Darwini, evolucioni, feja e të tjera…

Darwini, evolucioni, feja e të tjera…

Natyralisti britanik Charles Darwin nuk ishte i pari shkencëtar që sugjeroi dhe argumentoi se bimët, kafshët dhe të tjera organizma nuk janë të fiksuara, pra statike, të pandryshueshme. Pra Darwini sikundër të tjerë individë përpara tij propozoi se llojet e organizmave ndryshojnë apo evoluojnë në kohë… Por kontributi i tij i madh, dhe i veçantë është se ai tregoi dhe argumentoi se një nga mjetet apo mekanizmat kryesore nëpërmjet të cilave evolucioni ndodh është ai proces që mori emrin seleksion natyror. Këtë ide qëndrore ai e paraqiti në librin e tij “On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life” që u botua në 1859 në Londër. Vetë Darwini e përshkroi librin si “një argument i gjatë”.

Pas botimit, libri “On the Origin of Species” hasi opozicion akademik dhe popullor jo të pakët, pavarësisht faktit se libri nuk përmendte asnjë doktrinë fetare, të cilat këmbëngulnin se speciet/llojet e gjallesave janë të fiksuara, statike të pandryshueshme dhe të dizenjuara nga Zoti.

Sidosi, me kalimin e kohës idetë e librit ndikuan në perspektivën shkencore mbi botën natyrore, dhe kështu nocioni i seleksionit natyror qëndron sot në bazë të gjithë biologjisë moderne dhe shkencave apo fushave të dijes që rrotullohen dhe nëdërthuren me të. Kjo sepse nocioni i seleksionit natyror dhe evolucionit japin një shpjegim të thjeshtë dhe elegant por njëkohësisht të fuqishëm mbi format e jetës aktuale dhe të së shkuarës.

Duhet thënë se Darwini, edhe gjatë kohës që shkruajti librin, ishte mjaft i ndërgjegjshëm për potencialin blasfemik të punës së tij. Për shembull, 15 vite përpara botimit të librit, ai i shpjegonte botanistit Joseph Hooker se teoria e tij nuk kishte nevojë për një Zot apo për specie të pandryshueshme: “At last gleams of light have come, & I am almost convinced (quite contrary to opinion I started with) that species are not (it is like confessing a murder) immutable.”

Puna e Darwinit kërkoi një kohë të gjatë dhe të kujdesshme. Nga shënimet e tij është zbuluar se ai procedoi hap pas hapi duke mbledhur sasi të mëdha informacioni dhe provash…

Në 30 vite punë ai i integroi prova dhe informacione mbi fosilet, gjeologjinë, bimët, kafshët me të tjera njohuri nga fusha si demografia, ekonomia dhe shumë fusha të tjera. Sot, duke konsideruar të gjitha këto, teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionit natyror mbahet si një nga gjetjet shkencore më të rëndësishme të njerëzimit.

 


seleksioni natyror karikature zotiRoli i Zotit

Në ambientet Viktoriane të shekullit të 19të fosilet njiheshin dhe diskutoheshin gjerësisht. Disa i konsideronin fosilet si forma shkëmbi të formuara vetvetisht, pra që nuk kishin fare të bënin me organizmat e gjallë. Të tjerë i shikonin fosilet si punë të Krijuesit të vendosura në Tokë për të testuar besimtarët. Të tjerë mendonin se fosilet ishin mbetje të organizmave ende të gjallë diku nëpër botë…

Në vitin 1796 natyralisti francez Georges Cuvier pranoi dhe argumentoi se disa fosile si për shembull ato të mamuthëve ishin mbetje të kafshëve tanimë të zhdukura. Ai e paqëtoi këtë nocion me besimin e vet fetar duke invokuar katastrofa si përmbytjet e pikturuara në Bibël. Thuhej se, çdo përmbytje shfarosi një sasi të madhe qeniesh të gjalla; më pas Zoti i dha Tokës qenie dhe organizma të tjerë… Mes çdo katastrofe çdo specie e krijuar prej zotit, thuhej se, qëndronte fikse, pra e patjetërsuar. Kjo teori, që në njëfarë mënyrë përpiqej të paqëtonte mbetjet fosile me besimin në Zot dhe kreacionizmin njihej si “katastrofizëm” dhe u përhap gjerësisht pas botimit nga Cuvier të “Preliminary Doscourses” në vitin1813.

