Histori e shkurtër e Eukariotëve

Histori e shkurtër e Eukariotëve

Prova nga paleontologjia tregojnë se qelizat e para eukariote u shfaqën në Tokë rreth 2 miliardë vite më parë. Disa qeliza të fosilizuara, që duken si alga të kohëve moderne apo protozoarë, janë gjetur në sedimente rreshpore në Kinë, Rusi dhe Australi dhe datojnë nga 850 milion në 950 milion vite më parë.

Biologët kanë zbuluar prova bindëse që sugjerojnë se qelizat eukariote kanë evoluar nga organizma prokariotë me anë të një simbioze brendaqelizore. Qelizat e para eukariote ishin rezultati i takimit të sy qelizave prokariote që shkrihen me njëra-tjetrën. Kjo ngjarje mund të ketë ndodhur kur një qelizë prokariote më e madhe ka gëlltitur një qelizë prokariote më të vogël duke e mbajtur atë të gjallë, pra duke mos e vrarë. Pas miliona vitesh, ky kombinim evoluoi në një partneritet që u sillte të mira të dyja njësive. Disa nga qelizat e vogla prokariote ngecën brenda këtyre qelizave në evoluim e sipër dh eu shndërruan në organele qelizore, karakteristikë e qelizave eukariote. Shembulli klasik është ai i mitokondrive.

Ndoshta, eukariotët e parë primitivë ishin mikroorganizma njëqelizorë, që me kalimin e kohës filluan të jetonin në grupime të përhershme duke formuar koloni. Me evoluimin e mëtejshëm disa nga këto qeliza u specializuan, duke u përshtatur për të kryer një funksion të veçantë që sillte avantazhe për të tërë koloninë, si lokomocioni, ushqyerja apo riprodhimi. Organizmat shumëqelizorë kompleks evoluan  kur qelizat e kolonisë e humbën aftësinë për të jetuar të veçuara nga njëra-tjetra, pra mënjanë kolonisë. Edhe pse një organizëm shumëqelizor është i përbërë nga shumë qeliza, ai nuk është thjesht një grumbull qelizash si ato të kolonisë.  Në të kundërt, përbëhet nga grupime të ndryshme qelizore, që nuk mund të jetojnë të pavaruara nga pjesa e mbetur e organizmit. Grupimet qelizore në organizmat shumëqelizorë që kanë funksione specifike quhen inde, dhe grupet e indeve formojnë organet.

Reklama

Sinteza moderne kombinon teorinë e Darvinit me gjenetikën

Sinteza moderne kombinon teorinë e Darvinit me gjenetikën.

Një nga premisat mbi të cilën Darvini bazoi teorinë e tij të evolucionit sipas seleksionim natyror ishte ajo që individët i transmetojnë traktet, tiparet, karakteret tek brezi i ardhshëm. Gjithsesi, Darvini nuk arriti të shpjegonte se si kjo mund të ndodhte ose pse individët ndryshojnë (janë te ndryshëm) brenda një popullate. Edhe pse Darvini ishte një bashkëkohës i Gregor Mendelit, i cili zbuloi modelet(skemat) bazë të trashëgimisë, ai nuk e kishte përvetësuar punën e Mendelit, e cila nuk u njoh nga komuniteti shkencor deri ne pjesën e parë të shekullit të 20-të.

Me fillimin e viteve ’30 dhe ’40 te shek. 20-të, biologët hasën në një kapërcim intelektual kur kombinuan principet Mendeliane të trashëgimisë me teorinë e Darvinit mbi seleksionin natyror. Rezultati ishte një shpjegim i unifikuar i evolucionit, i njohur si sinteza moderne, ose si teoria sintetike e evolucionit. Në këtë kontekst, “sinteza” i referohet kombinimit të pjesëve të ndryshme të teorive për të formuar një të unifikuar. Disa nga themeluesit e “sintezës moderne” ishin gjenetistët amerikanë Theodosius Dobzhansky, gjenetisti dhe statisticieni Ronald Fisher, gjenetisti britanik J.B.S. Haldane, biologu britanik Julian Huxley, bilogu amerikan Ernst Mayr, paleontologu amerikan George Gaylord Simpson, botanisti amerikan G.Leyard Stebins dhe gjenetisti amerikan Sewell Wright.

