Çfarë është hemoglobina e glukozuar/glikuar HbA1c?

Çfarë është hemoglobina e glukozuar/glikuar HbA1c dhe për çfarë përdoret?

Hemoglobina e glukozuar nuk është gjë jetër veçse një formë e hemoglobinës tek e cila janë lidhur, nëpërmjetë një reaksioni jo-enzimatik, disa molekula glukozi (sheqeri).

Kjo llojë hemoglobine përdoret kryesisht në analizat e laboratorit për pacientët që vuajnë nga diabeti për të identifikuar përqëndrimin plazmatik mesatar të glukozit (sheqerit) në një periudhë kohore afat mesme, si psh në një hark disa mujor.

hemoglobina-e-glikuarËshtë e rëndësishme të theksohet se reaksioni është jo-enzimatik, që do të thotë se shtimi i molekulave të glukozit tek ato të hemoglobinës nuk varet nga enzima. Nëse ky reaksion do qe enzimatik vlerat e HbA1c-së do të ndikoheshin fortësisht nga niveli i enzimës, dhe kjo do ta bënte një matës jo të mirë të nivelit të sheqerit në gjak (meqë do të ishte një parametër që varet nga një ndryshore tjetër – enzima).

Tek individët që statistikisht konsiderohen të shëndetshëm vlerat e hemoglobinës së glikuar/glukozuar shkojnë nga 4% deri në 6%. Nga 6 deri në 7% tentohen të mbahen vlerat e pacientëve që vuajnë nga diabeti.
American Diabetes Association që prej vitit 2010 ka shtuar vlerën e HbA1c ≥ 6.5% si një kriter shtesë për të bërë diagnozën klinike të diabetit mellit.

Hemoglobina e glikuar/glikozuar matet për të diagnostikuar, kontrolluar dhe monitoruar pacientët që dyshohen apo dihet që vuajnë nga diabeti. Përdoret edhe për të bërë njëfarë prognose të sëmundjes diabetike.

Reklama

Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit

Diabeti mellit është një çrregullim, me etiologji të llojllojshme, i karakterizuar nga prania e një patologjie hiperglic’hemike, që do të thotë: prani e një përqëndrimi të rritur të glukozit në qarkullimin hematik.
Diabeti mellit dhe hiperglicemia, si karakteristikë thelpësore e tij, janë pasojë e një defekti në prodhimin apo në mekanizmin e veprimit të hormonit të insulinës.
Çrregullimi i diabetit shpie në një seri ndërlikimesh sistemike – pra që prekin të gjithë trupin.
Diabeti, siç u tha, godet organe të ndryshme… ndër më të rëndësishmet, gjtihsesi, janë: sytë, veshkat, sistemi kardiovaskular dhe sistemi nervor.

Më parë u përmend insulina. Po, çfarë është insulina?, do të pyesë ndokush. Insulina është një hormon me aktivitet anabolik, pra që shkakon si korolar të veprimit të vet një rritje të qelizave (reaksioneve anabolike). Insulina prodhohet nga qeliza të veçanta të ishujve pankreatikë, dhe vepron nëpërmjet disa receptorëve specifikë me aktivitet tirozinë-kinazik. Efekti kryesor i insulinës tek qelizat e veta shenjestër, është rritja e shprehjes së receptorëve GLUT-4 në sipërfaqen qelizore.

  • Në mëlçi insulina shkakton një rritje të glikogjenosintezës, rritje të glikolizës dhe një rritje të aktivitetit liposintetik. Njëkohësisht shkakton edhe një zvogëlim të aktivitetit glikogjenolitik e gjithashtu inhibon edhe ketogjenezën.
  • Në indin adipoz (indin dhjamor) insulina rrit kapjen e glukozit nga ana e qelizave, inhibon lipolizën dhe rrit liposintezën.
  • Ndërsa tek muskuli insulina rrit kapjen e glukozit, rrit glikolizën, rrit sintezën e glikogjenit dhe po ashtu rrit edhe sintezën proteinike.

Indet adipoz dhe ai muskulor skeletik përkufizohen si inde insulino-vartës, meqënëse kanë nevojë për hormonin insulinë për të kapur molekulat e glukozit hematik (nëpërmejt GLUT-4). Ndërsa mëlçia, apo më saktë qelizat hepatike, përtej GLUT-4 shprehin edhe transportatorin GLUT-2 i cili ka një funksion që nuk faret nga hormoni insulinë.

