Mumifikimi

Mumifikimi – është një proces egjiptian për të ruajtur (prezervuar) të vdekurit, ku truri dhe pjesët e brendshme janë larguar prej trupit, ndërsa pjesa e mbetur i nënshtrohet një banje, lyhet me melheme (balsame), mbulohet me hajmali dhe gjëra të tjera dhe fashohet ose edhe mbulohet me bitum.

Një fotografi e një mumieje* pjesërisht të zbuluar, në “Albany Institute of History and Art”, në Nju Jork. Kjo mumie është marrë, pjesërisht e zbuluar, në 1990 nga Muzeumi i Kajros. Lëkura e mumies është e errët për shkak të rrëshirës së përdorur gjatë procesit të mumifikimit. Krahët janë të kryqëzuara në modelin tipik të varrimit, dhe nuk ka asnjë difekt apo dëmtim të kafkës duke sepse truri i është hequr nëpërmjet humdës. Hieroglifët në qivurin (arkivolin) e tij tregojnë emrin e Ankhefenmut-it, i cili identifikohet si një prift nga tempulli i Mut at Karnak në Tebes (Thebes)**.


* Kufomë njeriu e balsamosur a e tharë në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë.

** Sipas Bethyl Mayer