Pavarësisht kësaj, gjatë kohës kur Cuvier merrej me shkimin e teorisë së tij, ide të tjera po përhapeshin… ide që bazoheshin mbi koncepte evolucioni. Për shembull, vetë gjyshi i Darwinit, Erasmus Darwini, një “free-thinker” kishte një teori të vetën idiosinkratike.
Një tjetër ide që kishte më shumë ndikim ishte ajo e paraqitur nga Jean-Paptiste Lamarck, që në atë kohë ishte profesor zoologjie në National Museum of Natural History në Francë. Në librin e tij Philosophie Zoologique të botuar në vtin 1809 ai artikuloi të parën teori të evolucionit të gjallesave. Ai teorizoi se qeniet e gjalla evoluan nga qenie më të thjeshta duke kaluar në stade gjithnjë e më të sofistikuara për shkak të një “force ndërlikuese”.

Lamarcku argumentonte se orrganizmat përballeshin me sfida ambentale mbi trupin e vet dhe prej këtu doli ideja e përdorimit dhe mospërdorimit në një individ. Lamarcku thoshte se përdorimi më i shpeshtë dhe i vazhdueshëm i një organi e përforcon këtë të fundit në mënyrë graduale, e zhvillon dhe madje edhe e zmadhon… ndërsa mospërdorimi i përhershëm i çdonjë organi e dobëson në mënyrë të paperceptueshme, shkallë-shkallë, deri sa ai organ zhduket plotësisht. E gjithë kjo ndodhte tek një individ i vetëm. Kështu shkruante Lamarcku ky organ i fuqizuar nga përdorimi i vazhdueshëm që një indivd bënte më pas kalonte tek pasardhësit – fenomen i emërtuar si “trashëgimi e karakteristikave të fituara”. Në pamje të parë kjo teori duket se ngjan mjaft me atë të propozuar nga Darwini, por duhet specifikuar se ndryshon në pika të ndryshme themelore.

Reklama

Mendime racionale nga Ayn Rand (2)

Mendime racionale nga Ayn Rand (2)

Ayn Rand ka qenë një shkrimtare e filozofe ruso-amerikane. Në veprat e saj ka formuluar nje sistem filozofik dhe te jetes të bazuar në lirinë individuale, te drejtat natyrore, egoizmin racional dhe kapitalizmin “laissez-faire”. Ajo iu kundërvu fesë, luftës dhe çdo forme të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë dhe jane ndër më të lexuarit më ndikuesit në kulturën amerikane.

Mund të informoheni më gjerë për të dhe filozofinë e saj në këto nyje:
AynRand.org
Objectivism Reference Center
Ayn Rand Lexicon

 

«Përderisa religjioni është një formë filozofie primitive - një përpjekje për të ofruar një vizion të plotë të realitetit - shumë nga mitet e tij janë të shtrembëruar, alegori të dramatizuara të bazuara në disa elemente vërtetësie, aspekte të ekzistencës së njeriut, disa aktuale, edhe pse shpesh tepër të pakapshme»

«Përderisa religjioni është një formë filozofie primitive – një përpjekje për të ofruar një vizion të plotë të realitetit – shumë nga mitet e tij janë të shtrembëruar, alegori të dramatizuara të bazuara në disa elemente vërtetësie, aspekte të ekzistencës së njeriut, disa aktuale, edhe pse shpesh tepër të pakapshme»

«Fe dhe forcë... janë korolare: çdo periudhë e historisë e dominuar nga misticizmi, ishte një periudhë e statizmit, diktaturës, e tiranisë.»

«Fe dhe forcë… janë korolare: çdo periudhë e historisë e dominuar nga misticizmi, ishte një periudhë e statizmit, diktaturës, e tiranisë.»

