Dializa; çfarë është dializa?

Dializa; çfarë është dializa?

Dializa është një proces, një mekanizëm artificial, nëpërmjet të cilit lëngjet e tepërta dhe substancat toksike të tretura në gjak hiqen nga qarkullimi. Kjo ndodh në ato raste kur individi vuan nga sëmundje kronike të veshkave, në të cilat këto të fundit nuk munden më të kryejnë funksionin e tyre, të paktën jo në nivelet e duhura. Në terma teknikë thuhet se ka një pamjaftueshmëri (insufiçencë) të veshkave.

Në të gjitha format e dializës gjaku ndërfaqet me një tretësirë artificiale, të parapërgatitur, e cila ngjan me plazmën. Kjo substance merr emrin “dializat”, dhe në gjatë procesit të dializës vihet në kontakt jo të drejtëpërdrejtë me lëngjet e trupit ( për të qenë specifikë, gjakun dhe plazmën) nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme.

Ekzistojnë dy forma kryesore të dializës: hemodializa dhe dializa peritoneale. (Shpjegimi i çdonjërës në paragrafet e mëpasshëm.)

Dializa; Hemodializa dhe dializa peritoneale

Kur bëhet dializa?

Dializa kryhet në rast se pacientii vuan nga një sëmundje kronike e veshkave. Pra dializa shërben dhe/ose luan rolin e një ure për tek transplanti i veshkave apo mund edhe të jetë edhe trajtimi i vetëm, përfundimtar i një pacienti që nuk i plotëson kriteret për të bërë një transplant të veshkave.

Një rast tjetër kur mund të kryhet daliza është edhe pamjaftueshmëria akute e veshkave. Në këtë rast dializa shërben si një trajtim i përkohshëm derisa pacienti të rifitojë funksionalitetin e vet veshkor.

Një rast tjetër kur mund të bëhet dializa është në raste të overdozave (mbidozave) të ilaçeve apo të drogërave të tjera (që kanë një clearance kryesisht nëpërmjet veshkave).

Të tjera indkacione për kryerjen e dializës janë gjendje si: acidoza metabolike; iperkalihemia e vazhdueshme; ipermagnezhemia; hipervolhemia që nuk mund të menaxhohet nëpërmjet metodave të tjera (psh në rast edeme pulmonare).

Hemodializa

Në këtë lloj dialize gjaku i pacientit pompohet jashtë organizmit nëpërmjet një pompe artificiale dhe kalon tek dializatori; dializator që normalisht përbëhet nga një network (“rrjetë”) i kapilarizuar membranash gjysmë të përshkueshme.

Lëngu dializat kalon jashtë këtij rrjeti membranash ndërsa gjaku kalon brenda. Pra, lëngu dializat që vjen nga jashtë dhe gjaku që vjen nga organizmi vihen në kontakt indirekt mes tyre nëpërmjet kësaj membrane gjysmë të përshkueshme. Kështu lëngjet dhe substancat e tretura në gjak, qofshin këto toksike apo jo, kalojnë në dializat dhe anasjalltas, nga dializati kalojnë në gjak substanca të tjera të nevojshme, të cilat siç e përmenda hidhen në dializat paraprakishnt në varësi të nevojave të pacentit.

Gjatë gjithë këtij procesi gjaku i pacientit duhet të jetë i heparinizuar (heparina është një antikoagulant, antimpikës) për të parandaluar formimin e trombeve ndërsa gjaku kalon në tubacionet e dializatorit (pra të makinës që kryen dializën).

Frekuenca e kësaj lloji të dializës është 3-5 orë dializë, në 3 ditë të javës; një ditë po dhe një jo.

