Barbarizmi animalist i datës 20 prill 2013 në Milano, Itali

Barbarizmi i aktivistëve për të drejtat e kafshëve – animalistë (kafshistë) – i datës 20 prill 2013 në Milano, Itali

Të shtunën paradite disa aktivistë për të drejtat e kafshëve në Itali, futen në një nga laboratorët e farmakologjisë të Unversitetit të Milanos dhe bëjnë kërdinë me gjithë çka gjejnë brenda…

Sulmi, i huliganëve duhet thënë, u realizua nga një grup aktivistësh për të drejtat e kafshëve që vetquhet Fermare Green Hill (Ndalo Green Hill-in), duke iu referuar Green Hill-it një qëndër ku rriteshin varietete të ndryshme qensh të paracaktuar për eksperimentimin shkencor biomjekësor.

(Kujtoj se, qëndra Green Hill kishte qenë para disa muajsh në shënjeshtër të të njëjtëve ekstremistë, të cilët hynë dhe rrëmbyen në mënyrë të jashtë ligjshme disa qenë të racës Bigëll.)

Pesë aktivistë hynë në laboratoret e departamentit të farmakologjisë duke liruar minjë të tipave të ndryshëm, duke përzierë kartelat dhe dokumentet përkatese (të protokolleve) dhe duke bërë kështu të pamundur përdorimin e tyre të mëpasshëm.

Shkatërrimi i stabularëve të departamentit të farmakologjisë së uni Milano. Pamja përpara dhe pas kalimit të aktivist-huliganëve animalistë

Shkatërrimi i stabularëve të departamentit të farmakologjisë së uni Milano. Pamja përpara dhe pas kalimit të aktivist-huliganëve animalistë

Në gjithë këtë mesele të ekstremistëve, nuk duhet harruar shkatërrimi i kafazeve dhe dëmi monetar i shkaktuar, ndaj Universitetit të Milanos, më saktë ndaj departamentit të farmakologjisë, indirekt edhe ndaj donatorëve.

Nuk duhet harruar edhe një gjë tjetër e rëndësishme: se u hodh poshtë, në disa orë ekstremizëm huliganësh, puna kërkimore shkencore e shumë viteve.

Në stabularët e departamentit të farmakologjisë gjendeshin rreth 800 kafshë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin minjë të modifikuar gjenetikisht, dhe ndonjë lepur.

Disa nga minjtë, ishin të veçantë; të ashtuquajtur “nudo” sepse kanë mungesë qimesh, ruajtës mutacionesh gjenetike, dhe me sistem imunitar të dobësuar. Pra kafshë pa mbrojtje imuntare që vdesin në mënyrë të shpejtë kur ekspozohen ndaj ambienteve të pakontrolluara. Me ambient të pakontrolluar kihet parasysh edhe kutia e kartonit me të cilën huligan-aktivistët transportuan disa nga minjtë jashtë laboratorit…

Kërkuesit nga departamenti thonë se, do të duhen muaj të tërë për të rindërtuar linjat e minjve të modifikuar gjentikisht. Po, po, sepse ishin minjë të modifikuar gjenetikisht, që përdoren si modele për të studiuar sëmundje të ndryshme të sistemit nervor, si autizmi, sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit, skleroza e shumëfishtë, sindroma Prader-Willi etj. Për këto e shumë sëmundje të tjera të sistemit nervor, sikundër edhe për çrregullimet psikiatrike, ka nevojë urgjente për kura.

Akti vandal u dënua nga kërkuesit e departamentit të farmakologjisë të Universitetit të Milanos, dhe më gjerë nga i gjithë komuniteti shkencor italian dhe botëror.[1] [2]

Edhe prefesor Silvio Garattini, drejtori i Institutit Mario Negri, reagoi ashpër:

Agresiviteti i një pjese të lëvizjes animaliste (kafshiste) bën të nevojshme marrjen e një qëndrimi të fortë të institucioneve shkencore që operojnë në fushën biomjeksore. Nuk është e tolerueshme që puna jonë të hidhet poshtë nga persona që veprojnë sikur të mos ekzistonin ligjet, dhe kryejnë vepra penale që rrezikojnë të mbeten të padënuara […] Eksperimentimi me kafshët është akoma i nevojshëm nëse dëshirohet të realizohen progrese në terapinë e sëmundjeve […] Nuk mund të pranojmë që kush shkel të drejtën për kërkim shkencor të lihet në qarkullim të lirë, dhe urojmë që organizatat që merren me mirëqenien e kafshëve të mos jenë bashkëfajtorë dhe të dëgjohet zëri i tyre kundër dhunës. (përkthimi im)

*****

Në disa orë ekstremizmi të huliganëve të vitit 2013, u hodh poshtë, për disa momente, edhe shpresa e shumë njerëzve dhe familjeve me të afërm që vuajnë nga sëmundje të sistemit nervor.