«Cila është natyra e fajit që mësuesit tuaj quajnë Mëkati Origjinal [i njeriut]? Cilat janë të ligat që fitoi njeriu kur ra prej gjendjes që ata konsiderojnë perfeksion? Miti i tyre deklaron se ai hëngri frutin e pemës së njohurisë - ai fitoi një mendje dhe u bë një qenie racionale. Ishte njohuria e së mirës dhe së keqes - ai u bë një qenie morale. Ai u dënua që ta fitonte buken e vet me punën e vet - ai u bë një qenie prodhuese. Ai u dënua që të ndjente dëshirë - ai fitoi aftësinë e kënaqësisë sekseuale. Të kqijat për të cilat e mallkojnë atë janë arsyeja, moraliteti, krijueshmëria, gëzimi - të gjitha vlera kardinale për ekzistencën e tij. Miti i rënies së njeriut nuk është dizenjuar për të shpjeguar dhe dënuar veset e tij, nuk janë gasbimet e tij që merren si faj, por esenca e natyrës së tij si njeri. Çfarëdo të ishte - ai robot në Kopshtin e Edenit, që ekzistonte pa mendje, pa vlera, pa punë, pa dashuri - ai nuk ishte njeri. Rënia e njeriut, sipas mësuesve tuaj, ishte që ai fitoi virtytet e nevojshme për të jetuar. Këto virtyte, sipas standardit të tyre, janë Mëkati i tij. E keqja e tij, akuzojnë ata, është se ai është njeri. Faji i tij, akuzojnë ata, është se ai jeton. Ata e quajnë atë moralitet të mëshirës dhe doktrinë të dashurisë për njeriun. Jo, thonë ata, ata nuk predikojnë se njeriu është i keq, e keqja është vetëm ai objekti i huaj: trupi i tij. Jo , thonë ata, ata nuk dëshirojnë ta vrasin atë, ata dëshirojnë vetëm ta bëjnë atë të humbasi trupin e tij. Ata përpiqen ta ndihmojnë atë, thonë ata, kundër dhimbjes së tij - dhe tregojnë mbështetësen e torturës ku e kanë lidhur, mbështetësen me dy rrota që e shtyjnë atë në drejtime të kundërta, mbështetësen  e doktrinës që ndan shpiritn dhe trupin e tij.»

«Cila është natyra e fajit që mësuesit tuaj quajnë Mëkati Origjinal [i njeriut]? Cilat janë të ligat që fitoi njeriu kur ra prej gjendjes që ata konsiderojnë perfeksion? Miti i tyre deklaron se ai hëngri frutin e pemës së njohurisë – ai fitoi një mendje dhe u bë një qenie racionale. Ishte njohuria e së mirës dhe së keqes – ai u bë një qenie morale. Ai u dënua që ta fitonte buken e vet me punën e vet – ai u bë një qenie prodhuese. Ai u dënua që të ndjente dëshirë – ai fitoi aftësinë e kënaqësisë sekseuale. Të kqijat për të cilat e mallkojnë atë janë arsyeja, moraliteti, krijueshmëria, gëzimi – të gjitha vlera kardinale për ekzistencën e tij. Miti i rënies së njeriut nuk është dizenjuar për të shpjeguar dhe dënuar veset e tij, nuk janë gasbimet e tij që merren si faj, por esenca e natyrës së tij si njeri. Çfarëdo të ishte – ai robot në Kopshtin e Edenit, që ekzistonte pa mendje, pa vlera, pa punë, pa dashuri – ai nuk ishte njeri.
Rënia e njeriut, sipas mësuesve tuaj, ishte që ai fitoi virtytet e nevojshme për të jetuar. Këto virtyte, sipas standardit të tyre, janë Mëkati i tij. E keqja e tij, akuzojnë ata, është se ai është njeri. Faji i tij, akuzojnë ata, është se ai jeton.
Ata e quajnë atë moralitet të mëshirës dhe doktrinë të dashurisë për njeriun.
Jo, thonë ata, ata nuk predikojnë se njeriu është i keq, e keqja është vetëm ai objekti i huaj: trupi i tij. Jo , thonë ata, ata nuk dëshirojnë ta vrasin atë, ata dëshirojnë vetëm ta bëjnë atë të humbasi trupin e tij. Ata përpiqen ta ndihmojnë atë, thonë ata, kundër dhimbjes së tij – dhe tregojnë mbështetësen e torturës ku e kanë lidhur, mbështetësen me dy rrota që e shtyjnë atë në drejtime të kundërta, mbështetësen e doktrinës që ndan shpiritn dhe trupin e tij.»

