Akalasia

Akalasia

Akalasia është një gjendje e rrallë dhe me shkaqe të panjohura në të cilën muskujt e ezofagut të poshtëm, pra muskujt që gjenden në lidhjen mes ezofagut dhe stomakut, nuk arrijnë të relaksohen, duke shkaktuar si pasojë një ngushtim që e bën pothuaj të pamundur kalimin e ushqimit për në stomak.
Ndërkohë, njëkohësisht me ngushtimin e ezofagut në afërsi të kardiasit, ndodh edhe zgjerimi i pjesës sipër ngushtimi. Një gjendje e këtillë shkakton vështirësi dhe dhimbje në gëlltitje e gjithashtu dhimbje në pjsën e poshtme të kraharorit apo në pjesën e sipërme të abdomenit.

Për të hetuar, apo konfirmuar një gjendje të tillë të ezofagut realizohet një hetim me rreze x apo një gastroskopi.

Ndonjëherë për të kuruar akalasinë kërkohet edhe prerja e disa prej muskujve të ezofagut në afërsi të sfinkterit të kardiasit.

Reklama

Vena portë

Vena portë

Vena portë

Vena portë (Wikipedia)

Vena portë (vena hepatike portale) është një nga venat kryesore të trupit të njeriut. Funksioni i saj kryesor është ai i tejçimit të gjakut nga organet dhe indet e ndryshme të abdomenit drejtë organit të mëlçisë, që ndodhet menjëherë nën pjesën e djathtë të diafragmës.

Sistemi venoz portal e merr gjakun nga zorrët, duke filluar nga niveli i ezofagut deri tek gjysma e sipërme e kanalit anal, sikundër edhe nga mëlçia, pankreasi dhe fshikëza e urinës.

Pra, funksioni është ai i të transportuarit të gjakut të me prejardhje nga zorrët; i cili gjak është i pasuruar me produktet e derivuara nga ushqimet e tratura dhe të metabolizuara. Këto lënë parësore të nxjerra nga ushqimet, transportohen drejtë mëlçisë. Është pikërisht mëlçia që me funksionet e saj ose i metabolizon, transformon apo rezervon këtë tulla parësore.

Ky rrugëtim i këtillë i gjakut, nga zorrët drejtë mëlçisë e mëpastaj në qarkullimin e përgjithshëm, ka një implikim thelpësor. Në disa raste specifike disa ilaçe (farmakë) kanë një mekanizëm të tiillë thithjeje që implikon përvetësimin e tyre në nivelin e zorrëve; mëpastaj këto ilaçe kalojnë nga mëlçia, ku i nënshtrohen një ndryshimi të detyruar nga reaksionet kimike që ndodhin në hepaticitet e mëlçisë. Ky fenomen luan një rol të rëndësishëm dhe kihet parasysh nga farmakologët/farmacistët/kërkuesit shkencorë kur projektojnë një ilaç të caktuar – të paktën në fazat e para të projektimit.

Vena portë lind pas qafës së pankreasit, nga bashkimi i venës mezenterike të sipërme me venën e shpretkës.

———————————————————————

Sistemi tretës tek njeriu

Sistemi tretës

Sistemi tretës shtrihet nga kafazi i kraharorit e deri në zgavrën abdominale. Kufiri mes këtyre dy zgavrave përfaqësohet nga diafragma.

Sistemi tretës përfshin kanalin ushqyes, i cili merret me ujin dhe lëndët ushqyese, dhe gjëndrat e bashkëlidhura. Kanali ushqyes përbëhet nga goja, faringu, ezofagu, stomaku, zorrët dhe kanali anal.

Gjendrat e pështymës

Gjendrat e pështymës janë: gjendra parotide, nëngjuhore dhe nënmandibulare.

Mëlçia dhe fshikëza e tëmblit, sëbashku me pankreasin janë edhe ato pjese e sistemit tretës.

Thyerja mekanike  e ushqimit fillon në gojë; prerja apo copëtimi i parë i ushqimit kryhet nga dhëmbët. Fëmijët kanë 20 dhëmbë, të rriturit 32.

Gjuha

Gjuha lëviz dhe manipulon ushqimin dhe merr pjesë në artikulimin e tingujve në të folur. Gjendrat e pështymës prodhojnë një sekrecion – pështymën – që lubrifikon ushimin  në mënyrë që të gëlltitet më me thjeshtësi. Pështyma përmban bikarbonat natrumi dhe një enzimë që fillon thyerjen e amidonit. Ushqimi, nga goja kalon në faring dhe mëpastaj në ezofag.

Ezofagu

Ezofagu është një tub i gjatë që kalon ndërmjet dy mushkërive në zgavrën e kraharorit, nëpër diafragmë dhe mbërrin në stomak. Stomaku është i ndarë nga ezofagu nga sfinkteri kardiak. Sfinkteri kardiak lejon kalimin e ushqimit nga ezofagu në stomak, duke parandaluar kthimin pas.