Sot, “sinteza moderne” trupëzon njohuritë tona ne rritje mbi gjenetikën, sistematikën, paleontologjinë, biologjinë zhvillimore, sjelljen dhe ekologjinë. Ajo shpjegon vëzhgimet e Darvinit mbi variacionin e pasardhësve në terma mutacionesh ose ndryshimesh në ADN, si zëvendësimet e nukleotideve. Mutacionet sigurojnë ndryshueshmërinë gjenetike mbi të cilën vepron seleksioni natyror, gjatë evolucionit. “Sinteza moderne”, e cila vë në dukje gjenetikën e popullatave si thelbin e evolucionit, i ka duruar mirë kritikat që kur u zhvillua. Ka dominuar të menduarit dhe kërkimin e biologëve që punojnë në shumë fusha, dhe ka rezultuar në akumulimin e shumë zbulimeve që konfirmojnë evolucionin sipas seleksionit natyror.

Pjesa më e madhe e biologëve jo vetëm që i pranon principet bazë të “sintezës moderne” por përpiqet edhe të kuptojë më mirë proceset rastësore të evolucionit. Për shembull, cili është roli i shansit në evolucion? Sa shpejt evoluojnë speciet? Këto dhe të tjera pyetje lindën pjesërisht nga një rivlerësim i të dhënave fosile dhe pjesërisht nga zbulimet e aspekteve molekulare të trashëgimisë. Këto analiza kritike janë një pjesë integrale e procesit shkencor sepse stimulojnë vëzhgimin dhe eksperimentimin shtesë pa përjashtuar riekzaminimin e  provave të mëparshme. Shkenca është një proces i vazhdueshëm, dhe informacioni që do të përftohet në të ardhmen mund të kërkojë modifikimin e disa pjesëve të caktuara të “sintezës moderne”.

Fosilet dhe dokumentimi i zhvillimit të evolucionit

Fosilet japin prova të rëndësishme në dokumentimin e zhvillimit të evolucionit

Në fillim të shekullit të 19-të, natyralistët vëzhguan se fosilet gjendeshin në një renditje të caktuar në shtresat e shkëmbinjve sedimentarë. (Shkëmbinjtë sedimentarë janë formuar nga depozitimi i shresave të njëpasnjëshme të materialeve të derdhura në det nga lumenjtë e ndryshëm. Ndryshimet tektonike, të pllakave të Tokës, bëjnë që këto shtresa të dalin mbi det, duke formuar malet apo kodrat – që ne shohim sot, e ku gjejmë edhe fosilet.).Materialet më të vjetër janë të depozituar më në thellesi dhe shtrihen më afër fundit të shkëmbit sedimentar  krahasuar me sedimentet e depozituara në një kohë të mëvonshme, të cilët janë më sipërfaqësore. Gjithsesi,  ndonjëherë shkëmbinjtë më të vjetër mund të gjenden sipër shkembinjve më të rinj; kjo ndodh atje ku ka patur thyerje dhe njëkohësisht ngritje ose zbritje të një shtresë në raport me një tjetër.

Fosilet që u ngjajnë organizmave bashkëkohorë shfaqen në sedimentet e reja,  ndërsa fosilet që ngjajnë shumë pak me organizmat bashkëkohorë shfaqen në sedimentet më të vjetra. Bazuar në këto vëzhgime, shumë natyralistë, përfshirë gjyshin e Çarls Darvinit, propozuan teorinë sipas së cilës orgaznimat ndryshojnë me kalimin e kohës. Por, duhet thënë se ishin Çarls Darvini i dhe Alfred Russeli të parët që identifikuan seleksionin natyror si forcën tërheqëse që qëndronte pas evolucionit, ose atë që Darwini quajti “prejardhje me modifikim” (“descent with modification”).

