Rezonanca Magnetike (RM)

Rezonanca Magnetike Nukleare (RMN) ose Rezonanca Magnetike (RM)

Çfarë është rezonanca magnetike?

Rezonanca magnetike është një teknikë ekzaminimi anatomik që mundëson përftimin e pamjeve jashtëzakonisht të sakta dhe të pasura me detaje pa qenë nevoja e përdorimit të mjeteve të kontrastit.

Gjatë rezonancës magnetike trupi i nënshtrohet një fushe magnetike që provokon emetimin e rrezatimeve me gjatësi vale shumë të shkurtër (frekuenca radio). Valët emetohen nga atomet që përbëjnë çdo organ, çdo ind, çdo qelizë. Senjalet e emetuara transferohen dhe kodifikohen nga një pajisje komplekse e kompjuterizuar që i ngjyros indet dhe zonat e ndryshme të trupit në varësi të rrezatimt të lëshuar.

Çfarë mund të shohim me anë të rezonancës magnetike?

Në këtë pamje shihen disa zona më të errëta që i përkasin një iktusi (zona qëndrore në të majtë) dhe zonave të dëmtuara (zona e gjerë në të djathtë).

Në këtë pamje shihen disa zona më të errëta që i përkasin një iktusi (zona qëndrore në të majtë) dhe zonave të dëmtuara (zona e gjerë në të djathtë).

Me anë të rezonancës magnetike mund të shohim indet dhe organet që janë shumë vështirë për t’u parë, ose që janë shumë të gjerë në kuptimin hapsinor, si për shembull aparati qarkullues i gjakut apo ai limfatik.

Rezonancë magnetike nukleare e kafkës

Me këtë teknikë mund të shihen dëmtime të trurit të cilat janë të padukshme gjatë një ekzaminimi radiografik. (Shiko figurën)

© Rinstinkt, Maj 2013

————————————————————————————————————

Reklama

Tomografia e Kompjuterizuar (TC)

Tomografia e Kompjuterizuar (TC), e njohur më shumë si Tomografia Aksiale e Kompjuterizuar (TAC)

Çfarë është tomografia e kompjuterizuar?

Tomografia e kompjuterizuar është një teknikë e cila me matje të shumta të realizuara duke përdorur rrezet X, ri-përpunon matematikisht të dhënat duke rindërtuar pamjen radiologjike të shtresave të ndryshme të trupit.

Pacienti shtrihet në një tavolinë speciale, dhe shenjestrohet në pak minuta nga qindra radiografi që pasi përpunohen japin një kuadër anatomik tërësor.

Çfarë mund të shohim me tomografinë e kompjuterizuar?

Mund të shohim pjesët dhe stukturat më të vogla të trupit, që normalisht nuk mund të shihen gjatë një ekzaminimi radiologjik tradicional.

Kur përdoret tomografia e kompjuterizuar?

Tomografia e kompjuterizuar ka një kosto të lartë dhe emeton doza të larta rrezatimi, kështu që përdoret vetëm në raste të veçanta, veçanërisht për diagnozën e tumoreve në organet që analizohen me vështirësi me metodat tradicionale (për shembull: mëlçia, pankreasi, truri).

© Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————————

Termoskopia

Termoskopia

Çfarë është termoskopia?

Termoskopia është një metodologji që lejon parjen e trupit duke përfaqësuar me ngjyra të ndryshme pjesë të ndryshme të tij në varësi të temperaturës sipërfaqësore që kanë. E gjithë kjo nëpërmjet analizës të kompjuterizuar të të dhënave të grumbulluara nga një termokamer (kamer termometrike).

Kur përdoret termoskopia?

Termoskopia ndihmon në hetimin e disa gjendjeve patologjike të veçanta, dhe përdoret në diagnozën e tumoreve.

 

© Rinstinkt, Prill 2013

——————————————————————————————————————-