Materiali më i lehtë në botë – aeroxheli

Materiali më i lehtë në botë

Në Kinë është shpikur materiali më i lehtë në botë. Aq i lehtë saqë mund të mbështetet mbi një fije bari apo mbi bishin e një luleje.

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore :)

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore 🙂

Bëhet fjalë për një aeroxhel, që paraqitet në formën e fletëve të trashësisë së një atomi karboni, të modelueshme në formë dhe përmasa. Fletët e materialit, aeroxhelit, kanë aftësi që të thithin substanca të lëngëta, një sasi deri në 900 herë pesha e vet materialit.

Është një zbulim i rëndësishëm, sepse materiali (më i lehtë në botë) mund të gjej aplikim të shpejtë në fushën ekologjike, për të thithhur ndotësit ambientalë si karburantet.

Shkencëtarët kinezë janë treguar më të aftë se ata të NASA-s; kjo e fundit kishte arritur të prodhonte polimerë shumë të lehtë me një densitet pre 0,24 g/cm^3, ndërsa fletët e karbonit kanë një dëndësi prej 0,16 g/cm^3.

  • Sun, H., Xu, Z., & Gao, C. (2013). Multifunctional, Ultra-Flyweight, Synergistically Assembled Carbon Aerogels Advanced Materials, 25 (18), 2554-2560 DOI:10.1002/adma.201204576

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–

Reklama

Ndryshimet dramatike të Tokës

Ndryshimi i Tokës nga antiviteti i njeriut

Që nga viti 1972 Shtetet e Bashkuara kanë llëshuar përreth Tokës një seri satelitësh artificialë me qëllim vëzhgimin e Tokës, duke shkrepur fotografi që prej hapsirës.

Zhvillimi i Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe

Zhvillimi i Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe

Satalitët janë pjesë e programit Landsat.
Fotografitë e shkrepura nga satelitët japin një pamje të zgjatur në kohë të spierëfaqes së Tokës.Kështu mund të vëzhgohet një territor i caktuar dhe të përcaktohen ndryshimet fizike që tij, në një hapisë kohore mjaft të gjatë.

Fotografitë e programit Landast shkojnë pas në kohë deri në vitin 1984, por siç thashë, japin një pamje dinamike kohë-gjatë të ndryshimeve dramatike që kanë pësuar disa pjesë të globit.

Disa seri interesante fotografish janë ato që tregojnë për tharjen e Detit Aral dhe shpyllëzimin e Amazonës.

 

Rinstinkt 2013

————————————————————————————————

Vegjetarianët, veganët, diktati i dietës dhe dëmi ambiental

Sidomos kohët e fundit ka patur kritika mbi ndikimin ambiental që shkakton ngrënia e mishit të kuq. Kritikat artikulohen si gjithnjë nga individë që janë edhe eksponentë të kauzave që pretendojnë të mbrojnë mirëqenien e kafshëve.

Natyrisht ne nuk bëjmë dot, e nuk do të bëjmë asnjëherë dot, pa mishin, në cilëndo formë që ai të na vijë, e kështu mund vetëm të përpiqemi të reduktojmë shpërdorimin.

gjithckangrenes

Por, nga ana tjetër as dieta vegjetariane nuk është aq e përballueshme (sustainable), saç na e paraqesin. Adoptimi në masë, si njëfarë diktati, i dietës vegjetariane, mund të rezultojnë në zgjidhjen më të keqe.

Eksponentë të këtyre lëvizjeve – moderne duhet thënë – që të përplasin etikën në fytyrë sa herë futesh në debat,

thonë se: nëse ka disa mënyra për t’u ushqyer, atëherë duhet të zgjedhim rrugën që shkakton të keqen më të vogël tek kafshët. Kështu, rezultati është se, që të gjithë, me diktat, duhet të hamë bimë dhe jo kafshë – sikur bimët të mos ishin qenie të gjalla.

