Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt

Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt (tek minjtë)

miush obezKërkuesit shkencorë Rossi et al. kanë gjetur se një klasë e veçantë neuronesh në rajonin trunor të quajtur zona anësore/laterale e hipotalamusit (zonë e cila shërben si një nyje integrale në qarkun neuronal që kontrollin sjelljen e të ngrënit) vepron si një frenë në ushqyerje, pra në ndalimin e konsumit ushqimor në një model obeziteti tek minjtë.

U gjet se këto neurone ndikoheshin dhe ndyshonin veçanërisht nga obeziteti i induktuar prej dietës.

Pra, popullata të dalluara neuronesh në zonën anësore/laterale të hipotalamusit shërbejnë si rregullatorë themelorë të sjelljes së të ngrënit… dhe më tej këto grupe neuronale mund të shënjestrohen në të ardhmen për të trajtuar çrregullimet e të ngrënit.

 
Studimi: Obesity remodels activity and transcriptional state of a lateral hypothalamic brake on feeding  – Science 28 Jun 2019: Vol. 364, Issue 6447, pp. 1271-1274

Reklama

Mjetet më të vjetra prej guri

Mjetet më të vjetra prej guri

Në vitin 2003 u gjetën prova (të tjera) direkte të fabrikimit dhe përdorimit në një ambient të kontrolluar të instrumenteve prej guri. Veglat prej guri të fabrikuara nga hominidët e hershëm kanë një datacion 2.6 milion vitesh. Siti arkeologjik gjendet në Gona, Etiopi.

mjete guriMichael Rogers, docent i antropologjisë në Southern Connecticut State University, zbuloi provën më të lashtë të drejtëpërdrejtë që dokumenton fabrikimin dhe përdorimin e mjeteve prej guri.

Michael Rogers dhe kolegët e tij i kanë datuar mjetet prej guri me një vjetërsi prej 2,6 milion vitesh.

Artikulli që përshkruan zbulimin është publikuar, në vitin tanimë të largët 2003, nga revista shkencore “Journal of Human Evolution”.

Tre vite përpara se zbulimi të dilte, përfundimisht, në pah, Michael Rogers ishte duke punuar në Etiopi, në një rajon asokohe pak të studiuar, mbi një projekt-kërkim paleoantropologjik. Gjatë kërkimit zbuloi disa mbetje të vogla, e kështu filloi të gërmonte të afërsi të Gona-s. Më pas me shtimin e të dhënave mbetjet rezultuan se ishin instrumente të ndërtuara nga pjesë gurësh të mprehur nga gurë të tjerë më të mëdhenj.

Zbulimi doli se ishte një nga më domethënësit në paleoantropologji: dokumentonte vegla prej guri dhe kocka kafshësh në të njëjtin vend, qartësisht në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Mbetjet tregonin (tregojnë) se hominidët primitivë përdornin instrumente prej guri dhe kocke për të siguruar ushqimin.

Të parët tanë përdornin artifica të krijuara falë intelektit dhe kulturës për të punuar pjesët e kufomave të kafshëve, që gjenin në savanë apo gjuanin vetë. Kjo me shumë mundësi tregon se njerëzit ishin duke zgjeruar dietën e vet dhe nuk ishin më vetëm mbledhës, por, të paktën pjesërisht, edhe mishngrënës.

©  Rinstinkt 2013

————————————————————————————–

Mungesa e hekurit ose sideropenia

Mungesa e hekurit në dietë – Sideropenia

Mungesa e hekurit ose sideropenia, është mungesa ushqimore më e zakonshme, që qëndron në origjinë të 50% të rasteve të anemisë. Mungesa e hekurit prek 1,62 miliard persona, 25% të popullatës botërore, duke shkaktuar 841,000 vdekje.