Sepsi

Sepsi është një përgjigje e rëndë sistemike infiamatore e organizmit ndaj një bakterihemie apo ndaj një infeksioni tjetër. Zakonisht sepsi i detyrohet një infeksioni bakteror, me prani mikrobesh në qarkullimin e gjakut, në mushkëri, në urinë apo në inde të tjera të organizmit. Infeksioni fillestar ndonjëherë merret fillimisht në spital dhe zhvillohet më tej për shkak të gjendjes së dobët imunitare të pacientit, që shpesh është një pacient me mbrojtje të ulëta, të dobësuara, imunitare.

Shoku septik konsiston në uljen drastike të presionit të gjakut dhe me pamjaftueshmëri organesh të tjera për shkak të mosfurnizmit të mjaftueshëm të tyre me gjak. Kjo shpie në një gjende pamjaftueshmërie shumë-organëshe që përfshin mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë.

Rreziku për të zhvilluar sepsis rriten nëse tek pacienti, përveç të tjerash, gjenden edhe kushte si një sistem imunitar i dobësuar, disa çrregullime kronike, një artikulacion apo një valvul kardiake artificiale dhe anomali të valvulave kardiake.

Shkaqet etiologjike më të shpeshta tek pacientët e imunodepresuar përfshijnë baktere gram pozitive dhe gram negative. Një shkaktar tjetër janë edhe kërpudhat që normalisht nuk do të ishin në gjendje të shkaktonin një infeksion aq të gjerë dhe rrezikues për jetën.

Fillimisht subjektet paraqesin një rritje të tempraturës trupore (ndonjëherë është e ulët), ndonjëherë e bashkëlidhur me ethe dhe dobësi.Të tjera simptoma janë, rritja e leukocitëve, hipotensioni, takikardia, oliguria dhe gjendja konfuzionale e pacientit.

Diagnoza formulohet në bazë të bashkëlidhjes së aspektit klinik (anamneza, ekzaminimi fizik) me të dhënat laboratorike e mikrobiologjike që tregojnë praninë e infeksionit.

Mjekët e dyshojnë diagnozën dhe duhet të jenë të aftë ta bëjnë atë – gjithnjë duke patur parasysh historinë dhe llojin e pacientit që kanë përballë – kur pas simptomatologjisë gjejnë edhe praninë e baktereve në një mostër gjaku, urine apo materiali tjetër.

Diagnostika me imazhe mund të jetë e nevojshme në disa raste, të rralla: radiografi apo edhe ekografi e mushkërisë në një infeksion mushkërie; tomografi e kompjuterizuar TC në infeksione të mushkërisë, infeksione abdominale apo edhe berebrale; rezonancë magnetike.

Identifikimi dhe trajtimi i hershëm janë themelorë. Trajtimi bazohet tek administrimi i lëngjeve, oksigjenit, antibiotikëve (menjëherë), ilaçe për të rritur presionin e gjakut dhe keqja kirurgjike e indit apo indeve të infektuara apo nekrotike, drenazhi i qelbit dhe terapitë mbështetëse të mëvonëshme.

© Rinstinkt blog 2019

Anemia nga humbjet hematike

Anemia nga humbjet hematike

Humbjet hematike akute dhe anemia

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Humbjet hematike akute, të menjëhershme, të dallueshme nga humbjet hematike kronike, shkaktojnë kryesisht një zvogëlim të nivelit apo më saktë të vëllimit të gjakut brenda-enëzor. Si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të gjakut brendaenëzor mund të shkaktohet një kolaps kardiovaskular, shok (shock) apo edhe vdekje e pacientit/individit.

Karakteristikat klinike, dhe jo vetëm,  varen nga intensiteti dhe nga lloji i gjakderdhjes, që mund të jetë e jashtme ose e brendshme.

