Ëngjëlli i vdekjes – Josef Mengele

Ëngjëlli i vdekjes – Josef Mengele

J. MengeleJosef Mengele, i lindur më 1911, diplomohet fillimisht për antropologji në vitin 1935 dhe pastaj në mjekësi tre vite më vonë. Teza e tij e diplomimit trajtonte diferencat e pjesës së përparme të nofullës ë poshtme të gjashtë “racave njerëzore” (siç pretendonte ai vetë).

Në pamje të parë brilant dhe i rafinuar, Mengele jetonte në Gjermaninë asokohe të përmbytur nga ideologjia nazist; në  vitin 1937 regjistrohet në partinë naziste, gjest shpesh “i detyruar” për ata që vendosnin të ndërmerrnin një jetë publike apo që kishin ambicie për karrierë, sidomos në ambientin akademik. Vitin më pas regjistrohet në SS, në të njohurën “polici naziste”. U mor në ushtri, edhe si ushtar i dekoruar (vlerësuar)… dhe pasi u regjistrua si mjek vullnetar i ushtrisë u transferua, në 30 Maj 1943, në Auschwitz (Aushvic), në kampin e përqëndrimit që u bë simbol i ligësisë së nazizmit dhe luftës.

Me rolin e kapitenit, u bë shpejt mjeku i dytë i kampit dhe mori nofkën “ëngjëlli i bardhë” sepse në mbërritjen e trenave të të burgosurve, ndërsa priste për të seleksionuar disa prej tyre, për t’i shtruar më pas për eksperimente në dhomat mjekësore, prezantohej me një pallto të bardhë që pikaste mes uniformave të errëta të ushtarëve gjermanë.

Seleksioni i Mengeles ishte mjaft “i papërpunuar” (bruto); interesohej vetëm për binjakët, saqë ulërima e tij njihej nga të gjithë dhe hasej në kujtimet dhe tregimet e të gjithë të mbijetuarve: “Zwillinge heraus!” (jashtë binjakët!). Mengele-ja kishte hequr mbi një mur një vijë, në një metër lartësi nga toka… fëmijët më të shkurtër (shtatshkurtër) shkonin direkt në dhomat me gaz, ata më shtatlartët i shpinte në dhomat e veta duke seleksionuar grupe binjakësh për të kryer eksperimentet. Shumë nëna ishin në dijeni të “seleksionit” të binjakëve me të mbërritur në kamp të përqëndrimit, kështu, shpesh haseshin tentativa për t’i fshehur, që ndonjëherë kishin sukses por me një përfundim tragjik: fëmijët ndiqnin mëmën në dhomat me gaz, një “fat” pa pikë shpëtimi.

Mjeku gjerman shoqërohej shpesh me/nga fëmijët, dhe ushtarakët kur i takonin, duke i konsideruar “pronë” të laboratorit tëkërkimit, i quanin “fëmijët e Mengele-s”; disa nëna, me shpresën për të fituar simpatinë e eksperimentuesit nazist, flisnin për Mengele-n si një “xhaxha”.

Mengele-ja, duke qenë se nuk luftonte më në linjë të parë, mendonte se e vetmja mënyrë për të ndihmuar vendin e vet ishte ta bënte atë të dilte në pah në fushën shkencore. Kishte si objektiv atë të krijimit të një ushtrie perfekte gjermane, në një drejtim me direktivat ariane dhe “të rregulluara” sipas njohjeve që dilnin nga zbulimet e veta, dhe në këtë mënyrë të futej në histori.

Richard Baer, Dr. Josef Mengele, and Rudolf Höss - US Holocaust Memorial Museum

Richard Baer, Dr. Josef Mengele, and Rudolf Höss – US Holocaust Memorial Museum

E quante veten me fat. Për studentët e mjekësisë së kohës së tij, të vetmet mënyra për të bërë praktikë ishin: të frekuentuarit e universitetit (që në kohë lufte nuk ishte aq e thjeshtë) ose të blerit e kufomave për të diseksionuar dhe thelluar njohuritë antomike (të anatomisë). Mengele-ja kishte në dispozicion mijëra subjekte për të studiuar, kufoma potenciale, persona që të sipërmit e tij (në hiererkinë drejtuese) i kishin quajtur minj: a ka kavie më të mirë se një “mi njerëzor”?

