Homeopatia: mit dhe legjendë (3)

Homeopatia: mit dhe legjendë (2)

Homeopatia: metoda Korsakov

Doktorët dhe farmacitë pro-homeopatisë

Homeopatia: mit dhe legjendë (3)

Ligji italian lejon në ujin mineral (atë të rubinetit dhe atë që shitet në shishe) një prani arseniku prej 10 mikrogramësh për litër. Disa të dhëna të Euro Geo Surveys, të publikuar në “Le Science” në Itali, tregojnë praninë e 6,81 mikrogramë arseniku në një litër ujë. Kjo sasi modeste e arsenikut (aq vdekjeprurës) natyrish nuk konsiderohet e rrezikshme sepse thithet lehtësisht nga trupi ynë.

Por, ajo sasi minimale dhe e padëmshme Arseniku është ekuivalenti e një mjekimi homeopatik 4CH (i holluar katër herë në mënyrën 1 pjesë tretësirë dhe 100 pjesë tretës, ujë, njëpasnjëshmërisht!), një hollim i konsideruar mjaft i ulët nga homeopatët.

Pra, një sasi e holluar e Arsenikut vdekjeprurës nuk e transformon ujin nëhelm, që ne e pimë çdo ditë, ndërsa një përzierje homeopatike e holluar qindra apo mijëra herë më shumë ka efektin që të na shërojë nga sëmundjet?

Nuk ju duket absurde?

Fatkkqeësisht pjesa më e madhe e njerëzve që përdorin metodat homeopatike nuk janë në dijeni të detajeve të hollimit dhe e asociojnë homeopatinë me mjekësinë “natyrore”.

Por ekziston edhe një minorancë e mirë informuar që merr pjesë dhe përfiton nga “mjekësia” homeopatike, dhe kjo minorancë ndahet në dy grupe:

Ata që, të ndërgjegjshëm për pamundësitë shkencore të homeopatisë e spostojnë diskursin në fushën metafizike/fetare për ta bërë çdo dialog racional dhe serioz të pamundur; feja e tyre është e patundshme.

Disa personazhe “heroikë” të homeopatisë, kërkojnë më kotësisht të gjejnë një domthënie racionale për homeopatinë, pavarëisht evidencës së numrit të Avogadros dhe mungesës së llogjikës së hollimeve që, sipas homeopatisë, rrisin fuqinë e mjekimit. Ky grup personash e sposton të gjithë vëmendjen mbi fizikën kuantike ose mbi “memorjen e ujit”, por mbi të gjitha mbi dinamizimin e “mjekimit”…

Si prodhohet një mjekim homeopatik?

Reklama

Homeopatia: mit dhe legjendë (2)

Mbërrin kimia: Avogadroja

Homeopatia: mit dhe legjendë (2)

Ligjet e metodës homeopatike.

Pra, edhe një herë “ligjet” e metodës homeopatike, kësaj radhe të radhitura:

  • Ngjashmëria– substanca që provokon sëmundjen mund edhe ta kurojë atë.
    • (Vëmendje: vaksinat funksionojnë pikërisht në atë mënyrë, por…Kujdes, kujdes! Vaksinat nuk përdoren për të kuruar një sëmundje që është duke vepruar, por për ta parandaluar atë. Vaksinat janë zakonisht ose anatoksina ose pjesë të bakterit me veti antigjenike, të cilat, në organizmin ku injektohen, nxisin sistemin imunitar në prodhimin e kundërtrupave kundër antigjenëve që janë “sinjalet” e imunitetit humoral dhe qelizor! Mekanizmi i veprimit të vaksinave njihet plotësisht. Ndërsa mjekimet homeopatike nuk kanë asnjë mekanizëm veprimi të provuar dhe të vërtetuar, janë thjesht ujë!Pra nuk kanë asgjë të përbashkët, përveçse “faktit” se janë, edhe, “shkaktarët” e sëmundjes që kurojnë!).
    • Infinitezimaliteti – sa më shumë tretet një ilaç homeopatik, akoma më i madh është forca e tij kuruese. (S’ka rëndësi nëse pas 12 hollimesh të raportit 1 pjesë tretësirë, nga ajo e holluara në hapin e mëparshëm, me 100 pjesë uji, nuk ka më molekula të principit aktiv; “ilaçet” homeopatike më të shtrenjta arrijnë deri në 100 apo 1000 hollime të njëpasnjëshme).
    • Dinamizimi – tretësira, hollim pas hollimi, tundet (por nuk shkundet!) qindra herë në minutë për të “rizgjuar vetitë kuruese të substancave dhe vendosjen e tyre në kushtet për të vepruar në organizmin tonë” (citim nga themeluesi i homeopatisë, gjermani Hanhemann).

Pra, kundër çdo ligji të fizikës dhe kimisë, duke u mbështetur më shumë mbi një version “të lagur” të magjisë sesa mbindonjë metodologji të caktuar shkencore, ky “dinamizim” kthehet në esencën e kurës homeopatike, dhe shpesh quhet “fuqizim”. Duket e pabesueshme por homeopatët deklarojnë se sa më shumë ta tundësh (dhe jo shkundësh! 😛 ) një tretësirë dhe sa më shumë ta hollosh, aq më shumë bëhet e fuqishme (dhe duhet të merret me përgjegjësi, duke ndjekur direktivat e “mjekut” homeopat, që natyrish paguhet për të të thënë se sa, kur dhe si duhet t’i pish pikat e ujit!).

Homeopatia: metoda Korsakov