«Dinozaurët dhe krijesat e tyre mike u zhdukën nga kjo tokë shumë më përpara se të kishte ndonjë industrialist apo ndonjë njeri... Por kjo nuk i dha fund jetës në tokë. Në kundërshti me ekologjistët, natyra nuk qëndron e palëvizshme dhe nuk mban atë lloj "ekuilibri" që garanton mbijetesën e çdo lloj specieje - aq më pak mbijetesën e produktit të vet më të madh dhe më të brishtë: njeriu.»

«Dinozaurët dhe krijesat e tyre mike u zhdukën nga kjo tokë shumë më përpara se të kishte ndonjë industrialist apo ndonjë njeri… Por kjo nuk i dha fund jetës në tokë. Në kundërshti me ekologjistët, natyra nuk qëndron e palëvizshme dhe nuk mban atë lloj “ekuilibri” që garanton mbijetesën e çdo lloj specieje – aq më pak mbijetesën e produktit të vet më të madh dhe më të brishtë: njeriu.»

«Ekologjia si një princip shoqëror... dënon qytetet, kulturën, industrinë, teknologjinë, intelektin, dhe mbështet rikthimin e njeriut tek "natyra", në gjendjen e nënkafshëve hungëritëse që gërmojnë dheun me duar e tyre të zhveshura.»

«Ekologjia si një princip shoqëror… dënon qytetet, kulturën, industrinë, teknologjinë, intelektin, dhe mbështet rikthimin e njeriut tek “natyra”, në gjendjen e nënkafshëve hungëritëse që gërmojnë dheun me duar e tyre të zhveshura.»

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Etika e krishterë dhe roli i femrës

Etika e krishterë dhe roli i femrës

Tek Peshku pa ujë – një blog emigrantësh shqiptarë të mërzitur, siç e kanë quajtur – më zunë sytë një fragment interesant, jo dhe aq nga përmbajtja sa sa nga stimuli që më dha. Duke qenë se kam patur prej kohësh ndërmend të shkruaj dy rreshta mbi temën, po e bëj tani.

Komenti është i përdorueses finisterre; thotë (nënvizimi im):

Dha para nja dy ditesh nje nga keto emisionet divulgative per seksin ne kohen e Romes antike. Edhe mes te tjerash thoshte qe per romanet, homoseksualiteti mashkullor s’perbente asnje lloj problemi, kurse per femrat ai ishte i denueshem me vdekje. Interesant ishte problemi i marredhenies paramartesore, i cili mesa duket lidhej thjesht me friken e burrit se mos gruaja sillte ne shtepi trashegimtarin e dikujt tjeter. Natyrisht per burrin marredheniet jashtemartesore ishin te lejuara, si ne hapesirat brenda shtepise (fut ketu skllavet dhe konkubinat zyrtare), ashtu edhe ne ato jashte shtepise (prostituta, gra te burrave te tjere etc). Gruaja premtohej qysh ne moshe te njome: shpesh shkonte ne shtepine e bashkeshortit te ardhshem qysh 12-vjeç. Vdiste me se shumti per shkak te lindjeve. Mesatarisht nje grua jetonte 29 vjet, nje burre 41.

Nga keto dhe nga te tjera, kuptohet mire pse grate qene nder mbeshteteset e para te krishterimit qe lindi. Ne nje fare menyre, ky barazoi shtrengesat. Se paku formalisht.

Duke e marë si të mirëqenë premisën, do të them nja dy gjëra për paragrafin e fundit. Pa dashur të bëj ndonjëfarë analize për mënyrën e strukturimit dhe nxjerrjes së thelbit, apo “argumentit”, se në fund të fundit është vetëm një koment blogu, vihet re se pika kulmore vjen vetëm në dy-tre fjalitë e fundit. Pjesa më e madhe është premisa, përshkrimi i të shkuarës. Pjesa që jep mesazhin e gjithë komentit përbën vetëm dy fjalitë t fundit.

Sidosi, mua më intereson pikërsiht paragrafi i fundit. Sërisht pa dashur të t’i bëj profilin blogeres, thuhet diçka pa thënë se si kryhet. Pra pas gjithë premisës përshkruese mbi gjëndej e femrave e grave, thelbësisht para krishtërimit, kalojmë tek pas-gjatë krishtërimit me një gjendje të re për gratë. Siç thotë finisterre-ja, me shtrëngesa të barazuara. Edhe kjo hedhur ashtu pa kujdes.

