Sistemi endokrin, gjëndrat endokrine, hormonet

Sistemi endokrin

Sistemi endokrin rregullon ambientin e brendshëm (milieu interieur). Është një sistem komunikimi ku përbërësit sintetizohen dhe sekretohen (tahiten) nga gjëndrat endokrine. Këta përbërës quhen hormone dhe çojnë informacione tek indet apo organet shenjestër. Organet shenjestër dekodifikojnë informacionin kimik dhe mund të përgjigjen në mënyrë specifike.

Hormonet sekretohen nga gjëndrat dhe lëshohen në qarkullimin e gjakut. Kështu, aksionet e hormoneve ndodhin edhe shumë larg vendit të sekretimit të tyre. Hormonet janë të përfshirë në rregullimin e përgjigjeve të shpejta e të ngadalta. Por ata veprojnë edhe në koordinimin e përgjigjeve qelizore në një numër të madh indesh të trupit.

Funksioni rregullator i hormoneve, pra ai i të ruajturit të “ambientit” të brendshëm, kërkon ndreqje të vazhdueshme. Kjo sepse trupi duhet t’i përgjigjet një sërë kushtesh që ndryshojnë embientin e brendshëm të orgnizmit. Në fjalë të tjera, sintetizimi, sekretimi, dhe shkalla e çaktivizimit të hormoneve duhet të  jetë nën rregullim (kontroll) të vazhdueshëm.

Sinteza e hormoneve mund të ndodh në  gjëndra, në grupe qelizash speciale apo edhe në një qelizë të vetme.

Organet apo indet që sintetizojnë hormone janë:

  • Hipotalamusi
  • Gjëndra pituitare (hipofiza)
  • Gjëndra tiroide
  • Gjëndrat paratiroide
  • Gjëndrat mbiveshkore
  • Timusi
  • Ishujt e Langerhansit në pankreas
  • Qelizat intersticiale të Leydigut në testikuj
  • Folikuli dhe trupi i verdhë (corpus luteum) në vezore
  • Placenta

Gjithashtu, është demonstruar se, edhe veshkat dhe atriumi (veshorja) i zemrës  prodhojnë hormone.

Bazuar në strukturën e tyre kimike, hormonet mund të klasifikohen në:

  • hormone peptid-ikë apo protein-ikë
  • hormone steroid-ikë
  • hormone derivate të aminoacidit Tirozinë

Sintetizimi i hormoneve peptidikë dhe proteinikë kryhet nëpërmjet transkriptimit dhe translatimit. Zakonisht, në fillim, sintetizohet një molekulë prekursore – prehormoni. Pastaj prehormoni i nënshtrohet hidrolizës për të formuar hormonin. Në vendin e sintetizimit hormonet ruhen në disa fshikëza dhe sekretohen nëpërmjet ekzocitozës.

Disa hormone sekretohen në mënyrë konstante, si për shembull hormonet e gjëndrës tiroide. Të tjerë sekretohen vetëm nën kërkesë, si për shembull insulina (nga pankreasi). Një tjetër grup hormonesh lëshohet në qarkullim ne një ritëm 24-orësh. Së fundmi, disa hormone sekretohen në cikle mujorë, si hormonet seksuale femërore.

Në gjak, hormonet udhëtojnë të lidhur me proteina transporti specifike.

Hipotalamusi është, zakonisht, organi qëndror që rregullon aktivitetin hormonal. Ai sekreton RH-të (releasing hormones) që stimulojnë një hormon të dytë në gjëndrën hipofizare. Hormonet e sekretuara nga gjëndra e hipofizës quhen edhe hormone tropikë, duke qenë se ata stimulojnë gjëndrat endokrine periferike. Gjëndrat shenjestër, të stimuluara, sekretojnë hormonet në qarkullimin e gjakut. Kështu, hormonet mund të arrijnë në organet apo indet shenjestër dhe të prodhojnë efektin e tyre.

Kemoreceptorët, në hipotalamus, monitorojnë  përqëndrimin hematik (në gjak) të hormoneve. Si pasojë, sekretimi i hormoneve është nën rregullim të vazhdueshëm. Në fakt, kur përqëndrimi hormonal në gjak është i lartë, hipotalamusi redukton lëshimin e RH-ve (releasin hormones). Ndërsa, kur përqëndrimi hormonal në gjak është ii ulët, hipotalamusi rrit lëshimin e RH-ve. Ky mekanizëm quhet mekanizëm me feedback (mekanizëm me prapaveprim).

Gjithsesi, disa hormone nuk e përdorin mekanizmin me feedback hipotalamo-hipofizar.

© Rinstinkt blog

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————

Reklama

Gjëndra(t) paratiroide

Paratiroidet

Gjendrat paratiroide janë katër gjendra te vogla te vendosura pas gjendres tiroide. Paratiroidet janë te veshura nga një shtrese e holle indi lidhor – kapsula.

Parathyroid diagram

Skemë e vendndodhjes së gjëndrave paratiroide (Burimi i skemës)

Gjendrat paratiroide janë mjaft te vaskularizuara, dhe permbajne një rrjete te dendur kapilaresh. Gjendrat paratiroide janë te perbera nga tre lloje qelizash.

Gjendrat paratiroide sekretojne paratormonin ose hormonin paratiroid, ose PTH (parathyroid hormone). PTH-ja ka një rol te rëndësishëm ne regullimin e kalciumit dhe fosfatit.

Ne kushte fiziologjike PTH-ja  e mban nivelin e kalciumit rreth 2.5 mmol/l dhe nivelin e fosfatit rreth 1mmol/l. PTH-ja vepron mbi veshka, kocka dhe ne aparatin tretës (kryesisht ne zorren e holle).

Ne kocka, PTH-ja promovon mobilizimin e kalciumit dhe fosfatit fale stimulimit te osteoklasteve dhe formimit te osteoblasteve te rinj. Ky veprim ka si pasojne degradimin e kockes. Keshtu, kalciumi dhe fosfati leshohen dhe hyjne ne qarkullimin e gjakut.

Ne veshka, PTH-ja rrit thithjen e kalciumit ne tubujt e veshkes, gjithashtu rrit sekretimin tubular te fosfatit dhe ekskretimin e fosfatit ne urine.

Ne aparatin tretës, PTH-ja rrith thithjen e kalciumit dhe fosfatit te marre me ane te dietes. Gjithashtu, zvogelon humbjen e kalciumit me ane te feçeve.

Sekretimi i PTH-së, rregullohet me ane te feedback-ut negativ (negative feedback) < Homeostaza>. Keshtu, një zvogelim i nivelit te kalciumit ne gjak stimulon prodhimin e PTH-së. Ndersa, niveli i larte i kalciumit ne gjak zvogelon (frenon) leshimin e PTH-së. Pra, ne total efekti i PTH-së është, një rritje e nivelit te kalciumit ne gjak dhe një zvogelimi i joneve fosfat.

© mbi tekstin, Rinstinkt

———————————————————————————————————–