Për të prodhuar një kile mish kafshe duhen rreth dhjetë kile bimë, kështu do të duhej të fokusoheshim te ngrënia e bimëve duke qenë se do të fitonim më shumë energji/hektar për konsumim njerëzor. Njëkohësisht do të rezultonte në më shumë toka për kultivim e më pak kafshë të vrara për të kënaqur urinë e njerëzve. Duket si një perspektivë interesante, por zgjidhja nuk është fare e thjeshtë.

Si çdo aktivitet tjetër i njeriut edhe kultivimi i tokave me drithëra apo grurë duhet të ketë ca anë negative. Apo jo? Natyrisht që po, më poshtë po i ilustroj shkurt (aktualisht e kam të pamundur të jap burimin e të dhënave).

Përmbledhtas, prodhimi i grurit dhe drithërave të tjera rezulton në:

  • Vrasjen e të paktën 25 herë më shumë kafshëve të ndjeshme (sentient) për çdo kilogram proteinë të shfrytëzueshme.
  • Më shumë dëme ambientale
  • Një egërsi më të madhe ndaj kafshëve nga sa ndodh në kultivimin e mishit të kuq.

Si është e mundur?

Në agrikulturë për të prodhaur drithërat, orizin dhe bishtajoret duhen fusha të gjera, të cilat mund të përftohen vetëm duke prerë e masakruar ekosisteme të tëra, pyje të tërë, me pemë, e me gjallesat e llojllojshme që jetojnë në to. Duhet pra, për të patur fushat për kultivimin e drithërave të vegjetarianizmit të diktuar, të shkatërrohet vegjetacioni vendas i një rajoni apo zone të caktuar, duke sakatuar ekosistemin lokal, duke shfarosur shumëllojshmërin e specieve… dhe e gjitha kjo për një monokulturë gruri, apo bishtajoresh.

Aktualisht, në botë, janë të shfrytëzim pothuajse të gjitha tokat e kultivueshme për qëllime agrikulturore. Nën dietën e diktuar vegjetariane do të na duheshin shumë më shumë toka për kultivim. Përeçse do të kërkonte prerje pyjesh e vegjetacioni lokal, kultivimi (i rritur) i grurit apo drithërave të tjera do të kërkojë akoma e më shumë përdorim të pesticideve, fertilizuesve, herbicidëve dhe kërcënimeve të tjera për biodiversitetin rajonal.

Kështu nën dietën e diktuar vegjetariane nëse ndryshojnë ligjet, do të shohim një shkatërrim akoma më të madh të biodiversitetit, dhe kjo nën mbrojtjen e ligjit.

Një pjesë e mirë e gjedhëve nga të cilat derivon mishi ushqehet kryesisht në kullota, që përbëjnë rreth 70% të të gjithë kontinentit.

Kullojta e bagëtive bëhet kryesisht në ekosisteme vendase/native, pra të pamodifikuara. Këto ekosisteme qëndrojnë të tilla në një masë të madhe pa ndryshuar në cilësi e në sasi, ndryshe nga sa ndodh në tokat që duhet të prodhojnë drithërat.

Kullotat nuk mund të përdoren për të prodhuar grurë, drithëra të tjera, oriz apo bishtajore të tjera, kështu që prodhimi i mishin nuk e kufizon prodhimin e bimëve për ushqim. Kullotja e gjedhëve (bagëtive) është e vetmja mënyrë me anë të së cilës njerëzit mund të përftojnë ushqim nga 70% e sipërfaqes së kontinentit tonë.

Edhe kullotja ka, natyrisht, disa anë të veta negative, por kurrsesi jo aq të rënda sa shfarosja e pyjeve për të kultivuar drithërat. Shfarosje (e tipit blitztkrieg) që rezulton në një ndryshim tërësor të ekosistemit.

