Shkenca e seksit

Shkenca e seksit

Seksi është një temë që ndjell reaksione nga më kuriozet, që prej të skuqurit e buzëqeshja e deri tek indinjata. Përtej normave dhe moralit shoqëror, seksi është shumë i rëndësishëm. Pa të, asnjë nga ne nuk do të ishte këtu; në fakt, jeta ne Tokë mund të mos kishte evoluar përtej disa formave të thjesha.

Riprodhimi seksual – shkrirja e gametëve për të rikombinuar gjenomët prindëror në një gjenotip të ri – me probabilitet lindi rreth 1.2 miliardë vite më parë ndër eukariotët primitivë. E tepërt të themi se riprodhimi seksual u bë menjëherë një sukses i madh: seksi lejoi që evolucioni të ndërronte marshat, nga një ecje e qetë në një shpejtësi supersonike, në krijimin e formave të jetës me kompleksitet në rritje e sipër. Përpara seksit, diversiteti gjenetik realizohej vetëm nga mutacionet e rastësishme të gjeneve. Seksi e ndryshoj këtë gjëndje thellësisht.

Riprodhimi seksual mikson (përzien) dy sete alelesh prindërore dhe në këtë mënyrë krijon më shumë diversitet në një brez të vetëm, më shumë nga sa është e mundur nga mutacionet e rastësishme. Për më shumë, mutacionet potencialisht benefit-sjellëse kanë më pak mundësi për t’u zhdukur. Ne organizmat diploid, mutacioni do të rezervohej së bashku me alelet e tjera në pamje të parë  të pa nevojshme, në grumbullin gjenetik të një popullatë. Këto alele janë vazhdimisht, në menyrë konstante, të përziera me njëra tjetrën, për të krijuar fenotipe të reja që i përshtaten më mirë dhe që mund të lulëzojnë në botën që është në ndryshim e sipër. Në thelb, seksi e rrit ndjeshmërisht gjenerimin e diversitetit gjenetik dhe fenotipik, me të cilët mund  të punojë seleksioni (natyror). Ndërsa biologët njohin dhe vlerësojnë rëndësinë e madhe të seksit tek evolucioni, pyetjet se si dhe pse ai lindi mbeten ende pa përgjigje.

Seksi nuk është i rëndësishëm vetëm në terma evolutivë ose biologjik, ai gjithashtu ka patur një influencë të madhe në historinë njrëzore, kulturën dhe shoqërinë. Seksi inspiroi “Iliadën” e Homerit, “Romeo dhe Xhulieta” të Shekspirit, “Dekamerunin” e Bokaçios, dhe shumë vepra të tjera. Sa e mërzitshme do të ishte jeta pa seksin qe ngacmon dhe ngjall pasionet tona!?

Shoqëritë moderne gjithnjë e më tepër e kanë ndarë kënaqësinë e aktit seksual nga qëllimi i tij – riproshimi seksual – aq sa seksi dhe identiteti seksual janë bërë forma shprehjeje, më shumë se thjesht funksione biologjike. Shpikja e kontracepsionit ka bërë që çiftet t’i gëzohen aktit seksual pa u dashur që të përballen me pasojat e këtij akti. Gjithashtu ka patur një impakt të thellë në shoqërinë njerëzore, në veçanti duke i dhënë shkas revolucionit seksual që e liroi femrën nga kthetrat e shtatëzanisë së padëshiruar. Më së fundmi, teknologjitë për riprodhimin e asistuar i kanë lejuar njerëzit që të kenë bebe (foshnja) pa kryer interkursën seksuale (pra, pa patur një raport seksual fizik). Nuk është ende e qartë se kur dhe se si kjo do të prek shoqërinë, por mund të ketë pasoja të thella, edhe sepse teknikat janë ende mjaft jo efiçiente.

 

Rinstinkt 2012, (përshtatje)

——————————————————————————————-

Reklama

Gjenet dhe Ambienti

Gjenet nderveprojne me ambientin për teformesuar fenotipin

Gjatë zhvillimit te një organizmi, si gjenotipi ashtu edhe faktorët ambientale ndikojne ne fenotip;  individe te njejte gjenetikisht mund te zhvillohen ne menyra te ndryshme ne ambiente te ndryshme.

 

Një shembull i ndikimit te ambientit ne shprehjen e gjeneve janë lepujt HimalajanëFenotipi i ketyre lepujve është i bardhë, pervec njollave te zeza ne veshë dhe hundë. Temperatura lokale (zonale) ne veshet dhe hunden e lepujve Himalajanë është e ulet kur ata jane ne ambientin e tyre natyror, dhe kjo temperature (e ulet) shkakton prodhimin e qimeve te errëta (te zeza).

Nese ju i rrisni lepujt Himalajanë ne një temperature rreth 30OC (te vakët), lepujt janë plotesisht te bardhe, pa njolla te zeza ne hunde apo veshe. Nese i ju rrisni lepujt Himalajanë ne një temperature rreth 20OC, ata do te zhvillojne njollat e zeza karakteristike. Keshtu, gjenet mund te funksionojne ndryshe ne ambiente te ndryshme (ne rastin e lepujve Himalajane, ne temperatura te ndryshme).

 

Le te ekzaminojme një shembull te njeriu – gjatesine; ne kontekstin e gjeneve dhe te ambientit. Trashëgimia e gjatësisë tek njeriu është poligjenike dhe perfshin alele qe perfaqesojne 10 ose me shumë loke (nga anglishtja- loci). Për shkak se për gjatesine kodifikojne shumë gjene dhe për shkak se ndikojne shumë faktorë ambientale, si dieta dhe shendeti i pergjithshem, gjatesia e shumicës së individeve te rritur luhatet nga 1.25 m deri ne 2.15 m. Gjenet qe janë pergjegjes për gjatesine, vendosin limite për fenotipin, por ambienti formeson fenotipin brenda kufijve (limiteve) te percaktuara nga gjenotipi.

 

Edhe pse nderveprimi midis gjenotipit dhe ambientit ndikon ne fenotipin e shumë karakteristikave, është shumë e veshtire te percaktohen kontributet e sakta te gjeneve dhe te ambientit ne një fenotip te dhene. Ne disa raste ambienti rregullon aktivitein e disa gjeneve, duke “i ndezur” (aktivizuar) ne disa kushte ambientale dhe duke “i fikur” (ç’aktivizuar) ne kushte te tjera.

 

Dihet se, edhe inteligjenca ka një përbërës gjenetik, por ambienti ka një ndikim, gjithashtu te madh. Për te testuar (provuar) efektet e gjeneve dhe te ambientit tek inteligjenca, do te duhej qe te ndanim dhe te risnim, ne ambiente tendryshme, fëmijë te njejte gjenetikisht. Por teste te tilla, janë etikisht dhe moralisht te papranueshme, dhe nuk mund te kryhen (mbi njerezit!).

 

Ne mund te themi, me siguri, së gjenet e çdo individi sigurojne/ofrojne një potencial (mundesi) për zhvillimin e një fenotipi te vecante por qe edhe ambienti ndikon formesimin e fenotipit.

 

 

Rinstinkt 2012

———————————————————————————————–