Nëse pacienti mbijeton nga episodi i humbjes hematike akute, vëllimi i gjakut (kujdes: flitet për vëllimin, duke i anashkaluar karakteristikat cilësore) priret të rritet nëpërmjet zhvendosjes brenda-enëzore, brendavaskulare të ujit që zakonisht gjendet në hapësirën ndërqelizore. Një zhvendosje e këtillë e lëngut intersticial, ndërqelizor, shkakton hollim të gjakut, i ashtuquajtiru “hemodiluicion”, dhe si pasojë edhe një zvogëlim të parametrit të hematokritit.

Zvogëlimi i numrit total të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut) bën që nëpër indet e trupit të shkojë më pak oksigjen nga sa shkon zakonisht, kjo sepse, siç e dimë oksigjeni transportohet kryesisht nëpërmjet hemoglobinës që gjendet në citoplazmën e rruazave të kuqe të gjakut. Zvogëlimi i transportit të oksigjenit indukton një rritje të nivelit të prodhimit të eritropoietinës në veshka. Eritropoietina stimulon shumimin e prekursorëve të rruazave të kuqe të gjakut në palcën e kockave (CFU-E); pra është një hormon i rëndësishëm në procesin e gjakpërftimit (hematopoiezës).

Pas lëshimit dhe veprimit të eritropoietinës, duhen disa ditë që të vihen re efektet… e kështu, në qarkullimin e gjakut do të vihen re një numër disi i rritur retikolocitesh. Retikolocitet janë eritrocite që nuk kanë përfunduar akoma stadin e vet maturues. Zakonisht në gjak gjenden në një përqindje nga 0.5 në 1.5.

Sapo palca e kuqe rrit aktivitetin e vet, nën stimujt e eritropoietinës, vihet re një rritje e  numrit të retikolociteve, që mbërrin në nivele prej 10-15% pas 7 ditësh.

Retikolocitët kanë përmasa më të mëdha se eritrocitet (makrocitë) dhe karakterizohen nga një citoplazmë polikromatofile, me ngjyrim blu të kuq.

Humbjet hematike kronike dhe anemia

Humbjet hematike kronike shkaktojnë anemi vetëm në rastet kur entiteti i humbjes hematike kalon tej aftësive ripërtëritëse të palcës apo kur rezervat e hekurit në organizëm mbarojnë dhe shfaqet, si pasojë, e ashtuquajtura anemi sideropenike, pra nga mungesa e hekurit (hekuri është element thelpësor në sintetizimin e hemoglobinës).

Rinstinkt, 2014.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————

Infeksione te sistemit kardiovaskular (2)

Infeksione te sistemit kardiovaskular (2)

Perikardit – quhet infeksioni i perikardiumit, një pengese (kufi) qe mbron zemren nga infeksionet qe prekin (qe ndodhin) ne indet rrotull saj.
Perikardiumi (perikardi) perbehet ngaje shtrese e jashtme fibroze dhe një shtrese e brendshme sieroze. Perikardiumi fibroz është një trastë e fortë qe është e fiksuar tek diafragma, tek drrasa e kraharorit (kriskulli) dhe tek kercet e brinjeve (pjesa e brinjeve qe lidhet me drrasen e kraharorit). Shtresa sieroze e perikardiumit është e holle dhe është shtresa qe gjendet me afer siperfaqes së zemres.
Hapesira perikardiake (midis shtreses fibroze dhe asaj sieroze te perkardiumit, perikardit) permban rreth 200 ml leng, i cili është i ngjashem me plazmen ne permbajtjen e vet ne proteina dhe elektrolite.
Zakonisht ,ne hapsiren perkardiake mund te akumulohen rreth 120 ml leng shtese pa e rritur presionin mbi zemren. Gjithsesi, nese grumbullohet me shumë leng ne kete hapsire, do te rritet presioni i perkardit mbi zemren. Kjo rritje e presionit te perkardiumit (apo perkardit) mund te ndikojne mbi punen e veshoreve dhe te zemres, duke mos i lejuar qe te mbushen me sasine e duhur te gjakut, dhe duke sjelle si pasoje një zvogelim  te output-it te zemres (duke shkaktuar hipotensionin).



Rinstinkt 2011

—————————————————————————————