Kur Darvini publikoi librin (studimin) e vet “Mbi Origjinën e Specieve” (On the Origin of Species) në vitin 1859, paleontologjia ishte ende një shkencë rudimentare, në fillimet e veta. Shkëmbinjë sedimentarë nga periudha të ndryshme kohore ishin të panjohur ose nuk ishin studiuar në mënyrën e duhur, bazuar mbi metoda shkencore. Darvini kaloi rreth 20 vite të jetës së vetë duke mbledhur prova që mbështesnin idenë e tij përpara se ta bënte atë publike.

Një shekull e gjysmë që prej atëhere, paleontologët kanë gjetur shumë forma të ndërmjetme që nuk ishin të njohura në kohen e Çarls Darvinit. Në një sërë vendesh, shkëmbinjtë sedimentarë që janë midis 540 milion dhe 635 milion vite të vjetër, përmbajnë gjurmë të organizmave shumëqelizorë me trup të butë, dhe shenja apo gjurmë të fosilizuara në sedimente me të hershme (rreth 1 miliard vite më parë) që tregojnë për një krijese krimb-ngjashme (të ngjashme me krimibin). Disa nga këto organizma, ka shumë mundësi  që  të kenë qënë forma të ndërmjetme midis organizmave shumë qelizorë, që ishin banorët e vetëm të Tokës për 2 ose me shumë miliard vitet e para të historisë së jetës në të, dhe organizmave me trup të fortë që shfaqen me shumicë në fosilet me vjetërsi rreth 540 milion vite. Në mënyrë të ngjashme disa nga organizmat që u shfaqën gjatë asaj periudhe ishin forma tranzitore, kalimtare, midis organizmave më të hershëm me trup të butë dhe linjave evolutive më të mëdha si peshqit, artropodët (këmbënyjëtuarit) dhe moluskët që kanë mbijetuar deri në ditët tona.

Fosili i Tiktaalik-ut

Sikundër mund të shihet në fotografinë përkrah, Tiktaalik-u[1] është një formë tranzitore, pra kalimtare, midis peshqve dhe tetrapodëve të hershëm që jetuan në Tokë. Fosilet prej 330 milion vitesh më parë dokumentojnë evolucionin e amfibëve nga katërkëmbëshve të hershëm. Skelete të mirëmbajtur nga shkembinjë që janë 230 milion vite të vjetër, tregojnë dinozaurët duke evoluar nga një linjë zvarranikësh, paraprirëse. Një shembull jetëgjatë i një formë kalimtare (tranziti) është Arkeopteriksi, një fosil i vjetër 155 milion vite që ka skeletin e një dinozauri të vogël por edhe krahë dhe pupla.


[1] Skeleti pothuajse i plotë i një fosili kalimtar zog-ngjashëm që u zbulua në Kinë në 2006-ën.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————-

Pikëpamja kreacioniste refuzon gjetjet dhe metodat shkencore

Pikëpamja kreacioniste refuzon gjetjet dhe metodat shkencore

Mbeshtetesit e ideve te njohura kolektivisht si “kreacionizëm” (ose “kreacionizëm me dezajn inteligjent”) kanë një varietet te gjërë pikepamjesh. Me se shumti, një “kreacionist” është një qe refuzon apo nuk do te pranoje shpjegimin natyror shkencor mbi universin e njohur; kjo  ne favor te krijimit special nga një entitet mbinatyror. Kreacionizmi ne format e tij te shumta nuk është e njejta me besimin ne Zot sepse, disa besimtarë si edhe disa grupime kryesore fetare i pranojne gjetjet e shkences, përfshirë evolucionin. Pra, kreacionizmi nuk është domosdoshmerisht i lidhur me te Krishterët qe e interpretojne Biblën ne mënyrë strikte. Disa besimtare fetar jo-të Krishterë duan, gjithashtu,  te zevendosojne shpjegimin shkencor me shpjegimet e veta mbinatyrore fetare.