Diabeti i tipit 1

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune; megjithatë ekzistojnë edhe forma idiopatike. Mekanizmi kryesor që shkakton sëmundjen është mungesa e hormonit insulinë. Diabeti i tipit 1 prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Diabeti i tipit 2

Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga një nivel i rritur i glicemisë (hiperglicemi) e shoqëruar me insulino rezistencë. Për më tepër ekziston edhe një mungesë insuline relative dhe progresive. Prek kryesiht të rriturit dhe është forma e diabetit më e përhapur. Ekziston një asociacion mes diabetit obezitetit dhe të ashtuquajturës sindromë metabolike.

Karakteristikat klinike të diabetit mellit

Shenjat dhe simptomat që hasin pacientët janë të lidhura me gjendjen e hiperglic’hemisë dhe me reduktimin e përdorimit të glukozit nga ana e indeve të trupit.

  • Poliuri – rritje e akteve të urinimit. E shkaktuar nga glukozi i tepërt që kalon në nivel veshkor.
  • Polidipsi – rritje e etjes (dëshirës për ujë).
  • Humbje peshe – nga pamundësia e përdorimit të glukozit që qarkullon në gjak. Rritet përdorimi i lyrave.
  • Era e gojës karakteristike – që ngjan me atë të frutave të prishura, për shkak të rritjes së nivelit të trupave ketonikë në gjak, të prodhuar nga katabolizmi i acideve lyrorë.
  • Dobësi
  • Etj.

Ndërlikime të diabetit mellit

  • Ketoacidozë, deri në komë.
  • Sindromë hiperozmolare – diz-hidratim i shkaktuar nga hiperglic’hemia.
  • Infeksione të përsëritura (kryesisht në rrugët urinare)
  • Retinopati.
  • Nefropati.
  • Neuropati.
  • Mikro dhe makro vaskulopati.
  • Rritje e rriskut për IM dhe koronaropati.
  • Këmbë diabetike.
  • Etj.

 

[Lexo dhe: Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak]

© Rinstinkt 2014

 

[Nëse postimi të pëlqeu, për të qëndruar i/e azhurnuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————————-

Rregullimi i nivelit të sheqerit (glukozit) në gjak

Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak

Në një person normal, niveli i sheqerit (glukozit) në gjak kontrollohet në mënyrë të rreptë. Zakonisht mbahet në nivele prej 80-90 mg/100ml gjak, tek personi në agjërim, pra çdo ditë para ngrënies së mëngjezit.

Niveli i mësipërm i sheqerit në gjak, rritet dhe shkon tek 120-140 mg/100 ml gjatë orës së parë pas një vakti. Gjithsesi, sistemet e feedbackut reagojnë me shpejtësi dhe në harkun dy orëve rivendosin nivelin normal, pra atë të “kontrollit”.

Në të kundërt, gjatë zisë së bukës (agjërimit?), glukoneogjeneza, funksion i realizuar nga mëlçia, jep sheqerin (glukozin) e nevojshëm për të ruajtur nivelin e tij në gjak.

Ruajtja e një niveli të mirë-përcaktuar të sheqerit në gjak është e rëndësishme sepse truri në një pjesë të mirë të metabolizmit të vet është i varur nga glukozi që qarkullon në gjak. Ruajtja apo stabilizimi i nivelit të glukozit në gjak do të thotë stabilizim dhe ruajtje e funksioneve thelbësore, të kryera nga truri.

Funksioni i mëlçisë dhe pankreasit në rregullimin e nivelit hematik të sheqerit

Mëlçia funksionon si një organ amortizues, apo zbutës variacionit të nivelit të glukozit në gjak.

ishull i Langerhansit

ishull i Langerhansit

Kur rritet niveli i sheqerit në gjak, rritet edhe sekrecioni i hormonit insulinë nga qelizat beta pankreatike; këto të fundit të stimuluara direkt nga rritja e novelit të glukozit hematik. Insulina, përtej shumë efekteve të tjera, rrit edhe sasinë e glukozit të thithur nga mëlçia. Glukozi i thithur nga mëlçia shndërrohet në glikogjen – forma në të cilën rezervohet glukozi në organizëm.

Ndërsa gjatë orëve kur niveli i glukozit në gjak bie, së bashku me rënien e nivelit të insulinës, mëlçia luan një rol lëshues të sheqerit, duke e liruar glukozin nga glikogjeni.

