Hemorragia nga hunda (epistaza)

Hemorragia nga hunda (epistaza) është një patologji goxha e shpeshtë. Megjithatë në pjesën më të madhe të rasteve shfaqet në një formë të lehtë që zgjidhet pa patur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Dallohen dy forma kryesore epistaze (hemorragjie hundore): epistaza esenciale në të cilën nuk dallohen gjë shkaqe të dukshme, dhe epistaza simptomatike që është një shprehje e një problemi lokal apo sistemik (për shembull, ndonjë problem me koagulimin e gjakut).

hemorragji e përparme dhe e pasme e hundës

Vendi i origjinës së hemorragjive të përparme dhe të pasme të hundës

Në pjesën më të madhe të rasteve hemorragjia hundore ka origjinë në zona të zgavrës hundore që karakterizohen nga një përqëndrim i lartë me enë arterioze dhe venoze. Zona që është më shpesh shkak i një hemorragjie nga hunda është e ashtuquajtura locus Valsalvae, që gjendet në pjesën e përparme të septumit, pra murit ndarës të hundës. Në locus Valsalvae ndodhet një rrjet i dendur me enë kapilare që marrin origjinë si nga arteria karotide e jashtme ashtu edhe nga arteria karotide e brendshme, dhe që mund ndonjëherë të marrin një pozicion brendaepitelial.

Në pjesën e pasme të zgavrave të hundës gjenden dy zona të tjera nga të cila tmund të origjinojë një hemorragji hundore. Këto zona janë, e para në pjesën e pasme të kockës Vomerale (latinisht) (plugu, në shqip?), që është një nga kockat që përbëjnë murin ndarës të zgjavrave hundore; zona tjetër është e ashtuquajtura zona e Woodrofit dhe gjendet në 1/3 e pasme të murit lateral/anësor të zgavrave hundore.

 

Simptomatologjia e hemorragjisë hundore (epistazës)
Natyrisht do të ketë një hemorragji, që manifestohet në mënyrë tëpapritur dhe që shkakton një humbje hematike të konsiderueshme.

 

poziocioni që duhet mbajtur gjatë një hemorragjie hundore

Pozicioni korrekt që huhet mbajtur dhe një pozicion jo korrekt që shpesh maskon entietin e gjakderdhjes (nëpërmjet gëlltitjes)

Shpesh subjektet priren të mbajnë një pozicion me kokën të drejtuar lartë, gjë gjë shkakon një gëlltitje të gjakur akti i cili nga ana e vet shkakton një maskim, pra fshehje të entietit/sasisë së gjakut të humbur. Në një moment të dytë, ndodh spesh që subjekti e vjell gjakun e gëlltitur, gjak i cili shfaqet me ngjyrë të errët për shkak të fenomeneve tretëse që fillojnë të ndodhin në stomak.

Një ekzaminim nëpërmjet rhinoskopisë anteriore mundëson saktësimin e vendit nga origjinon hemorragjia, pra nëse është e përparme apo e pasme.

 

 

Terapia e hemorragjisë hundore (epistaza)
Terapia përfshin, së pari, dis amasa urgjente që kanë si qëllim të ndalojnë hemorragjinë nga hunda dhe mëpastaj përfshin edhe masa që kanë si qëllim eliminimin e shkaqeve të vetë hemorragjisë.
Ndër masat urgjente janë kaustikimi-kauterizimi dhe tamponimi hundor i përparëm ose i pasëm.
Kauterizimi sugjerohet në rast se hemorragjia lind prej një ene arterioze apo venoze me kalibër të madh, dhe realizohet nëpërmjet një elektrobisturi apo nëpërmjet një sonde me radiofrekuencë në anestezi rajonale/lokale.
Kaustikimi kimik (‘djegia’) sugjerohet kur epistaza (hemorragjia hundore) origjinon nga enë venoze me përmasa të vogla, dhe realizohet nëpërmjet aplikimit të nitratit të argjentit apo substancave të tjera.
Tamponimi (term më i përshtatshëm në shqip?) hundor i përparëm, realizohet nëpërmjet një garze të thjeshtë apo garze të mbarsur me substanca që favorizojnë koagulimin, pra mpiksjen e gjakut. Tamponi lihet në vend për rreth 48 orë.
Tamponimi hundor i pasëm, në rast hemorragjie të pasme, realizohet edhe kz nëpërmjet një garze, dhe zakonisht hiqet pas 24 orësh për të shmangur ndërlikimi infiamatore aurikolare për shkak të bllokimit të grykës rinofaringeale të tubës së Eustachiusit.

Masa të tjera të mund të ndërmerren janë administrimi i ilaçeve antifibrinolike (EV), si edhe masa transfuzionale nëse janë të nevojshme në rast shoku.

 

© Rinstinkt Blog, janar 2018

Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal

Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal

Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal janë një problem klinik i rëndësishëm në mjekësi dhe që kryesisht godasin pacientë të moshuar, aop pacientë që pinë alkoll apo përdorin NSAID, pra ilaçe antiinfiamatore jo steroidike.

Hemorragia gastrointestinale është një simptomë dhe jo një sëmundje, dhe kjo na detyron që të kontrollojnë dhe kërkojmë në mënyrë aktive për shkakun e hemorragjisë, sepse duke zgjidhur problemin fillestar parandalojmë hemorragji të tjera.