Ne Shtetet e Bashkuara, pikepamje te ndryshme te kreacionizmit janë promovuar nga grupe të vogla politikisht aktive fondamentalistesh fetarë te cilet besojne se vetëm një entitet mbinatyror është ne gjendje qe te shkaktoje ndryshime fizike ne univers dhe qe te jetë përgjegjës për diversitetin biologjik te jetës ne Tokë. Por edhe keta lloj kreacionishtësh kanë pikepamje te ndryshme. Disa, te njohur si kreacionistet e “Tokës së re”, besojne sipas Bibles se universi dhe Toka u krijuan vetëm pak mijra vite më parë. Propozuesit e këtij lloj kreacionizmi besojne, gjithashtu, se të gjitha gjallesat, përfshirë njerezit, u krijuan ne një periudhe te shkurtër kohore, ne format me te cilat ekzistojne sot. Te tjerë krezcionistë, te njohur si kreacionistet e “Tokës së vjetër”, pranojnse se Toka mund të jetë shumë e vjetër por refuzojne gjetjet e tjera shkencore qe kanë te bëjnë me evolucionin e qenieve te gjalla.

Asnjë prove shkencore nuk i mbeshtet këto pikepamje. Ne te kundërt, disa linja te ndryshme provash tregojnse se universi është rreth 14 miliard vite i vjetër. Duke refuzuar provat për këto vleresime kohore te vjetersise se universit, sistemit diellor apo Tokës do te thotë te refuzosh jo vetëm evolucionin biologjik por edhe zbulimet themelore te fizikes moderne, kimisë, astrofizikës, dhe gjeologjisë.

Disa kreacionistë besojne se forma e tashmë e Tokës dhe shperndarja e fosileve mund të shpjegohen nga një permbytje mbareboterore. Por ky pretendim është ne kundershti me vezhgimet dhe provat e marra ne mënyrë shkencore. Besimi se sedimentet e Tokës dhe fosilet qe gjenden ne te janë depozituar ne një periudhe te shkurtër kohore nuk bie dakord me proceset e njohura te sedimentimit apo me volumin e parashikuar te ujit te nevojshem për te depozituar sedimentet ne krye te disa prej maleve me të lartë te Tokës.

Kreacionistet disa herë citojne ato qe ata quajne fosile te paplotë si provë qe qëniet e gjalla u krijuan ne format e tyre moderne. Por kylloj argumenti injoron historine e gjatë dhe e detajuar evolutive qe paleontologet dhe biologet e tjerë kanë ndertuar ne dy shkeujt e kaluar dh epo vazhdojne te ndertojne. Kërkimi paleontologjik ka mbushur disa nga boshlleqet e lena nga fosilet e paplota ne kohen e Darvinit. Pretendimi se fosilet duke lene shumë hapesiara cenojne evolucionin, është teresisht jo i vertete. Paleontologet sot dine mjaft për kohet e  sedimenteve (dhe sedimentimit) për te parashikuar se ku ata do te jene ne gjendje qe te gjejne një fosil te vecante kalimtar (tranzitor, nga një specie ne një tjetër), sic ka ndodhur me Tiktaalik-un dhe paraardhesit e njerëzve modernë. Kerkuesit po perdorin gjithashtu teknika te reja, si Computed Axial Tomography (CT), për te mësuar me shumë rreth strukturave te brendshme dhe kompozimit te kockavete brishta te fosileve. Zbulime fosilesh te reja po vazhdojne e raportohen si ne leteraturen shkencore ashtu edhe ne mediat popullore.

