Përse kryhet eksperimentimi shkencor me kafshët?

Përse kryhet eksperimentimi shkencor me kafshët?

Disa rezultare shkencore të kërkimit shkencor mbi kafshët:

  • Demonstrimi i materialit gjenetik – F. Griffith – Eksperimentim mbi minjtë
  • Vaksina kundër li-së – E.A. Jenner – Eksperimentim mbi gjedhët
  • Zbulimi i impulsit nervor – A.L Hodgkin dhe A. Huxley – Eksperimentim mbi kallamarët
  • Rregullimi i të rahurave të zemrës – O.Loewi – Eksperimentim mbi bretkosat
  • Kura e diabetit (insulina) – F:G:Banting – eksperimentim mbi qentë
  • Transfuzioni i gjakut – Mjekë të ndryshëm – Eksperimentim mbi qingjat
  • Studimi i trapienteve të organeve – A:Carrel – eksperimentim mbi lloje të ndryshme kafshësh
  • Vaksina kundër poliomielitit – A.B.Sabin – Eksperimentim mbi majmunat
  • Sieroterapia kundër-tërbimit – L. Pasteur – Eksperimentim mbi specie të ndryshme
  • Zbulimi i neuroneve pasqyrë (empatia) – G. Rizzolatti – Eksperimentimi mbi majmunët
  • Terapia HIV (me antiretroviralë) – Ekipi i R.C. Gallo – Eksperimentimi mbi majmunat

E të tjera, e të tjera…

——————————————————————————–

Reklama

Një lloj i ri pacemaker-i; pacemaker biologjik

Një lloj i ri pacemaker-i; pacemakeri biologjik

Në 17 dhjetor të viti të kaluar, në Nature Biotechnology është botuar një studim që përshkruan punën e disa kërkuesve shkencorë të cilët kanë arritur që të krijojnë një pacemaker biologjik.

Shkencëtarët kanë shndërruar apo transformuar qelizat normale të zemrës, pra ato që kanë funksion tkurrës, në qeliza pacemaker, pra në qeliza të afta për t’u veteksituar.

Skemë që tregon rrugët përçuese të impulsit kardiak, nga nyja senoatriale e deri në miokardin ventrikular

Skemë që tregon rrugët përçuese të impulsit kardiak, nga nyja senoatriale e deri në miokardin ventrikular

Qelizat pacemaker janë ato qeliza të muskulit kardiak që kanë pak fibra proteinike me funksion tkurrës, ndërsa kanë aftësinë të gjenerojnë ritmin kardiak. Grupimi kryesor i qelizave pacemaker të zemrës është ai i njyes sinoatriale, i cili edhe imponon ritmin e vet grupimeve të tjera me frekuencë veteksitimi më të vogël.

Risia është se, shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri pacemakeri. Ndryshe nga ai artificiali, pacemakeri biologjik është krijuar duke futur në disa qeliza të zemrës së një derri indie (kavieje) gjenin e quajtur Tbx18, i cili nxit qelizat embrionale kardiake të diferencohen në qeliza pacemaker.

Pas disa ditësh, qelizat në të cilat ishte futur gjeni në fjalë, gjeneruan impulset e para elektrike në mënyrë të vetvetishme dhe ishin të padallueshme nga qelizat pacemaker origjinale, native.

Ky është një zbulim që ka potenciale të mëdha sepse mund të hapi rrugën drejtë një terpaie të re për të kuruar disa shqetësime të zemrës.
Përqasja në fjalë mund të testohet tek njerëzit dhe terapia mund të realizohet duke injektuar gjenin që kryen përdallimin në një grup qelizash të zemrës së pacientit ose duke transplantuar qeliza pacemaket të krijuara në laborator.

 

  • Nidhi Kapoor, Wenbin Liang, Eduardo Marbán, and Hee Cheol Cho. (2012). Direct conversion of quiescent cardiomyocytes to pacemaker cells by expression of Tbx18. Nature Biotechnology. doi:10.1038/nbt.2465

Rinstinkt, Maj 2013

—————————————————————————-

Metodat alternative dhe eksperimentimi me kafshët

Metodat alternative dhe eksperimentimi me kafshët

Për të gjithë ata që pretendojnë se ekzistojnë metoda alternative/zëvendësuese për Eksperimentimin me Kafshët ngrihen tre pyetje të thjeshta, të llogjikshme:

  • Së pari, nëse jeni në dijeni të metodave alternative që mund të zëvendësojnë eksperimentimin me kafshët, atëhere përse nuk i keni prezantuar në konkurset që zhvillohen qëllimisht për të shpërblyer këto zbulime? (Një shembull është konkursi “Crack-It”.)
  • Sy dyti, nëse jeni në dijeni të metodave zëvendësuese, përse nuk botoni një përshkrim në peer review, duke fituar çmimin Nobel. Kështu kurseni edhe pak kohë nga ajo që u kushtoni konferencave për publikun jo-ekspert, që nuk merr vesh as nga biologjia e as nga kërkimi shkencor.
  • Së treti, përse nuk keni prodhuar as edhe një terapi duke përdorur këto metoda zëvendësuese/alternative kaq shumë të përfolura? (Nëse ekzistojnë, natyrisht.)

Shënim: flitet për metoda alternative/zëvendësuese dhe jo përplotësuese. Këto të fundit përdoren gjerësisht, në kërkimin shkencor biomjekësor, por nuk mund kurrsesi të zëvendësojnë eksperimentimin shkencor me kafshët.

