Rreze x abdominale

Rreze x abdominale

Është një ekzaminim me rreze X i abdomenit (në gjuhën popullore: barkut).

Rrezet X mund të tregojnë nëse një organ i caktuar i zgavrës abdominale është zmadhuar dhe mund të detektojë/evidentojë trupa të huaj të gëlltitur në mënyrë aksidentale ose jo, në traktin tretës.

Rrezet X mund edhe të tregojnë e përdallojnë zona të mbushura me lëng apo me gaz: pjesë të zorrëve të zgjeruara që përmbajnë lëng zakonisht janë shenjë e një obstruksioni, pra pengese për lëvizjen normale të kimës (ushqimit në tretje e sipër). Ndërsa prania e gazit jashtë zorrëve, në periotoneum, është shenjë e një shpimi (perforacioni) të tubit tretës.

Kalciumi i cili është një material që nën rreze X shfaqet opak, është i pranishëm kryesisht në gurët e veshkave, apo të traktit urinar. Gjithashtu mund të gjendet edhe në gurët e fshikëzës së tëmblit dhe në murin e aortës abdominale me aneurizmë.

 

Reklama