Një karakteristike tjetër e gjetjeve fosile është koherenca apo edhe perputhshmeria. Ne Toke nuk janë gjetur asnjëherë fosile dinozauresh, qe u zhduken 65 milion vite më parë, sebashku me fosile te njerezvce, qe evoluan ne pak milion vitet e fundit. Po ashtu, askund nnuk ka fosile te gjitareve te gjetura ne sedimente që janë me te vjetra se 220 milion vite te vjetra. Kudo qe kreacionistet kanë vene theksin tek sedimentet qe ne pamje të parë duken te modifikuara ose teresishte te ndryshuara, shkencetaret kanë treguar se këto ndryshime kanë rezultuar nga thyerja dhe perthyerja e shtresave gjeologjike te sedimenteve mbi ose nen shtresa te tjera. Sedimentet qe përmbajnë fosilet e organizmave njeqelizore, zhfaqen me heret ne gjetjet fosile sesa sedimentet qe përmbajnë mbetje te organizmave një dhe shumëqelizorë sebashku. Sekuenca e mbejteve fosile përmes sedimenteve te Tokës tregon pa ambiguitet (pa dyshim, pa kundershtueshem) për ekzistencen e procesit te evolucionit.

Kreacionistet ndonjehere debatojne se ideja e evolucionit duket te mbetet hipotetike sepse “asnjë nuk e ka pare evolucionin te ndodhë”. Kjo lloj deklarate tregon se disa kreacioniste keqkuptojne një karakteristike e rëndësishme te arsyetimit shkencor. Përfundimet shkencore nuk kufizohen vetëm ne vezhgimin e drejtperdrejte, por shpesh varen nga deduksioni dhe induksioni qe behen duke aplikuar aresyen mbi vezhgimet e bera. Edhe me leshimin e anijeve qe orbitojne rreth Tokës, shkencetaret nuk mund t’a shohin Tokën  te rrotullohet rreth Diellit. Por me ane te induksionit, ata kuptuan nga një sere matjesh individuale se Dielli është ne qëndër te sistemit diellor. Përpara zhvillimit te mikroskopeve tejet te fuqishem (që janë zhvilluar vonë!), shkencetaret nuk mundeshin t’i vezhgonin atomet, por sjellja e objekteve fizike nuk lë (apo linte) dyshime rreth natyrës atomike te lëndës. Shkencetaret hodhen hipoteza mbi ekzistencen e viruseve shumë kohe ,më përpara se mikroskopet te ishin mjaftueshëm te fuqishem sa t’i shikonin ata.

Kështu, ne shumë fusha te shkences, shkencetaret nuk i kanë vezhguar drejtperdrejte objektet (si gjenet dhe atomet) apo fenomenet (si Toka qe rrotullohet rreth Diellit), që janë sot fakte të mirë-konsoliduara. Ato janë konfirmuar indirekt nga vezhgimet dhe provat eksperimentale. E njejta gje për evolucionin. Shkenca evolutive jep një nga shembujt me të mirë te kuptimit te thelle te botes dhe fenomeneve te saj bazuar ne arsyeimin shkencor.

Kundershtimi se asnjë nuk e ka pare evolucionin te ndodh, vazhdon te injoroje provat se evolucioni ka ndodhur dhe vazhdon te ndodh. Ndryshimet vjetore te gripit dhe dalja e baktereve te reja rezistente ndaj antibiotikeve janë te dyja produkte te forcave evolutive. Një tjetër shembull i evolucionit te vazhdueshem është shfaqja e mushkonjave rezistente ndaj insekticideve, te cilet kanë kontribuar ne rilindjen e malaries ne Afrikë dhe jo vetëm. Fosilet kalimtare që janë gjetur me shumicë qe nga koha e Darvinit tregojne sesi speciet vazhdimisht evoluojne për t’u dhene origjine  specieve te reja te mepasshme qe, me kalimin e kohës, prodhojne forma trupore dhe funksione rrenjesisht te ndryshme. Është gjithashtu e mundur qe te vezhgohen drejteperdrejte disa nga proceset specifike me ane të të cileve ndodh evolucioni. Shkencetaret bëjnë vazhdimisht eksperimente me mikrobe dhe sisteme të tjera modelesh, qe testojne hipotezat evolutive drejtpersedrejti.

Kreacionistet refuzojne te tilla fakte shkencore  pjeserisht sepse ata nuk pranojne provat e dhena nga proceset natyrore qe ata konsiderojne te jene ne kundershti me Biblën. Por shkenca nuk mundet qe te testoje mundesite mbinatyrore.