Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit është një çrregullim, me etiologji të llojllojshme, i karakterizuar nga prania e një patologjie hiperglic’hemike, që do të thotë: prani e një përqëndrimi të rritur të glukozit në qarkullimin hematik.
Diabeti mellit dhe hiperglicemia, si karakteristikë thelpësore e tij, janë pasojë e një defekti në prodhimin apo në mekanizmin e veprimit të hormonit të insulinës.
Çrregullimi i diabetit shpie në një seri ndërlikimesh sistemike – pra që prekin të gjithë trupin.
Diabeti, siç u tha, godet organe të ndryshme… ndër më të rëndësishmet, gjtihsesi, janë: sytë, veshkat, sistemi kardiovaskular dhe sistemi nervor.

Më parë u përmend insulina. Po, çfarë është insulina?, do të pyesë ndokush. Insulina është një hormon me aktivitet anabolik, pra që shkakon si korolar të veprimit të vet një rritje të qelizave (reaksioneve anabolike). Insulina prodhohet nga qeliza të veçanta të ishujve pankreatikë, dhe vepron nëpërmjet disa receptorëve specifikë me aktivitet tirozinë-kinazik. Efekti kryesor i insulinës tek qelizat e veta shenjestër, është rritja e shprehjes së receptorëve GLUT-4 në sipërfaqen qelizore.

  • Në mëlçi insulina shkakton një rritje të glikogjenosintezës, rritje të glikolizës dhe një rritje të aktivitetit liposintetik. Njëkohësisht shkakton edhe një zvogëlim të aktivitetit glikogjenolitik e gjithashtu inhibon edhe ketogjenezën.
  • Në indin adipoz (indin dhjamor) insulina rrit kapjen e glukozit nga ana e qelizave, inhibon lipolizën dhe rrit liposintezën.
  • Ndërsa tek muskuli insulina rrit kapjen e glukozit, rrit glikolizën, rrit sintezën e glikogjenit dhe po ashtu rrit edhe sintezën proteinike.

Indet adipoz dhe ai muskulor skeletik përkufizohen si inde insulino-vartës, meqënëse kanë nevojë për hormonin insulinë për të kapur molekulat e glukozit hematik (nëpërmejt GLUT-4). Ndërsa mëlçia, apo më saktë qelizat hepatike, përtej GLUT-4 shprehin edhe transportatorin GLUT-2 i cili ka një funksion që nuk faret nga hormoni insulinë.

Diabeti i tipit 1

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune; megjithatë ekzistojnë edhe forma idiopatike. Mekanizmi kryesor që shkakton sëmundjen është mungesa e hormonit insulinë. Diabeti i tipit 1 prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Diabeti i tipit 2

Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga një nivel i rritur i glicemisë (hiperglicemi) e shoqëruar me insulino rezistencë. Për më tepër ekziston edhe një mungesë insuline relative dhe progresive. Prek kryesiht të rriturit dhe është forma e diabetit më e përhapur. Ekziston një asociacion mes diabetit obezitetit dhe të ashtuquajturës sindromë metabolike.

Karakteristikat klinike të diabetit mellit

Shenjat dhe simptomat që hasin pacientët janë të lidhura me gjendjen e hiperglic’hemisë dhe me reduktimin e përdorimit të glukozit nga ana e indeve të trupit.

  • Poliuri – rritje e akteve të urinimit. E shkaktuar nga glukozi i tepërt që kalon në nivel veshkor.
  • Polidipsi – rritje e etjes (dëshirës për ujë).
  • Humbje peshe – nga pamundësia e përdorimit të glukozit që qarkullon në gjak. Rritet përdorimi i lyrave.
  • Era e gojës karakteristike – që ngjan me atë të frutave të prishura, për shkak të rritjes së nivelit të trupave ketonikë në gjak, të prodhuar nga katabolizmi i acideve lyrorë.
  • Dobësi
  • Etj.

Ndërlikime të diabetit mellit

  • Ketoacidozë, deri në komë.
  • Sindromë hiperozmolare – diz-hidratim i shkaktuar nga hiperglic’hemia.
  • Infeksione të përsëritura (kryesisht në rrugët urinare)
  • Retinopati.
  • Nefropati.
  • Neuropati.
  • Mikro dhe makro vaskulopati.
  • Rritje e rriskut për IM dhe koronaropati.
  • Këmbë diabetike.
  • Etj.