Në këtë mënyrë mëlçia redukton flutuacionet e glukozit hematik, herë duke thithur sasinë e tepërt, të themi, dhe herë duke lëshuar sasi glukozi, në nivele fiziologjike, kur organizmi ka nevojë.

Si hormoni insulinë, ashtu edhe hormoni glukagon, kanë një rol të rëndësishëm në rregullimin e novelit hematik të glukozit.

Kur niveli hematik i glukozit rritet tepër sekretohet insulina; kur niveli hematik i glukozit bie stimulohet sekretimi i glukagonit. (Gjithsesi duhet thënë se sekretimi i glukagonit, në dallim nga ai i insulinës, ka një nivel më konstant. Efekti final, pra mbizotërimi i efekteve indore të njërit apo tjetrit varet nga raporti në të cilin gjenden këta dy hormone në gjak.)

Në rast hipoglicemie, niveli i ulët i glukozit në gjakun që mbërrin në tru, dhe më saktë në hipotalamus, stimulon aktivizimin e sistemit nervor (orto)simpatik. Kështu sekretohet epinefrina, apo thënë ndryshe adrenalina. Kjo, e tahitur nga gjëndrat mbiveshkore stimulon lëshimin e glukozit nga mëlçia në gjak.

Në fund, duhen kujtuar edhe efektet e kortizolit dhe hormonit të rritjes. Në një hark kohor orësh dhe ditësh, si përgjigjje ndaj hipoglicemisë së tejzgjaur, sekretohet GH dhe kortizol të cilët reduktojnë përdorimin  eglukozit nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, duke shkaktuar nga ana tjetër një përdorim më të madh të rezervave lyrore; njëfarë shiftimi metabolizmi.

© Rinstinkt 2013

Epigjenetika: Çfarë i ndryshon gjenomit me kalimin e kohës

Epigjenetika: Çfarë i ndryshon gjenomit me kalimin e kohës?

Faktorët epigjenetikë mund të kenë një rol domethënës në lindjen e sëmundjeve si diabeti, autizmi dhe kanceri.

Traktet e  ADN-së nuk ndryshojne me kalimin e kohës (përjashtuar mutacionet), ndërsa shprehja (leximi dhe përkthimi) i gjeneve të ndryshme në të po.

Këto ndryshime, të quajtura epigjenetike sepse nuk kanë të bëjnë me strukturën e ADN-së, mund të shpjegojnë se përse me rritjen e moshës rritet dhe rreziku i lindjes së disa sëmundjeve.

Epigjenetika po merr një rol gjithnjë e më të madh, në mjekësinë moderne, në studimin e sëmundjeve me bazë gjenetike. Kjo sepse në diferencë me sekuencën e ADN-së, e cila është gjithnjë e njëjta (përjashtuar mutacionet) në çdo qelizë, ndryshimet epigjenetike mund të verifikohen si pasojë e dietës apo ekspozimit ndaj faktorëve ambiental.

Ndryshimet epigjenetike kanë të bëjnë me një sërë faktorësh që ndikojnë në “ndezjen”, “fikjen”, transkriptimin dhe translatimin e gjeneve.

Ndryshimet epigjenetike mund të kenë një kontribut në zhvillimin e sëmundjeve falë ndërmjetësimit që bëjnë, pra si urë lidhëse mes ndikimt ambiental dhe gjeneve. Kështu faktorët epigjenetikë mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe me plakjen.

Faktorët epigjenetikë veprojnë kryesisht përmes metilimit të ADN-së. Metilimi i tepërt i materialit gjenetik mund të “fiki” disa gjene të nevojshëm, dhe mungesa e metilimit mund të “ndezi” disa gjene në qelizën e gabuar në momentin e gabuar.

Nivelet e metilimit ndryshojnë nga një person tek tjetri, dhe mënyra më e mirë për t’i studiuar është të studiohen tek i njëjti individ, në një kohë mjaft të gjatë.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————

Insulina

INSULINA

Një mesazher molekular

Qelizat tona komunikojne duke perdorur një “sistem postal”: gjaku është sistemi postal ndërsa hormonet janë letrat qe transportohen. Insulina është një nga homonet me te rëndësishme, duke percjelle mesazhe mbi nivelin e sheqerit (glukozit) qe është i pranishem për momentin ne gjak. Insulina krijohet ne pankreas dhe derdhet ne gjak pas te ngrenti, kur nivelet e sheqerit ne gjak janë te larta. Pastaj sinjali perhapet ne të gjithë trupin, ne mëlçi, muskuj dhe qelizat dhjamore (adipocitet). Isnulina u thotë ketyre organeve qe te marrin, te thithin glukozin nga gjaku dhe ta stokojne (rezervojne), në formën e glikogjenit ose te dhjamit(lipideve).