Vetë stomaku është i pozicionuar në anën  e majtë, menjëherë nën diafragmë, dhe është pjesërisht i mbrojtur (mbuluar) nga brinjët. Stomaku ka pak a shumë formë fasuleje, me një lakesë të vogël dhe një lakesë të madhe. Ndahet në tre pjesë: fundi, trupi dhe pjesa pilorike.

Stomaku

Stomaku punon si rezervuar për ushqimin. Pjesa e jashtme e stomakut përbëhet nga tre shtresa muskuli të lëmuar: një shtresë gjatësore, një shtresë qarkore dhe një shtresë e pjerrët (oblikue). Këto tre shtresa muskujsh kanë funksionin e përzjerjes së ushqimit me lëngun gastrik dhe shpërndarjen e tij në duodenum. Veshja mukoze thith ujin dhe glukozin për në gjak. Gjendrat gastrike tahisin (sekretojnë) rreth 1-2 litra lëng gastrik në ditë. Lëngu gastrik përmban enzima si lipaza dhe pepsinogjeni, të cilat prodhohen nga qelizat peptike. Lipaza fillon thyerjen e lyrave; pepsinogjeni shndërrohet në pepsinë në prani të acidit klorhidrik. Pepsina fillon thyerjen kimike të proteinave në substanca më të thjeshta si peptonët. Acidi klorhidrik ka rolin e vrasësit të baktereve. Në mënyrë që të parandalojë vet-tretjen nga acidi klorhidrik, qelizat mukoze tahisin (sekretojnë) mucinë, që mbron sipërfaqen e stomakut.

Stomaku është nën kontroll hormonal dhe nervor. Kur ushqimi mbërrin në stomak, qelizat gastrike fillojnë tahitjen e gastrinës. Gastrina vepron mbi  mbi qelizat e stomakut  për të rritur tahitjen e lëngut gastrik. Pas lënies së kohës së duhur për tretje, fillon tkurrja e muskujve të stomakut duke krijuar lëvizjet peristaltike. Këto lëvizje valë-ngjashme e shtyjnë ushimin drejtë pjesës pilorike të stomakut. Sfinkteri pilorik hapet dhe ushqimi shtyhet drejt zorrën së hollë (duodenumit).

Zorra e hollë

Zorrët mund të ndahen në zorrën e hollë dhe zorrën e trashë. Zorra e hollë është një tub i gjatë muskulor. Zorra e hollë merr kimën nga stomaku, lëngun pankreatik nga pankreasi, dhe vrerin (lëngun e tëmblit) nga fshikëza e tëmblit.

Zorra e hollë përfshin duodenumin, jejunumin (zorrën e thatë) dhe ileumin.

Zorra e trashë

Zorra e trashë është e veshur nga një membranë (cipë) seroze – peritoneumi, në të cilën kalojnë enë gjaku, enë limfatike dhe nerva.

Zorra e trashë përbëhet nga zorra qorre, koloni, rektumi, kanali anal dhe apendiksi krimb-ngjashëm (zorra shtojcë).

 

Mëlçia dhe fshikëza e tëmblit

Mëlçia është një organ metabolik kompleks, dhe është po ashtu gjendra jashtëtahitëse më e madhe e trupit. Mëlçia gjendet në zgavrën abdominale, nën diafragmë në anën e djathtë. Është e rrethuar nga një kapsulë indi fibroz që e ndan në dy lobe kryesorë:; lobi i majtë dhe i djathtë, që më tej janë të ndarë në lobtha. Arteria hepatike shpie në mëlçi gjak arterioz. Ndërsa vena portë (portale) shpie në mëlçi gjakun venoz të organeve abdominale. Pasi gjaku kalon në kapilarët e mëlçisë – sinusoidët – ai kalon në venën heptike (e mëlçisë) dhe më në fund në venën zgavrore të poshtme. Nga mëlçia lindin dy dukte hepatike, që bashkohen për të formuar duktin e përbashkët hepatik. Dukti i përbashkët hepatik vazhdon në duktin e përbashkët të vrerit, që më pas derdhet në duodenum pasi takohet me duktin pankreatik.

Fshikëza e tëmblit (apo tëmthit?) është një trastë me funksionin e rezervimit të vrerit.

Pankreasi

Pankreasi është një gjendër e gjerë që shtrihet përmes zgavrës abdominale të pasme. Pankreasi ka një funksion jashtëtahitës (ekzokrin) apo tretës dhe një funksion brendatahitës apo hormonal.

Pankreasi përbëhet nga një kokë, një trup dhe një bisht. Koka e pankreasit është e rrethuar (përqafuar) nga duodenumi. Pankreasi përshkohet nga dukti pankreatik, i cili bashkohet me duktin e vrerit dhe më pas del në duodenum ku derdh lëngun pankreatik, nëpërmjet ampulës së Vater-it. Ampula e Vater-it përfundon me sfinkterin e Oddi-t.

© Rinstinkt 2012, mbi tekstin