 

[Lexo dhe: Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak]

© Rinstinkt 2014

 

[Nëse postimi të pëlqeu, për të qëndruar i/e azhurnuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————————-

Rregullimi i nivelit të sheqerit (glukozit) në gjak

Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak

Në një person normal, niveli i sheqerit (glukozit) në gjak kontrollohet në mënyrë të rreptë. Zakonisht mbahet në nivele prej 80-90 mg/100ml gjak, tek personi në agjërim, pra çdo ditë para ngrënies së mëngjezit.

Niveli i mësipërm i sheqerit në gjak, rritet dhe shkon tek 120-140 mg/100 ml gjatë orës së parë pas një vakti. Gjithsesi, sistemet e feedbackut reagojnë me shpejtësi dhe në harkun dy orëve rivendosin nivelin normal, pra atë të “kontrollit”.

Në të kundërt, gjatë zisë së bukës (agjërimit?), glukoneogjeneza, funksion i realizuar nga mëlçia, jep sheqerin (glukozin) e nevojshëm për të ruajtur nivelin e tij në gjak.

Ruajtja e një niveli të mirë-përcaktuar të sheqerit në gjak është e rëndësishme sepse truri në një pjesë të mirë të metabolizmit të vet është i varur nga glukozi që qarkullon në gjak. Ruajtja apo stabilizimi i nivelit të glukozit në gjak do të thotë stabilizim dhe ruajtje e funksioneve thelbësore, të kryera nga truri.

Funksioni i mëlçisë dhe pankreasit në rregullimin e nivelit hematik të sheqerit

Mëlçia funksionon si një organ amortizues, apo zbutës variacionit të nivelit të glukozit në gjak.

ishull i Langerhansit

ishull i Langerhansit

Kur rritet niveli i sheqerit në gjak, rritet edhe sekrecioni i hormonit insulinë nga qelizat beta pankreatike; këto të fundit të stimuluara direkt nga rritja e novelit të glukozit hematik. Insulina, përtej shumë efekteve të tjera, rrit edhe sasinë e glukozit të thithur nga mëlçia. Glukozi i thithur nga mëlçia shndërrohet në glikogjen – forma në të cilën rezervohet glukozi në organizëm.

Ndërsa gjatë orëve kur niveli i glukozit në gjak bie, së bashku me rënien e nivelit të insulinës, mëlçia luan një rol lëshues të sheqerit, duke e liruar glukozin nga glikogjeni.

Në këtë mënyrë mëlçia redukton flutuacionet e glukozit hematik, herë duke thithur sasinë e tepërt, të themi, dhe herë duke lëshuar sasi glukozi, në nivele fiziologjike, kur organizmi ka nevojë.

Si hormoni insulinë, ashtu edhe hormoni glukagon, kanë një rol të rëndësishëm në rregullimin e novelit hematik të glukozit.

Kur niveli hematik i glukozit rritet tepër sekretohet insulina; kur niveli hematik i glukozit bie stimulohet sekretimi i glukagonit. (Gjithsesi duhet thënë se sekretimi i glukagonit, në dallim nga ai i insulinës, ka një nivel më konstant. Efekti final, pra mbizotërimi i efekteve indore të njërit apo tjetrit varet nga raporti në të cilin gjenden këta dy hormone në gjak.)

Në rast hipoglicemie, niveli i ulët i glukozit në gjakun që mbërrin në tru, dhe më saktë në hipotalamus, stimulon aktivizimin e sistemit nervor (orto)simpatik. Kështu sekretohet epinefrina, apo thënë ndryshe adrenalina. Kjo, e tahitur nga gjëndrat mbiveshkore stimulon lëshimin e glukozit nga mëlçia në gjak.

Në fund, duhen kujtuar edhe efektet e kortizolit dhe hormonit të rritjes. Në një hark kohor orësh dhe ditësh, si përgjigjje ndaj hipoglicemisë së tejzgjaur, sekretohet GH dhe kortizol të cilët reduktojnë përdorimin  eglukozit nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, duke shkaktuar nga ana tjetër një përdorim më të madh të rezervave lyrore; njëfarë shiftimi metabolizmi.