Si e nxjerrim gjakun nga organismi? Ka disa mënyra:

  • Njëra është njëpërmjet një kateteri qëndror i pozicionuar nëpërmjet teknikës së Seldingerit, zakonisht në venën giugulare. Ky lloj aksesi quhet i përkohshëm dhe zakonisht realizohet tek apcientët që kanë nevojë urgjente për dializë, si ata që goditen nga një pamjaftueshmëri akute e veshkave.
  • Një lloj tjetër aksesi ësht nëpërmjet kateterave të tunelizuar, të pozicionuar nën lëkurë. Këta mund të përdoren deri në 6 muaj.
  • Ndërsa aksesi më i përdorur tek pacientët që kryejnë dializë permanente, të vazhdueshme, është nëpërmjet një fistule aretero-venoze, që nuk është gjë tjetër veçse vendosja e një komunikimi artificial nëpërmjet një arterie dhe një vene.
    Kjo zakonisht bëhet në krahun jo dominant, dhe bëhet me qëllim të të realizohet i ashtuquajturi “arterializmi i venës” që do të thotë se vena e arterializuar ka një fluks më të lartë se një venë normale (jo e arterializuar). Duhet një venë tillë sepse venat normale, që përdoren për të marr gjak apo për të bërë tansfuzione, kanë një fluks që për nevojat e dializës është tepër i vogël, i papërshtatshëm, dhe do të kërkonte një kohë jashtëzakonisht të gjatë që të relizohej një filtrim i kënaqshëm i gjakut nga makina dializatore.
    Fistula artero-venoze krijohet nga kirurgu vaskular, zakonisht duke vendosur në komunikim arterien radiale apo brakiale me venat a parakrahut.
    Fistula realizohet gjithnjë në një pozicion sa më distal, të largët; kjo sepse në rast se fistula “prishet” ne kemi mundësi ta realizojmë një tjetër fistul në një pozicion më proksimal, pra më të afërt përkundrejt qendrës së trupit. Në rast se kirurgu vaskular do ta realizonte fistulën artero-venoze në një pozicion proksimal, “prishja” e mëpasshme e saj do ta bënte të gjithë pjesën tjetër të arterieve dhe venave të prakrahut të papërshtatshme për realizuar një fistul tjetër.

Avantazhet e hemodializës: është më efikase se dializa peritoneale; shpejtësia e filtrimit e zvogëlon kohën e nevojshme për kryerjen e dializës; hemodializa mund të niset më shpjetë se dializa peritoneale, duke realizuar një akses vaskulat të përkohshëm në rast urgjence.

Disavantazhe të hemodializës: nëse krahasohet me peritoneo-dializën është më pak e ngjashme me funksionin fiziologjik të veshkave. Kjo gjë mund të sjelli një gjendje hipotensive që i detyrohet heqjes së menjëhershme të vëllimit intravaskular. Mund gjithashtu të shkaktojë një hipoozmolaritet të gjakut që i detyrohet heqjes së substancave të tjetura.

 

Dializa peritoneale (që kryhet nëpërmjet peritoneumit)

Peritoneumi shërben, në këtë rast, si membranë dializante. Lëngu dializant hidhet në kavitetin peritoneal, dhe nga këtu lëngjet dhe substancat e tretura kalojnë në kapilarët e peritoneumit. Anasjelltas substancat e tretura në gjak kalojnë nga kapilarët e peritoneumit për në drejtim të dializatit. Në këtë rast përdoret një tretësirë hiperozmolare me përqëndrim të lartë glukozi (hight glucoze). Kështu uji i tepërt (që normalisht do të largohej nëpërmjet veshkave) largohet nga gjaku nëpërmjet osmozës.

Dializati hidhet në kavitetin peritoneal nëpërmjet një kateteri.

Avantazhet e dializës peritoneale
Pacienti mund të mësojë ta kryejë dializën peritoneale vetë. Krahasuar me hemodializën, dializa peritoneale është një proçes që imiton funksionin normale të veshkave sepse është një proces i vazhdueshëm.

Disavantazhe të dializës peritoneale: një ngarkesë tepër e lartë me glukoz mund të krijojë një gjendje hiperglichemie. Një ndërkilim potencial është edhe peritoniti. Një tjetër anë negative vjen nga pikëpamja kozmetike sepse dializa peritoneale me kalimin e kohës mund të rrisi permietrin abdominal.