Në mënyrë skematike hemorragjitë e traktit gastrointestinal ndahen në hemorragi të larta dhe hemorragji të ulëta. Ato të lartat përfaqësojnë rreth 80% të të gjitha hemorragjive g.i. dhe ndodhin në ezofag, në stomak, në duodenum deri në këndin e Treitzit. Hemorragjitë që godasin aparatin g.i. nën këndin e Treitzit quhen hemorragji të ulëta g.i. Këto të fundit përfshijnë hemorragjitë e zorrës së hollë, të kolonit dhe rektumit (tek kjo pjesë e fundit janë edhe më të shpeshta).

mallory-weiss-tear-and-GI-bleeding

Skemë ilustruese e hemorragjive g.i.

Hemorragjitë e larta g.i.
Shkaqet më të shpeshta janë ulçera peptike, variçet e ezofagut, dhe më pas edhe gastriti i shkaktuar nga ilaçet, si edhe sindroma Mallory-Weiss.

Shenjat dhe simptomat e hemorragjive g.i. të larta janë: hemetemeza (vjellja e gjakut me ngjyrë të kuqe të ndezur), melena (që është kalimi i mbetjeve fekale të errëta nëpërmjet rektumit; melena tregon se gjaku në brendësi të traktit g.i. ka qëndruar një kohë të mjaftueshme dhe ka pësuar një retje të pjesëshme; melena është një shenjë që tregon se hemorragjia me shumë probabilitet është e traktit g.i të lartë.).

Një shenjë tjetër e hemorragjive g.i. të larta ka të bëjë me shenjat hemodinamike, që janë në lidhje të drejtëpërdrejtë me sasinë e gjakut të humbur nga hemorragjia. Nëse humbja është e madhe do të ketë patjetër një reflektim edhe në shenjat hemodinamike, dhe kështu pacienti mund të shfaqi hipotension, takikardi, djarsitje, sikundër në raste të rënda mund të ketë edhe një shok të mirëfilltë hemorragjik.

Një element i rëndësishëm që duhet patur parasysh është shpejtësiia e humbjes hematike. Nëse një pacient humbet nga një pikëz gjak çdo ditë, pra një gjakderdhje e ngadaltë, organizmi i tij ka gjithë kohën e nevojshme për t’u përshtatur. Ndaj në këto raste tjetërsimet hemodinamike nuk do të jenë evidente. Tjetër gjë ndodh në rast se humbja hematike e pacientit është imediate, pra një sasi e lartë në një kohë të shkurtër. Në këtë rast organizmi i pacentit nuk arrin të përshtatet me sasinë e reduktuar të hemoglobinës dhe patjetër që do të shfaqi simptomat e sipërpërmendura.

Në rast të një hemorragjie g.i. të lartë, ajo që duhet bërë është që së pari të kryhet një vlerësim i pulsit dhe i presionit të pacientit. Më pas e rëndësishme është që të restaurohet masa hematike e humbur si dhe të stabilizohet gjendja hemodinamike e paciientit (zakonisht nëpërmjet një transfuzioni). Më pas duhet të identifikohet vendi i gjakderdhjes/hemorragjisë dhe më pas të merren masa terapeutike për të ndaluar këtë hemorragji.

 

Hemorragjithë e ulëta g.i.
Këto kanë si shkaqe kryesore: sëmundjen divertikulare të kolonit, angiodisplazitë, si dhe sëmundjet kronike infomatore intestinale. Të tjera shkaqe janë carçinomi i kolonit dhe rektumit, ragadet anale si dhe hemorroidet.

Shenjat dhe simptomat e hemorragjive g.i. të ulëta janë: hematochezia, apo rektoragjia (pra kalimi i gjakut të kuq të ndezur nëpërmjet rektumit dhe anusit.). Duhet thënë se pjesa më e madhe e humbjeve të gjakut në këtë rajon janë me entitet të ultë dhe vetëkufizuese.

 

 

Të pëlqeu postimi?
Vendos një “Like” tek Faqja e Blogut në Facebook

 

Hemorragjia

Hemorragjia

Dëmtimi i një ene gjaku dhe dalja e gjakut... (hemorragjia).

Dëmtimi i një ene gjaku dhe dalja e gjakut… (hemorragjia).

Me hemorragji kihet parasysh dalja e gjakut nga enët  (e gjakut) në të cilat lëviz/qëndron zakonisht.

Dalja e gjakut nga sistemi enëzor mund të verifikohet për shkak të dëmtimit të një arterie, të një vene apo të një kapilari… i shkaktuar ky dëmtim nga plagë apo nga fenomente të tjera patologjike që në një mënyrë ose në një tjetër dëmtojnë murin enëzor.

Shkaqet e dëmtimit mund të jenë të llojllojshme; kryesisht kanë të bëjnë me plagë, procese infiamatore, me procese zvetënuese/degjenerative, metastaza tumorale, aneurizma (zgjerim i lokalizuar i murit enëzor), variçe (zgjerim i venave) etj.

Gjaku që del nga enët ku zakonisht qarkullon, del me njëfarë shpejtësie nga enët arterioze, ndryshe nga ato venoze, nga ku del më ngadalë.

Nëse gjaku nuk derdhet jashtë trupit ai infiltron (brendafutet) nëpër indet rrethues duke formuar një masë të ngurtë të qajtur hematomë/hematoma. Ndërsa kur gjaku mblidhet apo grumbullohet në një zgavër apo thënë ndryshe kavitet celomatik të organizmit formohet hemoperitoneumi apo hemoperikardi.

Një nga mekanizmat homeostatikë që marrin pjesë në rregullimin e procesit të hemorragjisë është ngushtimi, apo thënë më mirë, tkurrja e murit të enës arterioze. Për më tepër hemorragjia ndalet nga aktivizimi i sistemit homeostatik koagulativ/mpikës.

Rinstinkt, 2014

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————