Zhurma nga kërcitja e gishtave; tribonukleacioni

Kërcitja e gishtave

Të gjithëve na ka ndodhur që të kërcasim gishtat e duarve tona, apo më shpesh që të shikojmë dikë tjetër që kërcet gishtat e vetë. Por askush nuk e dinte se çfarë e shkaktonte saktësisht zhurmën; natyrisht dihej që vinte prej artikulacioneve, por vetëm kaq.

Dyshimi rreth origjinës së këtij fenomeni akustik interesant qëndroji i gjallë deri kur Kawchuk et al. botuan rezultatet e punës së tyre nën titullin ‘Real-Time Visualization of Joint Cavitation’ në vitin 2015.

Në studimin e tyre autorët tregojnë se mekanizmi akustik, apo mekanizmi i ‘plasaritjes’ së artikulacionit/kyçit ka të bëjë me formimin e një flluske dhe jo me kolapsimin e saj siç mendonin disa më përpara.

Pamje me rezonancë magentike e një artikulacioni në momentin e kërcitjes. Mund të vini re se midis dy skajeve të kockave të veshura me kërc (sipërfaqet e e qarta në qendër), kur ato largohen, fillon e formohet një flluskë gazi (hapësira me e errët, e zezë).

Pamje me rezonancë magentike e një artikulacioni në momentin e kërcitjes. Mund të vini re se midis dy skajeve të kockave të veshura me kërc (sipërfaqet e e qarta në qendër), kur ato largohen, fillon e formohet një flluskë gazi (hapësira me e errët, e zezë).

Rezultatet e studimit ofrojnë prova të drejtëpërdrejta se plasaritja e kyçeve ka të bëjë me zanafillën dhe jo me kolapsin e një flluske paraekzistuese. Studiuesit thonë se këto gjetje janë konsistente me ‘tribonukleacionin’ që përkufizohet si një proces në të cilin, në vijim të një ndarje të menjëhershme të dy sipërfaqeve të zhytura në një lëng, krijohen flluska gazi. Natyrisht në rastin e kërcitjes së kyçeve të gishtave këto sipërfaqe, të ngurta, përfaqësohen nga dy skajet e kockave të veshura me kërc artikular, dhe që ballafaqohen njëra me tjetrën nëpërmjet një lëngu viskoz të quajtur lëng sinovial (brenda zgavrës artikulare). Funksioni i lëngut sinovial është mbi të gjtiha ai i lubrifikimit të artikulacionit por edhe i furnizimit të saj me lëndë ushqyese.

Studiuesit e zbuluan origjinën e saktë të fenomenti akustik nëpërmjet hetimit me rizonancë magentike në kohë reale ndërsa ndodhte kërcitja e gishtave. Në momentin që mbi artikulacionin aplikohej një forcë dy sipërfaqet artikulare fillimisht ushtrojnë një rezistencë ndaj tërheqjes dhe mëpastaj ndahen në mënyrë të menjëhershme. Është pikërisht kjo ndarje e menjëhershme që shkakton një rënie të presionit në brendësi të lëngut sinovial dhe që iu shtyn gazrat e tretura në të që të formojnë flluska të vogla.Formimi trastave të gazit është pikërisht shkaktari i fenomenit akustik të kërcitjes së gishtave.

 


Studimi shkencor: Kawchuk, Gregory N et al. “Real-time visualization of joint cavitation.” PloS one vol. 10,4 e0119470. 15 Apr. 2015, doi:10.1371/journal.pone.0119470a


© mbi tekstin, Rinstinkt blog

 

Reklama

Homeostaza

Homeostaza

Termi homeostazë përdoret nga fiziologët për të treguar ruajtjen (mbajtjen) e kushteve stabël, apo kostante, në  ambientin e brendshëm.

Praktikisht të gjitha organet dhe indet e trupit kryejnë funksione që ndihmojnë për të ruajtur këtë gjendje konstante. Për shembull, mushkëritë furnizojnë lëngun jashtëqelizor me oksigjen për të zëvendësuuar atë që përdoret vazhdimisht nga qelizat; veshkat ruajnë konstante përqëndrimet e joneve dhe aparati tretës furnizon qelizat e trupit me substanca ushqyese.

 

———————————————————————————————–