Sytë në formë bajame

Sytë në formë bajame

Përse ekzistojnë sytë në formë bajame? Nga vijnë sytë në formë bajame?

Të gjithë e dimë se sytë në formë bajame janë një nga karakteristikat e jashtme më të veçanta të popullatave në Azinë lindore… por jo vetëm ato. Sytë në formë bajame janë të pranishëm edhe në popullata të tjera përveç atyre Aziatike, pra nuk janë një diçka ekskluzive e këtyre të fundit. Sytë në formë bajame janë të pranishëm edhe në rajone të tjera si Siberia, Mongolia, por edhe në indianët e Amerikës etj.

Por përse ndodh kjo? Përpara së t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të kuptojnë se cila është diferenca mes formës së syve që është e përhapur në popullatat Kaukaziane (të bardha) por edhe më gjerësisht në popullata të tjera, dhe syve në formë bajame.

Epikanti (epicanthus)

Sytë në formë bajame kanë një formë të ndryshme për shkak të disa faktorëve të ndryshëm anatomikë, si kockat zigomatike (kockat e faqeve) më të larta, një urë hunde më të shtypur, grumbullime dhjami përret syve dhe një epikant (epikanthus – palosje lëkure në këndin e brendshëm të syrit) më të theksuar. Epikanti është një palosje lëkure që gjendet sipër syrit, përpara qepallës.

Epikanti është normalisht goxha i zhvilluar tek të porsalindurit, tek të cilët sytë në rritje e sipër mbrohen nga kjo palosje e veçantë e lëkurës. Mbrojtja që kjo palosje lëkure ofron mund të jetë e nevojshme edhe tek të rriturit që jetojnë në amiente të ashpra.

Evolucioni i syve në formë bajame

Kjo palosje e veçantë e lëkurës sipër këndit të brendshëm të syrit, që merr emrin epikant, është një fenomen neotenie, që nuk do të thotë gjë tjetër veçse, persistenca e një trajte/trakti foshnjarak/infantil tek të rriturit. Ky fenomen neotenien është një dukuri evolutive dhe vihet re tek ata popuj që jetojnë në ambiente me luhatje të mëdha të temperaturave sezonale, me dimra të ashpër dhe vera përvëluese. Pra kanë evoluar në territore kontinentale të largëta si për shembull në Siberi, por edhe në popullatat skandinave, islandeze, në indigjenët e amerikës etj.

Por ky trakt fiziologjik normal, shfaqet edhe në popullata të tjera që nuk kanë sy në formë bajame, në disa gjendje të veçanta mjekësore, si në Sindromën Down, në Sindromën alkolike fetale, në Sindromën e Turnerit, tek Fenilketonuria PKU etj.

Në ditët tona sytë në formë bajame janë të përhapur edhe në rajone me klimë më të butë, pra edhe aq të ashpër… si shpjegohet kjo? Kjo përhapje kaq e gjerë e këtij trakti me gjasa është pasojë e një seleksioni seksual që ka vepruar përgjatë shekujve. Me gjasa sytë në formë bajame janë parë si një trakt estetik tërheqës dhe pozitiv, duke u përhapur kështu në popullatë dhe duke u konsoliduar në popullata dhe rajone të gjera të kontinentit Aziatik. (Një rol duhet të kenë patur edhe migrimet e hershme të popullatave aziatike.)


© Rinstinkt blog
PDF: Sytë në formë bajame