Mengele-s i interesonin eksperimentet praktike, të nevojshme për atdheun, për ushtrinë dhe ushtarët.
Sa mund të duronte një burrë i zhytur në ujë të akullt?
Cila është lartësia maksimale që i lejon njeriut të shpëtonte (i gjallë), apo cili ishte intensiteti i zhurmës (tingullit) që çponte daullen e veshit?
Apo si të kuroheshin plagët e luftës?
Cilët janë helmet më të tmerrshme dhe cilat antidotët e tyre?

Të gjitha këto, janë pyetje në vetvete të vështira për t’u zgjidhur, dhe që shndërrohen në tmerre kur mendon se mjeku nazist kishte të gjitha qëllimet (dhe mjetet) që t’i zgjidhte.

Shpejt krijoi rreth vetes një ekip të tërë me mjekë nga e gjithë Europa, të seleksionuar nga të burgosurit e kampit të përqëndrimit, një grup infermierësh dhe një vizatues që të mund të riprodhonte eksperimentet e Mendele-s.

Binjakët e obsesiononin. I maste me kujdes, kryente transfuzione gjaku të kryqëzuara, injektonte substanca eksperimentale për t’i bërë syte e tyre bojëqielli.
Një i mbijetuar tregon për dy binjakë “të qepur” së bashku nga kurrizi për të studiuar reaksionet (reagimet, pasojat). Në fund të eksperimentit dy fëmijët, tashmë më kushte të mjerueshme, iu rikthyen prindërve, një çifti ciganësh të kampit të pëqëndrimit, që i vranë (fëmijët) duke u zënë frymën për të shmangur vuajtje të mëtejshme.

Mengele-ja ishte në kontakt të vazhdueshëm me mjeshtrin e vet (Ottman von Verschuer – antropolog dhe studiues i gjenetikës së binjakëve) në Berlin, të cilit i dërgonte mostra, organe, pjesë trupash njerëzorë që sipas tij mund t’i interesonin apo shërbenin për studime të mëtejshme, të gjitha të shoqëruara nga dokumentacion i bollshëm, i firmosur dhe vulosur nga ai vetë.

Ishin të zakonshme eksperimentet e shumëfishta dhe të njëkohshme, me dhjetra fëmijë të shtrirë në shtretër diseksioni që merrnin injeksione substancash irrituese apo mbi të cilët kryheshin prerje të gjymtyrëve. Ishte, po ashtu, e zakonshme praktika e provimit të metodave të ndryshme të sterilizimit të vajzave dhe grave (sidomos me substanca irrituese për të “mbyllur” tubat e mitrës).

Ekzistojnë dëshmi që përshkruajnë heqje të organeve tek fëmijët ende në jetë. Të tjera dëshmi, të dokumentuara, që tregojnë ndërhyrje kirurgjikale pa anestezi.

“Kaviet” e Mengele-s, ndër të tjera, nuk merrnin asnjë kurë pas trajtimeve, as për të luftuar dhimbjet: shumë vdisnin menjëherë, të tjerë pas disa ditë vuajtjesh. Mengele-ja vetë ka vrarë drejtëpërdrejtë fëmijë që kanë qenë objekt eksperimentesh të ndryshme. Ishin të zakonshme kryerja e transfuzioneve nga një vëlla tek tjetri apo inokulim virusesh dhe indesh të infektuara për të kontrolluar kohën e inkubacionit të agjentëve infektivë (të sëmundjeve).

Ëngjëlli i bardhë u bë shpejtë ëngjëlli i vdekjes.

