milion tashmë kanë vdekur.

Në vendet në zhvillim e sipër kjo epidemi e kohëve moderne e zvogëlon jashtë mase pritshmërinë e jetës.

Epidemia e AIDS-it kursen pleqtë, dhe edhe fëmijët, duke lënë pas vetes një popullatë që nuk mund të kujdeset për veten e vet.

——————————————————————————————

Andrea Vesalio – De humani corporis fabrica

Andrea Vesalio – De humani corporis fabrica

Ballina e veprës De humani corporis fabrica

Ballina e veprës De humani corporis fabrica

Ballina e veprës së Andrea Vesalio-s (De humani corporis fabrica), që tregon në mënyrë shumë të qartë risitë e sjella nga studiuesi në fushën e edukimit të studentëve. Përreth tavolinës së diseksionit përveç Vesalio-s (në të majtë) gjenden edhe asistentët më të vjetër dhe studentët që edhe pse qëndrojnë pak më larg ndjekin me vëmendje leksionin e anatomisë të profesorit të tyre.

Andrea Vesalio dha mësim në universitetin e Padova-s nga 1537 deri më 1544. Vesalio-ja vdiq në Zante në vitin 1554, në kthim nga një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë që me sa duket e kreu për të “ndrequr” një vrasje (në thonjëza): Pasi merr lejen për të seksionuar trupin e një fisniku spanjoll – që vdes ndërsa ishte nën kurat e Vesalio-s – zbulon se zemra i rrihte akoma. Çohet përpara inkuizicionit nga të afërmit e të vdekurit, por shpëtohet nga Filipi II i Spanjës, mjek personal i të cilit ishte.

Ilustrim anatomik nga De humani corporis fabrica i Andrea Vesalio-s. Profili i djathtë dhe pamje ballore e aparatit muskulor mashkullor.

Ilustrim anatomik nga De humani corporis fabrica i Andrea Vesalio-s. Profili i djathtë dhe pamje ballore e aparatit muskulor mashkullor.

Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————————

Sërisht mbi John Snow-n, epidemiologjinë dhe kolerën

Sërisht mbi John Snow-n, epidemiologjinë dhe kolerën

John Snow konsiderohet një nga themeluesit e epidemiologjisë, ajo dishiplinë e mjekësisë që studion, jo pacientët e vetëm, por popullata të tëra, dhe këtë për të kuptuar se cilat mund të jenë shkaqet apo faktorët e riskut për sëmundjet.

Në Londrën e vitit 1832 e pas, pati një sërë epidemish të kolerës që vrisnin nga 10,000 deri në 20,000 banorë çdo 4-5 vite. Faji sipas shumicës ishte i “miazmave”, substanca ajrore të kqija apo me erë të keqe që liroheshin nga grumbujt e plehrave apo nga pusetat, kalonin në qiell dhe përhapeshin në të gjithë qytetin.

Mjeku John Snow, që në fakt ishte thjeshtë një mjek anestetizues, i ndiqte me vëmendje dinamikat e epidemive të kolerës, dhe nuk ishte aspak i bindur me teorinë e miazmave. Me epideminë kolerike të vitit 1854 – një nga më të egrat – gjeti mënyrën për të treguar se shumica gabohej mbi teorinë e vet të miazmave.

Harta e ndërtuar nga John Snow

Harta e ndërtuar nga John Snow

Ideja e John Snow ishte aq revolucionare sa edhe e thjeshtë dhe efikase. Ai shënoi në hartën e Londrës vendndodhjen e çdo viktime të epidemisë së kolerës, dhe më pas u ul dhe studioi shpërndarjen totale të të gjitha vdekjeve. Ajo që vihej re, menjëherë – dhe kjo falë infografikave – ishte se vdekjet përqëndroheshin në qendër të qytetit. Në veçanti përreth Broad Street (sot Broadwick), dhe akoma më në veçanti, rreth një pompe uji që gjendej në atë rrugë.

Për John Snow fajtori ishte më se i dukshëm. Gjendej pikërisht atje, në atë rrugë, në atë pompë uji. Tha e bëri gjithçka për t’i bindur autoritetet që të hiqnin pompën e ujit, duke përftuar kështu një ngadalësim të epidemisë. Ishe një rezultat i jashtëzakonshëm, duke qenë se atëherë nuk dihej akoma asgjë për bakterin përgjegjës të kolerës, Vibrio cholerae, dhe për faktin se përhapej nëpërmjet ujrave të ndotura.

Gjithsesi John Snow nuk duhet mbajtur mend vetëm për kontributet e veta në epidemiologji. Përtej kolerës, mjeku londinez duke qenë me profesion anestezist interesohej edhe për teknikat e reja në anestezi, ku, sërisht, ka lënë gjurmë. Një rast interesant ka qenë kur John Snow bindi Mbretëreshën Viktoria që lindjen e Leopoldit dhe Beatriçes, dy fëmijët e fundit nga nëntë në total, ta bënte jo me dhimbje por me kloroform.

Më 15 mars 2013 ishte 200 vjetori i lindjes së John Snow-t.

© Rinstinkt Prill 2013

[Lexo dhe: John Snow, William Farr, Joseph Lister dhe teoria mikrobike e sëmundjeve]

———————————————————————————————————————-