Organele qelizore: Lizozomet

Lizozomet janë fshikëza që përmbajnë një përqëndrim të lartë enzimash tretëse. Këto organele (organthe) prodhohen nga aparati i Golxhit. Ato shkëputen nga cisternat dhe luajnë dy role kryesore: tretjen e materialeve që vijnë nga jashtë qelizës – heterofagi (heterongrënie) dhe tretjen e pjesëve të vet qelizës – autofagi (autongrënie). Autongrënia i lejon qelizat që të heqin qafe substancat toksike (ndotëse) që mund t’i dëmtojnë.

Reklama

Organele qelizore: Aparati i Golxhit

Aparati i Golxhit është vendi ku tranzitojnë dhe procesohen shumë substanca të qelizës. Aparati i Golxhit është i ndërtuar nga cisterna të mbështjella nga një membranë dhe sëbashku formojnë një strukturë që ngjan me një pirg pjatash.

Organele qelizore: Ribozomet

Ribozomet aderojnë në membranën e rrjetit endoplazmatik të ashpër. Por ata mund edhe të gjenden të lirë në citoplazëm. Janë trupa të rrumbullakët që përbërë nga dy nënnjësi, çdonjëra prej të cilave formohet nga një molekulë ARN-je e lidhur me një proteinë. Ribozomet janë vendi i sintezës proteinike.

Organele qelizore: Rrjeti endoplazmatik

Rrjeti endoplazmatik është një rrejt mjaft kompleks cisternash dhe tubujsh ku pothuajse të gjitha makromolekulat qelizore ndërtohen apo modifikohen. Rrjeti endoplazmatik mund të ndahet në dy pjesë: rrjeti endoplazmatik i lëmuar dhe rrjeti endoplazmatik i ashpër. Ky i fundit përmban, në sipërfaqen e tij të jashtme, ribozome.

Organele qelizore: Mitokondritë

Mitokondritë janë sistemet energji-prodhuese të qelizës, ku nëpërmejt fosforilimit oksidativ formohen molekula të ATP-së. Mitokondritë janë të rrethuara nga një membranë e jashtme dhe nga një membranë e brendshme;kjo e fundit organizohet në disa palosje apo përthyerje karakteristike.
Midis dy membranave ekziston një hapësirë karakteristike, ku gjenden disa molekula dhe enzima me rëndësi të veçantë për jetesën qelizore.
Hapësira e brendshme e mitokondrive është e ndarë në disa kompartimente apo reparte. Brenda mitokondrive ka enzima, koenezima, ujë, fosfate dhe molekula të tjera që janë të nevojshme për frymëmarrjen qelizore.
Mendohet se origjina evolutive e mitokondrive vjen nga disa baktere të lashta të cilat duke infektuar vazhdimisht entitet e para protoqelizore u shkrinë me këto, duke u kthyer në organele brendaqelizore. Aktualisht mendohet se këto baktere antikë ishin mjaftë të ngjashme me bakteret që sot futen tek Ricketsia.