Ajo çka më nxit të komentoj mbi këtë koment, është fakti se aty përveçse ka padyshim manipulim të kujdesshëm të paraqitjes së fakteve nga ata që kanë realizuar “emisionin tellallisës” ka edhe trumbetim në publik të diçkaje jo fort të saktë.

Mund gjithsesi që raporti mes mashkullit dhe femrës të ketë ndryshuar pas apo gjatë implementimit të etikës “kristiane”, por se cili faktor ka ndikuar dhe më e rëndësishmja si ka ndkuar është mjaft e vështirë për t’u përcaktuar. Pra, gjithnjë me marrjen si të mirëqenë të barazimit të shtrëngesave, ishte feja apo për shembull përmirësimi për një arsye apo një tjetër i kushteve të jetesës që ndikuan në reformimin e raportit, të pretenduar? Apo mos vallë ndodhi një evoluim për shkaqe komplet të ndryshme?, shoqërore, të balancimit dhe rritjes së detyrave, përgjegjësive dhe si pasojë influencës së sekksit femër?

Le t’i lemë këto pyetje kështu; unë po bëj nja dy komente mbi etikën e krishterë.

Është e gjithëditur historia e Jezusit që shëtiste i shqoqëruar nga dymbëdhjetë apostujt e vetë. Posaçërisht të zgjedhur meshkuj, sipas vullnetit të zotit. Po ashtu bënë edhe apostujt me zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të vetë, të gjithë kategorikisht meshkuj. Historia na mëson se ky zakon, kjo traditë, kjo sjellje e zotit Jezus është ndjekur dhe ndiqet me rigorozitet edhe sot e kësaj dite. Kështu kisha është e kufizuar nga kjo zgjedhje e Jezusit. Dogma duhet respektuar deri në fund… femrat nuk mund të pranohen në urdhrat drejtues të kishës.

Në të gjithë librat e shenjtë flitet vetëm e vetëm për meshkujt, gjithçka lind dhe përfundon në një rreth vicioz me qene se mashkulli është mjeti ie zgjedhur nga i madhi. Kështu, deri në epokën moderne, për gratë nuk flitet kurrkund; nuk kishin të drejta autonome, si pronë e burrit dhe e babës.

Këtu lind edhe problemi tjetër që komentuesja finisterre, nuk arrin ta inkuadrojë mirë. Në fakt këtë gabim, pra filozofinë e perceptimit të femrës nga krishtërimi, e vë në dukje komentuesi I_Pakapshëm, duke i kujtuar “origjinën e femrës”, “rolin e femrës” (mbase pa thonjëza) në etikën e krishterë.

Femra e krijuar nga brinja e mashkullin, femra si rruga drejt djallit (u josh nga gjarpri per te ngrene frutin e pemes se ndaluar), femra si tempulli i ndertuar mbi gjiriz (Tertuliani) etj.

Etika e krishterë duke i dhënë një ngjyrim të theksuar virgjërisë, dëlirësisë, pastëritisë nuk bëri gjë tjetër veçse dobësoi/frenoi rolin e femrës si aktore e pavarur. Me qenë se morali bëhej nga meshkujt, zgjedhje e zotit, femra del si provokuese, joshëse. Rolet mund fare mirë edhe të ishin të anasjelltat – siç pohon Russell.

Rinstinkt, Maj 2013

——————————————————————————————

Kreacionizmi sipas një “plani inteligjent” nuk mbështetet nga provat shkencore

Kreacionizmi sipas një “plani inteligjent” nuk mbështetet nga provat shkencore.

