Heqja e ekzoskeletit

Këtij karkalecit (Magicicada) i duhen 13 vite qe te maturohet. Ai del nga Toka, ngjitet ne një peme dhe heq ekzoskeletin e vet, prëpara se te riprodhohet.

Reklama

Llojet e skeleteve

 

Krahasimi i struktures dhe funksionit te tipave tendryshem te skeleteve, nder te cilet skeleti hidrostatik, ekzoskeleti dheendoskeleti.

Sistemiskeletik mbron dhe mbeshtet trupin, dhe transmeton forcen mekanike te prodhuarnga muskujt.
Shumëjorruazore me trupe te butë, perfshire knidarët, krimbat e sheshtë, dheanelidet kanë një skelet hidrostatikne te cilin një leng i kufizuar brenda një strukture te trupit, perdoret per tetransmetuar forcen e prodhuar nga tkurrja e muskujve.
Ekzoskeletetjanë karakteristike te moluskëve dhe artropodëve. Skeleti i një artropodi ështëi perbere pjeserisht nga kitina, është i njyjezuar per te lejuar njefarefleksibiliteti (perthyeshmerie/lakueshmerie te trupit qe ndodhet me nebrendesi). Skeleti i artropodeve (ekozskeleti)është një skelet jo i gjalle, ai nuk rritet, keshtu qe është e nevojshme qeartropodet ta ndryshojnë ate periodikisht.
Endoskeleti i ekinidermëve dhe kordateveperbehet nga ind i gjalle, rrjedhimisht ai mund te rritet (per shembull,skeleti tek njeriu).
© rinstinkt

 

Skeletet e brendshëm

 

Skeletete brendshëm janë të aftë të rriten.
Jumbase jeni më të afërt me endoskeletet e ekinodermëve dhe të kordatëve. Këto skelete të brendshme të gjalla, janë të përbër nga pllaka me bazë kalciumi si për shembull: indi kërcor dhe kocka. Duke qënë se janë të përbërë prej indi të gjallë,endoskeleti rritet së bashku me kafshën si një “njësi” e vetme. Endoskeleti i ekinodermëve janë të përbërë nga thumba dhe pllaka të formuara nga kripërat e kalciumit të përfshira në murin e trupit, nën epidermën që vesh trupin. Ky endoskelet formon një lloj guaske të brendshme që siguron mbështetje dhe mbrojtje. Endoskeletet e disa ekinodermëve kanë thumba që dalin në siperfaqen e jashtme (mbi lekurë).
Skeletii brendshëm i vertebratëve siguron mbështetje dhe mbrojtje dhe transmeton forcën muskulore. Anëtarët e klasës së peshqve me skelet kërcor (kartilagjenor), si peshkaqeni dhe rajat, kane skelete prej kartilagji (kërci). Gjithsesi në shumicën e vertebratëve skeleti është i llojit kockor. Kockat formojne sisteme levash që transmetojnë forcën muskulore.

—–

© rinstinkt