Një mjek, edhe në periudhë lufte, nuk mund të shkel mbi dinjitetin e një individi njerëzor. Misioni i profesionit të vet është ai i të zbuturit të vuajtjeve, një mision i zgjedhur që nga momentet e para të studimeve. Por misioni i Mengele-s ishte i ndryshëm (apo doli i ndryshëm), i ushqyer nga mideja e fortë e tij, që u pëlqente të sipërmve dhe njerëzve të partisë. Për t’u kryer shfarosja hebraike, nazizmi dhe partia kishin nevojë për njerëz si ai.

Dy herë në javë kryheshin eksperimente ushtarake, disa me fëmijë, por shumica me të rritur të burgosur të kampit të përqëndrimit.

Pak para mbërritjes të ushtrisë ruse që do të lironte kampin, Mengele-ja arriti të merrte me vete disa shënime dhe pak material nga i punës së vet. Duket se u kap nga ushtria amerikane si një ushtar i zakonshëm gjerman; askush nuk ishte në dijeni të identitetit të tij të vërtetë.

Pas disfatës së ushtrisë gjermane dhe me përfundimin e mëpasshëm të luftës, të kapurit e luftës, mes të cilëve Mengele-ja, u liruan dhe për të nuk u morr më vesh gjë. Të dhënat më të fundit që njihen e tregonin në Amerikën e Jugut (me shumë mundësi në Brazil) por zhdukja dhe vdekja e mëpasshmë e tij nuk u morën vesh, për shumë vite. Thuhet se ekzistojnë dokumente autobiografike, që nuk e kanë parë asnjëherë dritën e diellit, dhe ndonjë tregon, pa dokumentacion të besueshëm, për një Mengele që ende merrej me mjekësi nëpër fshatra të vegjël – kryesisht me kryerjen e aborteve të jashtëligjshme.

Gjithsesi, duket se ka vdekur në vitin 1979, nga infarkti gjatë një banjoje në det. Varri i tij u identifikua me atë me emër Wolfgang Gerhard – identitetin e të cilit e përdorte që prej viti 1976 – dhe më 1992, pas një analize të ADN-së, mbërriti konfirmimi: Joseph Mengele ishte varrosur në atë gropë.

Me siguri, engjëlli i vdekjes, nuk ka paguar asnjëherë për ato që ka bërë.

Mengele-ja është bërë simbol i egërsisë dhe ligësisë, por nuk duhet të harrojmë se nuk ishte i vetmi mjek që u njollos me shenjën e pandjeshmërisë dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Gjermania naziste kishte nevojë për eksperimente që shkonin përtej limitit të atyre që mund të kryheshin në universitete apo laboratorë zyrtarë; disa nga këta mjekë (që kryenin apo merrnin pjesë në eksperimente) ishin eksponentë të rëndësishëm të mjekësisë gjermane dhe edhe sot e kësaj dite kujtohen si zhvillues ilaçesh themelore dhe shumë të përhapura. Mes emrave, kujtohen ata të doktor Carl Clauberg dhe Horst Schumann që kryenin eksperimente mbi sterilizimin femëror, Karl Brandt dhe Eduard Wirths, gjinekolog që studionte zhvillimin e kancerit drejtëpërdrejtë mbi të burgosurit e kampeve të përqëndrimit. Carl Peter Vaerne, mjek i SS-ve, studionte “kurën e homoseksualitetit” me injeksione të dozave të larta të testosteronit.

Viktimat ishin të panumërta.

Pavarësisth faktit se historia është më e ndërlikuar (se kaq) dhe përmban të veçanta drithëruese, këto janë vetëm disa aspekte të çështjes. Ana “patologjike” dhe e ligë është vetëm një pjesë e vogël e dramës psikologjike, fizike dhe morale të të gjithë kësaj. Por njohja e disa fakteve ka vlerën që duhet të ketë çdo ngjarje  apo veprimtari njerëzore, një mësim për brezat e ardhshëm, që të mos ndodh kurrë më.

Rinstinkt, Janar 2013; Përshtatje.

—————————————————————–