Insulina është një proteine e vogel. Ajo leviz shpejt nëpër gjak dhe kapet me thjeshtesi nga receptoret e siperfaqes se qelizave te interesuara, duke u tejcuar mesazhin. Proteinat e vogla sfidojne qelizat, duke qene se është e veshtire qe besh një proteine te vogle qe te arrije ne një konformacion te qendrueshem, ne një strukture te qendrueshme. Qelizat tonë e zgjidhin këtë problem duke sintetizuar një varg proteinik (polipeptidik) me te gjatë, i cili paloset (perkulet) ne një strukture te vecante. Pastaj, pjesët e teperta keputen, largohen, duke lene dy vargje te vogla ne formen e maturuar te hormonit. Keto dy vargje paraqiten ne diagramin me blu dhe te gjelbër; insulina e derrit. Struktura stabilizohet edhe me tej prej tre lidhjesh disulfure, një perj te cilave tregohet me te verdhë ne çdo ilustrim.
 Diabeti melit

Kur insulina nuk e kryen me funksionin e vet, ose nga demtimi i pankreasit ose nga mosha… niveli i glukozi ne gjak rritet ne mënyrë te rrezikshme, duke shkaktuar diabetin(diabetes mellitus). Për njerezit teresisht te manget për insulinen, si për shembull femijet qe zhvillojne diabetin ne moshe te heret, ky mund te jetë vertet i rrezikshem. Nivele te larta te glukozit cojne ne: dehidratim, pasi trupi perpiqet qe te largoje, ekskretoje sasine e tepert te sheqerit nëpërmjet urines; ne ndryshime te rrezikshme te pH te gjakut, ndërsa trupi prodheon molekula acide për te shperndare energjine për organe qe kanë nevojë për ushqim. Diabeti melit ka edhe efekte afat-gjata te rëndësishme. Diebeti melit është një nga sëmundjet kronike me te perhapura te botes se industrializuar. Nivelet e uleta te insulines te cilat mund te ndodhin ndërsa ne moshohemi (plakemi), lejojne qe niveli i sheqerit ne gjak te jetë i lartë ne periudha te zgjatura kohe. Molekulat e sheqerit ngjiten me proteinat ne të gjithë trupin, duke ndikuar ne funksionin e tyre.

Terapia e insulines

Diabeti melit mund te trajtohet duke zevendesuar dorazi insulinen qe trupi nuk e prodhon dot. Sigurisht, duhet një burim i bollshem me insuline për këtë lloj trajtimi. Fatmirësisht, insulina e derrit ndryshon nga ajo e njeriut ne vetëm një aminoacid: një treonine ne fundin e vargut ne insulinen e njeriut aevendesohet me nga alanina me insulinen e derrit. Insulina e lopeve është gjithashtu mjaft e ngjashme, duke ndryshuar vetëm ne tre pozicione (aminoacide). Për shkak te ngjashmerive mes tyre keto tre forma te insulines njihen nga qelizat e trupit tonë dhe mund te perdoren për tjajtimin e diabetit. Sot, insulina e njeriut ndërtohet, krijohet, edhe me ane te bioteknologjise, duke perdorur baktere te modifikuara (te cilave u është shtuar gjeni i insulines njerezore) për te prodhuar një proteine identike me ate te trupit tonë.
 

Struktura

Insulina është një molekulë perfekte për ti studiuar strukturen. Ajo është mjaftueshëm e vogel për t’i paraqitur te gjitha atomet dhe akoma te kesh një pamje te plotë dhe te qarte të të tere molekulës. Insulina njerezore paraqitet ketu poshtë. Ne këtë strukture mund te shihen disa nga vecorite qe stabizojne strukturen e proteines. Vini re se siperfaqja është e mbuluar me aminoacide te ngarkuara si, lizina, argjinina dhe glutamati. Keto aminoacide nderveprojne ne mënyrë te favorshme me ujin rrethues. Vini re, gjithashtu, tre lidhjet disulfure midis aminoacideve cisteine, te cilet stabilizojne kete proteine te vogel.