Disa anetare te një rryme të re kreacionishtësh e kanë lene menjane, për pak kohe, problemin nëse sistemi diellor, galaksia dhe universi janë miliarda vite te vjetër apo vetëm disa mijëra vite te vjetër. Por, keta kreacionistë po pretendojne se universi fizik dhe qëniet e gjalla shfaqin shenja te një “plani inteligjent”. Ata kundershtojne duke thene se disa struktura biologjike janë aq komplekse saqe ato nuk mund të kene evoluar nëpërmjet proceseve te mutacionit dhe seleksionit natyror, një kondite qe ata quajne “kompleksitet i pakthyeshem”. Duke riperdorur argumentet teologjike qe parashikojne teorine  e evolucionit, ata pretendojne  se  organizmat biologjikë duhet te dizenjohen (planifikohen) ne te njëjtën menyre sikundër bëhet me një kurth për minjte apo me një orë –  pra qe pajisja te punoje në mënyrën e duhur nevojitet qe të gjitha pjesët perberese te jene te pranishme njekohesisht. Nëse një nga perberesit mungon ose është i ndryshuar, pajisja do te deshtoje ne punen e saj. Duke qene se edhe struktuta “te thjeshta” biologjike si kamxhiku (flagjeli) i nja bakteri janë te nderlikuara, propozuesit e kreacionizmit sipas një plani inteligjent thone se probabiliteti qe  të gjithë perberesit te prodhohen dhe gjenden njekohesisht nëpërmjet proceseve te restesisshme te mutacionit janë pafundesisht të vogla. Shfaqja e strukturave biologjike me te nderlikuara (siç është syri i vertebrateve) apo e funksioneve me te nderlikuara (si sitemi imunitar, mbrojtes) është e pamundur, sipas këtij kendveshtrimi, dhe duhet t’i atribuohet një planifikuesi inteligjent transhendent (mbinatyror, mistik etj).

Gjithsesi, pretendimet e kreacionisteve për dezanjnin inteligjent, janë provuar që janë jo te verteta nga biologjia moderne. Biologet kanë ekzaminuar cdonjerin nga sistemet molekulare qe pretendohej te ishin produkte te një dezanjni dhe kanë treguar se ato (sisteme, apo funksione) mund të jene zhvilluar nga proceset natyrore. Për shembull, ne rastin e baktereve me kamxhik, nuk ka asnjë strukture uniforme qe te gjendet ne  të gjithë bakteret flagjelorë. Ka disa tipe flagjelesh (kamxhikësh), disa me te thjeshtë se te tjeret, dhe disa lloje bakteresh nuk kanë kamxhik qe te mund t’i ndihmoje ne levizjen e tyre. Por, disa komponente te tjerë te membranave qelizore bakterore, ka shumë mundësi qe te jene prekursoret (paraprijësit) e proteinave te gjetura ne kamxhiket e ndryshem. Për me teper, disa baktere injektojne toksina ne qelizat e tjera nëpërmjet proteinave te sekretuara nga bakteri dhe qe janë shumë te ngjashme ne strukturen  tyre molekulare me proteinat e pjeseve te flagjelit ( kamxhikut).  Ngjashmerite tregojne një origjine evolutive te perbashket, ku ndryshime të vogla ne strukturen dhe organizimin e proteinave sekretore mund të këtë sherber si baza për proteinat kamxhikore (flagjelore). Kështu, proteinat flagjelore nuk janë edhe aq komplekse, ne vetvete.

Biologet evolutive kanë demonstruar edhe se si mekanizma biokimikë te nderlikuar, si koagulimi (mpiksja) e gjakut apo sistemi imunitar i gjitareve, mund të kene evoluar nga sisteme prekursorë (paraprijës) më e thjeshtë. Se bashku me koagulimin e gjakut, disa nga perberesit e sistemeve te gjitareve ishin te pranishem ne organizmat me te hershme, sikundër demonstrohet nga organizmat qe jetojne sot (si peshqit, zvarraniket dhe zogjtë) dhe që janë pasardhes te gjitareve të parë (prekursorëve te gjitarëve te sotëm). Sistemet e koagulimit janë ndertuar dhe zhvilluar ne këto përbërës te hershëm.

Sistemet ekzistuese mund edhe te perftojne funksione te reja. Për shembull, një sistem i vecante mund të këtë një detyre ne një qelizë dhe te pershtatet nëpërmjet proceseve evolutive për një përdorim tjetër te ngjashem apo teresisht te ndryshem. Gjenet Hox janë një shembull i mirë i evolucionit qe gjen perdorime te reja për sistemet ekzistuese. Biologet molekulare kanë zbuluar se një mekanizëm veçanërisht i rëndësishëm nëpërmjet te cilit sistemet biologjike perftojne funksione shtese është dyfishimi i gjeneve. Segmentet e ADN-së dyfishohen kur qelizat janë ne ndarje, kështu qe një qelizë te mund të këtë kopje te shumefishta te një ose me shumë gjeneve. Nëse kopjet e shumefishta u kalohen pasardhesve, një kopje e gjenit mund të sherbeje për funksionin origjinal ne një qelizë  ndërsa një kopje tjetër është e afte qe te akumuloje (grumbullojë) ndryshime qe ne fund rezultojne ne një funksion te ri. Mekanizmat biokimikë, përgjegjës për shumë procese qelizore, japin prova te qarta te historisë së dyfishimit te segmenteve te ADN-së.