Rinstinkt, Mars 2013

PAPA People for Animal Protection in Albania, në një akt force

Në momentin që po shkruaj Rinstinkt, nuk komenton dot më tek PAPA (People for Animal Protection in Albania). Kjo sepse më kanë bllokuar – BAN. Kështu janë zhdukur të gjitha kontributet e mia të mëparshme.

Kjo pritej, ishte e vetmja mundësi. Sepse në mungesë argumentash vjen gjithnjë dhuna, censura, forca. E bëjnë burrat e dobët kur rrahin gratë e veta, e bëjnë cubat e lagjeve, e bëjnë edhe animalistë-vegjetarianët duke qenë se të gjitha “argumentet” e tyre, anembanë botës, janë rrëzuar me kohë (debunked) nga komuniteti shkencor.

E vetmja mënyrë veprimi e tyre është keqinformimi, reklutimi i njerëzve nëpërmjet mashtrimit dhe përdorimit të materialeve që prekin emotivisht dhe dhuna. Sikundër mijëra aktet e dhunshme të animalistëve nëpër tërë botën.

Unë atje shtoja e kur ishte e nevojshme edhe kritikoja mbi pasaktësinë e informacioneve. Pasaktësia pjesërisht vinte nga padija e atyre vajzave që qëndrojnë pas PAPA-s dhe pjesërisht nga ligësia e nga vullneti për keqinformim.
Ndaj edhe më përjashtuan, sepse rrëzoja “argumentet” e tyre të pavlera.

Më poshtë mesazhi që më dërguan, dhe më pas përgjigjia ime.

  • Rinstinkt, deri tani ne kemi pranuar prej teje komente qe nuk kane pasur te benin me postimet tona. Ti je perzier ne ceshtje qe nuk te perkasin. Deshira jote e vazhdueshme per te zbuluar se kush qendron pas faqes se PAPAs ne FB dhe obsesioni yt me femrat qe mbrojne kafshet, nuk kane vend ne kete faqe. Ne jemi treguar boll te duruar. Sot i ke shkelur kufijte duke sulmuar personalisht dy anetare te PAPAs. Nuk do te kete me “nje here tjeter”. Jemi plotesisht te bindur qe pas dikujt qe torturon kafshet, fshihet dikush qe mund te torturoje njerezit. Ti po i torturon kafshet nen flamurin e racionalizmit, hulumtimit shkencor dhe progresit te njeriut. Nuk ka nje racionale per te torturuar kafshet: kjo eshte dicka primitive te ciles i mungon logjika e thjeshte. Mizorite qe kryhen ndaj kafsheve nuk jane me pak te tilla nese ato kryhen ne laboratore. Dhe progresi i njeriut shenon nje hap prapa kur sukseset materiale arrihen nen torture. Ne te njejten kohe, besojme se e kupton qe fale PAPAs komentet dhe pikepamjet e tua jane lexuar nga disa njerez, gje qe eshte shume me teper nga c’mund te thuhet per blogun tend. Mos mendo qe nuk e kemi ndjekur aktivitetin tend dhe nuk e dime se kush je. Pavaresisht kesaj, jemi permbajtur per te mos kaluar ne sulme personale, edhe pse sjellja jote e ka merituar kete lloj trajtimi ne me shume se nje rast. Nuk je me i mirepritur tek PAPA.

    Pap

  • Mjaftonte të thoje vetëm fjalinë e fundit, pa gjithë ato më sipër sepse asgjë nga sa shkruan nuk është e vërtetë.

    Siç të kam thënë tek postimi ku më akuzoje për sulme personale, më cito! Po ti apo ju nuk e bëni dot!

    Ky është një akt force.
    Në mungesë argumenti vjen dhuna, gjithnjë kështu ka qenë.
    Ashtu bën edhe lëvizja fideistike kafshist-vegjetariane; përveç dhunës s’keni ç’bëni tjetër, argumentat u janë rrëzuar me kohë.

    Unë jam fare i qetë dhe krenar, sepse me aq sa mundem përhap dije shkencore e jo fallcitete e materiale të manipuluara siç bëni ju.

    Ju vazhdoni me gjumin e arsyes.

A vuajnë kafshët, a ka rreziqe për jetën e tyre gjatë eksperimentimit?

A vuajnë kafshët, a ka rreziqe për jetën e tyre gjatë eksperimentimit?

Ka disa lloje eksperimentesh të cilat me të vërtetë janë të patëkeq ose pothuasje të patëkeq për kafshën. S’ka fare hipokrizi këtu, kjo është e vërteta. Në një pjesë të eksperimenteve ka njëfarë rreziku dhe stesi për kafshën. Ky risk dhe stres bën që eksperimenti të zhvillohet pikërsisht mbi kafshën dhe jo njeriun.

Nuk thuhet asgjëkundi se kafshët nëpër laboratore jetojnë si në parajsë. Ajo që thuhet, dhe nga ata që janë të informuar dihet mirë, është që, kafshët jetojnë në kushte më se të mira, dhe se merret çdo masë për të shmangur vuajtje të panevojshme. Ky është realiteti i gjërave.

Prioriteti është jeta njerëzore dhe progresi shkencor. Kjo qëndron përpara nivelit të vogël të stresit që disa kafshë duhet të pësojnë. Bëhet fjalë për një çmim që njerëzimit i duket më se i arsyeshëm. Në të kundërt, do të ishte mjaft amorale dhe e parespekt, kundrejtë të ngjashëve tanë që kanë qenë apo janë me më pak fat se, refuzimi për të paguar këtë çmim të vogël për progresin bio-mjekësor.