Anemia nga humbjet hematike

Anemia nga humbjet hematike

Humbjet hematike akute dhe anemia

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Humbjet hematike akute, të menjëhershme, të dallueshme nga humbjet hematike kronike, shkaktojnë kryesisht një zvogëlim të nivelit apo më saktë të vëllimit të gjakut brenda-enëzor. Si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të gjakut brendaenëzor mund të shkaktohet një kolaps kardiovaskular, shok (shock) apo edhe vdekje e pacientit/individit.

Karakteristikat klinike, dhe jo vetëm,  varen nga intensiteti dhe nga lloji i gjakderdhjes, që mund të jetë e jashtme ose e brendshme.

Nëse pacienti mbijeton nga episodi i humbjes hematike akute, vëllimi i gjakut (kujdes: flitet për vëllimin, duke i anashkaluar karakteristikat cilësore) priret të rritet nëpërmjet zhvendosjes brenda-enëzore, brendavaskulare të ujit që zakonisht gjendet në hapësirën ndërqelizore. Një zhvendosje e këtillë e lëngut intersticial, ndërqelizor, shkakton hollim të gjakut, i ashtuquajtiru “hemodiluicion”, dhe si pasojë edhe një zvogëlim të parametrit të hematokritit.

Zvogëlimi i numrit total të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut) bën që nëpër indet e trupit të shkojë më pak oksigjen nga sa shkon zakonisht, kjo sepse, siç e dimë oksigjeni transportohet kryesisht nëpërmjet hemoglobinës që gjendet në citoplazmën e rruazave të kuqe të gjakut. Zvogëlimi i transportit të oksigjenit indukton një rritje të nivelit të prodhimit të eritropoietinës në veshka. Eritropoietina stimulon shumimin e prekursorëve të rruazave të kuqe të gjakut në palcën e kockave (CFU-E); pra është një hormon i rëndësishëm në procesin e gjakpërftimit (hematopoiezës).

Pas lëshimit dhe veprimit të eritropoietinës, duhen disa ditë që të vihen re efektet… e kështu, në qarkullimin e gjakut do të vihen re një numër disi i rritur retikolocitesh. Retikolocitet janë eritrocite që nuk kanë përfunduar akoma stadin e vet maturues. Zakonisht në gjak gjenden në një përqindje nga 0.5 në 1.5.

Sapo palca e kuqe rrit aktivitetin e vet, nën stimujt e eritropoietinës, vihet re një rritje e  numrit të retikolociteve, që mbërrin në nivele prej 10-15% pas 7 ditësh.

Retikolocitët kanë përmasa më të mëdha se eritrocitet (makrocitë) dhe karakterizohen nga një citoplazmë polikromatofile, me ngjyrim blu të kuq.

Humbjet hematike kronike dhe anemia

Humbjet hematike kronike shkaktojnë anemi vetëm në rastet kur entiteti i humbjes hematike kalon tej aftësive ripërtëritëse të palcës apo kur rezervat e hekurit në organizëm mbarojnë dhe shfaqet, si pasojë, e ashtuquajtura anemi sideropenike, pra nga mungesa e hekurit (hekuri është element thelpësor në sintetizimin e hemoglobinës).

Rinstinkt, 2014.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————

Hemorragjia

Hemorragjia

Dëmtimi i një ene gjaku dhe dalja e gjakut... (hemorragjia).

Dëmtimi i një ene gjaku dhe dalja e gjakut… (hemorragjia).

Me hemorragji kihet parasysh dalja e gjakut nga enët  (e gjakut) në të cilat lëviz/qëndron zakonisht.

Dalja e gjakut nga sistemi enëzor mund të verifikohet për shkak të dëmtimit të një arterie, të një vene apo të një kapilari… i shkaktuar ky dëmtim nga plagë apo nga fenomente të tjera patologjike që në një mënyrë ose në një tjetër dëmtojnë murin enëzor.

