Keratiti (infeksioni i korneas)

Keratiti

Keratiti është emri që u vihet patologjive infiamatore të korneas (pjesa më e përparme e syrit).
Ekzistojnë lloje të ndryshme keratiti, por ato më të shpeshtat dhe më të rëndësishmet janë format bakterore, format virale, format mikotike (kërpudhore) dhe forma e keratitit nga Acanthamoeba (protozoar).

Keratiti bakteror
Përpara se të flasim për keratitin bakteror, duhet të vëmë në dukje se syri ka mekanniza të shumtë që e mbrojnë kundër infeksioneve bakterore; ndër këto mekanizma bëjnë pjesë lotët, barriera (kufiri) epitelial, lidhjet e dhëmbëzuara që formojnë këto qelize me njëra tjetrën, dhe një rol tepër të rëndësishëm luan edhe folara saprofite okulare që në kushte normale lufton bakteret jo-saprofite.
Tani, ekzistojnë edhe baktere patogjeneë që janë në gjendje të penetrojnë edhe një epitel të paprekur, të padëmtuar, pra që e ruan integritetin e vet fizik dhe funksional. Një ndër këta baktere është gonokoku, që është bakteri që indukton një infeksion me progresionin më të shpejtë drejt perforacionit/çarjes korneale (çarja korneale është një ndërlikim tepër i rrezikshëm.).
Bakteret e tjera janë në gjendje të shkaktojnë një keratit bakteror vetëm pas një ndërprerje të integritetit epitelial të korneas.
Gjithesesi, shkaku kryesor i infeksioneve bakterore janë përdorimi i lenteve në/me kontakt dhe higjene e tyre e paktë. Baktere tejet patogjene, siç është për shembull lloji Pseudomonas, janë në gjendje t’i kolonizojnë lentet dhe kjo mund të shpie në një infeksion, pra keratit, dhe mëpastaj edhe në një çarje/perforacion korneal.
Simptomat që referon dhe shfaq pacienti në rast keratiti bakteror janë: një ndjesi trupi të huaj në sy, fotofobi, mjegullim të të parit, edemë palpebrale (të kapakut të syrit) si dhe një hiperemi/skuqje të kongjiuntivës.
Trajtimi duhet nisur menjëherë, pa pritur përgjigjen e antibiogramit, me antibiotikë me spektër të gjerë veprimi si për shembull me fluorokinolone të gjeneratës së katërt.

 

Keratiti viral

herpes korneal

Keratit viral nga Herpes simplex virus

Forma më e shpeshtë e keratitit viral është keratiti nga virusi herpes simplex. Keratiti herpetik është zakonisht një shprehje e një infeksioni reçidivant dhe jo e një infeksioni parësor. Në këto raste, infeksioni parësor/primar ndodh më shpesh gjatë fëmijërisë kur individi bie së pari në kontakt me virusin nëpërmjet familiarëve apo personave të tjerë që janë të infektuar. Simptomat që shfaqen gjatë këtij infeksioni parësor janë, temperaturë e lehtë, dobësi e përgjithshme, disa fshikëza në rajonin trupor ku ndodh infeksioni, si dhe linfoadenopati lateroçervikale. Në vijim, pra pas infeksioni parësor, virusi udhëton në aksonin e nervit ndijor që inervon zonën e infektuar. Nëpërmjet nervit ndijor virusi mbërrin në nyjen nervore (të nervit përkatës), që në rast të virusit HSV-1 është nyja trigeminale, ndërsa në rast të virusit HSV-2 është një nyje spinale meqënëse HSV-2 është më shpesh shkakëtar i infeksioneve gjenitale.
Sëmundja reçidivante, thamë se, është forma përgjegjëse e keratitit viral. Kjo paraqitet si një dëmtim linear me aspekt dendritik, dhe është pozitive ndaj ngjyrosjes me fluoresceinë. (E ashtuquajtura ulçerë dendritike). Ekstremitetet e degëve të këtij ‘dendriti’ janë në fakt terminacionet nervore që virusi ka përshkuar për t’u kthyer dhe infeksuar sërisht kornean. Ky lloj dëmtimi quhet “në formë harte gjeografike”.
Terapia konsiston në ilaçe antivirale topike, si Aciclovir dhe Ganciclovir.