Nën këtë aspekt të të parit të gjërave, shumë ambientalistë që kanë qenë aktivistë të vegjetarianizmit (veganizmit) janë konvertuar  ( kthyer sërisht) në gjithçkangrënës, duke u artikuluar në favor të përballueshmërisë të mishit të kuq.

Për të prodhuar proteina nga mishi, duhen vrarë gjedhët (bagëtia). Vdekja e një kafshe mesatarisht na jep një mërshë prej rreth 288 kilogramësh. Prej kësaj rreth 68% mish pa kocka , nga të cilat 23% proteina që do të thotë baraz me 45 kilogram proteina të përftuara për çdo kafshë të vrarë. Nga llogaritë del se vriten 2.2 kafshë për 100 kilogramë proteina të përdorshme si ushim.

Prodhimi i proteinave nga drithërat kërkon mbjelljen e farave, kultivimin korrjen dhe shumë procedura të tjera jo dhe aq të padëmshme për gjallesat saç duket në pamje të parë.

Për shembull, kur autokombanja kalon për të korrur grurin shihen zogj grabitqarë që shkojnë e vijë, dhe jo pa arsye. Ma kalimin e autokombanjës vriten në numër të madh shumë gjitarë të vegjël, gjarpërinj, hardhuca dhe shumë  e shumë lloje të tjera gjallesash. Siç kam thënë në një postim tjetër, shumë minj helmohen e shfarosen çdo vit për të thjeshtuar punën në agrikulturë, e jovetëm. Kujtoj këtu se nëpër kampe ndodh që shpesh numri minjëve rritet jashtë mase (nga 500-1000 minj për hektar për çdo katë vite) e këta në një mënyrë ose në një tjetër duhen eliminuar.

Çdo vit vriten të paktën 100 minj për hektar (500/4 x 0.8) në mënyrë që gruri ynë nëpër fusha të rritet.  Fushat mesatare prodhojnë rreth 1.4 ton drithëra/hektar; por vetëm 13% e drithërave janë proteina të përdorshme si lëndë ushqyese. Kështu, për të prodhuar 100 kg proteina nga bimët vriten 55 kafshë të ndjeshme; 25 herë më shumë nga numri i kafshëve të vrara për prodhimin e mishit të kuq.

Pra, kalimi me diktat nga gjithçkangrënës në barngrënës shpie në vdekjen e shumë më shumë kafshve të ndjeshme dhe dëmtime të rënda të ekosistemeve të Tokës, shumë më domethënëse nga sa na thuhet nga eksponentët e vegjetarian-veganizmit.

Rinstinkt, 2013

(Përshtatur nga: Ordering the vegetarian meal? There’s more animal blood on your hands)

———————————————————————————————

Imazhet e vitit 2012: Akulli që zvogëlohet

Akulli që zvogëlohet

Kjo shtrirje akulli në detin Arktit ka kapur një rekord të ri, në zvogëlimin e vet. Sipas të dhënave të US National Snow and Ice Data Center në Boudler, Kolorado, kjo masë e madhe akulli është 3,29 milion kilometra katorë më e vogël nga mesatarje e sipërfaqes së vet mes viteve 1979 dhe 2000.

Imazhet e vitit Akulli që zvogëlohet Kjo shtrirje akulli në detin Arktit ka kapur një rekord të rii, në zvogëlimin e vet. Sipas të dhënave të US National Snow and Ice Data Center në Boudler, Kolorado, kjo masë e madhe akulli është reduktuar me 3,29 milion kilometra katorë më e vogël nga mesatarje e sipërfaqes së vet mes viteve 1979 dhe 2000.

Kjo shtrirje akulli në detin Arktit ka kapur një rekord të rii, në zvogëlimin e vet. Sipas të dhënave të US National Snow and Ice Data Center në Boudler, Kolorado, kjo masë e madhe akulli është 3,29 milion kilometra katorë më e vogël nga mesatarje e sipërfaqes së vet mes viteve 1979 dhe 2000.