Aneurizma, Stenoza dhe Tubi i Venturit

Tubi i Venturit

 Nese konsiderojme një tub horizontal me seksion (diameter) te ndryshueshem do te kemi së v2>v1. Shkruajme ekuacionine Bernulit (Bernoulli) duke mos harruar së lartesia nuk ndryshon:
 Por relacioni midis shpejtesive do te thotë së P1>P2 ose: një seksioni (diametri) me te madh i perket nje presion me i madh dhe anasjelltas, një seksioni me te vogel i perket një presion me i vogel.
Tubi i Venturit

Aneurizma dhe stenoza

 
Ekuacioni i Venturit dhe pasojat/implikimet nga një arsyetim i tille, ne realitet nuk mund “te nuhaten” lehte (me ane te intuites). Gjithsesi, një rezultat i tille ka disa implikime ne fushen biomjekesore: ne fakt nese kemi parasysh një arterie, mund te ndodh qe muri i arteries te filloj te humbas elasticitein e vet ne një pike te caktuar; ne ate pike fillon dhe formohet një fryrje e quajtur aneurizëm (aneurizma). Duke qene se rritjes se seksionit (diametrit) te enes (së gjakut – arteries) i perket edhe një rritje ne presion, procesi i fryrjes ka tendencen qe te vet-ushqehet dhe aneurizma mund te shperthejë.
Aneurizma e Aortes abdominale
 
Ne te kundërt, nese ne një ene arterioze (për shembull: arteriet koronare, qe furnizojne muskulin e zemres) fillon dhe depozitohet një pllake arteriosklerotike, diametri i saj zvogelohet dhe formohet një stenozë (stenoza): presioni ne ate pike zvogelohet dhe si pasoje (sipas principit te Bernulit) ena ka tendencen qe te bllokohet totalisht.
 

Rinstinkt 2012

 
Reklama

Ekuacioni i Bernulit dhe TIA

 Ekuacioni i Bernoullit (Daniel Bernoulli 1700-1782)

 
Atje kushpejtesia e lengut ose gazit (FLUIDE-gjendje të lendes qe jane tëafta te rrjedhi me lehtesi dhe te marri formen e enes) është e lartë, presioniështë i ulët, dhe atje ku shpejtësia eshtë e ulët, presioni është i lartë.
 
 
 
Ne mjekesi principi i Bernulit mund te aplikohet për te shpjeguar TIA-në (Transient Ischemic Attack).
Le te shohim skemën e qarkullimit arterioz cerebral posterior (të pasëm), si ne figure:
Ngushtimi në arterien suklavje

Ngushtimi në arterien suklavje

 

Nese formohet një stenozë (prej një pllake arteriosklerotike) ne arterien suklavie, menjehere pas bigëzimit te saj (pas fillimit te arteries vertebrale), ne ate pike shpejtesia e gjakut do te rritet dhe shpejtesia do te zvogelohet ne krahun tjeter (ate te arteries suklavie te shendetshme). Keshtu, gjaku do te shkoje drejt zones me presionin me te vogel dhe si perfundim ka një renie te fluksit hematik cerebral me pasoja qe mund te jene te renda (TIA). Ky fenomen është (behet)me i theksuar nese levizet me shpejtesi krahu nga ana e stenozes, dhe quhet ndryshedhe vjedhja e suklavies.
© Rinstinkt
—————————————————————————