Shkaqet e dëmtimit mund të jenë të llojllojshme; kryesisht kanë të bëjnë me plagë, procese infiamatore, me procese zvetënuese/degjenerative, metastaza tumorale, aneurizma (zgjerim i lokalizuar i murit enëzor), variçe (zgjerim i venave) etj.

Gjaku që del nga enët ku zakonisht qarkullon, del me njëfarë shpejtësie nga enët arterioze, ndryshe nga ato venoze, nga ku del më ngadalë.

Nëse gjaku nuk derdhet jashtë trupit ai infiltron (brendafutet) nëpër indet rrethues duke formuar një masë të ngurtë të qajtur hematomë/hematoma. Ndërsa kur gjaku mblidhet apo grumbullohet në një zgavër apo thënë ndryshe kavitet celomatik të organizmit formohet hemoperitoneumi apo hemoperikardi.

Një nga mekanizmat homeostatikë që marrin pjesë në rregullimin e procesit të hemorragjisë është ngushtimi, apo thënë më mirë, tkurrja e murit të enës arterioze. Për më tepër hemorragjia ndalet nga aktivizimi i sistemit homeostatik koagulativ/mpikës.

Rinstinkt, 2014

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————

Sëmundjet arteriosklerotike të zemrës

Sëmundjet arteriosklerotike të zemrës

Lyrat/lipidet janë thelbesore për funksionimin e shumë organeve të trupit, dhe është normale qe ato të gjenden  në qarkullimin e gjakut.  Në muret e enëve të gjakut të të gjithë individeve (vecanërisht në arteriet me kalibër (diameter) të mesem dhe të lartë), që nga fillimi i jetës, fillojnë e ndertohen struktura të përbëra nga materiale lyrore.

 

Ilustrim i aterosklerozës (Përshtatur nga Wikipedia)

Ilustrim i aterosklerozës (Përshtatur nga Wikipedia)

Me kalimin e kohës tek individet/njerëzit fillon trashja dhe fortësimi (ngurtësimi) i arterieve, një proces i njohur si arteriosklerozë. Në disa njerez/individë shkalla e depozitimit të lipideve (lyrave) në muret e arterieve është me e lartë (me e shpejte) se tek individe të tjerë. Rezultati mund të jetë atheroskleroza (athero i referohet lipideve).

Gjithesi duhet thënë se dy termat – arteriosklerozë dhe atherosklerozë – përdoren për të shprehur të njëjtën gjë. Atheroskleroza është një tip arterioskleroze që karakterizohet nga depozitimi,  në veshjen e brendshme të arterieve, i një pllake lyrore. Pllaka lyrore është një amalgam (përzierje) substamcash lyrore, kolesteroli, mbetjesh qelizore, kalciumi dhe materiali të koagulimit të gjakut, pra fibrinës.

Arterioskleroza është e rrezikshme veçanërisht  në rast se ena e prekur është një arterie koronare, pra një arterie që furnizon me gjak muskulin e zemrës. Kjo gjendje quhet CAD (coronary artery disease).

Lumeni i një arterie koronare duhet të ngushtohet (zvogelohet) me 50-70% të diametrit të vet normal përpara se reduktimi i prurjes së gjakut në muskulin e zemrës të konsiderohet si serioz ( në rrezik për aktivitetin normal kardiak dhe jetën e pacientit).

Për të emërtuar këtë lloj sëmundje përdoret edhe termi CHD – coronary heart disease, që i referohet një gjendje ku simptomat rezultoj në nga një CAD  në stad të avancuar. CHD shkakton rreth 500,000 të vdekur çdo vit, dhe është shkaku kryesor i vdekjes se njerëzve sot, të paktën në Amerikë.

Sëmundjet arteriosklerotike shfaqen edhe jashte zemrës. Pervec angina pectoris-it dhe CHD-së, efektet e arteriosklerozës, mund të perfshijnë një bllokim të një ene gjaku perferike (për shembull një nga enët që furnizojnë këmbët). Këto komplikacione, pra arterioskleroza tek enët periferike, shfaqen atëhere kur e enët bëhen shumë të përdredhura ose të bllokuara.