Për me teper, ne deshtimet shkencore te kreacionisteve, kjo dhe te tjera argumente standarde te kreacionisteve janë fallco, ne ate qe bazohen ne një dikotomi te rreme. Edhe sikur argumentet e tyre kundër (ne kundershtim te) evolucionit te ishin korrekte shkencerisht, kjo nuk do te konfirmonte pretendimet e kreacionistëve. Mund të këtë, pra, shpjegime alernative. Shkenca kërkon prova te vertetueshme për një hipoteze, jo vetëm sfida kundrejt  oponentit apo teorise oponente. “Plani inteligjent” nukk është një koncept shkencor sepse ai nuk mund të testohet empirikisht.

Kreacionistet ndonjehere pretendojne se shkencetaret kanë një inerest te pa tundshëm mbi evolucionin biologjik dhe nuk kane vullnet dhe deshire për te marre ne konsiderate mundësi të tjera. Por edhe këto pretendime keqinterpreojne shkencën. Shkencetaret i testojne vazhdimisht idete e tyre kundrejt vezhgimeve, dhe ua japin punen e vet kolegeve për te marre një kritike konstruktive mbi idete, provat dhe përfundimet përpara se kërkimi shkencor te publikohet një ndonjë reviste shkencore te rëndësishme. Vezhgimet e pa shpjeguara ndiqen menjëherë sepse mund te jene shenjë  e një problemi te rëndësishëm me një teori apo hipoteze ekzistente. Historia është plot e perplot me shkencetare qe sfidojne teori te pranuara duke ofruar një prove të re, me bindese dhe njekohesisht edhe me shpjegueshme e te kuptueshme për një fenomen natyror. Shkenca ka gjithashtu edhe një element kompetitiv perveç atij kooperativ (bashkëpunues). Nëse një shkencëtar ruan një ide te caktuar ne lidhje me një argument për te cilin ka prova qe tregojne te kunderten, një tjetër shkencëtar do te perpiqet qe te replikoje me eksperimente domethënës dhe nuk do te hezitojë qe te botojë provat kontradiktore. Nëse do te kishte probleme serioze me shkencën evolutive(apo shkencat japin prova për evolucionin), shumë shkencetare do te “luftonin” për te fituar famë duke u bërë te parët qe japin një alternative te testueshme me të mirë. Nuk ka alternativa me te mira ndaj evolucionit ne leteraturen shkencore dhe kjo jo për shkak te ndonjë interesi te veçante apo çensure, por për shkak se evolucioni ka qënë dhe vazhdon të mbeshtetet fortesisht nga provat.

Shkenca lë gjithashtu një hapësirë ndaj ideve te reja. Nëse gjeologet do te mund te gjejne me shumë naftë dhe gaz duke interpretuar gjetjet e shkembinjve sedimentarë (atje ku gjenden depozitat e naftës dhe gazit natyror)  qe kanë rezultuar nga një përmbytje e vetme, ata mund të hedhin idenë për këtë përmbytje (bëhet llaf për permbytjen/t e pretenduara nga kreacionistet)… por nuk e bëjnë. Ne te kundërt, gjeologet bien dakord me gjeologet e tjerë se shkembinjte sedimentare janë produkt i historise miliarda vjecare te Tokës. Kështu, gjeologët kanë qene pionerë ne njohjen e depozitave fosile që janë formuar miliona vite më parë ne ambiente si meandret e lumenjve, deltat, apo barrierat e plazheve ranorë e barrierat koralore.

Argumentet e kreacionisteve permbysin procesin shkencor. Ata fillojnë me një shpjegim te cilin nuk duan ta ndryshojnë apo modifikojnë – se forcat mbinatyrore kanë formësuar sistemet biologjike apo ato Tokësore – duke refuzuar kerkesat bazë te shkences, ato qe hipotezat duhet te reduktohen ne shpjegime natyrore te testueshme. Besimet e tyre nuk mund të restohen, modifikohen, apo refuzohen/perjashtohen nga metodat shkencore dhe po ashtu nuk mund të jene pjesë e proceseve te shkences.