Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh

Robert Koh duke vëzhguar në mikroskop

Robert Koh ishte mjek dhe bakteriolog gjerman që lindi në Clausthal, Hanover në vitin 1843 dhe vdiq në Baden në vitin 1910.

Robert Kohu e kaloi pjesëm në të madhe të jetës së vet në Berlin, si drejtor i zyrës perandorake për higjenën dhe më pas si profesor i higjenës dhe drejtor i institutit për sëmundjet infektive (1891).

Robert Kohu solli në fushën bakteriologjike mundësi të reja studimi, të pa eksploruara gjer atëherë: pregatitja e terreneve të kulturës transparentë dhe të ngurtësueshëm që u mundësuan kërkuesëve zbulimin e shumë mikroorganizmave patogjenë; me risitë e sjella në mikroskopi nga lentet me zhytje; proceset e ngjyrosjes së mikrobeve; metoda të riprodhimit fotografik të preparateve mikroskopike etj.

Mes kërkimeve e zbulimeve të Robert Kohut janë edhe ato rreth raporteve mes disa karakteristikave biologjike të bacilit të plasjes (antraksit) dhe patogjenezës së sëmundjes, që kanë rëndësi sepse përbëjnë shembullin e parë të një studimi të tillë. Më pas zbulimi i bacilit të tuberkulozit (1882), që u quajt bacili i Kohut e më pas në vitin 1884 me zbulimin e vibrionit të kolerës.

Robert Kohut, në vitin 1905 iu dha çmimi Nobel për kërkimet dhe zbulimet (e reja) mbi tuberkulozin.

[Postulatet e Kohut]

 

Rinstinkt, Mars 2013

——————————————————————————————————

Reklama

Një pikturë në vaj e Antonie van Leeuwenhoek (1632-1723)

Një pikturë në vaj e Antonie van Leeuwenhoek  (1632-1723) ulur në laboratorin e tij.

Një pikturë në vaj e Antonie van Leeuwenhoek (1632-1723) ulur në laboratorin e tij.

Antonie van Leeuwenhoek ishte një nga njerëzit më kurioz dhe më origjinalë që kanë jetuar deri më sot. Është e vështirë ta krahasosh me tjetër njeri sepse i përkiste një gjinie ku ai ishte tipi dhe specia e vetme; dhe kur vdiq linja e tij u zhduk.

——————————————————————————————————————-