Por shpresa nuk u la të binte përtokë… menjëherë ditën më pas, një grup studentësh dhe kërkuesish të Milanos – rreth 50 – dolën në shesh dhe demonstruan paqësisht, veshur me këmishat e bardha, të esëllt përballë hordhive dhe dizinformimit të grupimeve të shastisura animaliste.


Rinstinkt, prill 2013

——————————————————————————————————–

PAPA People for Animal Protection in Albania, në një akt force

Në momentin që po shkruaj Rinstinkt, nuk komenton dot më tek PAPA (People for Animal Protection in Albania). Kjo sepse më kanë bllokuar – BAN. Kështu janë zhdukur të gjitha kontributet e mia të mëparshme.

Kjo pritej, ishte e vetmja mundësi. Sepse në mungesë argumentash vjen gjithnjë dhuna, censura, forca. E bëjnë burrat e dobët kur rrahin gratë e veta, e bëjnë cubat e lagjeve, e bëjnë edhe animalistë-vegjetarianët duke qenë se të gjitha “argumentet” e tyre, anembanë botës, janë rrëzuar me kohë (debunked) nga komuniteti shkencor.

E vetmja mënyrë veprimi e tyre është keqinformimi, reklutimi i njerëzve nëpërmjet mashtrimit dhe përdorimit të materialeve që prekin emotivisht dhe dhuna. Sikundër mijëra aktet e dhunshme të animalistëve nëpër tërë botën.

Unë atje shtoja e kur ishte e nevojshme edhe kritikoja mbi pasaktësinë e informacioneve. Pasaktësia pjesërisht vinte nga padija e atyre vajzave që qëndrojnë pas PAPA-s dhe pjesërisht nga ligësia e nga vullneti për keqinformim.
Ndaj edhe më përjashtuan, sepse rrëzoja “argumentet” e tyre të pavlera.

Më poshtë mesazhi që më dërguan, dhe më pas përgjigjia ime.

  • Rinstinkt, deri tani ne kemi pranuar prej teje komente qe nuk kane pasur te benin me postimet tona. Ti je perzier ne ceshtje qe nuk te perkasin. Deshira jote e vazhdueshme per te zbuluar se kush qendron pas faqes se PAPAs ne FB dhe obsesioni yt me femrat qe mbrojne kafshet, nuk kane vend ne kete faqe. Ne jemi treguar boll te duruar. Sot i ke shkelur kufijte duke sulmuar personalisht dy anetare te PAPAs. Nuk do te kete me “nje here tjeter”. Jemi plotesisht te bindur qe pas dikujt qe torturon kafshet, fshihet dikush qe mund te torturoje njerezit. Ti po i torturon kafshet nen flamurin e racionalizmit, hulumtimit shkencor dhe progresit te njeriut. Nuk ka nje racionale per te torturuar kafshet: kjo eshte dicka primitive te ciles i mungon logjika e thjeshte. Mizorite qe kryhen ndaj kafsheve nuk jane me pak te tilla nese ato kryhen ne laboratore. Dhe progresi i njeriut shenon nje hap prapa kur sukseset materiale arrihen nen torture. Ne te njejten kohe, besojme se e kupton qe fale PAPAs komentet dhe pikepamjet e tua jane lexuar nga disa njerez, gje qe eshte shume me teper nga c’mund te thuhet per blogun tend. Mos mendo qe nuk e kemi ndjekur aktivitetin tend dhe nuk e dime se kush je. Pavaresisht kesaj, jemi permbajtur per te mos kaluar ne sulme personale, edhe pse sjellja jote e ka merituar kete lloj trajtimi ne me shume se nje rast. Nuk je me i mirepritur tek PAPA.

    Pap

  • Mjaftonte të thoje vetëm fjalinë e fundit, pa gjithë ato më sipër sepse asgjë nga sa shkruan nuk është e vërtetë.

    Siç të kam thënë tek postimi ku më akuzoje për sulme personale, më cito! Po ti apo ju nuk e bëni dot!

    Ky është një akt force.
    Në mungesë argumenti vjen dhuna, gjithnjë kështu ka qenë.
    Ashtu bën edhe lëvizja fideistike kafshist-vegjetariane; përveç dhunës s’keni ç’bëni tjetër, argumentat u janë rrëzuar me kohë.

    Unë jam fare i qetë dhe krenar, sepse me aq sa mundem përhap dije shkencore e jo fallcitete e materiale të manipuluara siç bëni ju.

    Ju vazhdoni me gjumin e arsyes.