Rinstinkt 2012

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————————-

Sistemi qarkullues

Sistemi qarkullues

Kafshet (organizmat) shumeqelizore nuk i kane te gjitha qelizat e tyre ne kontakt me ambientin e jashtem, keshtu qe kane zhvilluar sisteme qarkulluese per te transportuar lendet ushqyese, oksigjenin, dioksidin e karbonit dhe mbeturinat e metabolizmit.

Pjeset perberese te sistemit qarkullues jane: 
  1. Gjaku qe eshte nje ind lidhor, i perbere nga plazma dhe elementet qelizore. 
  2. Zemra; nje organ muskulor me funksionin e pompes. 
  3. Enet e gjakut, si arteriet, kapilaret dhe venat qe e shperndajne gjakun ne te gjitha indet e trupit.



—– 
© rinstinkt

Llojet e epitelit

Pamje me mikroskopi elektronike dhe përshkrimi i llojeve të ndryshme të epitelit

Epiteli i thjeshte me qeliza te sheshta – qelizat jane te sheshta dhe te organizuara ne nje shtrese te vetme.
Ku gjendet: ne hojezat e mushkerive, ne veshjen e brendshme te eneve te gjakut
Funksionet: kalimi i materialeve me ane te te difuzionit (shperhapjes).

Epitel i thjeshtë me qeliza të sheshta

Epiteli i thjeshte kuboidal – nje shtrese e vetme qelizash. Ne pamje tregohet nje prerje e terthorte mbi tre tubuj; qelizat pare anash, duken si cilindra te shkurter, disa kane mikrovile per thithje.
Ku gjendet: ne veshjen e tubthave te veshkes, ne veshjen e dukteve te gjendrave.
Funksionet: sekretimi dhe thithja.

Epitel i thjeshtë kuboidal

Epitel i thjeshte ne forme kolone – nje shtrese e vetme qelizash me forme kolone; ndonjehere qelizat permbajne fshikeza te mbushura me sekrecion, gati per ti leshuar (sekretuar); kompleksi I Golxhit eshte shume I zhvilluar; zakonisht qelizat permbajne edhe cilie.
Ku gjendet: veshja e brendshme e pjeses me te madhe te tubit tretes dhe pjeset e siperme te rrugeve te frymemarrjes.
Funksionet: sekrecioni, vecanerisht mukoz; thithja; mbrojtja; levizja e shtreses se mukozes.

Epitel i thjeshtë kolumnar

Epitel i shtresesuar me qeliza te sheshta – disa shtresa me qeliza; vetem shtresa e fundit (ajo me e brendshmja) permban qeliza ne forme kolone me metabolizem aktiv; ndarja e qelizave te shtreses me te ulet ben qe ato me te vjetrat te shtyhen lart drejt siperfaqes, duke u sheshezuar.
Ku gjendet: ne veshjen e gojes, ne lekure, ne veshjen e vagines.
Funksionet: vetem mbrojtje; thithja dhe kalimi I materialeve kryhen shume pak per te mos thene aspak; qelizat e shtreses se jashtme shkeputen vazhdimisht per tu zevendesuar nga ato te shtresave me te brendshme.

Epitel i shtresëzuar

Epiteli i pseudoshtresezuar – qelizat permbajen cilie, sekretojne mukus; mund te krahasohet me epitelin me qeliza ne forme kolone, pervecse per faktin se jot e gjitha qelizat kane te njejten gjatesi, keshteu edhe pse te gjitha qelizat jane ne kontakt me membrane bazale, indi duket si I shtresezuar.
Ku gjendet: ne disa rruge te ajrit; duktet e disa gjendrave.
Funksionet: sekrecioni; mbrojtja; levizja e mukusit.

Epitel i pseudoshtresëzuar

©  mbi tekstin, Rinstinkt

———————————————————————————————