 

 

Keratiti kërpudhor (keratomikoza)
Në këtë formë keratiti patogjenët më të shpeshtë janë kërpudhat filamentoze (Aspergillus dhe Fusarium) dhe Candida albicans-i. Keratiti nga Candida zhvillohet shpesh në pacientë me imunodepresion apo që janë të prektur nga patologji të tjera okulare që kanë nevojë për ilaçe imunosopresive.
Shenjat dhe simptomat në këtë formë keratiti janë, ndjesi trupi të huaj në sy, fotofobi, mjegullim viziv, dhe sekrecione.
Terapia është me ilaçe antimikotike, dhe duhet zgjatur për 6 javë. Përdoren aktimikotikë lokalë. Shpesh jepet edhe një terapi antibiotike për të parandaluar një infeksion bakteror që mund t’i shtohet infeksionit kërpudhor.

 

Keratiti nga Acanthamoeba (vijon…)

 

 

Virusi Herpes simplex 1 dhe 2 (HSV-1, HSV-2)

Virusi Herpes simplex 1 dhe 2 (HSV-1, HSV-2)

Morfologjia e virusit të herpesit

Virus me veshje proteinike, me kapsid ikozaedrik, 150 deri në 200 nm diametër.

Identifikimi i viusit të herpesit

Identifikimi me anë të paraqitjes (shenjave) klinike, ekzaminimi i dëmtimeve, rritja e virusit në kultura qelizore, teste antibiotike, PCR.

Habitati i virusit të herpesit

Njerëzit përfaqësojnë të vetmin rezervuar natyror për virusin Herpes simplex.

Faktorët e virulencës të virusit të herpesit

Gjendja e fshehtë (e heshtur)

Infektimi nga/sëmundja e herpesit 

HSV-1 karakterizohet nga dëmtime të ororfaringut, ndërsa HSV-2 shkakton dëmtime kryesisht në organet gjenitale. Të dy tipet e virusit mund të shkaktojnë herpes simplex tek i porsalinduri, sëmundje të gojës, lëkurës, syve apo sistemit nervor, me shkallë vdekshmëria që mund të mbërrijë deri në 80%. Puçrat herpetike janë të thella, fshikëza të dhimbshme që shkaktohen nga virusi kur arrin të hyjë nëpërmjet ndonjë të çare të lëkurës. Thuathi bashkëlidhet me punëtorët e shëndetësisë që nuk përdorin dorashka kur prekin sekrecionet apo pacientët e infektuar. Encefaliti nga Herpes simplex është i rrallë, por një ndërlikim i rëndë i HSV-1, me shkallë vdekshmërie deri në 70%.

Kontrolli dhe trajtimi i herpesit

Përdorimi dorashkave në procedurat shëndetësore, kondomët gjatë aktivitetit seksual – janë strategjitë më të mira për të parandaluar infektimin. Trajtimi me aciklovir redukton kohëzgjatjen e infeksionit. Valacikloviri oral (Valtrex) përdoret zakonisht si terapi supresive, duke parandaluar daljet e herëpashershme të virusit.

Rinstinkt 2012

Pesë llojet kryesore të mikroorganizmave.

Pesë llojet kryesore të mikroorganizmave

 

Bakteret: Mycobacterium tuberculosis, një bakter në formë cilindri (bacil). Zmadhuar 15,500 herë. (Mikobakteri është agjenti etiologjik i tuberkulozit.)

Mycobacterium tuberculosis

Kërpudhat: Thamnidium, një kërpudhë filamentoze. Zmadhuar 400 herë. (Kërpudha nuk kanë quahen vetëm ato me formë çadre!)

Thamnidium

Algat: Spirogyra (filamenti), Diatometë (qelizat e arta). Zmadhuar 500 herë. (Algat janë edhe mikroskopike.)

Spirogyra dhe Diatome

Viruset: Herpes simplex (shkaktar i herpesit apo ulçerës së ftohtë). Zmadhuar 100,000 herë. (Ky “entitet” kaq i vogël është në gjendje të sjellë probleme të konsiderueshme, sidomos kur mbrojtjet tona imunitare janë të dobëta.)

Herpes simplex

Protozoarë: një çift Vorticella-sh. Zmadhuar 500 herë.

Vorticella

————————————————————————————–