© Rinstinkt 2013

Frymëshkëmbimi qelizor aerobik

Frymëshkëmbimi qelizor aerobik – Glikoliza, Formimi i Acetil CoA, Cikli i Krebsit, Transporti i elektroneve dhe kemiosmoza

Reaksionet kimike të frymëshkëmbimit aerobik të glukozit grupohen në katër stade. Tek eukariotët, faza e parë (Glikoliza) ndodh në citozol, dhe stadet e tjera ndodhin në brendësi të mitokondrive.

Në një pjesë të mirë të baktereve dhe archea-ve këto reaksione kryhen në citozol në bashkëveprim me membranën qelizore, në mungesë të organeleve si mitokondritë.

1-Glikoliza

Gjatë glikolizës, një molekulë glukozi me gjashtë atome karboni kthehet në dy molekula me nga tre atome karboni secila, të njohura si molekula piruvati. Një pjesë e energjisë së glukozit kapet në formën e dy lloj transportuesëve, ATP-së dhe NADH-së. ATP-ja e transferon energjinë duke transferuar një grup fosfat. NADH-ja është një molekulë e reduktuar e cila e transferonë energjinë duke transferuar elektrone si pjesë e një atomi hidrogjen.

2-Formimi i acetil koenzimës A

Çdo molekulë piruvati hyn në mitokondri dhe oksidohet në një grup dy-karbonësh (acetat) aë kombinohet me koenzimën A, duke formuar acetil koenzimën A (Acetil CoA). Gjatë këtij stadi prodhohet NADH, dhe lëshohet dioksid karboni si produkt mbetje.

3-Cikli i acidit citrik

Grupi acetat i acetil koenzimës A (Acetil CoA) kombinohet me një molekulë me katër atome karboni (oksalacetati-n) për të formuar një molekulë me gjashtë atome karboni (citrati-n). gjatë ciklit, citrati riciklohet në oksalacetat, dhe dioksidi i karbonit lirohet si produkt mbetje, i panevojshëm. Energjia kapet në formën e ATP-së dhe të përbërjeve të reduktuara me përmbajtje të lartë energjie NADH-së dhe FADH2-shit.

4-Transporti i elektroneve dhe kemiosmoza

 Elektronet e hequr (shkëputur) nga molelula e glukozës gjatë stadeve të mëparshëm, transferohen nga NADH-ja dhe FADH2-shi derjt një vargu përbërjesh akseptore të elektrone ve. Ndërsa elektronet kalojnë nga një ekseptor tek tjetri një pjesë e energjisë së tyre shfrytëzohet për të transportuar jone hidrogjen (protone) nëpërmjet membranës së brendshme miitokondriale, duke formuar kështu një gradient protonesh (protonik). Gjatë procesit të njohur si kemiosmozë, energjia e gradientit të protoneve përdoret për të prodhuar ATP.

 

Pjesa më e madhe e reaksioneve tëë përfshira në frymëshkëmbimin qelizor aerobik janë të një prej tre llojeve: dehidrogjenime, dekarboksilime, dhe ato të cilat futen tek reaksionet përgatitore.

Reaksionet e dehidrogjenimit janë reaksione në të cilat nga substrati largohen dy atome hidrogjeni dhe transferohen  tek NAD+ apo FAD.

Reaksionet e dekarboksilimit janë reaksione në të cilat një pjesë e grupit karboksilik largohet nga molekula substrat në formën e dioksidit të karbonit. Dioksidi i karbonit që nxjerrim në çdo frymënxjerrje vjen nga reaksionet e dekarboksilimit të ndodhin në qelizat tona.

Pjesa tjetër e reaksioneve janë reaksione pregatitore në të cilat molekulat u nënshtrohen riorganizmeve dhe ndryshimeve të tjera në mënyrë të tillë që të mund t’u nënshtrohen dehidrogjenimeve dhe dekarboksilimeve të tjera.

© Rinstinkt 2013

—————————————

Organizmat rregullojne proceset e tyre metabolike

Organizmat rregullojne proceset e tyremetabolike.
 
Ne te gjithë organizmat, ndodhin reaksione kimike dhe transformime te energjise nga një formë ne tjetren, energji qe jane thelbesore per rritjen dhe riparimin e qelizes, dhe per kthimin e energjise ne forma te perdorshme nga qeliza. Shuma e te gjitha ketyre aktiviteteve kimike te një organizmi quhet metabolizëm.
 
Proceset metabolike zhvillohen vazhdimisht ne çdo organizëm, dhe ato duhet te rregullohen me kujdes per te ruajtur homeostazën. Me homeostazë kuptohet ruajtja në balacë e paramatrave te një ambienti te brendshem (qeliza, organizmi etj).
 
Kur një produkt i caktuar i qelizes është prodhuar ne sasi te mjaftueshme, prodhimi i produktit duhet zvogelohet ose ndalar, nderprere. Ndersa kur nevojitet një substance e caktuar, proceset qe e prodhojne ate duhet te aktivizohen, te “ndizen”. Keto mekanizma homeostatikë janë sisteme kontrolli vet-rregulluese qe janë jashtezakonisht te ndjeshme dhe te efektshme.

Një shembull i mire i një mekanizmi homostatik është rregullimi i nivelit te glukozes ne gjakun e kafsheve te nderlikuara. Qelizat e trupit kerkojne, kanë nevoje, per një furnizim te vazhdueshem me glukozë, te cilen e thyejne per te perftuar energji. Sistemi qarkullues i gjakut e shperndan glukozen dhe lende te tjera ushqyese ne te gjitha qelizat e trupit. Kur niveli i perqendrimit te glukozes ne gjak rritet mbi kufirin normal, glukoza rezervohet ne melçi dhe ne qelizat muskulore. Ndersa, kur nuk keni ngrene per disa ore, perqendrimi i glukozesne gjak fillon te bieri. Atehere, trupi kthen lendet ushqyese te rezervuara ne glukoze, duke e normalizuar nivelin e perqendrimit te glukozes ne gjak. Gjithashtu, kur perqendrimi i glukozes bie, ju ndiheni te uritur dhe ristabilizoni perqendrimin e lendeve ushqyese nepermjet te ngrenit.  

Përbërësit kryesorë të ushqimeve

Përbërësit kryesorë të ushqimeve

Sheqernat

  • Burimi kryesor i energjise
  • Laktoza dhe Glikogjeni jane me origjine shtazore
  • Glukoza, Fruktoza, Sakaroza, Niseshteja dhe Maltoza jane me origjine bimore
  • Celuloza (fibra qelizore) eshte nje polisakarid i patretshemn per aparatin tretes te njeriut

Proteinat dhe Aminoacidet

  • Perbejne pjesen me te madhe te lendes organike te trupit tone
  • Aminoacidet e djetes ushqimire jane te domosdoshme per biosintezen e proteinave te reja
  • 11 aminoacide mund te sintetizohen nga trupi i njeriut
  • 9 aminoacide (te domosdoshem) duhet te merren nga racioni ushqimor

Lyrat

  • Japin dyfishin e energjise qe japin 1 gram proteine dhe 1 gram sheqer
  • Trigliceridet
  • Lyra te ngopura (te ngurta ne temperature ambjenti)
  • Lyra te pangopura (kane lidhje dyfishe karbon-karbon; te lengeta ne temperature ambjenti)

Vitaminat

  • Organizmi ka nevoje per sasi te vogla vitaminash
  • Marrin pjese ne ndertimin e kockes, ne mpiksjen ose koagulimin e gjkut dhe rregullojne funksionimin e qelizave
  • Vitamina te tretshme ne uje, si vitaminat B dhe C
  • Vitamina te tretshme ne lyra, si vitaminat A, D dhe E

Kripërat minerale dhe uji

  • Lende joorganike
  • Zinku dhe Hekurri marrin pjese ne proceset metabolike
  • Kalciumi dhe Fosfori marrin pjese ne ndertimin e kockave
  • Mungesa e Jodit => rritje e Tiroides
  • Mundesa e Kalciumit => osteoporozë.

Roli i ujit ne organizem

  • Merr pjese ne proceset metabolike
  • Funksion tretes
  • Funksion transportues
  • Ruajtje e qendrueshmerise se temperatures

Rinstinkt 2012

—————————————————————————————-